“Ndryshe nga personifikimi i drejtësisë perëndimore, e cila është një perëndeshë me sy të lidhur që mban në dorë peshoren e paanshme të fajeve të gjithë atyre që gjykohen prej saj, drejtësia shqiptare është një zonjë muhamedane, e cila herë pas here, vështron vjedhurazi përmes perçes së saj se cili apo çfarë ndodhet mbi pjatë, përpara se të rregullojë gurin e peshores”.
Kjo që solla më sipër nuk është asgjë tjetër veçse një thënie e përfaqësuesit amerikan në Shqipëri me 15 gusht të vitit 1928.
Thuajse një shekull ka kaluar që atëherë, por pak ose aspak gjëra kanë ndryshuar, për të mos thënë se gjërat janë rënduar ashpërsisht në dy dekadat e fundit. Në se ka njeri në Shqipëri që mendon se në lëmin e drejtësisë thuajse gjithçka është në rregull, pa asnjë droje ajo mund të përmblidhet në një dyshe të “famshme”, Nishani-Cefa, shefi i Këshillit të lartë të Drejtësisë dhe zëvendësi i tij. Të tjerë, edhe brenda kampit opozitar, për më së shumti aty, nuk ka. Kushdo që ky dy pare mend , ose edhe më pak, e di se strofka e ujqërimit të politikës së korrupsionit tmerrues është pikërisht drejtësia shqiptare.
Ajo që kishte nënvizuar në një raport të tij pothuajse një shekull më parë një përfaqësues i lartë amerikan në Shqipëri tashmë duket foshnjore, pasi përmasat e “perçes që luan” janë të llahtarshme. Në shumë raste perçja është hedhur poshtë.
Një model gjermanik
Përmenda në hyrjen e këtij shkrimi doktor Bartels, njëri ndër juristët e njohur të landit të Baden-Vyrtembergut, në Gjermani, të cilin kam pasur rastin ta njoh. Njeri i diplomuar, me titull të lartë shkencor, të cilat i ka paraqitur në struktura të ndryshme, ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e gjyqësorit, për të qenë sot njëri ndër figurat e njohura të saj. Unë e kam njohur rreth 18 vite më parë, kur ai merrej me çështjen shqiptare dhe kishte si përkthyese një bashkëqytetaren time, Ema Ndoja, aktoren e njohur të kinematografisë shqiptare. Më pas ai shkoi në një gjykatë më të lartë dhe tani vazhdon rrugëtimin e tij në fushën që i është përkushtuar. Jeta e tij është paksa mbi normalen e një qytetari gjerman, banon në një shtëpi të zakonshme, asgjë luksoze nuk ndodhet në përditshmërinë e tij, normalisht, si të gjithë, çdo vit, i nënshtrohet procedurës së paraqitjes së të ardhurave, pastaj bën pagesat shtesë sipas ligjeve përkatëse gjermane, si i bëjmë gjithë ne të tjerët,dhe së fundi, për të qenë më i qartë, edhe për përfitimet që ka nga artikujt e botuar apo materiale të tjera, paguan taksimin e duhur.
Ndërkohë mijëra kilometra larg tij jeton një gjykatës shqiptar, në këtë rast mund të jetë Gjon Gjoni, apo dikush tjetër, emri nuk është edhe aq i rëndësishëm në këtë fazë të analizës sime, i cili, as një thirrje partiake, normalisht të PD-së, ka shkuar në një kurs të sforcuar, i bërë tek plepat në Durrës, nga mori edhe emrin, gjyqtar i plepave, nuk paraqitet askund dhe asnjëherë me ndonjë punim të tij shkencor, nuk ka asnjë titull, gjyqet i zhvillon me sytë e ngulur tek ajo që i ofrohet, dhe, për besnikëri ndaj partisë që e dërgoi tek plepat, zgjidhet edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, dhe, kur hipën në këtë olimp drejtësie, mendon se është Zeusi, shkrumbon, hedh rrufe, përcëllon njerëz të nderuar. Jeton në një luks të llahtarshëm, fal kriminelë droge e vrasës, bëhet palë me falsifikues dhe mashtrues, ndryshon të drejtën e njerëzve për të zgjedhur, e në këtë rast mund të quhet Sashenkë apo diçka tjetër, banon në një shtëpi ultra luksoze, shfaqet nën firmaton e kohës , sepse vetëm ashtu e ndjen se është dikush, dhe, nën bekimin e shefit të tij, bën ligjin.
Përse ndodh kjo në vendin tonë? Sepse mbi gjyqësorin, ashtu si dikur, vendos politika, por tashmë jo thjeshtë për shkaqet e pamenduara të politikës absurde, por për pasurinë nga rrjedh edhe politika.
Një krahasim i pamundur…
Mendoni një gjyqtar në perëndim, cilido qoftë ai, jo vetëm zoti Bartels, i cili, nën justifikimin e procedurës dhe përmes saj, mbyll një çështje në të cilën hetohet zhdukja e më shumë se 200 milionë eurove nga një rrugë që rastësisht quhet “Rruga e kombit”, kur do të duhej të quhej “Vjedhja e kombit”. Cili gjyqtar do të mund ta bënte këtë, në se ai nuk do të ishte i garantuar nga politika se pas kësaj, si nëpër ëndrra, do të ngitë shkallëzimin e karrierës, që në fakt do të thotë shkallëzimi i vjedhjeve? Asnjë. Në bashkësinë evropiane, pa asnjë dyshim, gjyqtari që do të bënte këtë shpallje proceduriale, do të ishte shembulli më tipik i ndotjes së gjyqësisë dhe, jam i bindur, se, as pastrues në ndonjë gjykatë nuk do të ishte më. Parimi i precedentit nuk njihet në këtë rast. Aq më tepër kur në të gjithë këtë histori ishte një togfjalësh me emra si Lulzim Basha dhe të tjerët rreth tij. E gjithë qeveria gjermane do të ngrihej kundër kësaj procedure, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të flakte jashtë tij njeriun që do të bënte krimin e fshehjes së një vjedhjeve masive.
Mendoni një gjyqtar në perëndim , i cili, pasi ka ndodhur një shpërthim masiv, në të cilin vdesin 26 vetë, ka në duar një ndër telefonatat e para të pas shpërthimit të njeriut fajtor me djalin e kryeministrit, dhe këtë të fundit, as edhe një herë të vetme, nuk e thërret të hetojë rreth kësaj bisede. Nuk do të ndodhte as edhe një herë të vetme. Në të kundërtën, do të hapej një dosje e madhe, jo vetëm për atë telefonatë që dëshmon krimin e përbashkët, por edhe për takimet e tjera, bisedat e tjera, lidhjet e përbashkëta, njerëzit mes tyre, ndarjen e fitimeve, kontratat e para dhe të tjerat pas tyre; gjithçka që do të shkonte drejt zbardhjes së një krimi apo pafajësisë së tij. Mirëpo kush guxon të thërrasë djalin e shefit të qeverisë ai është i anatemuar, i mallkuar, ai shpallet heretik, vrasës, dhe këtë e bën vetë shefi i qeverisë. Kujtoni gjëmën e tij pas ngjarjeve të Gërdecit, kërkesën për të shoshitur të gjithë prokurorët e gjykatësit hetues. Ata që e njihnin turrin e një njeriu gjysmë të çmendur, jo nga dhimbja për të vrarët, por nga droja e zbulimit të krimit familjar, ikën; e humbën vendin e punës , por jo gjysmën e nderit; të tjerët, e ruajtën vendin e punës, e humbën nderin,as nuk bëhen merak për këtë, dhe fituan pasuri të jashtëzakonshme.
Në shtetin gjerman, ish ministri i mbrojtjes , njëri ndër pasuesit më të mundshëm të zonjës Merkel, shpresa e demokristianëve, në punimin e tij për titullin doktor i shkencave, kishte plagjiaturë, e cila u zbulua pas disa viteve. Në Shqipëri njerëzit e politikës, si zonja Topalli, marrin tituj shkencor, por askush nuk e di punimin e tyre. Ish-ministri i Mbrojtjes së shtetit gjerman, për disa rreshta të kopjuara, u flak nga zyra e ministrit, doli jashtë partisë së tij, gjithçka u bë në ditën e diellit, pa dhimbje, pa shqetësim se mos humb partia. Ish-ministri i mbrojtjes së Shqipëri, Mediu, republikan që kishte ndihmës një monarkist, u largua nga detyra, por u bë përsëri ministër, çështja e tij u mbyll falë imunitetit parlamentar, të vrarët shkuan në pas jetën e tyre, ministri u kthye aty ku ishte. Gjykatësit morën përfitimin e tyre.
Kriminalizimi si tipar…
Të gjitha këto dihen tashmë. Ajo që ende nuk dihet sa duhet është pikërisht lidhja e nëntokës e gjyqësisë me krimin, me botën e tij, e cila shpesh herë është e përbashkët me botën e politikës.
Njerëzit e drejtësisë që janë më afër politikës, ata janë edhe bosët e krimit juridik. Ata kanë tashmë rrugëtimin e lirë deri në skaj të kriminalizimit të legjislacionit tonë në fushën e drejtësisë, me to dhe përmes tyre, opozita e sotme, e cila mbolli këtë farë të keqe, kanë krijuar bllokun opozitar, dhe mjerisht, në ballë kanë bënë një njeri të cilin e rrotullojnë nga të duan. Ky njeri, Nishani quhet, duhet i pari, botërisht, si në të gjithë botën, të bëjë të ditur pasurinë e tij, përfitimet që ka, shpenzimet, mundësitë për të mbajtur jashtë shtetit, në një shkollë të kushtueshme pjesëtarët e familjes së tij; pastaj, po botërisht, të bëjë të ditur përfitimet e anëtarëve të Këshillit të lartë të Drejtësisë, të ardhurat e tyre vjetore, por jo vetëm të vitit të fundit, pasurinë që kanë, shpenzimet që ndërmarrin, dhe pas kësaj, nj[ë strukturë e posaçme, pranë Ministrisë së Financave, si në të gjithë botën, të bëjë verifikimin, të bëjë zyrtare përfundimet e këtij verifikimi dhe çdo papërthueshmëri të ndëshkohet. Nishani nuk e bën këtë, në të kundërtën ai merr në mbrojtje krimin në drejtësi, duke u bërë pjesë e tij. Ai bëhet merak se ministri i Brendshëm, Tahiri, i dërgon një listë me ngjarje skandaloze, shokuese, të organeve të drejtësisë, ku e pabesueshmja bëhet e besueshme vetëm sepse është në një letër të firmosur nga një titullar i lartë shteti; dhe njëkohësisht, ky Nishan, harron se shefi i tij shpallte prokuroren e përgjithshme puçiste, paraardhësin e tij, presidentin e Republikës, po ashtu, puçist, pa folur për të tjerët, të cilët i mallkonte deri në disa breza. Nishani , duke dëshmuar për pasurinë e tij, të hapur e të pahapur, si ta ketë, nuk duhet të harrojë se ish presidenti i shtetit gjerman, pa asnjë dhimbje, u hoq nga detyra, vetëm sepse kishte marrë një kredi me norma më të ulëta se shtetasit e tij, kur tashmë, kredia zyrtare është dy herë më e ulët se ajo që mori presidenti.
Thonë se peshku qelbet nga sipër. Drejtësia jonë është një ndër llojit e atyre peshqve, që si i thonë në Shkodër, nuk kapet as me gjethe fiku. Mirëpo edhe gjethja e fikut e ka kohën e saj. Në fakt, ajo që rëndon më shumë, në gjithë këto muaj të qeverisjes socialiste, gjërat po ndryshojnë kaq ngadalë, njerëzit po mësohen të dëgjojnë të njëjtat lajme, drejtësia po shkërmoq edhe sot besimin e tyre, sa që mund të vijë shpejt një ditë dhe të bëhet pyetja më e zakonshme: Jeni palë, apo jeni të pafuqishëm?
