Një depozitë prej 100 tonësh naftë u derdh në ambjent të hapur në datën 11 prill në Porto Romano në Durrës. Lajmi u publikua nga shumë pak media dhe nuk pati reagime zyrtare publike mbi rastin.
Nafta është përhapur lirshëm në zonën përreth, ndërsa disa foto të botuara në rrjete sociale tregojnë banorë, të cilët janë dyndur me bidona për të marrë naftë në pellgun e krijuar nga nafta.
Ekzistojnë dy versione mbi rrethanat e incidentit. Sipas njërit prej tyre derdhja e naftës në ambjent erdhi pas çarjes së depozitës, kurse një burim nga Dogana i tha Ditës se depozita u zbraz pas një gabimi njerëzor. Sipas tij, një nga operatorët e turnit nuk ka mbyllur drejtimin e shkarkimit të naftës.
Depozita i përket kompanisë Gega Oil. Administratori i “Genklaudis Sh.a” (Gega Oil) është Paulin Gega dhe ka kontratën e furnizimit me naftë të disa institucioneve shtetërore.
Sipas dokumentacionit të publikuar në media, vetë Policia e Shtetit ka blerë 32% të sasisë së karburantit nga kjo firmë, direkt ose me nënkontraktim.
Heshtja rreth rastit dhe privilegjimi i kompanisë në fjalë nuk ndodhin për herë të parë. Vitin e kaluar ajo është akuzuar për falsifikime në pompat e shpërndarjes së naftës në 152 pika shitjeje me pakicë dhe 5 distributorët e shumicës.
Veç mashtrimit dhe vjedhjes së konsumatorit me litrat, shmangiet nga taksat arrijnë shumën e jashtëzakonshme të 400 milionë eurove evazion fiskal ndaj shtetit në 4 vite veprimtari. Akuza u zyrtarizua, por Gega nuk u ndalua, megjithëse sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe sipas Njoftim-Urdhrit nr. 108/1, datë 09.08.2019, ora 10.00, dërguar gjithë komisariateve të policisë së rendit e atyre kufitare, shtetasi Paulin Gega, rezulton i shpallur në kërkim.
“Jo jo, jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit” – shkruante kryeministri Edi Rama pas aksionit tatimor ku u kapën shkeljet e Gegës dhe bosëve të tjerë të shpërndarjes së naftës. (kliko KËTU)
“Asnjë telefon nuk ju ndihmon dot” – deklaronte pas tij zv.kryeministri Erion Brace duke iu drejtuar edhe ai shkelësve dhe evazorëve. (kliko KËTU)
Por as “jo, jo, jo”-të e njëshit e as “përbetimet” e dyshit nuk mjaftuan. Trimi nuk u kap, kurse telefoni i tij funksionoi për mrekulli. “I barabarti para ligjit”, Gega, u largua lirisht nga Shqipëria çuditërisht vetëm pak orë para daljes së urdhërit të ndalimit, kurse pikat e karburantit Gega Oil vijuan punën në gjithë vendin rregullisht.
Si shpjegohet “imuniteti” i Paulinit ndaj ligjit apo heshtja e shtetit për ngjarje si kjo e fundit në Porto Romano? Nuk janë të paktë ata që e lidhin këtë me emrin e Ëngjëll Agaçit (në foton kryesore), sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës.
Faqja online Pamfleti shkruan se Gega ndodhet në Greqi dhe e lidh vendndodhjen e tij me një vilë dhe me Ëngjëll Agaçin, i cili siç shkruan kjo faqe “menaxhon pisllëqet e biznesit VIP”.
E njohur për denoncimet e forta dhe gjuhën e ashpër, faqja shkon më tutje në raportimin e saj:
“Duke qenë se policia, po bën sikur i shpëtoi bosi i kompanisë “Gega Oil”, që ka vjedhur shqiptarët e shtetin në sy të “vigjilencës” së tatimeve e doganave; i rekomandojmë ministrit Sandër Lleshaj, t’i marrë leje kryeministrit Rama, për të pyetur Ëngjëll Agaçin, piranjën që i la vetëm halat, peshkut të madh qeveritar Paulin Gega.
Nëse do kishte gojë ndërgjegja e të sulmuarit në kërkim Paulin Gega, do duheshin 1 muaj netë dimri, për të treguar skemën e përdorur nga Ëngjëll Agaçi, për t’i zhvatur miliona në shkëmbim të sy-mbylljes së ministrisë, tatimeve, doganave, Inpektoratit Teknik, SHISH e Policisë së Shtetit; pas çdo parti malli që sillte nga importi e hidhte në treg, pa llogaritur të ardhurat 100% nga pikat “Gega Oil” në zonën Levan-Rogozhinë e Ballsh-Roskovec (Qarku Fier)”.
Faqja shkruan gjithashtu se me ndërhyrjen e Agaçit për periudhën janar 2017- qershor 2019, iu dhanë Gegës 195 milionë euro rimbursim TVSH, “duke e vënë të parin në listë”, pavarësisht akuzës për evasion të rëndë fiskal gjatë këtyre viteve.
Në raport mund të gjendet edhe premtimi për denoncimin e shërblimeve që ka dhënë Paulin Gega; deri shkollim fëmijësh në Londër në një universitet me djalin e tij, si dhe faktin që nën ndikimin e bashkëshortes së qeveritarit të Rilindjes, bashkëshortja e z.Gega, administrator e Gega Center GKG mori në fund të 2018 një premium shtetëror suksesi.
Gega Oil posedon licensa të shumta në ekonomi, ndërtim e energji të dhëna përgjatë viteve 2005-2018 dhe ajo u rrit pasi mori 300 pika të shitjes “It-Oil”, ish-biznes i “Taçi Oil”, një transaksion i mbushur me pikëpyetje, që mban firmat e dy ish-ministrave të qeverisë Rama.
Megjithëse ligji mbi informimin e publikut e detyron, Ëngjëll Agaçi nuk i është përgjigjur më herët kërkesave të gazetës DITA për të dhënë versionin e tij mbi akuzat që nuk janë të pakta.
Disa gazetarë investigativë e quajnë jo rastësisht zotin Agaçi “apostulli i dymbëdhjetë” dhe e vendosin atë mbi ministrat e Ramës përsa i përket ndikimit për emërimet në administratë.
Në deklarimet e tij të pasurisë lexohen apartamente të bollshme në Romë dhe Tiranë, si dhe disa llogari bankare; pa hyrë në detaje, në vetëm një prej tyre gjenden 400 mijë euro sipas deklarimit të vetë zotit Agaçi në 2018.
Ish-avokati, i cili në publik i flet përherë në vesh kryeministrit, erdhi në Tiranë nga Italia pas fitores së Rilindjes në zgjedhjet e 2013.
Në shtator të atij viti kryeministri i ri Edi Rama e prezantonte Ëngjëllin, atëkohë 44 vjeç, me këto fjalë:
“Historia e Ëngjëll Agaçit është një histori suksesi nga ato në rrugën e emigracionit, ku djem e vajza të dalë nga shtëpitë e varfra shqiptare të viteve ‘90 u nisën drejt ëndrrash në dukje të pamundura dhe i bënë ato të mundura. Me forcën e madhe të ambicies, me vullnetin e fortë të njeriut në një betejë për të ardhmen… I shkëlqyer në studime, i pandalur në punë, i papërtuar… ai la studion e tij të avokatisë në kryeqytetin italian për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës sime që të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kryeministrisë”.




DURRËSI NË DUAR TË MAFJES SI TERE ISH SHQIPERIJUA E MESME NE DUAR TE XHIHADIT!”
Rreth koronavirus te bashkuar me nje deshir e nje qellim!?
————
Ne vend te paraDhenjes
Prape disa lekundje termeti termeti ne qytetin GERMADHE te Durresit 30 vjet me puseta te ujrave te ZEZA te vjedhura dhe llageme MUTI(M…) te hapura!
Prokurorija e hajdarMatajve,e hajdarMUTAVE perfshi SPAK-ALABAK e burgosur ne karantine nuk guxon te zbatoje ‘ligjin’ ne gjendje te jashtezakoneshme te hyje ne Durres e kontrolloje tere pallatet ne hyrje ne te cilat jane bere nderhyrje KRRIMINALE ne strukturat mbajtese ,baza-themele,kollona e arkitrare per ti kthyer katet e para(perdhe) ne ‘biznese’-KAFE-KOKAINE!
Qyteti i Durresit tashme GERMADHE dikur kryeqyteti i ish ‘shtetit te Shqipnise se mesme’ te Esad Pashe Toptanit tani eshte ne duar te xhihadit ,30 vjet ne duar te bandes LSI apo Mulla Omar Like Flori krahu i djathte i kalifit SALI qe mbasi ky i dyti vret 30 vjet SHQIPTARE Likja i PERDHUNON te VRARE duke i quajtur ‘Koke palare’!
‘Koke palare’!
——–
Qe te vertetoni qe ish qyteti bregdetar i Durresit nje nga portet me te rendesishem te mesdheut para ’90 shume me modern e i sofistikuar edhe se ato Greke e italjane sot ‘BOSH’ BETON mjafton te behet krrahesimi i i eksport importeve para ’90-tes e pas keto tridhjet vjet qe eksportojm,e vetem MUT eksportojme vetem droge e prostitucion,eksportojme vetem ‘Mish te bardhe’ dhe Skllever qe edhe bileten e presin vete dhe IMPORTOJME gjitheçka perfshi BUKEN-UJIN-MISHIN !
Nga Serbija miell kafshesh per BUKE nga Saharaja,mut te holluar ne forme uji me mikrobe te deklaruara,Mish me koronavirus e Muca Pazza nga Brazili!
Vetem ‘Lasgushat’ thonj pa prere e karabushat qe fluturojne me presh ne bythe nuk kane sy te shikojne veshe te degjojne e tru te gjykojne qe mjafton te bejne krahesimin e fotografive ‘pikturave’ para e pas ’90-tes te dy porteve te dy vendeve Italise dhe ish Shqiperise,dy porteve atij te Barit-Itali dhe atij te Durresit ish Shqiperi e arrin ne konkluzionin TRAGJIK:
QE ME MILIARDAT E EMIGRANTEVE SHQIPTARE QE PAGUAJNE 30 VJET TAKSAT NE iTALI MBI GJYSEM MILION E VAZHDOJNE TRAJTOHEN SI SKLLEVER NE RADHE PORTI I BARIT DIKUR GERMADHE SI PORT PESHKAREXHASH SOT ESHTE BERE MODERN NDERSA AI I dURRESIT SHKRETETIRE BETON-ARME!!
Qe ta marre vesh Bota mbare bashke me ish shqiptaret qe 30 vjet konsiderohen koke palare mjafton qe te analizoje prokurorija KRRIMINALE e HajdaMatave-mutave-Metave nder tere KRIMET ne ekonomi vetem INVESTIMET-KRRIMINALE ne ish Portin e DURRESIT dhe ne Sistemin hekurudshor Me drejtori te pergjitheshme ne Durres!
Vetem me investimet KRRIMINALE tre perfunduara ne xhepat e mafjes LSI-Like Flori mund te jene kryer me dhjetra vepra penale per MILIARDAT e hedhura ne keto dy sektore qe 30 vjet NUK EGZISTOJNE!
iNVESTOHET NE OBJEKTE,HEKURUDHE,DREJTORI E PERGJITHESHME HEKURUDHJASH ,PORT NE DUAR TE lsi-hajduteri-Like Flori kur skemi 30 vjet as hekurudhe as drejtori te pergjitheshme,as ZYRA po ‘FANTAZMA’ qe paguhen nga ‘buxheti’ i antishtetit firmosur nga kryetari i komisionit te financave te KRIMIT,tifozi Braçe,firmoset nga kryetari i parlamentit te korrupsionit Ruçi dhe miratohet nga ‘presidenti’ i koke palareve simbol i korrupsionit Like Floriri!!!
KRIME! KRIME! VETEM KRIME!
P.S ‘Nuk mund te prese MISRI drejtesi nga nje trup gjykues i perbere nga PULA!
DURRËSI NË DUAR TË MAFJES SI TERE ISH SHQIPERIJUA E MESME NE DUAR TE XHIHADIT!”
Rreth koronavirus te bashkuar me nje deshir e nje qellim!?
————
Ne vend te paraDhenjes
Prape DJEdisa lekundje termeti ne qytetin GERMADHE te Durresit 30 vjet me puseta te ujrave te ZEZA te vjedhura dhe llageme MUTI(M…) te hapura!
Prokurorija e hajdarMatave,e hajdarMUTAVE e daj Metave perfshi SPAK-ALABAK e burgosur ne karantine nuk guxon te zbatoje ‘ligjin’ ne gjendje te jashtezakoneshme te hyje ne Durres e kontrolloje tere pallatet ne hyrje ne te cilat jane bere nderhyrje KRRIMINALE ne strukturat mbajtese ,baza-themele,kollona e arkitrare per ti kthyer katet e para(perdhe) ne ‘biznese’-KAFE-KOKAINE!
Pritet e i luten allahut qe edhe ata qytetare shqiptare dursake te ngelur ti zene pallatet si miu ne òark e mos ngelet me shqiptar i gjalle!
Qyteti i Durresit tashme GERMADHE dikur kryeqyteti i ish ‘shtetit te Shqipnise se mesme’ te Esad Pashe Toptanit tani eshte ne duar te xhihadit ,30 vjet ne duar te bandes LSI apo Mulla Omar Like Flori krahu i djathte i kalifit SALI qe mbasi ky i dyti vret 30 vjet SHQIPTARE Likja i PERDHUNON te VRARE duke i quajtur ‘Koke palare’!
‘Koke palare’!
——–
Qe te vertetoni qe ish qyteti bregdetar i Durresit nje nga portet me te rendesishem te Mesdheut para ’90 shume me modern e i sofistikuar edhe se ato Greke e italjane sot ‘BOSH’ BETON mjafton te behet krrahesimi i i eksport importeve para ’90-tes e pas keto tridhjet vjet qe eksportojm,e vetem MUT eksportojme vetem droge e prostitucion,eksportojme vetem ‘Mish te bardhe’ dhe Skllever qe edhe bileten e presin vete dhe IMPORTOJME gjitheçka perfshi BUKEN-UJIN-MISHIN !
Nga Serbija miell kafshesh per BUKE nga Saharaja,mut te holluar ne forme uji me mikrobe te deklaruara,Mish me koronavirus e Muca Pazza nga Brazili me VALUTE 13 MILIARD BORXH!!??
Vetem ‘Lasgushat’ thonj pa prere e karabushat qe fluturojne me presh ne bythe nuk kane sy te shikojne veshe te degjojne e tru te gjykojne qe mjafton te bejne krahesimin e fotografive ‘pikturave’ para e pas ’90-tes te dy porteve te dy vendeve Italise dhe ish Shqiperise,dy porteve atij te Barit-Itali dhe atij te Durresit ish Shqiperi e arrin ne konkluzionin TRAGJIK:
QE ME MILIARDAT E EMIGRANTEVE SHQIPTARE QE PAGUAJNE 30 VJET TAKSAT NE iTALI MBI GJYSEM MILION E VAZHDOJNE TRAJTOHEN SI SKLLEVER NE RADHE PORTI I BARIT DIKUR GERMADHE SI PORT PESHKAREXHASH SOT ESHTE BERE MODERN NDERSA AI I dURRESIT SHKRETETIRE BETON-ARME!!
Qe ta marre vesh Bota mbare bashke me ish shqiptaret qe 30 vjet konsiderohen koke palare mjafton qe te analizoje prokurorija KRRIMINALE e HajdaMatave-mutave-Metave nder tere KRIMET ne ekonomi vetem INVESTIMET-KRRIMINALE ne ish Portin e DURRESIT dhe ne Sistemin hekurudshor Me drejtori te pergjitheshme ne Durres!
Vetem me investimet KRRIMINALE tre perfunduara ne xhepat e mafjes LSI-Like Flori mund te jene kryer me dhjetra vepra penale per MILIARDAT e hedhura ne keto dy sektore qe 30 vjet NUK EGZISTOJNE!
iNVESTOHET NE OBJEKTE,HEKURUDHE,DREJTORI E PERGJITHESHME HEKURUDHJASH ,PORT NE DUAR TE lsi-hajduteri-Like Flori kur skemi 30 vjet as hekurudhe as drejtori te pergjitheshme,as ZYRA po ‘FANTAZMA’ qe paguhen nga ‘buxheti’ i antishtetit firmosur nga kryetari i komisionit te financave te KRIMIT,tifozi Braçe,firmoset nga kryetari i parlamentit te korrupsionit Ruçi dhe miratohet nga ‘presidenti’ i koke palareve simbol i korrupsionit Like Floriri!!!
KRIME! KRIME! VETEM KRIME!
P.S ‘Nuk mund te prese MISRI drejtesi nga nje trup gjykues i perbere nga PULA!
Dita,
Ku behet miku juaj skraparrliu Braho Spartak si skraparlli por tere jeten ‘dursak torollak’ pse nuk folet per keto krime e tragjedi ne qytetin e tij apo ja kane zene frymen me dsroge me miliarda edhe Edvini dhe LSI dhe Like flori duke e òuar me miliona per tu kuruar edhe ne TURQI kur tere Dursaket e njohin per hajdut maskara delenxhi njesaj si Butkat Agron Tufat e like flori?????
ËNGJELL AGAÇËT dhe DJAJTË RRUGAÇËT ..
Ato qe thote me siper Gramshi nuk jane as sa nje e milionta e krimeve qe jane bere me parate e popullit ne Durres.
Ne cilin do vend jo te perendimit por dhe lindjes tani do ishin shkrire tere istitucionet e drejtesise e do kishin dhene me kohe doreheqje qeverrija e shperndare parlame4ni vetem e vetem qe vazhdon e akordon fonde miliarda per drejtorine e pergjitheshme te Hekurudhave ku drejtore ne leter e me emra jane te LSI-se po qe nuk dihet se ku jetojne se nuk ka as zyra,as administrate as aktivitet e ka 30 vjet qe nuk funksionon asgje…..
Dita mire qe alabakerija e zagareve te lsi me Lesa e Fevzi e konet investigative Tan Hoxha Lala e zorraxhinj meren me breket e Shukriut se paguhen nga LSI po ju nuk kini nje gazetar te nxjere e denoncoje tere miliardat si shpenzime per administraten e hekurudhes Durres kur ska as hekurudhe as administrate po vetem njerez te pa diukshem qe paguhen nga ËNGJEL AGAÇËT e DJAJTE RRUGAÇËT!?
Me mire djepin bosh se shejtanin brenda…
Perderi sa jemi pa shtet pa parlament pa gjyqesor pa i9nformacion e me nje qeverri kukull anonime ò’fare ndryshimi do ki8sh sikur te jepte doreheqje Edvini babai i Zahos…Mjafton drejtori i pergjithshem io policise te mbaje rregull dhe kaq ….
‘Jam Xhamija e jam namazi,
Jam zinxhiri e jam Kafazi,
Jam budrumi e jam zullumi,
Kush ngre koken e mer lumi.”(Sulltani dhe kabineti)