21 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit nga 253 persona të dyshuar që janë testuar.
Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës, 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.
Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.
Referuar kurbës së epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
– Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste
j.l./ dita

Ja dhe Kurbini krenar hyri pas Mallakastres ne liste! Disa rrethe te tjera mbeten te turperuara akoma jashte listes, si Gramshi, Voskopoja, Erseka, Leskoviku, Permeti, Komani, e ndonje tjeter. Turp e faqja e zeze!
Epo more Gezim si te shtohen ne liste po sdole nga shpia? Ne Shqiperi po sbere aksident me makine sdel me covid. Ose po nuk je ne listat e.parashikuara nga komiteti teknik. Ata pa dijenine e kumanarit nuk bejne testime ose bejne aq sa u duhen per grafikun qe u eshte percaktuar qe nje muaj me pare. Ah cna beri kjo Fico qe ja mblodhi kumanarit dhe se le te beje testime.
Vetem ish qarku i Gjirokastres mbetet i lire.
Une kam bere ushtrine ne Gjirokaster dhe e shpjegoj kete me higjenes e larte te banoreve te ketij qarku.