Është koha të zgjidhni njërën ndër dy mundësitë, ende pa u bërë kjo pyetje, e cila do të kishte fundosur shpresën e shumë njerëzve.

Pyetja per maxhorancen e shtruar nga gazeta DITA per drejtesine ne shqiperi:”Jeni pale,apo jeni te pafuqishem”?mendoj se jane pak-ashume te dyja.Akuza e opozites per floririn nuk eshte pa gje pasi behet me qellim per ti “prere” njerin krah Rames per te vepruar ku ministrin e drejtesis nuk e drejton ky.Mendoj se Ngjela me argumente te shumta qe disponohen do e kishte shpartalluar Nishanin e CO.
Pershendetje zoti Bedri Islami per analizen e sakte te problemit!!!
Ne fund,nuk jam dakort me ty kur thua se- “JENI PALE APO JENI TE PAFUQISHEM”???
Pergjigjen e pyetjes tende edhe ti e ke shume te qarte:
-MAZHORANCA E SOTME ESHTE TRADHETUAR NGA VETJA DHE NDERKOMBETARET,kur Sali Berisha PUSHTONTE NJE NGA NJE INSTITUCIONET KUSHTETUESE me JENICERET E TIJ,qe tani bejne ligjin dhe ULURIJNE PER PAVARESI PUSHTETESH!!!
KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E NDESHKOJNE PROKURORIA DHE GJYKATAT!!!
Kur keto jane pale me…. KRIMINELET,atehere vetem nje …..KRYENGRITJE E ARMATOSUR E TE GJITHE POPULLIT(per deri sa Europa nuk jep zgjidhje tjeter) mund ta PASTROJNE QELBESIREN NGA DREJTESIA SHQIPTARE!!!
Drejtesia eshte njeri nga pushtetet, ndoshta me i rendesishmi, dhe qe duhej te ishte i fundit, i kapur teresisht nga korrupsioni i te gjitha menyrave. Korrupsion me para, me prona, me trafik influence, me shkembime ne netyre, me degjenerim, me kurveri burrash e grash. Nje moçal i vertete dhe i peshtire. Gjykates gangstere dhe mafioze, me pasuri nga me te paimagjinushmet. Nje llum miqsh te interesave personale, me qark te mbyllur.
Pothuajse e pamundur te riorganizohet, mungojne te gjitha mjetet, aq me teper qe ne te gjitha nivelet raporti i shumices eshte ne favor te ish kryeministrit qe punoi fort qe ky raport te ishte ne anen e tij. Rralle mund te gjesh ndonje figure te paster ne sistemin gjyqesor.
Por çeshtja eshte se nuk eshte vetem gjyqesori por edhe prokuroria e i gjithe zinxhiri i dhenies se drejtesise.
Mendesia e korrupsionit dhe e vjedhjes eshte futur ne çdo qelize te administrates, doganave, tatimeve, ekonomise, ushtrise, policise, burgjeve, pronave, hipotekave, bujqesise, pyjeve, tokave, aseteve, politikes, Çdo gje qe ka mbetur ne kete vend.
Te gjithe pushtetet bashke kane gisht ne vjedhjen e Shqiperise. Te gjithe bashke i kane dhene nga nje shqelm duke e shtyre drejt gropes se borxheve, krizes, eksodit, emigrimit, krimit. Gjinet, Shkelzenet, anonimet, gangsteret e Kuvendit dhe te gjithe ata qe u pasuruan ne menyre te paligjshme ka vite qe nuk u hyn gjemb ne kembe.
Vetem nje permbysje e madhe, e forte, e gjithanshme, transparente dhe e ndershme, me nje strategji te qarte dhe me dore te forte, mund te beje ndonje kthese. Por perseri me duket utopike. Gjendja eshte aq e rende sa me duket nga njehere e pa shprese.
Kerkohet nje levizje e re brenda se majtes. Shqiperise nuk i mungojne njerezit e mençur e te ndershem. Por atyre u mungon hapsira.
Edi duhet te ishte prezantuar me ekipe te tjera. Me keta qe u prezantua ne dukje te rinj, por te gjithe pa perjashtim me background korruptiv dhe me koke te ulur. Jane nga ato delet qe ujku i korrupsionit i ka shqyer vite me pare. Nuk perplasin dot grushtin, se ju kthehet mbrapa e ju godet fytyren.
Megjithate duhet te presim, nese do te funksionoje kjo lloj performance.
Nuk eshte kaq e pamundur sa po doni ta paraqisni ju.
Mjafon te verifikohet ,me rigorozitet ,pasuaria e tyre dhe del menjehere se cfare eshte e vjedhur; se cfare nuk buron nga djersa ose te ardhurat e ligjshme.
Nje organizem i vertete,si psh nje ILKDP teresisht e perzgjedhur ne site per kete pune, i kerren themelin ketyre gangstereve te ardhur nga morrat dhe nga plepat.Keshtu dhe vetem keshtu mund ti marresh me shqelma dhe t’i perzesh pergjithmone nga pushteti i drejtesise.Nuk na duhet fare numri i tyre;na duhet vetem cilesia.
Vetem me kete pune te qene,pa do ti shohesh ti se sa te forte jane kjo bande zgjebarake injorantesh;te karfosur sot te lidhjen e tyre kamorriste.
Populli ka nje thenje brilante,-“me mire djepi bosh se shejtani brenda”. Ja keshtu mund te sterilizohet djepja e ketyre qelbesirave malinje te 23 vjetve te fundit.TUNG.
Per ta patur zili eshte edhe drejtesine perendimore.I jep te drejte pushtuesit dhe denon luftetaret e lirise.Keshu ndodhi Serbi- Kosove.U be nje gabim i vogel ne Irak se menduan per arme kimike por nuk i gjeten,u vrane mijra njerez,u shkaterua Iraku kush jep llogari.Ne Siri Turqia mashtroi SHBA se qeveria perdori Sarine,por ushtaraku me i thjeshte nuk e pranon se ,perdorimi i ketj tipi LHL fosfororganike nuk mund te perdoren per kete qellim se ka lende kimike te tjera per kete pune.Vietnamezet kane bere mbi 15 denancime per perdorimin e armes kimike nga SHBA ne Vietnam,asnje proces nuk eshte hapur.
Ne shqiptaret vuajme nga mendimi se po ta thote nje i huaj ka gjithmone te drejt.(na plasi se cka thene ai)
Politikanet e sotem kur u thua miremengjez te pergjigjen ja te pyesim c’thot Evropa e SHBA
Jeni pale,apo te pa fuqishem????…..Ke shume te drejte qe shtron kete pyetje me shume pergjigje dhe shume kuptime….por per ata qe e dine mire si edhe juve ka vetem nje pergjigje dhe kjo eshte: “jane pale”po do te thoni se pse?? po si mund te besosh tek ky pushtet per drejtesi kur ne krye te tij eshte Sali Berisha me Ilir Meten????Vetem nje qorr nuk e shikon se te gjitha marifetet qe ben Berisha,ne prapavije ka Ilir Meten!!! Jam dakorte me avokat Ngjelen se Kanceri i kesaje qeverie eshte Ilir Meta…..dhe ky kancer kete qeveri ka per ta ngrene shpejte!
Vertet kemi shume gjyqtare te kurseve te Plepave, por duhet te jemi te sakte dhe te drejte. Ato lloj kursesh na ne i rekomandoi Bashkimi Europian dhe atje duhet te shkonin njerez qe e kishin nje arsim te larte, pasi dhe ne Amerike kur mbas se mesmes ben nje kolegj me orientim te pergjithshem kur shkon te studiosh drejtesi te njihen edhe vitet e kolegjit dhe ata qe shkuan te kurset e plepave kishin nje formim te larte dhe u duheshin vetem njohuri juridike. Nderkaq iu dha e drejta per te punuar si juriste edhe atyre qe kishin mbaruar SHkollen e Sigurimit dhe nje lende kishin edhe bemat e Sorges. Kjo per te mos merzitur edhe ata qe ishin baza e atij sistemi te poshter. Pra mos u merrni me Kurset e Plepave se ata qene ne rregull. Eshte tjeter nese kane shkuar nga ata qe kane pasur dokumente te falsifikuara. Ky gjynah bie mbi ata qe e kane menaxhuar kete pune, por jo mbi kurset e Plepave. Por me te korruptuar jane ish/siogurimsit. Bedri Islami te luftoje qe te gjithe gazetaret te ngrene zerin kunder ngritjes se Gjykates ne Kosove per 320 serbe kur vetem ne Krushe jane vrare per disa ore vetem burra 117 vete. Paguajne DIk Martin serbet dhe o burra ngri gjykata vetem per shqiptaret. Me pare duhen ngritur per serbet e pastaj per shqiptaret. Po ne Kosove e kudo ku ka shqiptare te gjithe duhet te ngrihemi kunder padrejtesive qe na behen vetem ne . shqiptareve.
Sigurisht te ne kudo vendos politika kur edhe ministri Veliaj i ka marre ato diploma qe ka ne kohe rekord e duke ikur e ardhur sa andej ketej.
Cfare diplomash ka marre moj Mimoza se jam kurioz? Veliaj e ka marre diplomen ne Grand Valley State (ne Michigan). Nuk eshte ndonje universitet apo ndonje diplome qe te dredhe dynjane, por nuk eshte fallso.
Cfare di ti me shume nga ne qe hedh dyshime te tilla? Dhe ne se di dicka me shume perse nuk e thua cope?
Mashtrime dhe manipulime tipike shqiptare
Ky popull o njerez eshte i destinuar te vuaj ..Jemi te mallkuar qe ne rrenje ….Nuk ka rendesi se cjane te majte apo te djathte ….Ata jan njesoj …ata “zihen egrihen ” diten e darkave han e pin bashke ….Nuk ka per tu ber me ky vend …Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote ..qe ndryshimi i sistemit u be pa lufte ..E vetmja lufte ishte terheqja e bustit te E nver hoxhes ……Eshte e veshtire qe njeriu te dali nga guacka e tij ..dhe prandaj kemii aritur ketu ku jemi …….Ska njerez ne shqiperi as per drejtesi as per politikan ..Nuk eperballon dot Shqiperia sistemmin kapitalist ..Shqiptaret te vetmen parrulle qe perdorin ne kapitalizem eshte “Vdekja jote ,jeta ime ” kaq …SA perr krahasimet me Gjermanine ,…jemi vite drite larg …..Ne asnje fushe …nuk kemi pika takimi ..pa lere ne ndergjegjjen enjerzve ……Eshte e besueshme ….per gjyqtarin gjerman ….Une thjesht do te them nje shembull per nje qytetar te thjesht gjermman ..per nje shites kepucesh ….Shkoi nje i huaj dhe bleu nje pale kepuce ….Nuk edua ,kuponin tatimor i tha ….me qellim qe ti merte pak me lire …dhe pergjgjia e shitesit ishte :NUk vjedh shtetin tim !!!!!!! Ne nuk kemi as shtet dhe as drejtesi ….Jemi nje tufe njerzish mjeran parahistotike ,qe nuk njohim ligje e rregulla …qe ata me fatlumet ca na drejtojne dhe ca jan egjykatesa . TURP !
Shkrim shume i goditur per te gjitha problemet e korupsionit qe jane ne Shqiperi, qe dihen tashme dhe nga femijet e vegjel.
Por hyrja e shkrimit me duket skandaloze.
Pse i provokoni, i poshteroni kaq shume Muslimanet,tregoni sikur faji na qenka i Muslimaneve.
Duhet pasur me teper kujdes me keto thenje,aq me teper qe keni dhe mbiemrin Islami.
Zotni i nderuem, hyrja, si e keni lexuar, nuk eshte e gazetarit Islami, por e ambasadorit amerikan ne Tirane, ne vitin 1928.
Z. gazetar, lexuesit jane aq inteligjente sa te kuptojne se shkrimi i z. Islami nuk eshte aspak provokues e poshterues per muslimanet. Une vete jam muhamedane, por nuk shqetesohem nga pohimi i Islamit per percet. Kemi thjesht nje metafore per te shpjeguar korrupsionin ne sistemin gjyqesor. Problemi nuk eshte nese e ke fytyren te mbuluar me perce apo jo, aq me teper qe perceja eshte transparente. Problemi eshte se gjyqtaret nuk i mbyllin syte fare, le me te marrin mundimin qe te pakten te mbajne nje perce sa per sy e faqe, qofte ajo edhe transparente.
shkrim brilant, Je gazeatar qe fatkeqesisht je i vetem ne llojin tend, Une lexoj me nje fryme analizat Tuaja, Faleminderit z. Bedri Islami, po i bene nje sherbim te jashtezakonshem vendit Tuaj qe diagnostikoni si ekspert situaten aktuale qe te gjthe nenze diskutojne por penen e perdorin atje ku behen big deal personale.
Z. Bedri islami ju rri me kamzhikun gazetaresk të dyja palëve dhe kjo është një gje e mirë. E godet pak më shumë kopenë shpellare jo se mban anën e se majtës por se eshte e vërtete si buka qe hame që kjo kope ështe përgjegjëse për krimet me të medha në historine e ketyre 23 vjetëve. Por dhe te majten nuk e lë pa përgjegjesinë dhe fajet që ka. Partneriteti apo bashkejetesa e saj me te keqen po mer përmasa shqetesuese. Ka ardhur koha qe edhe e majta të tregojë duart. E verteta eshtë se ka mjaft shenja qe tregojnë se po e shperdoron besimin e votuesve!? Komentuesit pothuajse me pelqyen te gjithë. Ishin racionalë dhe te drejte në gjykimet e tyre qe në shumicë ishin te paanëshme. Mesa duket koha e tifozllekut dhe e miopisë politike në Shqipëri po përfundon. Z. Bedri e ka vënë re dhe me shkrimin e sotem e inspiron. Nuk ka me te mire se gazetaret qe godasin te keqen kudo pamvaresisht sinoreve politike. Nje shenjë e mirë qe jep shpresa për korigjim! Nderime autor! Ruaje integritetin profesional. Eshtë me i vlefshem sesa ai i njeqind gazetarëve tifozë politikë!
Ne tematikat qe pasqyron z. B.I ngelet gjithmone i lexueshem. Modelet dhe krahasimet e marra jane te sakta, vecse nxjerrin ne nje drite 4-fish me te keqe pamundesite tone per te shkuar drejt Normalitetit.
Nder te pakten gazetare qe kemi; me integritet te larte, saktesi profesionale e kurajo qytetare.
Z. Bedri Islami, sa lodhesh me keto artikuj qe i vleresojme ne qe kemi celesat e kashtes, merr mundimin e shko pyete Kryeministrin dhe kryetarin e PS, Edi Rama, se pse nuk i ben korigjimet e deformimeve qe Sali Berisha beri (me ndihmen e tij) ne Kushtetuten e RSH me 21 prill 2008, duke cenuar pushtetin e Presidentit per te perjetesuar pushtetin e Tij? Apo shpreson se do t’i shfrytezoje per vete?
Hapin e dyte dueht ta besh tek Ilir Meta dhe ta pyesesh: kur mazhoranca i ka 84 votat per korigjimet dhe ripunimin e Kushtetuites se RSH, pse nuk e vendosin qe Presidenti te zgjidhet nga populli? Apo shpreson qe ne te ardhmen te zgjidhet vete President?
Z. Islami, korrupsioni ne Pushtetin e Pavarur te Drejtesise nuk mund te luftohet kur kjo mazhorance erdhi ne pushtet me kompromisin e Ngjalave, kur pronari i tyre ia ka borxh jeten Sali Berishes. Z. Islami arritja me e madhe e UDB-se dhe Sigurimit Grek nuk qene Shkaterrimi i uzineve e fabrikave te Shqiperise ne vitet 1991-1992; as ngritja e Piramidave Financiale; por shkaterrimi me themel i Pushtetit te Pavarur te Drejtesise. Kryeheroi i ketij shkaterrimi do ta gezoje brez pas brezi shperblimin qe ka marre dhe popullit shqiptar ia ka lene litarin perjashta….Sorry!
A të vjen “Zëri i Popullit” atje në Gjermani, z.Bedri?
Kam thene edhe me pare se prokurori Llalla, nga njera ane ben sikur i arreston delikuentet
dhe nga ana tjeter ia ”ben me sy” gjykatave qe t’i lerojne keta delikuente ! Me fjale te tjera
si prokurori ashtua edhe gjykatat jane te korruptuara deri ne metastaze ! Llalla eshte hile-
qari numer nje pastaj vijne gjykatat qe jane te dekompozuara plotesisht dhe duhet nje dizin-
fektim rrenjesor i kesaj plage ne Shqiperi ! Po nuk e beri Pozita do me pelqente qe kjo te deno-
het rendeshem per renje ne kompromis me kete superstrukture te degjeneruar plotesisht !
NE SHQIPERI U MOR DRAFTI I GJYQESORIT TE ITALISE I VITEVE 1953 TE CILIN E KISHTE MIRATUAR MAFIA ITALIANE NE MENYRE QE PER SHUME VITE NJERZIT TE MOS MERNIN DOT PRONAT E TYRE DUKE U ZGJATUR GJYQET .LIGJET ISHIN RREGULLUAR NE KETE FORME DHE NJERZIT NGELNIN DYERVE TE GJYQEVE DERI SA VDISTE BREZI I PARE DHE I DYTE ,NE KETE MENYRE ATA LODHESHIN DHE PRONAT E TOKAVE I GLLABERONTE MAFIA SI SOT NE SHQIPERI. KETO LIGJE DUHET TE RRISHIKOHEN DHE RIBEHEN NDRYSHE KESHTU DO TE JETE GJYQESORI NE VENDIN TONE.
Z. Islami!
Vertet kjo eshte çeshtja: me kalimin e kohes krijohet idea se ose je pale ose i paafte.
Ne te dy rastet ke pergjegjesi. PS u votua per ti treguar vendin abuzimeve. Zgjidhjet jane te sajat, rezultati te jete pozitiv. Nuk mund te presim pa fund qe florizimi i gjyqtareve te vazhdoje pa u ndeshkuar.
Gjyqesori keshtu ne kete gjendje alarmante dhe te mjerueshme eshte edhe ne Kosove.
Pra ketu cdo dite behen shkelje te nje pasnjeshme te kushtetutes, ligjeve dhe askush nuk jep pergjegjesi!!
Pra ligji mund te shkelet kurdo, dhe cfare do kohe nese eshte nevoja per politikanet tane, ne jemi ne gjendje aq te mjerueshme sa qe e gjithe elita politike nuk do te nderroj ndonje gje ne kete fushe.
Ose te themi me qarte, nese nje student apo ndonje njeri i cili ka kryer fakultetin juridik , per te hyre ne pune ne Gjykatat Themelore ne Kosove duhet te jete njeri i PDK-s (partise ne pushtet) ore ndryshe nuk ka ndonje gjase punesimi.
Dhe gjithashtu pajtohem se RRUGA E KOMBIT, ka kushtuar aq shume ne dy anet si Kosove dhe Shqiperi sa qe publikisht kane dal dokumentet te cilat tregojn indikacionet e ish ambasadorit te U.S.A ne Kosove qe ka fituar shuma te medha parash nga politikanet tane.