“21 Janari” si kurban për Reformën në Drejtësi

Dita

Përse pas një zvarritjeje skandaloze disavjeçare Gjykata e Lartë (që në fakt meriton të stigmatizohet “Gjykata e Ulët”) rrëzoi rekursin e prokurorisë duke e groposur përfundimisht shpresën për ndëshkimin e fajtorëve për masakrën e “21 janarit” nga një drejtësi shqiptare?

Por më kryesorja, përse një vendim i tillë skandaloz, që me të drejtë të afërmit e të vrarëve e quajtën si një vrasje të dytë për të dashurit e tyre, u mor pikërisht tani kur pritet finalizimi i reformës në drejtësi?

Mos kemi të bëjmë me një rastësi? Apo me një domosdoshmëri të diktuar nga interesa politike dhe aspak nga fryma e së drejtës? Kjo e fundit na duket më e mundshme. Se a mund të besohet që vendimi për një dosje kriminale, me kaq interes për politikën e lartë, të jetë marrë jashtë vëmendjes dhe ndikimit të politikës së lartë?

Po të qe e vërtetë një gjë e tillë, atëherë duhet të pranojmë se në Shqipëri ekzistojnë gjykata të pavarura nga politika dhe, për rrjedhojë, nuk do të kishim fare nevojë për një reformë në drejtësi. Atëherë çfarë mund të ketë ndodhur?

 Mënyra se si funksionojnë prej 26 vjetësh gjërat në Shqipëri, të shtyn të dyshosh që pas vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 janarin, qëndrojnë vullnete jo vetëm të segmenteve politike brenda vendit por edhe të ndërkombëtarëve. Në një konsensus të pashpallur mes tyre.

 Dihet se një çështje si 21 janari ka qenë një nga pengesat kryesore që Berisha, Basha dhe klani i tyre, të jepnin miratimin për reformën në drejtësi. Sepse ata e dinë fare mirë që nesër, në kushtet e ekzistencës së prokurorëve, gjykatësve dhe gjykatave që as nuk janë pjellë prej tyre me “kurse plepash” dhe as nuk janë më nën shërbimin e tyre, do ta kishin shumë të vështirë, në mos të pamundur, të dilnin të palagur për krimin e 21 janarit.

Në këto kushte as Berisha dhe as Basha nuk mund të japin konsensusin për reformën në drejtësi. Që të shtoheshin shanset për finalizimin e reformës në drejtësi duhet të mbyllej 21 janari.

 Prandaj, ekzistojnë të gjithë dyshimet e mundshme që jo vetëm e djathta berishiste (e etur që Berisha e Basha të dalin të palagur nga krimi i vrasjes së qytetarëve para syve të tyre nga gardistët e tyre) por edhe e majta në pushtet (mjaft e etur për finalizimin e reformës më tepër si vitrinë për hapjen e negociatave me BE) të kenë lobuar pranë Gjykatës së Lartë në favor të një vendimi të ulët si ky që sapo dëgjuam se është marrë nga kjo gjykatë.

Nuk përjashtohet mundësia që një lloj ndikimi mbi Gjykatën, pra për të bërë kurban “21 janarin” në emër të reformës në drejtësi, të kenë ushtruar edhe ndërkombëtarët. E them këtë sepse, siç është parë fare qartë, një nga shqetësimet e tyre muajt e fundit ka qenë se si ta kandisin Sali Berishën, liderin real të PD, të japë dakordësinë e tij për reformën në drejtësi.

Dhe nuk është e para herë që ndërkombëtarët kanë bërë pelivanllëqe të tilla, aspak në përputhje me parimet e demokracisë liberale që aplikohet në vendet e tyre. Por, duket ata ja kanë lejuar vetes të aplikojnë në mënyrë krijuese parimet e demokracisë në realitetin kapriçioz dhe te kriminalizuar shqiptar ashtu si, dikur, diktatori Hoxha zbatonte në mënyrë krijuese marksizëm-leninizmin.

Të tillë pazare të paprincipta janë kurorëzuar nën monitorimin e tyre, madje edhe të Komisionit të Venecias të instruktuar prej tyre, edhe në rastin e deformimit të Kushtetutës në vitin 2008.

 Paradoksi në gjithë këtë histori, dhe kjo tregon se sa mbrapsht dhe ta kalbura janë punët në Shqipëri, është se te një vendim skandalisht i padrejtë për masakrën e 21 janarit, duket se janë mbështetur shpresat e shumë palëve për reformën në drejtësi.

