Kryetari i PS-së, Edi Rama, mendon se Shqipëria e 21 viteve pas 1992, nuk është ajo që ëndërrohej. Ai shkruan në profilin e tij në “Twitter”, se Shqipëria e sotshme nuk është më e pastër se ajo e 22 marsit 1992, nuk ka më shumë plazhe se atëherë, s’ka më shumë pyje e kodra se atëherë.
Sipas tij, nuk ka më shumë ujra për tokat e bukës dhe monumente të kulturës më të mbrojtura.
Mesazhi vjen në reagim të festës së përvjetorit të fitores së PD-së më 22 mars 1992, parti në të cilën Rama ishte aktivizuar në javët e para të themelimit të saj.

Sigurisht sot festojne” fitoren ” agjenturat e huaja qe e deshen kete vend nje valvul shkarkimi per plehrat dhe mallrat stok te europes. Sot feston ish sigurimi i shtetit, qe nuk i hyri gjemb ne kembe, perkundrazi qe e vazhdoi raprezaljen ndaj shtreses se persekutuar deri sa ua mori frymen, dhe qe pronaret e medhenj i la me tapite ne duar ca ne çmendine e ca nen dhe. Sot feston Shkelzen Bajraktari njeriu me i urryer i ish Sigurimit te Shtetit Diktatorial qe pasardhesin e vet e ka Drejtor ne Ministrine e Rendit, si ky edhe te tjeret femijet e tyre i kane lene pasardhes me “amanete”… Sot festojne gjithe segmentet antishqiptare kriminale dhe kane ulur kokat (por jo pa shprese) gjithe njerezit me integritet qofte komuniste idealiste qofte nacionaliste idealiste. keshtu 22 marsi i 2014 do te jete nje dite feste per gjithe shqiptaret qe duan prosperitetin e Shqiperise dhe qe nuk shiten e blihen si bagetite..