Shtëpia e Hekuran Dedës është po aq e varfër sa dhe ditën kur ai u vra. Rruga për aty është krejt gropa e Bashkia e Kamzës nuk çon, qoftë dhe një makinë për të hequr pirgun e plehrave, që janë bërë kapicë këto dy vite.
Ndërsa nëna e Hekuran Dedës vazhdon të jetë në zi. Që prej ditës që Hekurani është vrarë, bash mu në derë të kryeministrisë, me duar në xhepa në demonstratën e organizuar nga Partia Socialiste, Dude Dedës nuk i janë tharë sytë.
Në shtëpi, nga frika se mos shfaqen skenat se si i biri merrej në krahë, pa jetë e i mbuluar në gjak në mes të bulevardit, nuk ndezin as televizorin. Nëna e shkretë nuk merr vesh nga politika, por di fort mirë që, për hir të saj, i biri nuk jeton më.
Dudja nuk e di se njeriu kundër të cilit i biri doli në demonstratë, tashmë është nën sqetullën e atij burrit të gjatë, (Dudja nuk ia di emrin Ramës), që në emër të ndershmërisë dhe lirisë i kërkoi Hekuranit të dilte në shesh.
Politika për të është aq vrastare, sa edhe ata burrat që shtinë mbi trupin e të birit e në këmbim të mikpritjes së kryeministrit ofronin para e fytyrën e vrasësit.
Dudja, që ditën kur i vranë Hekuranin, nuk do të dëgjojë asnjë fjalë për politikën e madhe, e në mjerimin e saj ruan atë çka i ka mbetur nga Hekurani, kujtimet e paketa e papërfunduar të cigareve. Vecv dhimbjes, nëna e shkretë nuk di gjë tjetër, ndërsa djemtë e mbetur gjallë kërkojnë të mbijetojnë në strukturat e “Rilindjes”.
Ilmiu, vëllai më i madhe i Hekuranit, nuk ndodhet aty. E shoqja të thotë se ka dal për një takim që Partia Socialiste do të organizojë në Kamzë. Edi Rama do të shpjegojë programin e partisë për arsimin dhe punësimin mes militantëve dhe anëtarëve më të rinj socialistë në Kamzë.
Pjesë e strukturave lokale të partisë është dhe Ilmiu, si i papunë që është shpresë e mbijetesës ka “Rilindjen” e Partisë Socialiste.
Si e do zakoni, gratë të ftojnë në shtëpi, por duke të përsëritur shpesh që nuk marrin vesh nga politika. “Sigurisht që në shtëpinë tonë është diskutuar koalicioni, por për ne e rëndësishme është që të vihet drejtësi duke dënuar autorët e vrasjes së Hekuranit. Të tjerat i di burri”, të thotë bashkëshortja e Ilmi Dedës.
Lë shtëpinë e Hekuranit në mjerimin që jetojnë të gjallët, për të kërkuar Ilmiun, të cilin e gjej mes një grupi të rinjsh të degës së Partisë Socialiste në Kamzë.
Është mesditë e selia është bërë gati për të pritur kryetarin, Ramën. Do të flasë për programin e “Rilindjes”, por në ndryshim me herët e tjera, Ilmiu është krejt i heshtur. Me sy përdhe, qëndron mes atij grumbulli të rinjsh, e në emër të tij nuk ngurrojnë të flasin aspak, si fëmijët ashtu dhe gratë, që ndodhen aty. Për të gjithë, bashkimi i PS-së më Ilir Metën është koalicioni i shpëtimit të kombit. Është koalicioni që do i çojë drejtë fitores. Është koalicioni që do i japë pushtetin. Është koalicioni që do rrëzojë Berishën. Është koalicioni që Ilmiu miraton me kokë, teksa qëndron krejt i heshtur e me sy përdhe.
INTERVISTA
Z. Ilmi, a mund të më thoni cili është gjykimi juaj mbi koalicionin e Partisë Socialiste dhe Ilir Metës?
Unë nuk mund të flas për këtë koalicion, pasi ky është një vendim i marrë nga strukturat drejtuese të partisë. Unë nuk jam në këto struktura dhe as nuk mund t’i gjykoj ato. Nuk dua të flas fare për këtë çështje.
Por a mendoni se me këtë koalicion është shkelur mbi gjakun e vëllait tuaj?
Tim vëlla e ka vrarë Sali Berisha, dhe për mua ai është njeriu përgjegjës për sa ka ndodhur me 21 janar. Për mua e rëndësishme është që të largohet Berisha nga pushteti. Politikën e madhe nuk e bëj unë.
Po drejtësi për vëllain tuaj do të kërkoni?
Sa të jetë Berisha në pushtet, nuk ka drejtësi.
Një vit më parë, babai juaj denoncoi se njerëz të afërt të kryeministrit erdhën dhe ju ofruan para e autorin e vrasjes së Hekuranit në këmbim të pritjes së Berishës. Jeni në gjyq për këtë çështje apo jo?
Po. Me datë 8 prill kemi seancën e radhës.
Por një arsye se përse Hekurani doli në protestë ishte dhe korrupsioni i Ilir Metës?
Ua thashë, nuk dua të flas për këtë çështje. Nuk marr vesh nga politika e madhe. Për mua vrasësi i Hekuranit është Sali Berisha, ai kishte nën drejtim Ministrinë e Brendshme të Lulzim Bashës dhe policinë e ushtarët e Gardës që qëlluan mbi protestuesit. Dhe sa të jem gjallë do të kërkoj drejtësi për vrasjen e tij.
Do të kërkoni drejtësi dhe po të jetë Ilir Meta në qeverinë e 23 qershorit?
Në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi sa të jetë Berisha kryeministër. Ai është përgjegjësi kryesor për vrasjen e Hekuran Dedës./L.C/TEMA

Koke e madhe vellai jot per ta vrar Sali Berisha! Se u be per rahmet, por 5 gra ndau dhe njihej si hajdut. Cmerreni me keto njerez koti aman.
e keqja me e madhe e shqiperise esht berisha. rama po fitoi 71 deputet pa meten e nxjerr meten ne opozite dhe ben qeverine I vetem. berisha e ka te veshtire te fitoj kete rradhe sado te vjedhe vota sepse duhen shume per te vjedhur. me mire pas 23 qershorit qeveri rama meta sesa sala meta. po ra sala, gjykata ka per ta futur ne burg kete rradhe.
Duhet te heqim Saliun pa derman qe tu lirohet rruga reformave dhe gjyqesorit Kjo eshte kryesorja
Sali Berisha e ka te sigurte edhe nje mandat te trete mos ju genjej mendja o komuniste .Saliu eshte politikan jo si edushka qe ja ka fut Saliu edhe kete here.Me23 Qershor fitore e PD.
Ty ta ka vrar vellan edi rama ai e coj atje per te rrezuar Sali Berishen,nuk e kuptoj si mun te shkosh te djegesh stetin tende per nje politikan ,pa marr parasysh kush eshte dhe aq me keq per cunat e bllokut,Me sa shoh une ty nuk te interesoka jeta e vellait por vetem edi rama te behet kryeminister.thjesht paske ik per lesh