Ashtu si në themelet e kështjellës së Rozafës u sakrifikua një grua që muret të qëndronin, ashtu edhe në themelet e reformës por sakrifikohet drejtësia për 21 janarin. Dhe a mund të qëndrojnë muret e drejtësisë mbi themele padrejtësie?

 Një tjetër enigmë është: A do të mundin ndërkombëtarët dhe pushtetarët ta kandisin Berishën të japë OK për reformën në drejtësi tani që toleruan si kurban 21 janarin? Kam përshtypjen se Berisha është tepër i rrahur me vaj e me uthull për të ngrënë një karrem të tillë. Ai i lejon edhe kundërshtarët e tij të investohen për një vendim gjykate që atij i intereson.

Sepse kur dalin pa u lagur gjeneralët dhe ushtarët e masakrës së 21 janarit, përse do lagen udhëheqësit e saj? Por kur të vijë puna që të vendosë për reformën në drejtësi, Berisha do të ndjekë instinktin e tij. Dhe ky instinkt, siç kanë provuar edhe këta muaj por edhe 26 vjet, e bën të thotë “jo”! Dhe do të thotë JO deri në fund, duke sajuar lloj-lloj konfliktesh dhe bojkotesh edhe pse për ta kandisur, politikanë, gjykatës dhe diplomatë, ringritën nga balta dhe vranë të rënët e 21 janarit!

Share This Article
8 Comments
  • Te rrenqeth mishin o ANDROMAQI me kete shkrim qe ose e ke pergatitur ne banjo ,kohe e mjaftueshme per te tille shkrim,ose ke qene i ftuar tek Muq Nano e je frymezuar nga ky talent gazetaresk Shqipetar!Lum ne per ty e drejtesia per analizen qe i bene!Se fundemi me lejo te te pyes ne koifidence :Mos Ju kane ngarkuar me detyre per ta kthyer kete gazete si simotra e saj “Tema” e po ia arrini qellimit qe nuk ia arriti pseudodiplomati “mik” Saliian,qe shkoi?

    • Alibia kryesore qe ka Rama per mosmbajtjen e premtimit qe u pat bere te afermeve te atyre qe i beri kurban me 21 janar 2011,eshte reforma ne drejtesi.
      Ja -thote Rama – une dua,po nuk mund te bej gje pa reformen ne drejtesi.I kam duart e lidhura.
      Kjo alibi eshte tmerresisht fyese per te gjithe ata qe kane besuar tek ai.
      Eshte nje tallje cinike,e pashpirt.
      Kete justifikim e ka ne maje te gjuhes per cdo gje.
      Eshte e vertete se zoti Rama kerkon te behet reforma ne drejtesi por … sipas mendjes se tij.Sipas trilleve te tij.Sipas vullnetit te tij.
      Domethene nje reforme ne drejtesi sipas Rames.
      Reforma ne drejtesi sipas Rames eshte per te dhe per oligarkine qe ai perfaqeson politikisht,por jo per te tjeret.
      Dhe pa keta te tjeret nuk ka reforme ne drejtesi.Rama ankohet se nuk po e lene te bejne reforme ne drejtesi.Natyrisht qe nuk mund te lejohet te beje reforme sipas mendjes se tij.Eshte absurde edhe ta mendosh.
      Alibine e zotit Rama e amplifikojne cdo dite gazetaret dhe analistet e tij.Zoti Stefani sidomos.
      Zoti Stefani eshte i pari nder analistet e qeverise,qe ka bere thirrje publike per drejtesi popullore.Per gjykata popullore.Per gjykime popullore.Zoti Stefani e perserit kete teze te tij vazhdimisht dhe pa u lodhur.
      Ne te vertete teza e zotit Stefani per drejtesi popullore nuk eshte as e re e as origjinale.
      Shqiptaret,mbase me shume se cdo popull tjeter ne Europe,e dine se cdo te thote drejtesi popullore.E kane provuar,shijuar,vuar per gjysemshekulli me radhe.Behet fjale per ate kohe,kur zoti Stefani ishte nje komsomolas agjitator.Nga me te zellshmit madje.
      Natyrisht,qe drejtesi te tille nuk mund e nuk do te kete.
      Nuk mund te kete drejtesi sipas Rames – qe do te thote per interesat e oligarkise qe ai perfaqeson.
      Nuk mund te kete drejtesi sipas Stefanit – qe do te thote drejtesi popullore.
      Zoti Rama e di kete.Edhe zoti Stefani.Te dy e dine.Prandaj jane hipokrite kur flasin per reforme ne drejtesi.Prandaj jane kaq cinike me ata te mjeret,perfshi edhe te afermit e viktimave te 21 janarit, qe u besojne akoma.
      Nje cinizem i ketille eshte vecori e shpirtrave te zinj sterre.

      • Ore idiot Claus si nuk u lodhe duke bere punen e erret te Sali serbit. Po te genjen mendja o budalla se do ti genjesh shqiptaret me shpifje per drejtesine popullore e te tera brockulla e shpifje si keto. Po ju ven fundi ,nuk keni ka hikni. Ju kan fut amerikanet ne qosh. O do miratoni reformen dhe te shkoni pra gjyqit per krinet dhe korrupsionin e mirliardave ose nuk do miratoni reformen dhe pastah do keni pune me emrikanet. Ne te dye rastet jeni te humbur. Prandaj fton per kryengritje dhe armatosje Saliu jot qe ka qene komsomolas dhe sekretar qe qethte rinine dhe spiunonte koleget.

  • Bravo Stefanaqi .
    Shkrim i bukur , e meriton
    nje Paçe e pilaf .
    Gezuar Pashket Stefankos.
    A thua se shqiperise i mungon vetem Drejtesia per 21 Janarin ?
    Bir selman i nenes ke te qaj me pare?
    Saliun ?
    Edvinin ?
    Like integrusin ?
    Apo stefanaqet e mediave ?
    ç’fare bote po krijoni per femijet tuaj ?
    A mundeni dot ta nxirrni hunden tuaj nga pjata e Paçes?
    Do te jene te lumtur femijet tuaj , mbasi ju te keni vdekur ? O do t’ju mallkojne ?
    A eshte e mundur qe stefani shikon
    dhe vuan vetem per te vraret e 21 janarit ?
    Por per drogaxhinjte Demokrate qe jetojne te Vdekur ?
    Po per Dinjitetin e prinderve te pa pune ?
    Po per Sindikatat e pushkatuara nga gjykatat Demokratike Salinjane
    Dhe ato edviniane Fasone ?
    Stefanakis ::
    Tregu ka nevoje per keto shkrimet e tua .
    Na trego ndonje barcalet me demokracine
    o STEF ………………………
    Ku saliu qe perfaqson mutin e njome ,
    eshte me i keq se muti i thate qe prezanton edvini ……
    Prandaj me mire te zgjedhim mutin e thate se ka me pak ere e nuk te bene pis .
    Bej ca pushime o Stefan se u lodhe
    shume per kete popull .

  • Z.Stefani,je parashikues i sakt.Ky Rimi qe te kundershton duhet te jet 100% Salist.NQS Rama do beji nje kompromis te tille do te cilesohet TRADHETAR i PS dhe familjareve te viktimave.Heziti tij 3 vjecar te çon ketu.Rdhe per Gerdecin ishte kompromisi i tij me preteksin edhe Amerikan (ku Diveroli ishte pjese e tyre)per tu futur ne NATO.Kjo u pa kur i ferkoi shpatullat Saliut.Rama per karriken e tij beri kompromis edhe me Like-floririn.Por çfar fituan 1 miljon votuesit ne 2 pal zgjedhjet radhazi?NQS Rama vazhdon keshtu me kompromise,une si i majt,si fis,mbi 280 votues nuk votoi fare.Ka shume si une.LSI premtoi 1 vend-pune per 100 vota ne lokalet dhe si ka realizuar,ku 50% te administrates e ka ajo me PD.PS po tradheton elektoratin dhe ne 2017 do perfundoi si PD-sot…!

  • Neqoftese eshte ashtu siç shkruan Andrea Stefani do te ishte diçka e tmerrshme. Megjithate, siç thote edhe Stefani, Berisha kurre nuk do jape OK-in per reformen ne drejtesi. Dhe nje dite te bukur gjyqi i 21 janarit mund te rihapet. Por jo gjate kesaj legjislature. Sidoqofte une kam besim se Saliu ditet e fundit te jetes se tij do i kaloje prapa hekurave.

  • Stefan! Te lumte,je nga te rrallet edhe per kurajen. Uroj te rrosh gjat’ edhe per te miren e vendit,edhe per ne. Te rrojne ne qe te duam, keta kokrrat qe s’te duan,le te te degjojne te miren. Se vec keshtu plasin…hahahaaaaaa,ballistet e rimit…

  • Stefani e pasqyron realitetin me vertetsi . Keto ide e prova do te ruheian
    dhe do te vije dita qe Drejtesia te jet e pa varur dhe Sliu me kryeminelet e vet te shkoj ne qeli (prapa hekrave) .
    te shkoj ne qe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *