PD ka kandiduar (dhe rikandiduar) një të kërkuar në SHBA për ngacmime seksuale

anazapta
gazeta dita cover

 Kryetari i komunës Prezë është Ahmet Halili, i ardhur si kandidaturë e Partisë Demokratike është shpallur që në vitin 2002 person në kërkim në Shtetet e Bashkuara për ngacmim seksual të një minoreneje dhe për rrahjen e një personi. Që prej vitit 2002 ai është larguar nga Shtetet e Bashkuara për t’iu shmangur arrestimit por rikthimi në atdhe i ka hapur atij rrugët e karrierës politike, sigurisht nën mbështetjen e Partisë Demokratike dhe vetë kryeministrit të vendit. Historia e Ahmet Halilit, në fakt zbulohet nga letrat që kanë dalë as më shumë e as më pak se sa nga zyrat e kryeministrisë dhe të policisë së shtetit shqiptar. Në fillim të vitit 2007, një shqiptaro-amerikan i quajtur Sinan Gjoni, i dërgon një letër informuese numrit.2 të policisë shqiptare Agron Kuliçajt. Pasi i përshkruante aktivitetin dhe problemet në SHBA të Ahmet Halilit, i cili në këtë periudhë porsa ishte shpallur kandidat i Partisë demokratike për kryetar të komunës Prezë, shqiptaro-amerikani, bashkëlidhur letrës i dërgoi Kuliçajt edhe dokumente të marra në gjykatën amerikane ku kërkohej arrestimi i Ahmet Halilit për ngacmim seksual ndaj një të miture dhe për rrahje. Pasi kanë parë se nga ana e zotit Kuliçaj nuk pati ndonjë reagim, madje nuk u kthye as përgjigje ndaj shtetasit që dërgoi materialin, i njëjti material i dërgohet dhe zyrës së Berishës. Kjo e fundit më datën 22 Qershor 2007 i dërgon materialin e ardhur Agron Kuliçajt dhe e urdhëron atë që të bëjë ndjekjen e kësaj çështje dhe për çdo rezultat të dalë nga hetimi të informonte kryeministrin dhe personin që kishte sjellë denoncimin. Jemi në 22 Qershor 2007, rreth 5 muaj pasi zoti Halili ishte zgjedhur kryetar i komunës Prezë.

Problemet
Halili-BreguNë kopjen e dokumenteve që i shkuan Berishës dhe Kuliçajt ndaj Ahmet Halilit gjendet dhe urdhri i gjykatësit amerikan për arrestimin e tij. Sipas këtij dokumenti rezulton se dedektivi amerikan John E. Jesper ka kërkuar urdhër-arresti për shtetasin e dyshuar Ahmet Halili i cili dyshohej për shkelje të rënda të ligjit i cili pa justifikime të ligjshme dhe me qëllim, dyshohet ka bërë kontakt fizik me një natyrë fyese me shtetasen e mitur T.K, duke futur duart nën bluzën  e saj dhe duke i kapur gjokset. Rezulton se njësoj si për rastin e ngacmimit seksual ndaj një të miture, ndaj Halilit ka pasur një urdhër-arrest edhe për rrahje. Denoncuesit e tij shprehen se menjëherë pasi gjykatësi ka kërkuar arrestimin e tij ai është kthyer në Shqipëri. “Ky person quhet Ahmet Halili. Ka shkuar në USA në vitin 1996 së bashku me gruan dhe dy fëmijë, me lotarinë që organizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit në USA. Në vitin 2001 ju dha shtetësia amerikane. Adresa ku familja e tij jeton në USA akoma është….. Woodstock 60098. Ahmet Halili, ka ikur nga USA në Gusht të vitit 2002 pasi ka pasur probleme me policinë. Kërkohet nga policia(Woodstock Police) pasi ka dy fletë-arresti. Njërën për rrahje(felony) dhe tjetrën për ngacmim seksual të një vajze 16-vjeçare(ku menjëherë pas kësaj ngjarje largohet nga USA). Pasi u largua nga USA, Ahmet Halili u kthye në Shqipëri, ku strehoet dhe jeton në fshatin Prezë(afër aeroportit të Rinasit)”, – shkruhet në letrën denoncuese.
Karriera
ahmet haliliPasi është kthyer në Shqipëri duket se Ahmet Halili fillimisht ka nisur punë në doganën e Rinasit, e pas disa vitesh në këtë funksion ai e ka parë veten mjaftueshëm të fuqizuar për të nisur dhe karrierën politike, në njërën prej komunave më të rëndësishme të Tiranës, atë të Prezës, e cila ka nën administrim qindra hektarë tokë me vlerë, tokë e cila është interesante dhe shumë e lakmuar për investitorët pasi gjendet fare pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar që ka Shqipëria. “Pasi ka punuar për disa kohë në doganën e Rinasit në aeroport, së fundi me mashtrime(edhe për jetën e tij në USA) dhe duke shpërndarë para në familjet që do të votonin për të, është zgjedhur kryetar i komunës Prezë të Prefekturës Tiranë”, – shkruajnë denoncuesit e tij në letrën që i kanë dërguar Kuliçajt e më pas dhe vetë Berishës. .

 

leterLetra denoncuese dërguar Agron Kuliçajt në vitin 2007

Dërgues: Sinan Gjoni
Woodstock, IL
USA

Për: Ministrinë e Brendshme, Drejtorit të krimeve të Hapura, Z. Agron KULIQI, TIRANË

I nderuar zoti Agron:
Informacioni që po ju dërgoj është për një njeri që ka kryer krime në USA dhe ndodhet në Shqipëri, i cili është kryetar i komunës Prezë.
Ky person quhet Ahmet Halili. Ka shkuar në USA në vitin 1996 së bashku me gruan dhe dy fëmijë, me lotarinë që organizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit në USA. Në vitin 2001 ju dha shtetësia amerikane. Adresa ku familja e tij jeton në USA akoma është….. Woodstock 60098.
Ahmet Halili, ka ikur nga USA në Gusht të vitit 2002 pasi ka pasur probleme me policinë. Kërkohet nga policia(Woodstock Police) pasi ka dy fletë-arresti. Njërën për rrahje(felony) dhe tjetrën për ngacmim seksual të një vajze 16-vjeçare(ku menjëherë pas kësaj ngjarje largohet nga USA). Pasi u largua nga USA, Ahmet Halili u kthye në Shqipëri, ku strehoet dhe jeton në fshatin Prezë(afër aeroportit të Rinasit). Pasi ka punuar për disa kohë në doganën e Rinasit në aeroport, së fundi me mashtrime(edhe për jetën e tij në USA) dhe duke shpërndarë para në familjet që do të votonin për të, është zgjedhur kryetar i komunës Prezë të Prefekturës Tiranë. Bashkëngjitur keni një kopje të akuzave të bëra ndaj tij. Fletët e arrestit të lëshuara që në vitin 2002 janë akoma të pa ekzekutuara, pasi personi në fjalë është larguar nga USA. Në momentin që ai do të rifutet në USA do të arrestohet menjëherë.
Për të verifikuar informacionin e mësipërm, kontaktoni policinë e qytetit Woodstock në shtetin e Ilinoisit në numrin e telefonit…….
Besojmë se ju i nderuari zoti Agron, do të merrni të tëra masat e nevojshme në përputhje me ligjin, me qëllim që kriminelë të tillë të mos jenë më në të tilla poste shtetërore, por të vihen para drejtësisë. Dhe në një kohë që kryeministri i Shqipërisë është betuar përpara shqiptarëve se do të ketë zero tolerancë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, këtij krimineli i jepet imunitet.

 

 

Shkarkimet e kryetarëve të komunave të firmosura nga Berisha

 

                                                                                                     29 Maj 2008
berisha-kulicajShkarkohet nga detyra kryetari i Komunës Kashar, Alfred Sulaj, pas skandalit të abuzimeve me tokat. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe motivi kryesor për shkarkimin e Sulajt ishin shkeljet e rënda ligjore. Sipas relacionit të përgatitur nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në emrin e Alfred Sulajt për periudhën 200-2007 rezultojnë se janë kryer një sërë veprimesh të paligjshme në bashkëpunim me drejtues dhe nëpunës të Komunës Kashar, në lidhje me ndarjen dhe administrimin e tokës bujqësore.

31 Korrik 2008
Kryeministri Berisha shkarkon nga detyra kryetarin e Komunës Kolsh, Abedin Oruçi, i cili ishte arrestuar disa ditë më parë nga policia kosovare për trafik dhe prostitucion. Me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi që Abedin Oruçi, kryetar i Komunës Kolsh, të shkarkohet nga kjo detyrë, për shkelje të rënda ligjore. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë. Ish-kryetari i Komunës Kolsh të Rrethit të Kukësit ishte zgjedhur për herë të tretë në krye të detyrës së tij, ndërkohë që është penalizuar nga policia, por edhe nga Këshilli i Ministrave për shkak të shkeljeve të rënda ligjore.

30 Qershor 2010
Kryeministri Berisha ka shkarkuar nga detyra kryetarin e komunës Trebinjë të qarkut të Korçës, Gjergji Buzo. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë e cila vendosi shkarkimin e tij për shkelje të rënda të ligjit. “Në mbështetje të nenve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 42, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra, për shkelje të rënda të ligjit, të kryetarit të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, z. Gjergji Buzo” thuhet në faqen e internetit të kryeministrisë ku theksohet se vendimi për shkarkimin e tij hyn në fuqi menjëherë.

2 Mars 2011
Qeveria Berisha ka shkarkuar dy kryetarë komunash pasi janë paditur penalisht në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. Të shkarkuarit janë kryetari i Komunës Dajt, shtetasi Kujtim Qefalia dhe kryetari i komunës Gosë në Kavajë, shtetasi Sinan Shala.

25 korrik 2012

Këshilli i Ministrave miratoi, shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës Rrethina, Kleves Muja dhe të kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici. Propozimi për shkarkimin nga detyra të kryetari të komunës Rrethina, Kleves Muja është bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, bazuar në dokumentacionin e Policisë së Shtetit për pjesëmarrje të tij në grupe të organizuara kriminale të drogës në Itali dhe kërkesës që pala shqiptare ka marrë për ekstradimin e tij nga autoritetet e drejtësisë së këtij shteti. Propozimi për shkarkimin e kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici është bërë gjithashtu nga ministri i Brendshëm, bazuar në raportin e Kontrollit të lartë të Shtetit, në të cilin janë evidentuar shkelje të rënda të ligjit në veprimtarinë e tij si kryetar komune.

27 Shkurt 2013
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shkarkojë nga detyra kryetarin e komunës Dardhas Aleksandër Çela. Vendimi është marrë në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të  shkronjës “b”, të nenit 42, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm.

 

 

Kur i ke me dosje i do edhe më shumë

Redaksionale

Dokumentet dhe historia e kryetarit të komunës Prezë që sjell sot “DITA”, shkojnë përtej “scoop”-it gazetaresk të një njeriu që i arratiset drejtësisë në SHBA dhe vjen e bëhet kryetar komune në Shqipëri. Skandali i vërtetë qëndron në fakt, as më shumë e as më pak në zyrën e kryeministrit shqiptar. Fabula është e thjeshtë. Dy shqiptaro-amerikanë pasi mësojnë se Partia Demokratike caktoi Ahmet Halilin si kandidat për kryetar komune në vitin 2007, nxituan të njoftonin Agron Kuliçajn se ky njeri kishte probleme ligjore në SHBA. Pasi Ahmet Halili u bë kryetar komune në 18 Shkurt 2007, ata i dërguan të njëjtën letër dhe zyrës së Berishës. Ky i fundit, procedurën e respektoi dhe formalisht urdhëroi Kuliçajn që ta ndiqte çështjen. Kjo ishte procedura, është gjithnjë standarde; Berisha s’të fal për “çështje nderi”. Por përtej procedurës së Berishës si kryeministër kemi dhe Berishën si politikan, e këtu ekuacioni komplikohet. Një kryeministri dhe burri shteti nuk i bëjnë nder përfaqësues me probleme si Halili, por një politikani klanor dhe kryetari i një grupi të fuqishëm interesi, individë me dosje pikante penale si Halili, janë shërbëtorë të garantuar, ndofta më të mirët e më të përulurit ndër të gjithë shërbëtorët e devotshëm. Këtë e konfirmon dhe rikandidimi i Halilit në zgjedhjet lokale të vitit 2011, vit kur PD-ja e rikandidoi atë per mandatin e dytë.

Ata dy denoncues shqiptaro-amerikanë që vunë në dijeni Berishën dhe Kuliçajn për “skandalin” që dinin në lidhje me kandidimin e Halilit, ishin më se të informuar për problemet e Halilit në SHBA, por ajo që nuk dinin ishte fakti se Berishës, i shkonin përditë informacione dhe relacione për dosje penale ndaj shumë zyrtarëve shqiptarë dhe për Berishën kjo nuk është aspak një çështje parimore apo çështje për tu alarmuar, është pjesë e një rutine të fiksuar mirë tashmë të punës së tij: “Bëjeni gati dosjen dhe ma lini mbi tryezë, po hodhi vickla mbi tavolinë ia kemi”. Dy denoncuesit shqiptaro-amerikanë, pa e ditur, në fakt kanë “blinduar’ pozitat e Ahmet Halilit pranë Berishës, pasi kryeministri të do më shumë nëse ke dhe një dosje penale, i duhesh më shumë kur ke “ngrënë çorbë”, pasi të ka nën kontroll, të ka të kapur dhe prej dy dekadash Berisha ua ka mësuar aq mirë vlerën dosjeve saqë është kusht për t’iu afruar dhe jo kusht për tu distancuar fakti nëse ke një dosje apo ndonjë problem që Berisha e di dhe bën sikur nuk e di. Ahmet Halili bëri ç’bëri në SHBA tashmë është kryetar komune, Berishës aq i bën se ç’farë ka bërë Halili në SHBA dhe çfarë përfaqëson për shoqërinë një individ me precedentë të tillë, dosjen ia ka mbi tavolinë. Kështu që komunari që menaxhon qindra hektarë toka në një komunë të rëndësishme pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar shqiptar mund të vazhdojë punën i qetë, për sa kohë që sekretin e tij e ruajnë kryeministri dhe njeriu tij kyç në polici.

 

 

 

 

preza shirit233

 

Foto LSA 18 mars 2010:Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti (asokohe ministri i Drejtesise) Bujar Nishani dhe kryekomunari i Prezes, gjate ceremonise se inagurimit te fillimit te punimeve ne rrugen qender e komunes Preze-rruga nacionale.

Share This Article
52 Comments
  • Me thoni ne cilin SHTET te botes ben vaki nje gje e tille?? Turp e faqja e zeze. Shqiperia eshte vendi i maskarenjve. Mjere ju qe rrisni femije ne ate vend dhe mbani ne shpine njerez te tille per te vendosur mbi jeten tuaj!

    • leni keto gjera keto jan mashtrime ai esht njeriu me i nderuar ne ate fshat.politika e edi rames nxjerr gjera qe nuk jan te verteta.turp ti vjeri edi rames qe i prish personalitetin ketij personi.

  • Pastaj keta tre burrat e shtetit kane ngrene dreke ne kalane e Prezes dhe kjo e mitura me kostum popullor ketu ne foto do ket kercyer per ta sipas gustove te kryetarit te vogel dhe atij te madh. Hajde vend monstrash hajde

    • mos i pergjithesoni gjerat une jam banues ne ate fshat dhe ai vend nuk eshte aspak vend monstrash jemi nje nder zonat me te qeta qe ka kryeqyteti qe nuk ka ndodhur nje krim per asgje dhe ju para se te degjoni keto akuza qe nuk i dihet mund te jene edhe shpifje se akoma nuk jane te vertetuara ju nuk e njihni fare kete vend dhe nuk eshte degjuar kurre per ndojne krim apo kronike te zeze flm per mire kuptimin

  • Nga nje i semure si Berisha per pushtet qe politiken e ka kthyer ne ceshtje personale, jane te kuptueshme pun felliqsira si keto. Asgje per u habit. Ama arsye per te ndjere keqardhje per veten, plot!

  • Asgje nuk eshte e vertete PIKA atyre qe e botojne kete infomacion te qelbur nga vete koha Populli i PREZES e ka zgjedhur 2 here por do ta votoje perseri AHMETIN sa here te doje populli me deshiren e TIJ

  • ESHTE VENDOSUR KJO GJE SEPSE KESHTU KA DASHUR A R G I T A …(e Salihit)!
    ESHTE AJO QE MERRET ME KETE KATEGORI “demokratesh”.

    • Turp qe e gjykoni pa ditur asgje! Nuk dine ku t’a sulmojne dhe merren me gjera te paqena, te sqaruara deri ne detaje. Ahmeti eshte modeli me imire i nje qeverisje vendore.

      • Politike horrash behet ne Shqiperi. Kryetari i Tiranes vjedh mandatin, kryetari i Prezes sulmon adoleshentet, ai i Kamzes desh e vrau ate Shamikuqen se nuk i ngriti fustanin. Ptu race qelbsash

        • Pa I rene halli ne shtepi te vet nuk beson ky milet. Mos e pack ate fat o njerez te trashe qe votoni dhe mbroni mostrat.

          • Ti je nje njeri injorant,kjo gje nuk ka ndodhur.une I njoh shume mire,ai eshte njeriu me I mire

    • Ti PREZAKU, qenke nje cop idioti qe beke dhe si nga preza, po atyre qe jetojn ne preze u thone PREZJONE… ATE PERSON E KA VOTUAR POPULLI I TIJ DHE DO E VOTOJ SA HERE AI TE KANDIDOHET, SEPSE ME SHPIFJE TE TILLA VETEM JA RRISNI VLERAT….

  • Merren me gjera te paqena . Shkruajn gjera te me tematike prekese per shoqerine per te ulur vlerat e dikujt.
    A e dini se keshtu shqetesoni nje familje e nje rreth te gjere njerezish? Thjesht, funderrina jeni Ju qe beni gjera te tilla. Ne zonen ku drejton e punon Ahmeti gezon gjithe respektin e komunitetit.

  • Ha ha ha. Shpifni sa te mundni. Ju keni vetem nje te drejte ,qe e keni kuptuar se me Ahmetin Prezen nuk e thyeni dot.

  • Per mendimin tim keta jane lojera te pista.Kane brenda inate me ndikim politik dhe hakmarres,por mos u beni merak se jane inate brenda llojit miqesor dhe shoqeror.

  • tani qe jan zgjedhjet qesin kete gje ee kto jan mashtrime lojrat dhe pislleqet e shiptarve qe sdo behen naj her rob ai njeri qe e njeh ahmetin edi qe esht mashtrim

  • nuk eshte gje e re kjo, ne preze nuk perben lajm . Sa per ta thyer apo jo nuk eshte ahmeti pd- ja ne preze . Informohuni se fitojne te tjere e jo ahmeti. Na vjen keq qe permendet si prezjon ai por personifikon vetem vetveten

  • Kto gjera nuk I takojn as nje personi kudo te jete,kur nuk perfaqson nje shtet si puna e kti shqiptari qe pretendon se jeton ne USA.Eshteti Amerikan qe duhet ta bej e jo ndonje qe mund ta ket inat.Kur do beheni njers.Ne se eshte e vertet dhe ju nuk mundesi hakmarrje,shko e denco ne departamentin e shtetit.

  • Ja shkoni te verteten e ketij mashtrimi ne shkrimin tuaj. Fatmiresisht ketu ne USA mund te kerkosh rekordin e nje personi online dhe te marresh vesh nese ka diçka kriminale apo jo. Shikojeni vete nga faqja zyrtare e Gjykates se County of McHenry,IL ku perfshihet edhe qyteti Woodstock.

    http://68.21.116.46/wow65/runApp?pj_savedHTML=1369148011893

    Public View Search Menu ► By Party Name:

    Notes:
    Search on a person’s name using the format:
    Last name, First name, Middle initial
    Example: SMITH, JOHN A

    Search will return matches that start with the entered value
    Example: “SMITH, J” would return
    SMITH, JOHN A and SMITH, JAMES D

    Capitalization doesn’t matter

    PARTY NAME

    Ahmet Halili

    CASE # PARTY TYPE PARTY NAME CASE TYPE FILING TYPE FILING DATE
    (no records exist)

    Kaq te mjere jeni saqe shpifni per tjetrin ne kete menyre trilluese.

    • Kjo eshte per te denuarit ! Ai nuk eshte i denuar . Urdher aresti eshte i policise lokale dhe jo Federale , keshtu nuk ka se si te tregoje Records .

      • Sa I mjere qe tregohesh. Kur leshohet nje urdher arresti, qofte lokal apo federal behet njoftimi i te gjitha degeve te policise. Rekordi i arresteve eshte public ne USA.

  • Next step: Select the person below to access their records.Sort By:
    Name Current Age Location Possible Relatives Full Report

    Aliases: none
    Ahmet Halili 52 Woodstock, IL
    Woodstk, IL ACCESS REPORT

    No criminal record found

  • O jane zgjedhjet parlamentare jo lokale. DELETED Hajt se nuk ka mbete ndonje shprese te fitoji Rama e shpifni sa te doni DELETED

    • DELETED ….SHBA ka kaq kohe Qe e kerkon kete plehre, tani degjoni ju Qe na nxirrni Dokumente kur ta ekstradojn si ate lalin e LSI.

  • ky i zoti i hallit qenka futur me gjithe ato pseudonime ketu dhe nxjerr lloj lloj teorish qe ta zhvleresojme si problem. Do te provoje ai qe s’ka qene i arrestuar ne SHBA? te shkoje te shkele ne ambasaden e SHBA-ve ketu ne TIRANE po ia mbajti.

  • ESHTE NORMALE TE NDODHIN TE TILLA GJERA NE QEVERINE BERISHA, BERISHA KA MBLEDH GJITH HAJDUTET, KRIMINELET, RRACISTAT, DHE PEDOFILET NE KUPOLEN E TIJE!

  • NJE GJE ESHTE E SIGURTE SA KA PUNU MET HALILI PER PREZEN NUK KANE PUNUAR TE GJITHE KRYETARET E KOMUNES TE MARRE SE BASHKU QE MBAS LUFTES SE DYTE BOTERORE….. PO TE ISHTE PER TU ARRESTUAR AMERIKA E KISH GJET TE SIGURTE (ESHTE NE PREZE) POR NDOSHTA KY QE E KA DENONCU KA GJET MENYREN SI TI HEDHI BALTE NE FYTYRE …PREZA E NJEH MIRE HISTORINE DHE KUSH ESHTE METI … METI ESHTE DJALE PUNETOR LENI TE PUNOJE REHAT.PREZA KA PER TA VOTU PRAP SEPSE PREZES I INTERESOJNE NJEREZIT PUNETOR DHE METI E MERITON …AMERIKONET LE TE BEJNE PUNEN TYRE O POPULLL…..

  • oree popull ….ju s keni gje tjeter vecse te merreni me keto budallaliqe….z,Ahmet e ka treguar vetn e tij se sa i denje eshte per te qene kryetar i prezes po ju oree qe flisni per to per c fare e keni treguar veten ?? se dini vetem te flisni dhe jeni njerez te pakulturuar qe mundohen vetem te flasin per jeten e te tjereve…ahhhh ! ktu eshte per te ardhur keq qee ka plot njerezz ne kete vend qee vetem flasin dhe nuk bejn asgje tjeter… 🙂

    • me fal pse ishte konsideruar komenti im kercenim? kur je leni kto njerezit te postojne gjera te tilla? turp te keni ju!

      • po po ktu po the te verteten kercenim eshte ndersa keto genjeshtrat nuk quhen kercenime jo mi kto quhen pacavuret qe nxirren apo botohen nga zvarranike njerez plehraaa… PROGRESI VAZHDON !! kjo eshte mundesia me e mire qe nje prezjan mund te zgjedhe ne nder te vetes se tij dhe te komunitetit te tij

  • Se mos eshte i pari ky… Ne Shqiperi ka kryetar komunash qe jane denuar per trafik droge dhe kane nderruar emrin. Ka edhe pronare televizionesh kam degjuar qe kane qene ne burg per droge. Ne kemi politikane si Fatmir Mediu ne Parlament qe kane denime gjykatash. Ne kemi kryeminister qe vret ata qe i rrine me duar ne xhepa poshte zyres. Vend i peshtire cubash. Respekte

  • Jo.duhet memduar ndryshe.Asnje njeri normal, qe ka jetuar me nje veprimtari normale ne SHBA dhe ka perfituar aty nje pervoje jete e sjelljeje demokratike nuk mundet te merret ne pune, as t’i besohet ndonje afere publike, sepse klani i hajduteve, sharesve,shpifesve dhe vrasesve i rekruton njerezit e vet mbi kualifikimin e vesit, te mashtrimit, te krimit dhe jo mbi virtytet e diturise dhe civiliizmit.Shifrat jane alarmante, mbi 60 mije studente shqiptare jane diplomuar deri ne vitin 2010 jashte vendit, por u eshte ofruar pune vetem rreth 3.4% te tyre, qe kane lidhje klanore dhe politike korruptive.U ofrohet pune militanteve qe kane blere ketu diplomat si shembelltyura e djalite Bossit, sepse te gjithe qente e botes nje turi kane, lehin e kafshojne ne te njeten menyre.Personi me emer e mbiemer nga Peza eshte modeli me i mire domethenes i shume e shume te ngjajshmeve ne te gjithe piramiden e pushtetit shteteror. Shkurt, ata qe mbajne pushtetin e korrupsionit me kembe duhet te jene veçse te korruptuar sikurse jane ne kete vend ku genjeshtra,vjedhja,dhuna, grabitja, vrasja, droga seksi kane çuditur dynjane.Rrofshin turmat injorante, militantet dhe mediatistet e shtirur qe
    ketyre prapesive ua bejne duane!

  • Kjo eshte nje turpesi e pa pare kur fillojne zghedhjet gjithmone do te dali ndo nje gje,kjo seshte e para here kjo faksimile ka dale edhe para gjashte vitesh kur kandidoi per here te pare Z.Ahmet Halili,si Kryetar Komune dhe ,vazhdon perseri me lojra shtrigash Po te kishte keto probleme nga Gjykata Federale U.S.A.Do te ishte komunikur edhe ne Amsadanen Amerikane ketu ne Tirane dhe ne vende te tjera te Europes Por turp ti vjeri ketyre qe,merre me botime te tilla.

  • hahhahah e kush eshte ai qe i beson kto genjeshtra ? thashethemet dalin nga budallenjte dhe normalisht pranohen nga INJORANTET . pffff sa kot s keni pune tjeter vesce me u marr me kto ?

  • USA ka veshtiresi ta kapi ,hajde llogjike hajde
    Kush e ka shkruar kete artikull se ka idene se si shkruhet nje artikull …nise
    Keni harruar shume gjera pa thene,Ahmet Halili ka qene Kryetar komune ne Preze edhe perpara se te “njihej” me Berishen dhe perpara se te fitonte llotarine Amerikane e te emigronte ne USA,ka kohe qe punon,ju mesa duket sa e keni filluar kete pune,beni me shume kerkime ose shkone ne Preze….ne terren si i thoni ju….
    Pastertia e shpirtit te Ahmet Halilit shihet te puna,familja dhe cdo gje qe e rrethon .
    Ju faleminderit

  • Gazeta Dita, mos ja fusni kot. Me letra ankesash nuk provohen krime. Kushdo mund të dërgojë një denoncim në polici, pse X e paska parë shtrembër, dhe sipas llogjikës tuaj kaq do të mjaftonte për ta nxjerrë para opinionit publik atë person si kriminel. Media nuk është gjykatë.

    Një denoncim nuk do të thotë dënim. Po të ishte provuar krimi dhe të ishte i dënuar ky person, do të kishte të paktën urdhër-arresti ndërkombëtar.
    Shqipëria i ekstradon qytetarët e vet drejt SHBA-së, siç ka bërë dhe me atë ish-sekretarin e Metës që e kishte marrë dënimin nga gjykata.

  • E kujt i bon zemra me e lon me vdek ket fare trimneshe qe sot osht mek ket nane te dashtun a do ta lame qe njeriu i huje ta shklasi me kame ket marre te zeze gjith kushe e dro gjere sa te humbet keshtu e gjithe Shqipnia ne kame le te vdesi e gjithe trimnia .

  • o ju njerez te nderuar qe beni komente per kete njeri(kryetarin) qe ka dite qe nuk shkon dhe ne zyren e tij ti sherbeje popullit te Prezes qe e ka zgjedhur,dhe qe nuk e njihni se sa qef e ka punen me femra ky zotnia ok,dhe me kollaj futesh ne ndonje ambasad te huaj ne shqiperi se sa fute ne komunen e Prezez sepse ky kryekomunar nuk i sherben komunitetit te prezes por interesave personale e interesave mafjoze,,per te gjithe juve qe beni keto komente.

  • Hajdut! Hajdut! Hajdut! Ka vjedhur dhe votat Heren e fundit. Nuk e di se me cfar fytyre del ne popull. Shikojeni a duket Si monster???

  • magari sa gjysma e AHMET HALILIT te jeni ju te gjithe qe e gjykoni ne ate menyre pa e njohur . Meti meriton cmimin NOBEL per gjithe ate pune qe po ben ka bere e do te beje . Se te gjithe ato qe eshajne o jane dembele qe nuk punojne o isillen grave o jane ziliqare o injorante se nje njeri qe ben aq shume per te tjeret qe punon aq shume nuk ka kohe as per gruan e vet ejo per te tjeret po ju aq jua pret .bastardi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *