“Hipokrizia juaj e fyen inteligjencën time” – Toba Beta – shkrimtar indonezian
Kur ra regjimi komunist në 1990, shumica dërmuese e shqiptarëve kishin për Perëndimin atë imazh që iu ishte krijuar kryesisht nga kanalet televizive: bollëk ekonomik pa hesap, për të gjithë dhe, madje, pa punuar shumë, pastërti dhe bukuri urbanistike dhe arkitektonike të mjediseve, të natyrës, femra dhe meshkuj të hijshëm që s’bëjnë gjë tjetër veç dashuri dhe luajnë filma. Këtyre imazheve, sa reale aq edhe të gënjeshtërta, iu shtua propaganda e paskrupullt e gjithfarë gangsterëve politikë shqiptarë që besuan se erdhi koha e tyre që, mbi prapambetjen shekullore shqiptare të ndërtonin strategjinë e ardhjes në pushtet sa më parë, duke krijuar iluzionin se Shqipëria do të bëhej shumë shpejt” si Evropa”, por me një kusht “të vogël”: të vinin këta në pushtet sa më parë, me çdo mjet dhe me çdo rrugë.
Mirëpo “këta” erdhën në pushtet, jo një herë por disa herë dhe sot, pas 26 viteve nga “revolucioni demokratik”, me gjithë disa ndryshime pozitive, kryesisht në aspektin ekonomik, gjendja e punëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve paraqitet jo e mirë, larg parashikimeve dhe premtimeve të dikurshme dhe përsëri pas gjithë vendeve të tjera evropiane. Pyetja e parë që lind në këtë rast është: Pse? Si është e mundur që, me një sistem politik krejt tjetër dhe me qeveritarë të ndryshëm, antikomunistë të thekur dhe “demokratë të çartur”, pa kurrfarë kufijsh fizikë dhe ideologjikë me Perëndimin dhe me ndihmën “kolosale” të vendeve perëndimore, ky vend dhe ky popull sillet në vorbullën e paqartësisë, kaosit moral, ekonomik, politik dhe social që e mban të shtrënguar në një dëshpërim të vazhdueshëm? Demagogët, që njëherësh janë edhe projektuesit dhe krijuesit e këtij kaosi për përfitime personale politike dhe ekonomike, e drejtojnë gishtin e fajësisë vetëm tek e kaluara e afërt politike e vendit dhe tek kundërshtari politik i radhës. Me gjithë gabimet dhe fajet e periudhës së para 1990, prapambetja shqiptare ka rrënjë të vjetra dhe të thella historike, kulturore, psikologjike e sociale. Në vetëdijen time ka zënë vend bindja se shkaktarët kryesor të prapambetjes jemi vetë ne shqiptarët, e të gjithë brezave. Por objekt i këtij shkrimi nuk janë shkaqet komplekse të prapambetjes tonë. Objekti është i kufizuar. Është ai që e tregon titulli i shkrimit.
Një ndër iluzionet e krijuar tek shqiptarët është ai se zhvillimi dhe përparimi i vendeve perëndimore ka ardhur vetëm për shkak të parimeve që ata propagandojnë dhe të vlerave morale që bartin dhe se ata gjithmonë zgjedhin njerëzit e duhur, të mirë e të drejtë në drejtim të qeverisjeve të vendeve të tyre. Për rrjedhojë, shqiptarët, ashtu si zogjtë e sapoçelur që presin me gojë hapur ushqimin që iu sjell prindi, konsiderojnë thuajse çdo politikan të huaj si engjëll dhe broçkullën më banale që mund të na tregojë ndonjë i huaj e vlerësojnë si aforizëm të artë.
E vërteta është se vendet perëndimore na kanë ndihmuar gjatë këtyre gati tri dekadave dhe na janë gjendur në mjaft raste me ndihma ekonomike e financiare, me pritjet dhe stabilizimin e shqiptarëve emigrantë. Për këtë arsye ne u jemi dhe duhet t’iu jemi gjithnjë mirënjohës. Por, kjo nuk do të thotë që të mos “i japim Cezarit çfarë është e Cezarit dhe Zotit çfarë i takon Zotit”. Refreni 25 vjeçar i këshillave të tyre ka qenë bajat dhe i pasuksesshëm, ndërsa parada e qëndrimeve të tyre ndaj zhvillimeve dhe aktorëve tanë politikë ka qenë e paqartë, me shumë standarde, belbëzake, as mish, as peshk dhe, jo rrallë, edhe e gabuar dhe e dëmshme duke i ekspozuar ata si zhonglerë politikë që tjetër thonë e tjetër bëjnë. Madje, në jo pak raste, zyrtarët dhe kancelaritë perëndimore kanë mbajtur qëndrime mjaft të dëmshme për perspektivat politike të Shqipërisë. Me sa duket, për këto personalitete dhe institucione politike perëndimore e rëndësishme ishte që shqiptarët “u kthyen” në të njëjtën fe politike me të tyren, ndërsa për fatin dhe perspektivën politike të Shqipërisë duket se ata mendojnë, ndonëse nuk e shprehin, se “kaq meritojnë, thefshin qafën…”.
Një popull i pjekur, i zhvilluar dhe dinjitoz i respekton popujt e tjerë dhe shtetarët e tyre. Ndërkohë përpiqet të përfitojë nga përvojat dhe arritjet e të tjerëve, por nuk ia lejon vetes të tregohet aq inferior sa të presë me gojë hapur t’i tregojnë gjithnjë çfarë është e mirë apo e keqe, e drejtë apo e padrejtë, e moralshme apo amorale, përparimtare apo regresive. Ne vërtetë duhet të jemi nxënës gjithë jetën, por jo nxënës që ngelin në klasë.
Iluzionet e shumicës së shqiptarëve për politikanët perëndimorë i kanë shfrytëzuar me sukses batakçinjtë dhe sharlatanët tanë politikë të këtyre 25 viteve duke u përpjekur t’i shesin marrëdhëniet e ndërsjella politike, shoqërimet protokollare apo qoftë edhe një fotografi me figura dhe figurina politike të huaj si dëshmi të vlerave të tyre me demek hyjnore, vlera që nuk i kanë pasur kurrë.
Kjo gjë na kujton një rrëfenjë të vjetër për dy shokë të ngushtë. Pas shumë vitesh, fatet e kishin sjellë që njëri prej tyre të mbetej thuajse askush, ndërsa tjetri të bëhej i pari i vendit. Një ditë të bukur rastisi që i pari i vendit shkoi në qytetin ku banonte shoku i rinisë dhe gjatë ceremonive pritëse ndeshi në shokun e kahershëm. Pasi u takuan, i pari i vendit e pyeti shokun me se mund ta ndihmonte. Shoku i rinisë nuk i kërkoi gjë tjetër veçse sa herë të kalonte afër tij të ndalej për t’i dhënë dorën që të tjerët të shihnin se e kishte mik.
Qëndrimet e gabuara të të huajve në marrëdhënie me shqiptarët dhe Shqipërinë mund të kategorizohen në dy lloje: në qëndrime haptazi të gabuara, antidemokratike dhe të paligjshme, të kundërta me parimet e propaganduar prej vetë atyre dhe në qëndrime as mish, as peshk, të mbajtur kinse për hir të balancave dhe stabilitetit politik por, gjithsesi të gabuara dhe të dëmshme. Qëndrimet e llojit të parë filluan qysh në vitin 1991 kur, për hir të kalimit me çdo kusht të pushtetit politik nga duart e një grupi komunistësh të matufepsur dhe të velur me pushtet në duart e pasardhësve të tyre “atëmohues”, të etur marrëzisht për pushtet, lavdi dhe për pasuri, autoritete të huaj, që shërbenin nën maska diplomatike, ndërhynë brutalisht për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të para pluraliste duke iu kundërvënë praktikisht vullnetit të popullit shqiptar.
Nëse këto qëndrime mund “të justifikoheshin” në ato fillime, ka qenë i pajustifikuar dhe i turpshëm qëndrimi i disa figurave politike evropiane në përkrahje të Sali Berishës edhe pasi ai u bë botërisht i njohur si shkelës i parimeve demokratike që vetë i propagandonte. Nëse flasim për konsekuencë politike dhe integritet moral, dhunimet masive të zgjedhjeve të përgjithshme politike të 26 majit 1996 duhej të kishin qenë caku i fundit i karrierës politike të tij. Këtë cak dhe theqafje politike e kishin në dorë vetëm kancelaritë perëndimore, të cilat kanë qenë të vetëdijshme për hendekun pafundësisht të madh midis fjalëve dhe veprave të këtij sharlatani të dhunshëm.
Kur precedenti i 26 majit solli krizën e marsit 1997, ish-kancelari austriak, Franc Vranicki, i cili erdhi në Shqipëri si përfaqësues i Evropës për zgjidhjen e krizës, u pyet nga gazetarët se cilët ishin engjëjt dhe cilët ishin djajtë e kësaj krize, ai tha: “Edhe djajtë kanë qenë dikur engjëj”. Nënkuptimi ishte i qartë se bëhej fjalë për “engjëll-djallin” Berishë, por shumë pak e kuptuan. Edhe deri këtu ishte mbushur kupa por, meqenëse engjëll-djalli nuk u ndëshkua, erdhi marrja me dhunë e pushtetit në 14 shtator 1998. Pyetja që bëjnë sot ende shumë shqiptarë është: Çfarë do të kishte ndodhur në cilindo shtet perëndimor sikur këto sjellje dhe veprime kriminale t’i kryente dhe kryesonte një politikan i tyre i çmendur? A kanë vallë dy standarde morale, politike dhe demokratike perëndimorët që ndërhynë të mos dënohej keqbërësi shqiptar? Nëse po, atëherë pse e mbajnë prej 25 vjetësh popullin shqiptar në sallën e provimit dhe nuk ia japin “diplomën politike” që e bën pjesëtar të bashkësisë së tyre me pretekstin se nuk ka plotësuar standardet e kërkuar prej tyre? Nëse kërkohen standarde të njëjta në sjellje, pse nuk zbatohen standarde të njëjta edhe në ndëshkime?
Janë tërësisht të padenja dhe të paefektshme disa qëndrime të kancelarive perëndimore siç ishte një reagim gjysmë ilegal ndaj pengmarrjes së prefektit të Shkodrës dhe djegies së komisariatit të policisë në shkurt-mars 1998, i cili dilte nga ambasada kryesore perëndimore në Tiranë dhe e cilësonte Jozefina Topallin si “terroriste”. Po kështu nuk ka qenë aspak e denjë meseleja e “Krokodilit” e vitit 2009, kur për zgjidhjen e krizës së hapjes së kutive të votimeve të falsifikuara u thirrën politikanët kryesorë shqiptarë në një restorant evropian dhe, ende sot, shqiptarët nuk e dinë çfarë u vendos dhe cila palë kishte të drejtë: falsifikuesit e votimeve apo kërkuesit e verifikimit të së vërtetës. Një sjellje prej kulimash ishte edhe dhënia për botim e një raporti të OSBE-së vitin e kaluar i cili ishte thjesht përmbledhje e akuzave që i kishin bërë në media njëra-tjetrës dy partitë kryesore politike. Pyetja që lind është: Ti që jep për botim raporte të tillë, je organizatë politike prestigjioze ndërkombëtare në Tiranë, apo je redaksi e një shtypi bulevardesh? Pse nuk komunikohet qartë, saktë dhe drejtpërdrejt me popullin shqiptar ?
Botimi i një pjese të korrespondencës diplomatike të ambasadës amerikane në Tiranë me qeverinë e vet dhe sjellja e disa ambasadorëve të tyre në Shqipëri nuk lënë vend për dyshime se politikanët perëndimorë tjetër gjë mendojnë për ne dhe sherrxhinjtë tanë politikë dhe tjetër gjë na thonë, të tjera vlerësime bëjnë dhe iu dërgojnë eprorëve të tyre për ta dhe me të tjera fjalë duan të na nanurisin neve. Megjithëse qeverisë së tyre i thonë se Sali Berisha është falsifikator dhe dhunues zgjedhjesh, nëpërkëmbës dhe dhunues i drejtësisë, autokrat dhe shkelës i normave demokratike dhe fjalori i tij politik është një turp kombëtar (eh, kush e di sa gjëra të tjera duhet të përmbajë korrespondenca e pazbërthyer nga Wikileaks!), neve na thonë se ai është “burrë shteti” dhe, pas gjithë zullumeve që ka bërë, shkojnë tani dhe e takojnë në zyrë për t’i marrë mendim (ndoshta leje) për reformën në drejtësi, reformë që, normalisht, duhej ta çonte në burg! Nuk është vetëm për t’u çuditur dhe aq. Është edhe për të pyetur: me ç’kushte ua jep Saliu “mendimet”?
Ishte shumë komprometues dhe i dëmshëm edhe për vetë autoritetin diplomatik e politik të misionit amerikan në Tiranë qëndrimi i ish-ambasadorit të tyre në vitin 2011, kur u ul këmbë mbi këmbë e llërëpërveshur për orë të tëra në sallën e numërimit të votave për bashkinë e Tiranës dhe, megjithëse i uroi fitoren Ramës me dhjetë vota diferencë, heshti kur peshkaqeni politik Sali Berisha realizoi falsifikimin e rezultatit duke mbledhur vota të pavlefshme nëpër kutitë e këshilltarëve bashkiakë.
Edhe pse Lulzim Bashën ua portretizojnë eprorëve të tyre si një “menaxher i dobët” dhe i korruptuar me tenderë rrugësh, neve na e shesin si “yll në ngjitje”. Po mirë, mor miq të respektuar, ky individi është një yll që po ngjitet falë kulturës, intelektit dhe integritetit të lartë moral, apo këto vlera nuk i ka por ju ia vishni që të jetë vegël në makinacione të leverdishme politike? Për çfarë iu nevojitet shqiptarëve një politikan i paaftë dhe i korruptuar që për t’u dukur kokorosh deklaron qysh sot se do të bojkotojë zgjedhjet politike pas një viti e gjysmë, nëse deri atëherë do të jetë kryeministër ai që shumica e popullit shqiptar e ka konfirmuar dy herë me votë të lirë? A mund të përputhet nocioni i demokratit me formimin e një njeriu që kërkon të zëvendësojë vullnetin popullor me vullnetin dhe dëshirat e tij vetjake, ashtu siç ka bërë babai i tij politik me të cilin, siç tha vetë, konsultohet për gjithçka?
A mund të konsiderohet kontribuues për demokracinë në Shqipëri takimi i z. Eduard Kukan me Sali Berishën pak ditë pasi familja e të vrarit nga qeveria Berisha i kërkonte takim zyrtarit të lartë evropian për t’u ankuar për vrasësin e të afërmit të tyre? A mund ta justifikojë këtë takim preteksti i z. Kukan se paskan “bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin për të paktën pesë vjet”, kur njëri ishte Kryetar i Delegacionit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe tjetri kryeministri i Shqipërisë, fshehës i provave të vrasjeve të demonstruesve dhe pengues i drejtësinë në hetimin e atij krimi? Madje z. Kukan e konsideron “të afërt”!
Ashtu si reklamimi i një makine pranë një kampioni botëror të boksit krijon iluzionin se edhe makina është e fortë si kampioni, po ashtu shoqërimet dhe takimet e personaliteteve politike perëndimore me politikanë shqiptarë karagjozë dhe delinkuentë i faktorizojnë dhe i mbajnë gjallë këta të fundit për të keqen e vendit dhe të popullit tonë.
Jo, të nderuar miq! Sjellje të tilla përbëjnë shpërdorim të mirënjohjes që populli shqiptar ka dhe shpreh për vendet dhe popujt tuaj. Ato sjellje po shihen gjithnjë e më qartë si pengesa për përparimin e shoqërisë shqiptare drejtë standardeve që kanë arritur popujt në vendet e zhvilluara që ju përfaqësoni. Natyrisht që nuk është faji i politikanëve të Evropës dhe SHBA pse ne kemi figura politike të pamoralshme dhe të dëmshme, por faji i politikës perëndimore qëndron në faktin se me sjelljet e tyre kanë ndihmuar dhe ndihmojnë që këto figura të mbijetojnë jo për të mirën, por për të keqen tonë. Të ndihmosh të keqen dhe të padrejtën do të thotë të krijosh kushte për kultivimin dhe shumimin e saj edhe në të ardhmen.
Shqiptarët janë mirënjohës, por nuk janë aq naivë sa të mos kuptojnë se mirënjohja e tyre po shpërdorohet. Ka ardhur koha që politikanët perëndimorë dhe përfaqësuesit e tyre në Shqipëri ose të ndryshojnë parimet, ose të ndryshojnë sjelljet dhe qëndrimet e veta ndaj shkelësve të parimeve. Të dyja bashkë nuk mund të rrinë.
Viktor Malaj / Dita – Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

Te quash zhongleret e perendimit eshte gjeja me lehte qe te thuhen per ta.Situata ku ndodhet ai vend sot eshte me keq se I pushtuar..eshte I poshtruar si rralle here ne historine e kombeve.
Qe nga marrja pjese e Will Rajersonit dhe deri ne dite e sotme te dekriminalizmit te Luse me krimelet Bashe berish jemi me keq se nje koloni klasike qe qeverisen me governore te huaj..Por ajo qe nuk I falet ketyre porno-ambasdoreve eshte tolerimi kozmik per Salibishen qe ka arritur te vrase qytetare te pafajshem dhe shurron mbi viktimat dhe jetimet e tyre.Ky eshte kanibalizem..por ne kete drejtim Sali Monstra eshte kriminel por jo fajtor
.Per momentin fajtore jane dy Persona:
Donald Lu
dhe Edi Rama
I pari si nje hipokrit unlimited dhe I dyti si impotent qe po kryen nje tradheti te pabesueshme.
Ne nje cerek shekulli qe ka kaluar statura e kesaj qenie monstruoze eshte rritur aq shume sa po tremb dhe vete shtetare te rendesishem te fuqive te medha.Fakti qe keto po sakrifikojne ambasadore amerikane ,po sakrifikojne emblema si FBI apo NY-Times tregon se ky felliqsire ka gjetur menyra per ti korruptuar me shuma marramendese.Vrasja mafjoze e Trebickes ,prurja e nje eksperti te paguar dhe rasti I paisjes me vize amerikane te gjeneral Luan Hoxhes pasi eshte ishte kercenuar me jete nga DjallI Berishes,Sypeshkaqeni flet vete dhe nuk do koment.
Kush e pruri kete monster ?
Kete e thote sakte Fred Abrahams: Qeverite amerikane prune berishen ne pushtet ne vitet 90’ dhe e toleruan per super krimet e tij gjoja se hodhi komunizmin…Kaq mjafton qe zoti Bedri te mos kete frike te thote te verteten.Pra ku gabuan amerikanet ne Shqiperi nga 1991 dhe ne vazhdim me saliserbin e tyre…
***
Eshte mekat..eshte krim qe sot analiste shqipfoles ne vend te germojne per lidhjet e Salisatanit ne dy dekadat e fundit “bombardojne” akoma opininin me vrasjet e Enverit ne vitet 40-50 kur dhe bota ne ato vite ka beret e tilla veprime biles me shume qe nuk eshte vendi per argument.
Nje shkrim teper interesan I Shaqir Vukajt ne gazeten Dita ne 16 maj 2015 thote se per rrezimine causheskut ishin marre vesh Gorbacovi me Bush Senjorin: Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut…Per kete qellim disa vite me pare u derguan agjetura nga Usa-Rusia-jugosllavia-anglia e deri te Izraeli qe pregatiten terrenin dhe dihet cfare ndodhi.
Po te ne pse nuk hapen ?!
Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.
Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.
Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.
Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel…
eshte koha qe amerika dhe europa te dorzojne koken e frankeshtein monster ..PERBINDESHIN BERISHE…
***
Sulmi I “ madh”qe po I behet soti Saliqenit nuk eshte I justifikuar pasi ai eshte nje actor I keq qe e ka luajtur me nje egersi primitive rolin qe ka patur pra eshte actor kurse ju duhet te merreni me regjizoret e kam fjalen per gjeo-strateget amerikane te cilet ne vitin 1990-1991 nuk duhet te futnin Shqiperine ne Cunamin e tyre per “permbysjen” e qeverive ne vendet e bllokut lindor pasi ne ishim larguar de fakto ne 1960.
Berishen e pruri Hilli & Bill Rajersonoviq se bashku me serbishtfolesin Biberaj qe nuk e lidh asgje me Shqiperine pervec instikteve “deleted” antikomuniste.
Marrja pjese e ambasdorit amerikano-beogradas Rajerson ne votimet e 22 marsit 1992 shenoi kalimin e natij vendi ne nje Republike ambasadoriale dhe vazhdon dhe sot nen “menaxhimin” e Donald Luse qe duket hapur se eshte emruar nga lobi saliqenit ne Washington dhe dihet kush jane.Pra thjesht Sali serbi livadhis se zyrtaret amerikane kryesore qe merren me shqiperine jane fans ate berishes ose me sakte ai eshte Kuisling I tyre dhe kjo eshte e frikeshme
***
Cfare duhet bere ?
E pakta si fillim mjafton te thuhet e verteta e llahtareshme:
Jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar si asnje komb ne historine e njerzimit se kemi “pushtuar” veten me ndihmen e miqve.
Te rregullosh masakrat ne politike dhe ekonomi nga vandalet berishiste duhen vite ..dhjetvjecare por te rimekembim dinjitetin eshte e thjeshte..te nderpresim luften komike kunder berishes dhe ti kerkojme llogari dy fajtoreve Donald Lu & Edi Rama per ato qe folem me lart.
Nuk eshte e tepet te themi se dergimi I 1000 muxhahidineve qe u zbulua nga ardhja e John Kerrit dhe reagimi Zero I shoqerise shqiptare per kete gafe te panevojeshme tregon se ato qe prune berishen ne pushtet ne 1991 jane akoma te fuqishem.
Si duhet bere ?
Dihet qe John Kerry ne vitet 70’ si luftetar I Vietnamit ne menyre madheshtore ju kundervu qeverise amerikane duke kerkuar pa kushte Largimin nga kjo lufte dhe habiti jo vetem Ameriken por dhe boten per guximin e tij ..biles ne shenje revolte I hodhi dekoratat e luftes te oborri I shtepise bardhe
Nje I tille duhet dhe sot ne Shqiperi..Duhet nje Xhon Kerry junior qe ti drejtohet qeverise amerikane ne menyre te sakte:
Boll te nderur miq amerikane:
Komedia me saliqenin tuaj ka mbaruar.Durimi I shqiptareve ka kaluar cdo limit njerzor.Merrni masa na I hiqni qafe me po me ato menyra qe e prute ne pushtet me invazionin e 2 prillit 1991…Ne rastin me te keq nqs ka qene I federuar ne ndonje sherbim inteligjent jepini ndonje azil ne ndonje ishull te Karaibeve dhe lidhini pension per sherbimet e tij…
Edhe nese nuk keni para per “pensionin e luftes” te tij drejtohunishqiptareve qe do japin miliona nga xhepi vec ta heqim qafe…Biles aq shume para do mblidhen san je pjese jepjani bakshish Rajersonit,Elezbiberajt dhe Frank Winsnerit qe jane serberisha e vertete
FAKTI I ‘DITES’!
‘Kamikazet’ e informacionit,eunuke te perdhunuesve perendimore qe 25 vjet popullit nuk i kane folur me goje por me bythe!
——————————————–
Kush ‘kamikaz i informacionit’ 25 vjet foli per Ekonomine e vendit e Buken e popullit le te dale vetem nje emer!Krriminele te informacionit mos e kerkoni fajtorin tek perendimi qe i hapet bythen u vute edhe gtrate dhe vajzat ne dispozicion ambasadoreve qe u ra infarkt mbi dafllak!?
-Kush ‘gazetar’ alabak e ‘intelektual llogaritar’ e ‘profesor’ ngriti zerin kunder teorise antishqipetare te ‘terapise se shokut’ qe shkaterroi 100 perqind bazen ekonomike te shtetit kur 25 vjet B.Q e ‘informacionit’ vazhdojne tu lepijne bythen edhe sot e kesaj dite ‘profesoreve’ krriminele ulur ne parlament,ne keshillin mbikQires se Bankes dhe me paturpesine me te madhe na japin dhe nje çmim nderi ‘PASHKO’ per ekonomine kur ‘kunetrit’ e kunatat’ Rrulat Berishat BulkuBerisha Bodet Berisha Bashat Berishat,Blushat ..po qarkullojne 25 vjet gjakun e femijeve te pa ngrene ne venat e kapilaret e krimit e korrupsionit me imunitet!?
‘Kamikazet e informacionit’ 25 vjet me ‘kanceleri perendimore’ ke kane parasysh Europen,Italine,Francen apo ‘ATE’qe dhjesin gjak kur ti permendin edhe emerin AMERIQINE qe ka te derguar ne Bathore Neron Saline!?
‘KLamikaze te informacionit’ ju ini pjesa me e inkriminuar dhe me injorantja dhe antishqipetarja e ketij populli sepse 25 vjet kini hedhur shashka tymuese ne sherbim te krimit e korrupsionit ne mbeshtetje te krrimineleve me imunitet:
Ju nuk kini folur kyrre qe tek ne slindi as pluralizem po kini 25 vjet qe flisni per emera te veçante Sali,Nano.Meta,Bblushi,Bode,Basha,Fullhani,Bregu,Berisha,Blushi,Berisha…KUR ATA PA PERJASHTIM I KANE TE LYERA DUART ME GJAK JO TEK 21 JANARI POR KRIMI EKONOMIK FINANCIAR E BANKAR DHE TERE PASURIJA KOMBETARE TRASFERUAR JASHTE —–JETOJNE 25 VJET PA PERJASHTIM SI KANIBALET ME GJAK FEMIJESH TE URITUR!
‘Kamikaze te informacionit’ ju ini krriminele te lirise se fjales trasparences e lirise se per te mbuluar krimin e korrupsionin e shperberjen pas 25 vjetesh qe i kini hapur bythen perendimit dhe fajin ja kini hedhur ‘KATOVICES’ sipas teorise se nje tjetri te inkriminuari me imunitet qe quhet SERVET sikur ky vend te ish drejtuar ngaq aqmbasdadore RUSE te LINDJES e jo ARVIZINJ E ‘BURRA SHTETI’ TE PERENDIMIT TE NJE POPULLI.
‘Kamikaze te informacionit’ ju do ngeleni si krriminelet me te medhenj te ketij populli se 25 vjet propoganduat ‘terapine e shokut’,’biznes’.’Monopol’,klientalizem”nepotizem”Konòesione’ dhe as qe u shkonte ne mendje se ky popull U SHPERBE se nuk u ndertua as BAZE EKONOMIKE,AS SISTEM ME EMER EKONOMIK—-E PER RRJEDHOJE NUK KA SI TE KETE SISTEM POLITIK—-SKA SHTET!Kujt ja kerkoni tani kete perendimit apo BE qe nuk ka egzistuar asnjehere si organizem politik e ushtarak e qe po shkon drejt shperberjes edhe si organizem ekonomik e monedha e perbashket!Si nuk u vjen turp kur perendimin e kuptoni me ca lilipute ambasadore apo Kukane Fyle qe tallnin loqet me ca ministre te integrimit e ca qeverritare kujslinge duke ju thene se do integroheni me ‘:3 LIGJE’–Alabake e injorante!
ALABAKE TE DIZINFORMACIONIT:
Per ke vend dhe popull flisni pas 25 vjetesh kur pasurija mbi e nentokesore tashme nuk eshte me dhe krimi ekonomik politik financiar e bankar jeton me BORXHE NGA ATA QE U FALEM MBI E NENTOKEN E TANI JO VETEM NUK NA JAPIN BORXHE POR NA KERKOJNE BORXHET QE NA KANE DHENE PER TU SHLYER BORXHET dhe krriminelet me imunitet MARIN BORXHE QE TI MBUSHIN MENDJEN POPULLIT QE ME KETO BORXHE PO TE JENE NE PUSHTET EDHE 25 VJET DO TU LAJNE BORXHET ATYRE QE U KEMI MARRE BORXHE!
Ne cilen vend te Botes se trete FMN dhe BB kane zhvilluar ndonje vend duke u dhene BORXHE bERISHAVE,BLUSHAVE,BODEVE,BASHAVE PER TE HEQUR QIMET ‘ZONJAT E PARA’ NEPER BOTE KUR POPULLIT SHQIPETAR 25 VJET NUK I KA NGELUR ME LESH NE BYTHE!
Shperndahet urgjent parlamenti i krimit ,te kerkohet largimi urgjent i ambasadoreve JAKOMONE shqipetaret te rimarin pas 25 vjetesh parlamentin e vjedhur dhe te zgjedhin 70 shqipetare te moralshem direkt me emer e mbiemer—-Te shpronesohen shpronesuesit!Sekuestrohen tere pasurite e tundeshme e pa tundeshme brenda dhe jashte!
MONOPOLET!
(Monopolet pjelle e ‘biznesit’varrmihes i ekonomise financave e politiQise ndersa monopoli i informacionit varri i demokracise e ish Shqiperise)
—————-
I respektuari k/redaktor,e nderuara redaksi,
Monopolet jane zakonisht varrmihesit e ekonomise zhvillimit sepse ato nuk i pranojne parimet baze te ‘ekonomise se tregut’ dhe jo vetem kaqe por nepermjet ‘bizneseve’ te erreta e pa perfillur parimet Meritokraci.-Barazi mundesish.konkurence mbasi krijohen si monopole jo vetem nuk i pranojne por nuk tolerojne ulje òmimesh e per rrjedhoje nuk ka rritje konsumi qe te levize rrota e ekonomise perkundrazi nuk pranojne konkurence dhe i hapin rruge jo trutrit por klientalizmit,jo aftesise por nepotizmit! VARRMIHES TE EKONOMISE!
Monopoli i informacionit eshte Tragjedi e demokracise!
—————
Minopolizimi i ekonomise perben fatkeqesi per zhvillimin e nje vendi dhe e le ate nje vend te ‘Botes se trete’ si ky i yni 25 vjet.Monopolizimi i politikes qe eshte ‘shprehje e koncentruar e ekonomise’ e le vendin pa sistem ekonomik pa demokraci por me mentalitete mesjetare bajraqe e trashegimni brenda ‘dinastish’ si tek ne ‘dinastija META’,’dinastija Berisha’,’Dinastija Blushi’, e me radhe…
Monopolizimi i informacionit ne sherbim te monopolit ekonomik e politik eshte tragjedija me e madhe ne sherbim te krimit qe vret shpresen ,humb besimin shperben popullin fshin nga harta vene e popuj te vegjel si ky i yni!
Shqipetaret 25 vjet jane ne terr informacioni , e per rrjedhoje monopolet krriminale politike dhe ekonomike vodhen VENDIN se nuk paten ‘ROJEN’ informacion shqipetaaret ti tregonin KRRIMINELET e huaj dhe kujslinget e brendshem antishqipetare:
Kur kjo e perditeshme si nga te paktat ne kete vend qe jep shprese rilindje pas 25 vitesh vjen verrdalle si mize pa koke rrethe krrimit antishqipetar te jashtem e te brendshem me dy tre ‘pena’ monopol i ndonje te ‘krishteri’ Stefanaq apo Viktor APO ndonje Islami me emerin Bedri .me gjithe respektin nga pikpamja humane me hartimet qe shkruajne nuk i bejne vetem keq monopolit informacion por demtojne rende kauzen shqipetare sepse me apo pa dashje jane vene ne sherbim te monopoleve gjakpirese ekonomik e politik!
Sot pas 25 vjetesh Rrevoluvcioni eshte çeshje e shtruar per zgjidhje dhe rrevolucionin e ‘udheheq informaqcioni’ dhe brezi i ri te cilit i mungon ky informacion 25 vjet.Rrevolucion do te thote te vecesh kunder rrymes si thote Papa gje qe nuk e thote ky informacion ‘monopol’ i bathores ne sherbim jo te popullit shqipetar por te antishqipetarizmes 25 vjet ne parlament me regji te huaja .Berishat ashtu si Blushat jane monopol ne duar te Beogradasve dhe Biberajve!
JEPINI LIRI MENDIMIT TE LIRE TE PA VARUR E PROFESIONIST SI DIKUR RILINDASVE PO KERKONI TE LIRONI SHQIPETARET NGA BURGJET E MONOPOLEVE!
XHONGLERET E PERENDIMIT!?
-Po pupacet ne duar te xhonglereve 25 vjet kush kane qene or ti ‘zhurmues’ 25 vjet i informacionit,Populli ‘idjot’ ‘pupace’ ne duar te ambasadoreve e xhonklereve BE NA ME apo ‘tellallet pupace te informacionit’ gobbelsianet FEV zinj!?
Sado që njihemi botërisht për kokfortësi , në shqipëtarët duhet të pranojmë , më në fund , paaftësinë tonë për të qenë shtet më vete .
Ismail Qemali dhe Fan Noli e donin Shqipërinë brenda një Federate Ballkanike.
Dje Rusët dhe sot Amerikanët nuk e lejojnë këtë Federatë.Amerikanët e bënë Ballkanin koqe-koqe që të tallin bythën me të .
Po ne ishim dhe mbetëm fshatarë naivë.Skllevër e bij skllevërish , s’ ka mbetur legen i huaj pa u tallur me ne.Ne na mban gjallë urrejtja për njeri-tjetrin .
Rroftë Federata Ballkanike ose Shtetet e Bashkuara të Ballkanit !