Një incident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, një grup prej 21 emigrantësh shqiptarë kanë marrë “peng” një anije mallrash që ishte nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Nëntëmbëdhjetë burra dhe dy fëmijë u fshehën nën një prej kontenierëve të mullinjve të erës që anija po sillte nga Bilbao për në Angli. Pasi kishin udhëtuar gjithë rrugës pa u vënë re nga marinarët, kur ishin pranë brigjeve britanike shqiptarët dolën nga vendi i fshehjes.
Ata ishin të vendosur që ta kalonin pjesën tjetër të rrugës me not për t’i shpëtuar kontrolleve të Policisë së Kufirit.
Por teksa ndodheshin në kuvertë, një prej rojave të portit, i cili nuk i dha asnjë sinjal anijes për t’u ankoruar. Ai njoftoi menjëherë policinë dhe autoritetet përkatëse.
Ekuipazhi u la të merrej me emigrantët për gati 24 orë, ndërsa në breg po përgatitej kurthi për kapjen e tyre.
“Kjo tingëllon e çmendur, por ata ishin fshehur në njërën nga ato kontenierët e mëdhenj. Askush nuk mendoi të kontrollonte mullinjtë në Bilbao, ata dolën jashtë kur anija ishte afër Britanisë. Unë mendoj se ata ishin të lodhur dhe të uritur, por kishin menduar edhe sesi mund ta merrnin anijen”, tha një burim për “The Sun”.
Shqiptarët janë arrestuar tashmë dhe sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, ata po trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit.
o.j/dita

pushtojne te fshehur si miu. aman
U bete edhe ju o “Dita” si ajo pacavurja e Meros?! Jo pushtoi, jo shpartalloi, jo shpertheu….
E shqiptaret e shkrete. Te ishte ndonje rrace tjeter do e kishin konsideruar si human emergency. Jane shqiptare e u thone grabites anije.
Ata as kane bere ndonje tentative per ta grabitur anijen..
Rrofte Ramuti, Rrofte barazia gjinore, me ballkone the rrezikshme..Rrofte Parlamenti me deputete te rrezikuar nga ballkonet e femrave
Punetoret e skelave hidhen vete nga ballkonet e pallateve..
Rrofte Fazllici
Rrofte Shengeni Jugosllav
Eshte bere Anglia si Kukesi I Ri taj edhe Loke me tirqe kam pare ne Londer….Si zakonisht punet per Shqiptaret jane shfrytezimi nga maloket e tjere ne Lavazho,hajdute shtepish ose minj qe she’s in drogen.Habitem si ikin nga Rep e Bananeve e edvin pordhes,sali qenit dhe ilir hajdutit.Rrini rregulloni Atdheun dhe te hame te skaduarat e Samir Manes e te vdesim nga 45 vjec.