“Nuk shprehemi mbi vendimet e gjykatës, jemi të interesuar të vendoset drejtësi, të dalë e vërteta. Ka pasur 4 të vrarë, familjarët e viktimave, të afërm të tyre, qytetarët, ne të gjithë duam të dimë kush është përgjegjësi apo përgjegjësit…”
Ky ka qenë komenti i Avokatit të Popullit Igli Totozani, i pyetur nga gazetarët sot gjatë një takimi në Shkodër mbi vendimin e gjykatës për 21 janarin. Totozani ndodhet në qytetin verior në kuadrin e takimeve në Zyrën Rajonale të AP në këtë qytet dhe eshte pyetur mbi kete ceshtje nga mediat lokale.