21 qershori, KQZ shpall të hënën rezultatin përfundimtar

Dita

Ditën e hënë pritet që KQZ të bëjë edhe shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 1 qershor. Administrata zgjedhore ka përgatitur edhe tabelat përfundimtare të cilat do të miratohen nga anëtarët.

Në përfundim të zgjedhjeve, vota të vlefshme janë shpallur 1.562.161, prej të cilave, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” siguroi 991.609 vota, “Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet” 507.285 vota. Partitë e tjeraqë garuan jashtë koalicionit siguruan në total 55.968 vota, kurse kandidatët e propozuar nga zgjedhës në total morën 7.299 vota.

Në bazë të Dekretit Nr.8844, datë 15.12.2014, të Presidentit të Republikës, më datën 21 qershor Demokratike do të marrë shtesë vetëm 487,677 lekë. Edhe Partia e Avokat Spartak Ngjelës do të shëprblehet për rezultatin e arritur në zgjedhje, ndonëse me një shumë modeste, 65,723 lekë. Partia Socialiste e Shqipërisë do të përfitojë vetëm 65,151 lekë, pasi rezultati i arritur në zgjedhje ka qenë pothuajse i parashikuar në shpërndarjen fillestare të buxhetit. Borxhlinjtë Por nga ana tetër janë dhe një numër i madh forcash politike të cilat janë borxhlije ndaj KQZ-së.

Rezultati jo shumë i mirë i arritur në zgjedhje ka bërë që KQZ t’u kërkojë lekët disa partive politike që zhgënjyen në zgjedhje. Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, Partia Demokristiane e Shqipërisë e Nard Ndokës, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë e Skënder Gjinushit, Partia Republikane e Fatmir Mediut apo dhe Partia Socialiste e Vërtetë 91 e Petro Koçit, do të duhet të kthejnë lekët.

21 qershori, KQZ shpall të hënën rezultatin përfundimtar 2015 në Republikën e Shqipërisë u zhvilluan Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore. Pas përfundimit të procesit të votimit dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për çdo Njësi Zgjedhore nga KZAZ-të përkatëse dhe KQZ-ja, vendimet e disa KZAZ-ve dhe të KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit të votimeve u ankimuan në KQZ. Gjithashtu në përfundim të shqyrtimeve administrative në KQZ, disa prej vendimeve të KQZ-së u ankimuan në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë. Në përfundim të procedurave ankimore në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor për rezultatet e zgjedhjeve për këshillin, KQZ miratoi shpërndarjen e mandateve për të 61 këshillat vendorë.

Kandidatët fitues për postin e kryetarit të bashkisë

Numri i votave të fituara sipas subjekteve për keshill

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *