Mua që më ka mbetur koha….

anazapta

Gazetar i vjetër, me një pasion po kaq të vjetër për historinë, Roland Qafoku dha dje një intervistë për DITA-n, ku u prekën shumë tema me rastin e mbylljes së një sezoni të ngjeshur të emisionit të tij Debat, në Channel 1. Para pak muajsh, intervista që ai (ashtu si dhe kolegia Rudina Xhunga) i mori Nexhmije Hoxhës ngjalli debat në opinion.

Reagimet nuk munguan nga kudo ku jetojnë shqiptarë, pra edhe nga SHBA. Këtyre të fundit Qafoku u dha një përgjigje më specifike. Edhe pse nuk përmendi emra, publisti dhe autori i njohur i humorit Pëllumb Kulla ishte një ndër ata që nuk e pritën mirë intervistën, ose më saktë, mënyrën e intervistimit të së vesë se liderit komunist, dhe shkroi këtë reagim për Roland Qafokun. 

Nga Pëllumb Kulla

Dje në gazetën DITA, Roland Qafoku shprehte një mendim të drejtë që ligji për dekriminalizim të shtrihej dhe mbi gazetarët. U bëftë ashtu! Por mes të tjerash, ai shfaqte përbuzje për ca vërejtje që i janë bërë atij pas intervistimit që i ka bërë ai Nexhmije Hoxhës dhe me shumë gjasa më adresohej mua me fjalët

“… Më vjen po aq keq edhe për komente nga ndonjë shqiptar që jeton në SHBA. Shqiptarë të dashur, më vjen keq tu them se u ka mbetur koha ditën që keni ikur nga Shqipëria. Të këshillosh se kë duhet ta marrësh në intervistë e kë jo, pikërisht ky është mentalitet i vjetër komunist. Shqipëria ka ndryshuar aq shumë sa ju nuk e kuptoni.” (Gazeta Dita online)1

Do t’i thoja dy fjalë z.Qafoku, në rast se e ka keqardhjen e tij për pakënaqësinë që kam shprehur unë ndaj intervistës që ai i bëri para ca vjetësh të vesë së diktatorit Hoxha. (Nuk di t’i kenë vajtur vërejtje të tjera që përkëtej oqeanit!).

E pranoj që më ka mbetur ora qëkur kam ikur nga Shqipëria, veçse do të isha i lumtur të më caktonit vitin dhe muajin, se kam bërë shumë ikje dhe ardhje. Unë zakonisht vij atje dy herë në vit dhe thuajse gjysmën e vitit e kaloj atje. Për kënaqësinë tuaj, unë po e përcaktoj vetë, dhe në krahasim me atë që përfytyroni ju, mua ora më ka mbetur edhe shumë vite para se të lindja. Në këtë terren me ju nuk hahem dot.

Lexova me ëndje çka thoshit për staturën e gazetarit dhe bukurinë e gazetarisë investigative, realitetin pozitiv të shndërrimit të individëve me profesione të tjerë në gazetarë, pa kaluar nga fakulteti i llojit, dhe fenomenin e ushtarakëve, që bëhen gazetarë, si rasti juaj që keni bërë shkollë ushtarake dhe ai i amerikanit Pulitzer…

Nexhmije Hoxha gjate intervistes me gazetarin Roland Qafoku

Nexhmije Hoxha gjate intervistes me gazetarin Roland Qafoku

Ju përgëzoj për librin që keni shkruar edhe për qasjen ndaj figurave historike, shkrime që unë nuk i kam lexuar. Unë pata lexuar vetëm atë intervistën që i morët zonjës Hoxha, e cila, dua apo nuk dua unë, është personazh historik, dhe ashtu sikurse Xhungës, ju pat dhënë përgjigje historike e unë për përgjigjet nuk kam vërejtje. Unë vërejtjet i kisha ngaqë pyetjet, – pyetjet tuaja – nuk ishin historike! Unë vazhdoj të kem mendimin, – e prapambetur nga koha, – që personazhit, i cili ka patur peshë në jetët e të tjerëve, i duhen bërë pyetje që i vlojnë përbrenda pjesës më të madhe të popullit dhe jo ato pyetje që i vlojnë përbrenda dhe i ka qejf personazhi historik. Çmoj për këtë Sokol Ballën apo Ilva Taren, për të mos shkuar deri te ndonjë gazetar i huaj familjar tek ne, si Vespa.

Se po të jetë se nuk ndodh kjo që thashë, atëherë intervista nuk ka asgjë historike dhe ca më pak investigative. Uroj që në intervistat me të tjerë që përmendët të keni qenë vërtet në staturën e gazetarit, sepse në atë me Nexhmijen, ende kishit mbetur ushtarak!

Intervistën e gazetarit Roland Qafoku dhënë për DITA e lexoni KËTU

 

Share This Article
3 Comments
  • jam shume i suprizuar me gazeten Dita
    ….pse merreni me qafoke dhe me keta ish ambasadore gaztore dhe vini ne Gijotine nje pothuaj 100 vjecare ?

    sot ku ai vend eshte ne udhekryq apo me sakte po e vene ne kryq

    cfare do te kete bere enveri me nexhmijen jane te justifikuar per ashpersine e tyre me c’po na shohin syte pas 1992

    nje popull absolutisht pa dinjitet..nje klase politike tradhetare nje hordhi intelektuhalesh te ismail karrderizuar.

    Shqiptaret ne amerike do ti ndaja ne amerikane dhe amerikare si puna e ketij gaztorit te enverit.

    ESHTE FATKEQSI KOMBETARE QE DIASPORA SHQIPTARE eshte nga me te dobtat ne amerike dhe pse jo me te urryerat.

    Mbushi Pellumbi mbi 20 vjet NE AMERIKE dhe vetem kanibalizem me ish udheheqjen e kohes qe ose jane ne varr ose e kane nje kembe aty afer.Ky eshte KANIBALIZEM I NDYRE dhe krahas vemjeve si Fejziu-fariballiu.spurdhjak ngjela fatos ulkonja eshte shtuar te diat dhe ky fare lpellumbi qe ja mban ison dhe nje ish oficer-profesor i ml & psh..vampiroidi stefanaq

    Te merresh me Zonjen Nexhmije kur Enveri te ka marre personalisht te ka cuar ne vend pellumbash eshte kanibalizem berishijan .
    Si ka mundesi reaksionare si salimuti apo ky Pellumbi te ngjiteshin kaq lart ne ate te ashtuquajtren diktature.
    Tani ose sistemit enverit ta vlersojme si njerzor me armiqte e tij…ose pellumbi me salimutin kane dosje ne MPB qe si duket I kane pastruar me kohe
    Pa dashur te ofendoj I perkas atij brezi (jam 62 vjec) qe kam refuzuar prere te aderoj ne rradhet e PPSH edhe pse me jane bere te pakten 5 oferta.Kisha mendimin me cfare shikoja ne org. baze te nderrmarrjes ku punoja se PPSH ne baze kishte marre fund;Njerzit karrierista tip berisha kishin dale ne maje dhe te ndershmit mbyllnin gojen ose ruheshin te flisnin.Me rregull “treshi” kjo gjendje ishte dhe ne kupolen e Ramiz Alise..ai system kishte mbaruar

    Do kapitullonte apo do bente “deal” me perendimoret ?!
    Ramiz Alia as nuk shpalli kapitullim ,as nuk rezistoi dhe as beri “deal” si xhentelmen me perendimoret (kuptohet me amerikanet).
    Ketu eshte thelbi problemit.
    Ne nje kohe qe Ramiz Alia pranoi nje pakete te madhe reformash (pa lindur akoma PD)
    1-lirine e shprehjes
    2-lirine e fese
    3-lirine e tubimit
    4-lirine e shtypit
    5-heqjen e ligtit te agjit-proppit
    6-pranimi I ekonomise tregut
    7-lidhjet dipllomatike USA-USSR-GB
    8-lirimi I te perdjekurve politike
    9-njohja e prones private
    10-lejimi I vizitave jashte shtetit
    11 lejimi I pluralizmit
    12 heqja e PPSH si rol udheheqes…etj
    Tregoi se Ramiz Alia teorikisht dhe praktikisht ju bind perendimit…POR ai ishte ky I fundit I ndershem ne rolit e tij ne Shqiperi ?????
    Pikerisht ketu gaboni miku im (nese me pranoni) Pellumb Zaimi.
    Ndoshte jemi moshatare por kemi shume gjera qe na bashkojne dhe pak na ndajne..
    Ajo qe na ndan eshte si me poshte vijon:
    Supozojme qe Ramiz Alia ishte qen bir qeni…po marr versionin tuaj…
    PO AI HAJDUTI NUK KISHTE ASNJE FAJ…????
    Ku e kam fjalen ??
    Ne 1990-1991 donte apo jo Ramiz Alia ai lloj sistemi qe ishte imponuar nga Roosvelti-Curcilli-Stalin ne 1943-1944 kishte rene.
    Per nje mendje te kthjellet ne ate kohe pra ne 1991 situta kerkonte kete rend dite (ki vemendje)
    a-PAJTIM KOMBETAR
    b-PLAN MARSHALL
    c-AUTOKRITIKE & FALJE NGA SISTEMI QE LAME PAS.

    Po cfare ndodhi realisht ?
    Ne periudhen 1989-1991 nuk ngeli ish kolaboracjonist,ish zogist,ish nazist,ish fashist,ish diversant ish ballist,serbofile,grekofile,rusofile,islamike ,antienverist,antikomunist etj pa ardhur ne shqiperi ne kryqzaten me te peshtirosur te historise njerzmit…ajo e dekomunistifikimit qe u gatua ne guzhinen e beogradit dhe te zbatuar teorikisht nga dyshja antishqiptare Rajeson-Elezbiberaj dhe e zbatuar nga dyshja kriminale Berish-hajdari.
    Trekendeshi I Bermudes :2 prilli 1991-prishja e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991 dhe marrja pjese e amb. Rajerson ne menyre te FELLIQUR ne votimet e 1992 nuk kane nevoje per koment por vetem dy fjale :INVAZION DIPLLOMATIK CUDITERISHT I ardhur nga beogradi kur Amerika dhe isah jugosllavia ishin partnere teper te fuqishem..dhe ky ishte nje mallkim per shqiperine..Berisha nje hybrid paranojak I tyre.
    Kjo paranoje vazhdon dhe sot…Berisha,Azem Ha jkari –lul bahici,Rajersoni dhe Elez Biberaj nuk ehodhen ate fare komunizmi (qe vetem komunizem nuk ishte) ne Shqiperi por vetem realizuan disa pika te NACERTANIES SERBE..shkaterrimin e shqiperise,daljen e serbise ne adriatik, islamizimin e vendit dhedorzimin e saj pa kushte nderkomdetareve (si Rama sot).
    U zgjata shume mik I dashur…

    I-Te rekomandoj te lexosh nje liber interesant te ambasdorit te pare gjerman ne shqiperi Verner Daum,te titulluar “shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes” ku del qarte qe ai vecse ambasdor nuk ishte porn je lloj agjenti qe I vuri minat e para atije vendi bashke me ambasadorin grek atehere Kakabassi qe organizuan poshtersisht INCIDENTIN E AMBASADAVE.
    II-Te rekomandoj te lexosh nje interviste te ambasadorit te pare amerikan Edwin William Rajerson dhe ne zotit E Zaloshnja
    III-Intervisten e Elez Biberajt dhene ne Klanin e Blendi Esattoptanit ne vitin 2008..
    Jam I bindur qe pasi ti gjesh dhe ti lexosh me kujdes keto material do mendosh se Shqiperia eshte pushtuar dhe e poshtruar me mirekuptim nga miqte..
    Koment-shkruesi fatkeqesisht pas 21 janarit 2011 e shikon globin toksor si nje xhungel ku zbatohen ne nje menyre perfekte ligjet e seleksionimit te natyres…KU PESHKU I MADH E HA TE VOGLIN..(pa I thene faleminderit)
    Ose e thene ne nje menyre me figurative: Reksi Qeni I dasara malltezes (mbesa e kucedres berishe) shpenzon me shume se 8 jetimet e atyre qe u vrane ne 21 janar2011 nga gjyshi I saj gjakatar qe cuditerisht…e theksoj..cuditerisht nenpunesi arvizu ( alias ambasdor) I thote Burre Shteti..dhe kur Donald Lu ja qe ju I thate te thjefsha reformen e ka sosur te vere lul bashkriminelin k/m ne 2017 sipas nje puthje qe ai e mori nga nje ndihmes sekretare ne vend te firmes me boje te kuqe ne faqe…

    Turpellumb ! god job…qenke mjeshter per ti futur nje shqelm nga mbrapa nje te moshuare qe te kane ndihmuar dhe eshte me nje kembe ne varr…kanibalizem i vitit 2016 nga mergatqyqari i rrefenjave te marikes

  • QAfOKU dhe QAfDERRI,dy ane te ‘medaljes’ FEV ZI!
    Te duja palet njerit qe i ka ngelur ora ne vitin ’90 dhe tjetrit qe i ka shkuar mbrapa ne vitin ’30:’E duan ish Shqiperine si ne kohen e shokut Enver po pa Enverin e Nexhmijen se u kujton -LUFTEN dhe PUNEN e POPULLIT SHQIPETAR!

  • Dicka nuk shkon ne politiken editoriale te gazetes Dita te koheve te fundit.Jemi dakort qe eshte dhe biznes mediatik por te pakten te kete 1 perqind nje fryme atdhetare por jo hic fare.

    Kujt i duhet ky krye-editorial qe Pellumbi nga Amerika i pergjigjet nje fare Qafoku ne Shqiperi se paska permendur me kunj ne nje emision kete PK dhe ky po i kthen reston si ne filmat kalorsiake..per te vene nderin ne vend.

    Jo vetem Pellumbi yne por jane rreth 200 mije shqiptare ne Amerike dhe kane diasporen me idiote ne Amerike se i vetmi sukses i tyre eshte se kane cerek shekulli qe hane dhe vjellin per dite supen me kockat e nverit dhe sekrecjonet e nexhmijes.sipas recetave te kryekomunistofagut elez biberaj qe ne nje fare menyre eshte sali berisah amerikes

    E pyes publikisht PK-en
    or zoteri enverofagos

    e ke marre vesh qe zoti Obama u lidh me KUBEN

    e ke marre vesh qe zoti Obama vizitoi Vietnamin e Hoshiminit para 1 muaji biles shkoi si xhentelmen dhe ne Hiroshima dhe respekti ishte i ndersjellte.

    Pse ju PELLUMBERIT DHE STEFANAQENERIT E DITES VAZHDONI SI DON KISHOTI ME ENVERIN E VDEKUR DHE NEXHMIJEN QE JA KENE BERE ARKIVOLIN GATI….KAQ NEKROFILE EKSTREMISTE JENI ??
    pse nuk merreni me pasurine e sheikut SHEKRDHEN BERISHA QE PO SHTYP NJE POPULL TE TERE ME KOQET E TIJ DHE VERREN E KARMINES ???
    Jam shume i cuditur me keto artikuj ” bombastike ” te ish gaztorit te oborrit enverit Pellumb Kulla .Nuk eshte hera e pare qe ky gaztorEnverit dhe me vone dipllomat shakaxhi i Saliut eshte ne rradhen e pare te kryqzates kanibaleve kunde figures enver hoxhes.

    Kete gafe po e shohim shpesh te gazeta Dita qe vihen perballe ish bythelepires te Enverit si Vafsi Baruti, Qani Duraj,Qemal Lame (ish kryehetues)Ismail Kadareja,Teodor Kareco,Pellumb Kulla,apo tipa qe Enveri i ka trajtuar me kujdes te vecante si Uran Harram Butka qe dalin ketu me “shiit storme” e tyre dhe qelbin dynjane.

    Pastaj fillon faza e dyte qe jepen “kundershtaret” e tyre dhe biznesi arrin majat..Kjo menyre mendoj se eshte gabim sepse:

    1-Mund te numeroj mijra raste qe gjate L2B boterore dhe deri ne ditet e sotme jane bere krime nga me te ndryshmet qofte ne Amerike qofte ne europen perendimore te natyrave te ndryshme dhe nuk ka bere vetem Enveri ne ate kohe .Le te kujtojme kampet e perqendrimit te qytetareve amerikane me origjine japoneze ,bombat atomike ne japoni,bombardimi i dresdenit,napalmi i vietnamit,kukklus klani dhe bejme mire ta mbyllim muhabetin me Enverin qe fillohet sa here hapen fushatat e votimeve.

    2-Ne kohen qe jane mbyllur perfundimisht krimet e perbindeshme dhe te pafundeme te Sali serbit dhe te hapen keto detaje qe kane ndodhur para 70-80 vjetesh keto veprime jo vetem qe jane antishqiptare por dhe veprime kanibalesh dhe hijenash qe ushqehen me sende te vdekura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *