21 mars 2016

anazapta

Damir Fazlliç, shtetasi boshnjak i hetuar në Bosnje dhe Kroaci për pastrim parash, kontrabandë cigaresh (por dhe i skeduar për trafik ndërkombëtar të armëve) ka arritur të pastrojë dhe të fshehë të paktën 1.7 milion euro gjatë aktivitetit të tij tre vjeçar në Shqipëri. Nga verifikimi i dokumenteve zyrtare rezulton se zoti Fazlliç ka krijuar në harkun e dy viteve pesë firma të tijat, ndërsa ortakët dhe ndihmësit e tij rezultojnë familjarë apo bashkëpunëtorë të disa prej zyrtarëve më të lartë shqiptarë. Që në javën e dytë të pushtetit të demokratëve në shtator të vitit 2005, Fazlliç krijoi me urgjencë tre firma të ndryshme brenda dy ditëve, ndërsa statuti dhe objektivi i këtyre tre firmave është i njëjtë, por duket se i njëjti dhe pandryshueshëm ka qenë dhe administratori shqiptar i këtyre tre firmave i cili rezulton të jetë zoti Erion Isufi. Nga një kërkim i thjeshtë del se zoti Isufi është kunati i ministrit Lulzim Basha, madje me një karrierë siameze, njësoj si e zotit Basha. Sikurse dhe zoti Basha, Erion Isufi ka kryer një master në universitetin e Utrehtit në Hollandë, ka punuar dhe katër muaj si përkthyes në UNMIK (departamenti i ndjekjes së kriminelëve të luftës), për ta lënë këtë funksion në mars të vitit 2005, kohë në të cilën i duhej të kthehej për të punuar si koordinator i KOP-it, nga ku më vonë do të mbante dhe barrën e organizimit të shtabit elektoral të kandidatit për deputet Lulzim Basha. Fillim shtatori i vitit 2005 e gjeti zotin Basha deputet dhe Ministër të Transporteve, ndërsa kunati dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt në krye të dy javëve vendosi të bëjë biznes në cilësinë e administratorit të tre firmave të ndryshme në pronësi të Damir Fazlliç.

Puno me mua1

Më 19 nëntor të vitit 2005, biznesmeni Damir Fazllic dhe administratori Erion Isufi rregjistruan dy firma të ndryshme: “SRF DEVELOPMENT” dhe “VIRTU ACQUISITONS”. Një ditë më vonë Fazlliç dhe Isufi nuk vonuan dhe hapën edhe një firmë të tretë të cilën e quajtën “CROWN ACQUISITIONS”. Nga një vështrim mbi praktikën zyrtare që ndoqën këta dy persona del se për të treja këto firma është lënë si adresë e selisë së tyre qendrore e njëjta adresë që administratori Isufi ka lënë si vendbanimin e tij(Rr. Shilasi Dishnica, Pallati 2/4). Por ngjashmëritë vazhdojnë edhe me statutet dhe qëllimet e këtyre firmave të cilat kanë ekzaktësisht të njëjtin grup objektivash. Kryesisht këto firma synonin operimin në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike tregtare dhe financjare për ndërrmarjet por edhe tregtimin , import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm. Kësisoj, është e qartë se ndërsa kunat kishte Ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike, Erion Isufi vendosi të bëjë administratorin e tre firmave që zhvillonin projekte ndërtimi dhe urbane por dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme. Dhe vendosi të bënte administratorin e tre firmave të cilat kishin për pronar shtetasin Damir Fazlliç, i hetuar në vendin e tij e më gjerë për evazion fiskal dhe mashtrime financiare. Nuk do të vononte që njëra prej këtyre firmave të bëhej epiqendra e një skeme të pastër të pastrimit të parave në mes të Tiranës.

damo

E shesim në Qipro

Më 4 qershor të vitit 2007, zoti Fazlliç shkarkoi nga detyra e administratorit të firmës “CROWN ACQUISITIONS” Erion Isufin. Kjo periudhë koinçidon dhe me emërimin e zotit Basha si Ministër i Jashtëm. Por ky nuk duket një vendim arbitrar nëse i referohesh faktit se zoti Isufi vazhdonte të bënte administrimin e dy firmave të tjera, në një zyrë më luksoze, në katin e tetë te një prej godinat e quajtura “Kullat Binjake”, përballë Kryeministrisë. Rreth një muaj më vonë, më datën 9 korrik 2007 zoti Fazlliç kreu zyrtarisht shitjen e kësaj firme(me vendim gjykate) për llogari të një firme të rregjistruar në Nikosia të Qipros e cila quhet “ALTARIA RESEARCH LIMITED”. Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola. Dokumentet tregojnë se firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që në datën 14 maj 2007(kohë në të cilën administrator ishte Z. Isufi), ndërsa avokatja Kola më datën 20 Qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma “CROWN ACQUISITIONS” u shit për një vlerë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës. Duke qenë se në prokurën e lëshuar nga Qipro, avokates i kërkohej të bënte blerjen dhe më tej rregjistrimin e firmës për llogari të qipriotes “ALTARIA RESEARCH LIMITED” , atëherë “Albania” shkoi të verifikonte pranë Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit të Bizneseve dhe pranë Drejtorisë së Tatimeve procedurën e rregjistrimit si dhe për  asetet e firmës. Por, në mënyrë të papritur zbuluam se firma ende vazhdonte të ishte e rregjistruar në emër të Damir Fazlliç. Madje të dhënat nga tatimet tregojnë se kjo firmë nuk ka derdhur asnjë qindarkë në shtet. Firma nuk kishte asnjë aset dhe nuk ka paguar kurrë ndonjë detyrim tatimor, madje nuk ka paguar as 10 përqindëshin e TVSH-së për kontratën e shitjes(170 mijë euro në rastin konkret, që sipas kontratës duhet ti paguante Fazlliç). Në fakt, nuk kishte si ta paguante në kushtet kur nuk ishte zbatuar vendimi i gjykatës për rregjistrimin e firmës për llogari të pronarëve qipriotë. Por, si ishte e mundur që avokatja Flutura Kola nuk kishte zbatuar një prokurë ligjore të noterizuar dhe një vendim gjykate për rregjistrimin e firmës pas aktit të shitjes?! A kishte ekzistuar ndonjëherë kjo avokate, apo gjithë procedura ishte një zinxhir falsifikimesh?!

Takim në Studio

12325287_1099553436764096_567866185_nNë përpjekje për të zbuluar enigmën mësuam se avokatja Flutura Kola ekzistonte dhe ishte një person konkret. Madje ajo ka filluar të ekzistojë dhe të operojë edhe në fushën e avokatisë dhe konsulencës që prej 8 tetorit të vitit 2005, datë në të cilën, Zonja Kola sëbashku me juristen tjetër Znj. Argita Malltezi, rregjistruan në Tiranë studion ligjore “Malltezi&Kola”. Megjithatë praktika e kësaj studioje tregon se vetëm dy muaj pasi u themelua, dy ortaket u ndanë. Në bazë të dokumenteve zyrtare rezulton se në të njëjtën datë(15 dhjetor 2005), zonjat Flutura Kola dhe Argita Malltezi janë paraqitur tek e njëjta notere(Znj. Flutura Pustina), për të rregjistruar dy firma konsulence të mëvetshme. Për pasojë u formuan dy firmat “Malltezi& Associates” si dhe “Kola&Associates”. Ndonëse dy ortaket filluan të operonin më vete, ato nuk do të ishin shumë larg njëra tjetrës, pasi të dyja zyrat e reja janë rregjistruar ekzaktësisht në të njëjtin apartament në adresën: Rr. Barrikadave, Pall. Ndërtim Vila, Ap.7. Të paktën deri pak javë më parë dy studiot i ndante vetëm një mur i hollë i sajuar me shkumë deti të presuar.

Damiri merr çekun

12067129_1099553286764111_1336109021_nZonja Kola nuk u kujtua ndonjëherë të rregjistronte firmën sipas prokurës qipriote dhe vendimit gjyqësor shqiptar, por shitësi i shkathët Damir Fazlliç shkoi me kontratën e firmosur nga zonja Kola në bankë dhe tërhoqi plot 1 milion e 700 mijë euro. Kjo sasi paresh u mor për një shitje që nuk ishte kryer kurrë, ndërsa eurot u transferuan në Shqipëri nga një firmë e cila vetëm sa rezulton e rregjistruar në Qipro, pasi pronarët janë pjesë e një grupi të fuqishëm serb në fushën e investimeve. Por ndonëse me pronarë serbë, firma “ALTARIA RESEARCH LIMITED” ka zgjedhur të operojë nga Nikosia në Qipro, një zonë bankare e tipit offshore, ku zor se të pyesin se ku i gjete lekët apo se kush është pronari i vërtetë. Gjithsesi zoti Fazlliç mund ti depozitojë 1 milion e 700 mijë eurot e tij në çdo cep të botës tanimë, pasi edhe sikur ta pyesin ku i gjete, ai do u tregojë çekun e marrë në bankën shqiptare si pasojë e shitjes së rreme të kompanisë së tij “CROËN ACQUISITIONS”. Vetëm se në arkën e tatimeve në Shqipëri do të mungojnë 170 mijë euro detyrime të TVSH-së. Por duket se zoti Fazllicc nuk e ka aspak problem ccështjen e tatimeve apo zbatimit të ligjeve në Shqipëri, pasi vetëm 1 muaj pasi kishte bërë këtë shitje të rreme, më 10 shtator të vitit 2007, zoti Fazlliç autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Joana Qeleshi, që të rregjistronte në emër të tij firmën “ALPHA”. Zonja Qeleshi në këtë periudhë ka punuar si avokate në studion “Kola&Associates”, në pronësi të avokates Flutura Kola. Madje Damir Fazllicc zgjodhi si kontabiliste për firmën “ALPHA” zonjën Shpresa Breçani, e cila është mbesa e kryeministrit Berisha dhe kushërirë e parë me juristen Argita Malltezi.

FIRMAT E KRIJUARA NË SHQIPËRI, NË PRONËSI TË DAMIR FAZLLIÇ

Firma: CROWN ACQUISITIONS

E rregjistruar më 20 shtator të vitit 2005

Administrator: Erion Isufi(deri më 4 qershor 2007)

Më 20 qershor 2007 firma i shitet kompanisë qipriote: “ALTARIA RESEARCH LIMITED” Kompania vazhdon të jetë e rregjistruar në emër të Fazlliç

Adresa: Rr. Shilasi Dishnica, Pallati 2/4

Firma: VIRTU ACQUISITIONS

E rregjistruar më 19 shtator 2005

Administrator: Erion Isufi

Adresa: Rr. Shilasi Dishnica, Pallati 2/4

Më 14 nëntor 2005 dy shtetas gjermanë(Abdilgafar Ramadani dhe Jurgen Rober) blenë 55 përqind të aksioneve, ndërsa adresa e firmës u zhvendos në selinë e re në . Dëshmorët e Kombit, Kulla 2, kati VIII(E njëjtë me DF TRADE LIMITED)

Firma: SRF DEVELOPMENTS

E rregjistruar më 19 shtator 2005

Administrator: Erion Isufi

Adresa: Rr. Shilasi Dishnica, Pallati 2/4

Më 12 dhjetor 2005 shtetasi gjermanë Abdilgafar Ramadani bleu 50 përqind të aksioneve, ndërsa adresa e firmës u zhvendos në selinë e re në . Dëshmorët e Kombit, Kulla 2, kati VIII(E njëjtë me DF TRADE LIMITED)

Firma: DF TRADE LIMITED

E rregjistruar më 9 janar 2006

Administrator : Damir Fazlliç

Vazhdon të jetë aktive

Adresa: Bulv. Dëshmorët e Kombit, Kulla 2, kati VIII

Firma: ALPHA

E rregjistruar më 10 shtator 2007

Administrator: Damir Fazllic

Firma është rregjistruar me prokurë të posaçme nga Av. Joana Qeleshi

Eksperte kontabël është caktuar Znj. Shpresa Breçani

Adresa: Bulv. Bajram Curri, pranë Aviacionit

Firma: ROMPETROL

Në pronësi të një grupi ortakësh shqiptaro-rumunë

Zoti Fazlliç është zgjedhur në vitin 2007 anëtar i këshillit mbikqyrës.

 

Share This Article
5 Comments
  • Ne respekt te nje komentuesi atdhetar AGRAMSHI marr guximin te pyes jo vetem redaksine e gazetes Dita por dhe opinionin shqiptar:

    Kujt i sherben kjo shplarje truri..

    Ky artikull ka rreth tete vjet qe eshte botuar dhe me faktet e Meros jo vetem Basha por dhe Fazllici duhet te ishin nen pranga..

    PRA PSE PO MASHTROHET KY POPULL NE NJE KOHE QE DAMIR FAZLLIC KA REZIDENCE “FUQIPLOTE ” NE WASHINGTON ??

    PRA PSE PO MASHTROHET KY POPULL KUR KRIMINELI LUL BASHA ME PUTRAT E TIJ TE PERGJAKURA SKUQI SHTEPINE E BARDHE ??

    JA DHE NE ANGLISHT TE NJEJTAT GJERA

    Lulzim Basha’s Gangster complott and Damir Fazllic
    Tue, 07/10/2008
    Damir Fazlliç, the way I knew him

    „TEMA“ Newspaper, Albania
    By Mero Baze*

    I personally know Damir Fazllic. I think I met him first time on the same day with Sali Berisha, unless the latter was feigning during that first meet in Washington , January 2005. The American company BG&R contracted him as a specialist for Balkans and he would be part of the team for helping PD electoral campaign in 2005. After contract was signed and it was agreed BG&R would stay by the side of PD, Fazllic asked for a contact person in Tirana. KOP (policy orientation committee) had 2 weeks it was created.

    Lulzim Basha was not that known during the time. While I had his name on the tip of my tongue to give him as the contact person. Fazllic pronounced it almost like me.- He is the one I need, – he said. Wondered where they knew each other, but I had no bad impression. Like 2 people from Balkan emigrating to Europe and Balkan it was no wonder they knew each other. But BG&R left in July. Damir Fazllic, on the contrary deepened his friendship with Lulzim Basha and his brother-in-law, who for a reason always used to stay two steps backwards or open the car door. In September 2005, during the second week of PD coming into power, they were very clear in their plan. They would make money. Damir Fazllic opened 3 companies within 2 days which always had as administrator Lulzim Basha’s brother-in-law, Erion. He sold the 3 of them later: one in Cyprus and 2 partially to a former Partizani football player of Beograd . ..VIJON

    PRA NQS KTO DY KRIMINELE KANE AKSES NE WASHINTGON DHE DONALD LU FAVORIZON LULKRIMINELIN NE REFORMEN E TIJ ILEGALE TE DEKRIMINALIZIMIN..PSE TALLENI JU TE MEDIAVE DHE POSACERISHT DITA DHE GAZETA TEMA..ME TE TILLA HISTORI TE THENA 1000 HERE ?!

  • FAKTI I ‘DITES’!
    Kamikaze te informacionit,mos perrallisni po tregoni!
    ‘Fazlliqat e Berishat duan mjegull e ate ua krijojne Blushat 25 vjet sipas regjive nga jashte!
    ———————–
    -Pse nuk i vihet emer KRIMIT 25 vjet e kush ish pergjigjja qe i dha KONGRESI i ‘internacionales’ socialSSaliste!Apo u moren me nxjerjen e gureve qe 25 vjet ka hedhur Beni djali i Kiços!?E me pa turpesi nje lope laramane thote qe kemi faj pse nuk kemi futur Saliun ne burg sikur ne burg i fut krriminelet partija si ne kohen e hitlerit e jo shteti qe eshte bere ìKASHTE E KOQE’.
    -Pse nuk informohet populli shqipetar kush ishin pergjigjet qe i dha KONGRESI reformes per DEKRIMINALIZIMIN e politikes nga e mengjera ne te djathte po u mor tere diten e dites me TULLUMBACEN BENI qe fluturon ne ajer e FIJET i ka andej nga i kane dhe Berishat e Fazlliqat e nje DUN BI U i ‘asamblese Kineze thote qe ‘Kongresi shkoi ne drejtimin e duhur’ se ne qe ishim qe vodhem qe e lame popullin 25 vjet pa shtet pa asnje pushtet pa legjislativ pa gjyqesor pa egzekutiv e mbi te gjitha ne TERR INFORMATIV ja ku nakini ketu prape biles i bene thirrje dhe ‘BABES’ Tosi qe ti vinte FRE llastices BENI!
    -Kush ish pergjigja qe i dha ‘KONGRESI’ reformes ne drejtesi qe te shpjere ne mos ne BURG ne SHTEPI 90 perqind te parlamentit qe i ka lyer duart me mjalte nga gjaku i femijeve te pa ngrene e 90 perqind te strukturave te 100 PARIVE apo bandave parti!?
    Pse asambleja e Partise nuk kerkoi urgjent REFERENDUM per reformen ne popull po per TURPIN e nje partije ne pushtet kerkon referendum per mandatin e kryetarit te Partise !?E flasim per fazlliqat pas 25 vjetesh?!
    -Ku e gjen forcen nje Beni qe 25 vjet ‘NUK I KA THENE NJERI PUNAMBARE’ te deklaroje ‘Qe partija eshte prona jone’kur 25 vjet Shqiperija eshte bere prone e Berishes dhe Fazlliqave BUSHAVE e Blushave—e nje asamble e tere kineze kerkon referendum se ka frike nga USTALLARET e Benit qe jane po ata te Berishes e Fazlliqit —-e nuk i jep shqelmin qe po mban pertine aqe me teper ne pushtet PENG me financime te ERRETA nga Berishat e fazlliqat!
    -Kush ish pergjigja qe dha KONGRESI i ‘RILINDJES se SHtetit ku ka perfunduar tere pasurija kombetare e pa tundeshme 25 vjet e ne duar te KUJT e ajo e AJO financiare ne Bankat e huaja e kush jane emerat e mbiemerat e krrimineleve e hajduteve me imunitet perjashtu FAZLLIQAVE e BERISHAVE apo kane frike e si femijet shikojne ne QIELL tullumbacen BENI qe fijet i levizin nga jashte tere ambasadoret e lobizmi ANTISHQIPETAR per ti hedhur MJEGULL popullit SHQIPETAR!?
    -Perfundimish nga KONGRESI i kesaj partije a u dha ndonje pergjigje nga tere pyetjet qe dalin nga ky popull qe perjeton mjerimin MIGJENIAN 25 vjet APO u moren QELLIMISHT me BENIN TE ECI VETE per te MBULUAR DESHTIMIN—-DHE popullit ti tregojne me Gisht sikur te ish QORR gogolin BERISHA!?
    P.S—-Antishqipetari apo çobani pe Blushi si shume antishqipetare e çobenj te tjere qe mbajne peng nje popull gjysma jashte e gjysma brenda eshte ALIBIJA e RADHES apo MJEGULL per deshtimin 100 perqin te kesaj politike e DOGMAT ‘STATUT’,’RENDI I DITES’ NE NJE PARTI PERGJEGJESE PO AQE SA BANDA PD E BERISHES NE 25 VJET!,!
    Vete Blushi dhe mbi te gjitha USTALLARET e Blushit e kane po aqe te qarte sa drita e diellit qe BENI as ‘pretendon’ e mund te jete socialisti i fundit qe ‘meriton’ kryetar llikun e PARISE por qellimi eshte te hidhet mjegull qe kjo shumice te deshtoje e FAZLLIQAT E BERISHAT BASHKE ME BABA NANON TE MBRETEROJNE!
    Mendimi im eshte qe me nismen e antareve te asamblese se qarkut te Elbasanit Blushi si nje ÇIBAN i radhes injektuar nga ‘PENICILINA’ te Huaja duhet ti hiqet MANDATI qe ne fakt elektorati ja ka hequr dhe te perjashtohet nga PS per ti hapur rruge pastrimit radikal te kesaj partije tashme kthyer ne nje ‘pavjon’ me te semure ‘TERMINALE’!KUSH E DO SHQIPERINE!
    Perrallat me Fazlliq e Blushi jane BOMBOLA oksigjeni per dhenderrin serb supermbesen e kalin e XENIT kur popullit shqipetar i duken brinjet si Rosinantit se mbajne ne qafe 25 vjet BENAT—Se nuk ecin dot vete’!
    Sa i takon asaj pjese te DIZINFORMACIONIT qe tere tragjedine e ketij vendi e populli e kthejne ne loje nuse dajash e sondazhe Rama-Blushi une si i MAJTE e tere e majta progresive shqipetare po te zgjidhnim midis dy kandidaturave nga njera ane MZIUN e nga ana tjetr Blushin beni ‘sondazhin’ e do ini te sigurt qe 100 perqind e elektoratit do votojne me argumente bindese te PARIN-Mziun!

  • E nderuara redaksi,i respektuari K/Redaktor.
    Si lexues i kesaj te perditeshme ku gjej te pakten deri me sot 3 kerkesat themelore te informacionit:I LIRE,I PA VARUR ,PROFESIONIST kam vetem 2 pyetje:
    -Pse ka 2 dite qe komentuesi A.Gramsh ne ‘rubriken’:FAKTI I ‘DITES’–Ka vdekur autori apo keni ndryshuar politikat editoriale!?
    -Pse nuk na beni publike e ‘zbertheni’ vendimet historike te kongresit ‘shpresedhenes’ pas çerek shekulli te partise ne ‘pushtet’ per ‘RILINDJEN E SHTETIT’kur populli shqipetar po i pret me ‘goje hapur’!?Me respekt dhe ne pritje……!?

  • duhet te pranosh qe blushi foli si nje intelektual jo i indoktrinuar, si nje vlere ku duhet te jete shteti, PS,qe na sollen rilindjen me eren e naftes se skaduar dhe pallatet qe ben te liqeni, beton mbi gjelberim del mavi me boje………… qe po na mbyt, pasi beri edhe kontrollin taks forc per hidrokarburet.
    ne tirane digjet mazut e del tym i zi, helm per jeten ……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *