Urimet me te mira per ju z.Thano dhe stafin e gazetes Dita,e cila na eshte bere si “droge”,kjo, fale punes se palodhur qe beni ju si ekip.Ne lexuesit e marrim me mend se sa e veshtire eshte puna juaj,prandaj dhe ju kujtojme, qe ta dini se ne i dijme veshtirsite tuaja.Ju nxisim qe te jeni kampione te te vertetes,ju keni mbetur media me serioze ne Shqiperi,ju keni mbetur te lire,ju nuk e kini shitur shpirtin tuaj per para.Te vetmin sugjerim kam per moderatoret qe jane ne panel sipas radhes(e di qe kane pune me tension) ju lutmi mos lejoni komente me fyerje,sharje rrugachanesh,problem qe e kane ngritur dhe lexues te tjere me lart.
Ne menyre te vecante mos lejoni kurre fyerje me karakter fetar,krahinor,te cilat lene ndiesi shume te hidhur me “qitje te larget”.Me mire disa komentues me pak se sa te lejohen komentet e tyre percarese e coroditese.Ju lutem, vendoseni kete rregull ne median tuaj.Nuk ka gje me te rende per ne shqiptaret e vuajtur me shekuj se sa percarja fetare dhe krahinore.Te paret tane na e kane lene amanet fetar dhe krahinor.Mjere spekullantet.Cfare nuk bejne armiqte e vjeter dhe te rinj per te futur pyka te tilla.Ju lutem,Jeni vigjilente!.Ju urojme shendet dhe suksese ne misionin tuaj te fjales se lire e te ndershme.
I dashur Plaku
Plotesisht dakord me ju.
Kemi gjithandej ne kete fshatin tone nga ata qe hedhin gurin dhe fshehin doren.
Nuk vihet ne diskutim angazhimi per te shmangur keto lloj komentesh.
Por mbi kete do tju lutesha qe sapo hasni te tilla qe mund ti kene shpetuar sites sone te me nisni nje mesazh privat tek emaili im [email protected] mbi komentin qe gjykoni qe eshte me keto qellime qe nuk na perfaqesojne. Me thoni titullin e shkrimin ku e hasni dhe pseudonimin e postuesit. Do fshihet menjehere nga une vete.
E rendesishme dhe e shendetshme eshte qe edhe nese ka te tille te pashmangshem, ata jane pak. Ne fund fiton e verteta e shumices. Besoje kete. Eshte thjesht ceshtje kohe para se forca e gjerave te vendose rendin e saj. Ka skepticizem per kete po keshtu eshte. E humbim besimin tek kjo thjesht sepse e Verteta dhe Ne e masim kohen me “kute” te ndryshme 🙂
Z. Thano,
Si lexuese e rregullt e DITA on line do deshiroja te lexoja me shpesh shkrime tuajat dhe opinione mbi ngjarjet kryesore. Flasin vend e pavend cdo lloj “gazetarucesh me ore te kuqe” dhe opinioniste alla çiliane dhe gazetaret e vertete heshtin ose jane me shume angleze se sa duhet. Kam nje verejtje per gazeten persa i perket komenteve, te cilat sot, date 14 janar, jane censuruar jo pak. Nuk e kam fjalen per komentet ordinere me fjalor banal, por komente dhe refleksione mbi situatat dhe zhvillimet ekonomike ne vend.
Kjo lloj censure heq deshiren per te ndjekur ne vazhdim gazeten.
Ka boll probleme ky vend, qe nga siguria e jeteses e deri tek taksat e larta, ku sidomos kete vit, 2015 qeveria po nxjerr dhjamin nga pleshti. Paketa e re fiskale ose “paketa e nxjerrjes se dhjamit nga pleshti” mund te ishte nje teme mjaft interesante per kopertinen tuaj. Kjo nuk ka lidhje me politiken, kjo ka lidhje me xhepin tim dhe xhepin tend. Prandaj eshte nje teme qe i intereson te gjitheve (pervec hajduteve te politikes), per te cilen ja vlen te diskutosh dhe gjate.
Ne pritje te komenteve dhe opinioneve tuaja…
Respekte.
Meri
Nuk e di cfare ka ndodhur ne dt 14 por do flas me tre redaktoret online per shqetesimin tuaj dhe ate te Plakut ne komentin me poshte.
Kemi diskutuar shume here ketu edhe me te tjere mbi temen e reagimeve online dhe une e kam thene si e mendoj.
Sigurisht qe rekomandimet, udhezimet e ne qofte e nevojshme urdherat per redaktoret online, mbi korrigjimet dhe fshirjet para dhe pas miratimit te postimit jane dhe do jene te vijueshme. Eshte terren qe kontrollohet me veshtiresi sidomos ne lajmet qe ngjallin sh debat.
Per pjesen e mesazhit ku me thua te angazhohem shpesh…
Nuk “bej anglezin” sic thoni, nuk do tia lejoja vetes ne keto kushte.
Nuk gjej kohen e mjaftueshme per te shkruar vete shpesh por kjo nuk do te thote qe hesht. Flasin “ne emrin tim” edhe vendimet dhe perzgjedhjet e perditshme per ate qe del ne Dita sidomos ne versionin print.
Opinionistet qe permend kam pershtypjen qe jane tjeter gje. Thuajse asnje prej tyre nuk ka bere dhe as ben jete redaksie. Qellimi per te cilin shfaqen dhe punet me te cilat merren pak kane te bejne me gazetarine ne kuptimin e interesit publik. Teme e gjate e dashur po shumica e tyre jane burra e gra qe kane vezet e tyre ne shume shporta.
Perqafime
Meri,
edhe njehere se shoh qe me paska shpetuar pa pergjigje pjesa e fundit e postimit tuaj.
Lidhur me Paketen e re fiskale qe ju e quani “paketa e nxjerrjes se dhjamit nga pleshti”.
Nese keni material te zgjeruar ma nisni ju lutem ne adresen time [email protected]
i nderuar kryeredaktor! Marr shkas t’ju shkruaj nga lajmi i djeshem se ministri i Ekonomise thote qe do rishikohet ligji per importin e mbetjeve plastike me qellim favorizimin e industrise plastike ne vend nga kjo mundesi. Ne vitin 2012, kur u fol nga qeveria Berisha per kete import pati nje reagim masiv nga lexuesit. Duke u ndodhur ato dite ne spital kisha mundesine te flisja me nje ish drejtues te njeres prej industrive italiane te plastikes, qe kish mbuluar proçesin prodhues per disa dekada, pikerisht ne Himont, pjese e kolosit te kimikes, Montedison. Madje provova nje tip interviste me emrin dhe mbiemrin e personit, qe me kenaqesi nuk ngurroi te me shpjegonte me thjeshte se ku qendronte”kleçka” e Riciklimit dhe kostot perkatese. Kete ia dergova nje gazete dhe botuesi me siguroi qe shume shpejt do e botonte,por pastaj humbi e gjithe kjo dhe konkretisht nuk e kam. Atehere po e permbledh shkurt kete problem. Ish drejtuesi me sqaroi se riciklimi eshte i mundur, por nuk eshte proçes infinit. Psh, shishen e plastikes fillimisht do e ndash ne tre komponente, shishja tjeter material, tapi tjeter material dhe etiketa tjeter material. Te treja bashke keto nuk perzihen se prishet lenda e pare; per kete kerkon kujdes seleksionimi qe ka nje kosto. Pastaj edhre sikur seleksionimi te behet siç duhet, pas heres se trete dhe te katert plastika nuk ka me veçorite e duhura dhe eshte thjesht pa interes ekonomik. Biles prodhuesit e kane me kosto me te ulet ta blejne lenden e pare te”virgjer” sesa te”ricikluar” per hir te kostos dhe cilesise se materialit. Riciklimi del me interes sikur shteti te imponoje lehtesira fiskale dhe rimbursime, qe artificialisht do krijonin mundesine e interesit ekonomik, mirepo kjo do ishte kosto per shtetin, dmth per shpenzimin publik. Se fundi fare, keto mbetje do ngeleshin”pilaf” ne vendin tone, qe edhe sikur te perdore termovalorizatoret(çentrale energjie)qe djegin ne 1000 grade celcius, perseri mbetje do kete ne sasi me te vogel. Eshte kjo arsyeja se perse industrite kimike e kane me lehte ti japin diku keto mbetjet plastike(pasi e kane bere riciklimin me interes per hesapin e tyre)dhe biles japin para t’ua pranosh, pasi trajtimi i ketyre mbetjeve ne vendet e origjines ka kosto infinitisht me te larte. E thene shkurt, shqetesimi im eshte ky; keto tip marreveshjes jane nje skenar i kamufluar i “ngecjes” se mbeturinave plastike ( e rrjedhimisht toksike) dhe shume pak mundesi e vertete per te “ndihmuar” industrine tone plastike, qe edhe sikur ta ndertojne nga e para nuk ka shume logjike ekonomike te trajtoje mbeturinat plastike, pasi proçesi i riciklimit, siç e thashe eshte i kushtueshem, çalon ne cilesi( e rrjedhimisht kujt do ia shesesh plastiken e cilesise se dobet?) dhe se fundi, ky proçes nuk eshte infinit, pas disa trajtimesh mbeturinat te mbeten ne vend si doppio gjashta. Ju lutem, beni nje investigim me te detajuar dhe pyesni njerez me autoritet te Kimikes, qe duhet te mos kene interes direkt ne kete proçes. Askush me vone nuk mund te kontrolloje sasine dhe cilesine e”importit” te ketyre mbetjeve, gje qe e ben shume me te rrezikshme situaten, per nje vend si ne me hapesiren e vogel dhe mundesite e pakta qe kemi. Ju uroj gjithe te mirat dhe suksese!
Zoti Thano, uroj qe viti 2015, tju sjelle jo vetem fat ne familje, per ty dhe bashkepuntoret e tu, por dhe shtim te tirazhit te gazetes, qe edhe te ardhurat, te justifikojne punen tuaj si staf i gazetes.
Kapitalizmi ka suksesin e vet, kur di si te menaxhosh biznesin dhe me sa shoh, kerkesat gjithmone ne rritje e publikut, per te patur Dita-n, ne dore, eshte e madhe gje qe tregon, se kapitalizmi eshte i suksesshem, vetem kur ben, pune te ndershme dhe te palodhur.
E theksoj kete, qe ata qe duan te jene te suksesshem dhe mos te kene kokcarje, te besojne tek puna, jo tek bizneset qe ngrihen e ulen, neper tavolinat e mbushura me mish dhe shishet e rakise.
Pershendetje Kryeredaktor,
Para nje viti te kam shkruar se duke mbajtur kete linje,
Duke patur per Perendi te Verteten, DITA
do te behet shume shpejt Pararoja e shtypit shqiptar!
Dhe ajo eshte sot e tille!
Pershendetje edhe Stafit tend te palodhur!
Pershendetje z. A.Thano! Ne se sot me 21 janar 2015 para Kryeministrise do ndodhte ajo qe ndodhi me 21 janar 2011, protesta desha te them, bashke me te vrare, ju ke do benit fajtor kreun e qeverise apo kreun e bashkise ( kot, sa per kuriozitet )?
Thano pershendetje !
kte artikull e ka shkruar Aleksandra Bogdani ,te nje sit qe na del me mbishkrimin “Media e lire ” , nuk mu duk si ndonje llapaqenie e radhes se ndonje politiqeni .Ka mundesi te lutem ta shikosh pak personalisht kte problem ? FLM
Dyshekë në dysheme dhe gjumë me turne: standardi i ri çnjerëzor i burgjeve
Në një ditë të ftohtë dhjetori, një kërkesë e pazakontë mbërriti në zyrat e Kryqit të Kuq në Tiranë.
“Na ndihmoni me ç’të keni,” ishte kërkesa e zyrtarëve të rinj të administratës së burgjeve.
Numri i të burgosurve sa vinte e rritej, ndërsa administrata ishte në vështirësi për t’u siguruar shtretër, dyshekë apo batanije.
Kryqi i Kuq, një organizatë bamirëse e sprovuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në raste katastrofash u zu ngushtë, por megjithatë vendosi të ndërhynte në këtë emergjencë të panatyrshme për misionin e vet.
“U dërguam 480 batanije, 30 dyshekë dhe 450 shampo nga fondi që ne mbajmë për katastrofat natyrore,” i tha BIRN-it sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Artur Katuçi.
“Është e pazakontë për ne që të japim ndihma për institucionet buxhetore, por burgjet janë disi delikate,” shtoi ai.Katuçi tregon se ndihmat e Kryqit të Kuq janë dërguar në tre burgje, në dhjetor të vitit 2013.
Një vit më pas situata në burgje është edhe më dramatike. Mbipopullimi ka arritur pikun e vet historik në 24 vitet e tranzicionit shqiptar dhe kushtet në burgjet shqiptare janë përkeqësuar ndjeshëm, nënvizojnë organizatat e të drejtave të njeriut.
Dy raportet e fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit, të siguruara nga BIRN, flasin për një shifër mes 6000 dhe 6022 personash që ndodhen aktualisht pas hekurave, ndërkohë që kapaciteti maksimal i sistemit shqiptar penitenciar, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është 4537 persona.
Rreth 1500 të burgosurit mbi normë flenë ku të munden; shumica përtokë, të tjerët në qeli të improvizuara brenda objekteve të kultit, dhomave të këshillimit apo zyrave të administratës.
Në raportet e monitorimit të Komitetit të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit situata e mbipopullimit në burgje përshkruhet si shumë e rëndë, ku një qeli e vetme në burgun Rrogozhinës ndahet nga 21 të paraburgosur.
“Në këtë dhomë, 14 veta flinin në shtretër marinarë, pesë të tjerë flinin me dyshekë përtokë dhe dy të fundit me turne,”thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.
Por burgu i Rrogozhinës nuk është i vetmi në këtë situatë. Nga 22 institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, 20 prej tyre kishin nga 10 deri në 200 persona mbi kapacitet.
Përveç dyshekëve dhe batanijeve, mungojnë paratë për të blerë solucione higjienike të mjaftueshme për ambientet e përbashkëta. Higjiena personale është kthyer gjithashtu në luks, ku larja 1 herë në javë ishte rasti më i mirë.
Dy organizatat që kanë bërë monitorime të veçanta bien në një mendje kur thonë se situata alarmante e mbipopullimit krijon kushte për cenimin e të drejtave të të burgosurve dhe trajtim çnjerëzor të tyre.
E shoqëruar me mungesë buxheti dhe personeli shtesë, kjo situatë vështirëson jetesën pas hekurave dhe krijon premisa për agresivitet dhe rritje të kriminalitetit në këto institucione.
BIRN iu drejtua me dy kërkesa Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve-për t’u lejuar të vizitojë një institucion paraburgimi dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga KSHH dhe Avokati i Popullit. Të dyja kërkesat nuk morën përgjigje.
Armata e të arrestuarve
Një grumbull i madh valixhesh, qesesh plastike dhe çantash janë bërë kapicë në hyrje të paraburgimit “Mine Peza” në Tiranë. Është e hënë vizitash dhe një duzinë njerëzish presin në shi hapjen e portës prej hekuri.Zhurma metalike shoqëron hapjen e një frengjie të vogël dhe i shtyn ata instiktivisht drejt çantave, por zëri i thatë i rojes i kthen në pozicionin fillestar.
“Prisni dhe ca se nuk kanë mbaruar punë gardianët,” ia pret roja dhe mbyll sërish dritaren. Një gruaje të imët, të mbërthyer deri tek sytë nga një shall i trashë i shtohet ankthi me kalimin e minutave.
“Nuk di si do ta gjej këtë herë tim bir. Lëkura i është bërë plagë nga myku i qelisë, ndërsa i nxjerrin gjithnjë e më rrallë në ajrim për shkak të mbipopullimit,’ thotë nëna e të burgosurit- një 21 vjeçar i arrestuar gjashtë muaj më parë, pasi u kap nga policia me 4 gram hashash.
Gruaja punon si shërbyese dhe tregon se me zor ia kishte dalë të përgatiste pakot e së hënës për të birin- në të parën ushqimet e javës dhe në të dytën ndërresat e lara. Brenda atyre qeseve ndahen dhe përgjegjësitë mes drejtuesve të burgjeve dhe familjarëve të të burgosurve, që së bashku ndajnë kostot dhe vështirësitë e jetës në paraburgim.
Nëna e të burgosurit i njeh me detaje kushtet e të birit brenda hekurave, të cilat i mëson javë pas jave në takimet me të. “Në qeli u kanë çuar dy të rinj, të arrestuar për energjinë. Flenë përtokë të zinjtë,” thotë ajo.Mbipopullimi është një gangrenë e vjetër e sistemit të amortizuar të burgjeve në Shqipëri. Megjithatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Avokati i Popullit vërejnë se dyndja aktuale është e pangjarë më parë dhe e përhapur në 22 institucionet e privimit të lirisë.
Arsyet për këtë mbipopullim të skajshëm i faturohen disa operacioneve masive, që qeveria “Rama” ka ndërmarrë gjatë vitit të shkuar e që lidhen me vjedhjen e energjisë elektrike, ndërtimet pa leje dhe ashpërsimin e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2014 janë arrestuar 2581 persona nga policia rrugore, 758 të tjerë për vjedhje të energjisë elektrike dhe dhjetëra për ndërtimet pa leje nga totali prej 1572 njerëzish të proceduar penalisht.
Ky grup i ri të arrestuarish u është bashkuar kohë pas kohe të paraburgosurve të tjerë për krime nga më të ndryshmet në burgjet ku mungojnë hapësira, shtretër e pajisje të tjera për një fluks kaq të lartë.
Kryetarja e KSHH-së, Vjollça Meçaj i tha BIRN-it se një vendim i Gjykatës së Strasburgut i detyron vendet anëtare që kur arrestojnë dikë, duhet ta dinë nëse ka vend të lirë në burg. Një gjë e tillë, nuk ndodh aktualisht në Shqipëri.
“Politika e burgut, e ndërmarrë nga qeveria është e gabuar. Ajo rrit kostot për sistemin, krijon premisa për shkeljen e të drejtave të njeriut në burg dhe i zhyt njerëzit në vështirësi edhe më të mëdha financiare,” thotë Meçe.
Kostot e dyfishta:
Në rrugën “Berisha” në Kamëz, familja e një tregtari në arrest shtëpie për vjedhje energjie po bën llogaritë e dëmit. Shkelësi nën arrest refuzon të flasë nga frika e rikthimit në qeli, por vëllai i tij është i gatshëm të rrëfejë kalvarin 2-javor në këmbim të anonimatit.“Ata që arrestohen kanë vështirësi të rrinë mbyllur, por kusuret i heqin familjarët,” thotë ai, ndërsa rreshton setin e produkteve që i duhen një të burgosuri për të mbijetuar në qeli.
Tregtari nga Kamza kishte kaluar 2 javë paraburgim në burgun 302 në Tiranë. Në dhomë ishin 6 veta, tre prej të cilëve flinin përtokë, ndërsa dalja në ajër të pastër konsiderohej prej tij si i vetmi aktivitet i kryer në burg.
Tregtari rrëfen se “paketa javore” për të vëllanë në burg përfshinte ushqime, ndërresa të lara, batanije, çarçafë dhe para të thata, të depozituara në llogarinë personale. Buxheti i familjes rëndohej gjithashtu nga kostot e transportit dhe një ditë të harxhuar dëm nga vizitori në burg.
“Shpenzimi minimal javor për një të burgosur shkon në 8 mijë lekë të reja. Dy javët e burgut të tim vëllai ne na kushtuan 25 mijë lekë të reja, pasi depozituam edhe 10 mijë lekë në llogarinë e tij personale për t’i shpenzuar në dyqanin e burgut,’ thotë ai.
Kjo shumë është veçse një pjesë e vogël e dëmit ekonomik që llogarit familja nga Kamza, pasi arrestimi i të zotit u shoqërua përveç ankthit, edhe me mbylljen e dyerve të biznesit të tij.
Kostot e familjarëve janë pothuajse të barabarta me shumën që shpenzon buxheti i shtetit për një të burgosur. Një i burgosur u kushton taksapaguesve shqiptarë 57 mijë lekë të reja në muaj, pa përfshirë këtu rrogat e administratës dhe shpenzimet operative.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve merr aktualisht pjesën e “luanit” në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2014, Shqipëria shpenzoi rreth 3.8 miliardë lekë të reja për burgjet, ndërsa buxheti i këtij viti është rritur në 4.3 miliardë lekë.
Kryetarja e KSHH-së, Vjollca Meçaj ngulmon që burgu nuk duhet të shihet si e vetmja alternativë. Ajo argumenton se Shqipëria duhet të heqë dorë nga tradita e kohës së komunizmit dhe të shkojë drejt aplikimit të dënimeve alternative.
“Nevojitet ndërhyrja e të gjithë aktorëve, politikë apo sistemi gjyqësor për të mos e parë masën e sigurisë me burg si të vetmit mjet. Politika duhet të mbyllë gojën dhe të mos përzihet me dënimet që japin gjykatat, ndërsa duhen parë instrumentet për çlirimin e politikës penale,” përfundon ajo.
I nderuar “Coeur”,shume me interes materjali qe keni publikuar,per shume njerez ato qe ju shkruani jane te panjohura.Te rrime shtrember e te flasim drejt,ata njerez qe vuajne denimin normalisht duhet te trajtohen me kujdes,ata duhet te gezojne ato te drejta qe u jep ligji si te burgosur e te pandehur.Ana tjeter eshte ajo qe ju e thoni ne materjal,kostua mjaft e larte qe paguan shteti per cdo individ qe vuan denimin.Pra ne si qytetare vihem ne pozita te veshtira per te dhene zgjidhje.Gjendja eshte renduar por mund te rendohet me shume.Si do te behet?
Mendoj se duhet te gjenden alternative per kryerjen e denimit.Me e mundeshmja eshte pagesa per dite burgu per natyra te caktuara denimi,dmth ka mjaft te burgosur qe jane ne gjendje te paguajne cash per pjese te caktuara te periudhes se denimit,ose dhe per te gjithe periudhen e denimit.Te caktohet shuma e nevojshme per cdo dite burgu ne varesi te natyres se fajit dhe te mases se denimit.Shuma mund te paguhet cash ose nga kredite bankare,ose te mbartet si nje ngarkese financiare e perhershme qe do “ngrije” ne llogarine bankare te te denuarit(edhe ndofta edhe te familjareve te tij(kur keta e pranojne nje gje te tille).”Ngrirja” e ketij detyrimi duhet te sherbeje si nje mase e cila nuk mund te tjetersohet dhe si detyrim ku i denuari te mos kete mundesi t’i shmanget,ose kur te punsohet si ndalese nga paga.Natyrisht une shpreh vetem nje mendim,specialistet mund te gjejne edhe plot alternative te tjera.
Nuk di se sa e lejushme dhe sa e mudeshme eshte vuajtja e denimit me pune te detyruar,kjo do te ishte nje alterbative tjeter.
Zoti Thano,
Shikoje Editorialin e M.Bazes “Pritshmeria per drejtesi dhe ndeshkueshmeri”,
Ai vendos pikat mbi “i”….!
Per te bere nje Rezyme te ngjarjeve qe jetojme,
disa shkrime te Meros jane si ato te F.Konices,
qe pershkruaj Noli per Vitet e Pamvarsise…
Ju keni botuar shkrime te Meros,
por si ky i sipermi,
ju jepet pergjigje aktualitetit qe po jetojme…!
Zoti Thano!
Nuk e kuptoj pse e keni hequr sot intervisten e Qani Durajt nga DITA on line.Kam bere edhe nje replike ndaj tij dhe nuk e keni botuar mbreme!!
Sidoqofte kjo interviste nuk duhej botuar si per anonimatin e te intervistuarit per me teper per nivelin shume te ulet te njohurive ushtarake qe ai shpaloste ne te!Per mua fajin e ka gazetari Xh.Shehu.
Faleminderit per mirekuptimin!
Z. Thano! Dolet ne shtyp me nje thirrje si gazetar i pavarur. Si ka mundesi qe nje njeriu qe po ben reforma totale per te vendosur shtet, madje duke sakrifikuar elektorat per hire te perkushtimit pasjonant per te realizuar kete qellim te shumepritur, ti ta akuzosh se po merret me rregullim fasadash. Cudi!
Fasada po shikon ti si gazetar? Si ka mundesi? Me ke cuditur!
Dicka ka ndodhur midis teje eRames! Por si gazetar asnjanes, para te metave qe edhe ka Rama, mendo per Shqiperine dhe jo per hatermbetjet personale.
Ke dite qe po me dukesh i tille. Ke filluar qe pas takimit te Kryeministrit me gazetaret.
I nderuar “Faro”,do te me vinte cudi per nje gazetar te mos kritikonte qeverine.Asnje qeveri nuk duhet te vet kenaqet,dhe ketu nuk e kam fjalen per kritikat nga opozita e cila ben politike,por kur qeveria merr kritika “nga te vetet”,atehere dicka qendron.Ju e dini qe ka shume pritshemeri nga “te vetet”,dhe ka vend edhe per kritika.Ne se kryeministri eshte ne krye te detyres,jo e gjith qeveria eshte ne te njejtin ritem.Thano perfaqson zerin e atyre qe e lexojne dhe e besojne medien e tij.Ju faleminderit.
I nderuar,zoti Thano! Sa here do te kete seance plenare,do te kemi marrjen e fjales nga Sali Berisha,sa here ti doje qejfi dhe b. Dhe per kete Spikeri i Parlamentit,z.Ilir Meta ka dhene nje justifukim shume bajat.Ai e trajton pozicionin e spikerit te parlamentit si prone e tij.Rregullorja mund te zbatohet ashtu siç do ai.Deputetet e PS-es heshtin.
Ju lutem,shikoni mundesine qe ne nje kend te faqes se pare te gazetes suaj,te jete e shkruajtur,apo te shprehet me karikature ky maskarallek i z.Ilir Meta.Dhe kjo te jete e perditeshme.Mund te duket si kerkese e çuditeshme,por jam i bindur se vetem keshtu ai do te detyrohet te zbatoj rregulloren.
kisha disa pyetje.
si gazetar i mirfillte qe je,dhe do qe te thuhet gjithmon e verteta.
sa eshte buxheti shtetit shqiptar .?
sa eshte shuma e sakte e borxhit. ?
me sa perqind FMN i jep borxh shtetit tone, dhe BB.?
Po kur del ne tregun e burses me sa perqind i japin kredi qeverise?
perse nuk ke bere nji artikull per reformat qe do te ndermari Cipras,pershembull ministra deputet nuk kan me makina, i ka ncjerr ne ankand….dhe sa na kushtojn neve keto barkderrat tone te gjithe pa perjashtim.
ministri ekonomis greke shkon ne pun me motrr ,pa roje;;,shkoi ne angli me avion tranzit dhe jo bilet e klasit te pare.po keto tonet me se bredhin me xhet personal???sa zagar i ruajn nga mbrapa?..ta dime zoti THano per etike me shum cfar kemi votuar..

Ju falemnderit i nderuar Thano.Paci vetm te mira ne jeten tuaj.

Faleminderit per pergjigjen tuaj. Suksese per ju dhe gazeten DITA ne kete vit te ri qe sapo ka nisur, me urimin per t’ju lexuar me shpesh.

Gjermani
Letra juaj eshte shume informuese
Eshte botuar sot ne krye te opinioneve te lexuesve ne faqen e analizave ne Dita print
Flm dhe lexohemi
Zoti Thano, uroj qe viti 2015, tju sjelle jo vetem fat ne familje, per ty dhe bashkepuntoret e tu, por dhe shtim te tirazhit te gazetes, qe edhe te ardhurat, te justifikojne punen tuaj si staf i gazetes.
Kapitalizmi ka suksesin e vet, kur di si te menaxhosh biznesin dhe me sa shoh, kerkesat gjithmone ne rritje e publikut, per te patur Dita-n, ne dore, eshte e madhe gje qe tregon, se kapitalizmi eshte i suksesshem, vetem kur ben, pune te ndershme dhe te palodhur.
E theksoj kete, qe ata qe duan te jene te suksesshem dhe mos te kene kokcarje, te besojne tek puna, jo tek bizneset qe ngrihen e ulen, neper tavolinat e mbushura me mish dhe shishet e rakise.
TE BESOJNE TE PUNA… 🙂
Fjale magjike i dashur Horri.
Besimi me i rendesishem qe kemi humbur rruges keto 20 vitet e fundit.
Pershendetje Kryeredaktor,
Para nje viti te kam shkruar se duke mbajtur kete linje,
Duke patur per Perendi te Verteten, DITA
do te behet shume shpejt Pararoja e shtypit shqiptar!
Dhe ajo eshte sot e tille!
Pershendetje edhe Stafit tend te palodhur!
Pershendetje z. A.Thano! Ne se sot me 21 janar 2015 para Kryeministrise do ndodhte ajo qe ndodhi me 21 janar 2011, protesta desha te them, bashke me te vrare, ju ke do benit fajtor kreun e qeverise apo kreun e bashkise ( kot, sa per kuriozitet )?
Thano pershendetje !
kte artikull e ka shkruar Aleksandra Bogdani ,te nje sit qe na del me mbishkrimin “Media e lire ” , nuk mu duk si ndonje llapaqenie e radhes se ndonje politiqeni .Ka mundesi te lutem ta shikosh pak personalisht kte problem ? FLM
Dyshekë në dysheme dhe gjumë me turne: standardi i ri çnjerëzor i burgjeve
Në një ditë të ftohtë dhjetori, një kërkesë e pazakontë mbërriti në zyrat e Kryqit të Kuq në Tiranë.
“Na ndihmoni me ç’të keni,” ishte kërkesa e zyrtarëve të rinj të administratës së burgjeve.
Numri i të burgosurve sa vinte e rritej, ndërsa administrata ishte në vështirësi për t’u siguruar shtretër, dyshekë apo batanije.
Kryqi i Kuq, një organizatë bamirëse e sprovuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në raste katastrofash u zu ngushtë, por megjithatë vendosi të ndërhynte në këtë emergjencë të panatyrshme për misionin e vet.
“U dërguam 480 batanije, 30 dyshekë dhe 450 shampo nga fondi që ne mbajmë për katastrofat natyrore,” i tha BIRN-it sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Artur Katuçi.
“Është e pazakontë për ne që të japim ndihma për institucionet buxhetore, por burgjet janë disi delikate,” shtoi ai.Katuçi tregon se ndihmat e Kryqit të Kuq janë dërguar në tre burgje, në dhjetor të vitit 2013.
Një vit më pas situata në burgje është edhe më dramatike. Mbipopullimi ka arritur pikun e vet historik në 24 vitet e tranzicionit shqiptar dhe kushtet në burgjet shqiptare janë përkeqësuar ndjeshëm, nënvizojnë organizatat e të drejtave të njeriut.
Dy raportet e fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit, të siguruara nga BIRN, flasin për një shifër mes 6000 dhe 6022 personash që ndodhen aktualisht pas hekurave, ndërkohë që kapaciteti maksimal i sistemit shqiptar penitenciar, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është 4537 persona.
Rreth 1500 të burgosurit mbi normë flenë ku të munden; shumica përtokë, të tjerët në qeli të improvizuara brenda objekteve të kultit, dhomave të këshillimit apo zyrave të administratës.
Në raportet e monitorimit të Komitetit të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit situata e mbipopullimit në burgje përshkruhet si shumë e rëndë, ku një qeli e vetme në burgun Rrogozhinës ndahet nga 21 të paraburgosur.
“Në këtë dhomë, 14 veta flinin në shtretër marinarë, pesë të tjerë flinin me dyshekë përtokë dhe dy të fundit me turne,”thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.
Por burgu i Rrogozhinës nuk është i vetmi në këtë situatë. Nga 22 institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, 20 prej tyre kishin nga 10 deri në 200 persona mbi kapacitet.
Përveç dyshekëve dhe batanijeve, mungojnë paratë për të blerë solucione higjienike të mjaftueshme për ambientet e përbashkëta. Higjiena personale është kthyer gjithashtu në luks, ku larja 1 herë në javë ishte rasti më i mirë.
Dy organizatat që kanë bërë monitorime të veçanta bien në një mendje kur thonë se situata alarmante e mbipopullimit krijon kushte për cenimin e të drejtave të të burgosurve dhe trajtim çnjerëzor të tyre.
E shoqëruar me mungesë buxheti dhe personeli shtesë, kjo situatë vështirëson jetesën pas hekurave dhe krijon premisa për agresivitet dhe rritje të kriminalitetit në këto institucione.
BIRN iu drejtua me dy kërkesa Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve-për t’u lejuar të vizitojë një institucion paraburgimi dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga KSHH dhe Avokati i Popullit. Të dyja kërkesat nuk morën përgjigje.
Armata e të arrestuarve
Një grumbull i madh valixhesh, qesesh plastike dhe çantash janë bërë kapicë në hyrje të paraburgimit “Mine Peza” në Tiranë. Është e hënë vizitash dhe një duzinë njerëzish presin në shi hapjen e portës prej hekuri.Zhurma metalike shoqëron hapjen e një frengjie të vogël dhe i shtyn ata instiktivisht drejt çantave, por zëri i thatë i rojes i kthen në pozicionin fillestar.
“Prisni dhe ca se nuk kanë mbaruar punë gardianët,” ia pret roja dhe mbyll sërish dritaren. Një gruaje të imët, të mbërthyer deri tek sytë nga një shall i trashë i shtohet ankthi me kalimin e minutave.
“Nuk di si do ta gjej këtë herë tim bir. Lëkura i është bërë plagë nga myku i qelisë, ndërsa i nxjerrin gjithnjë e më rrallë në ajrim për shkak të mbipopullimit,’ thotë nëna e të burgosurit- një 21 vjeçar i arrestuar gjashtë muaj më parë, pasi u kap nga policia me 4 gram hashash.
Gruaja punon si shërbyese dhe tregon se me zor ia kishte dalë të përgatiste pakot e së hënës për të birin- në të parën ushqimet e javës dhe në të dytën ndërresat e lara. Brenda atyre qeseve ndahen dhe përgjegjësitë mes drejtuesve të burgjeve dhe familjarëve të të burgosurve, që së bashku ndajnë kostot dhe vështirësitë e jetës në paraburgim.
Nëna e të burgosurit i njeh me detaje kushtet e të birit brenda hekurave, të cilat i mëson javë pas jave në takimet me të. “Në qeli u kanë çuar dy të rinj, të arrestuar për energjinë. Flenë përtokë të zinjtë,” thotë ajo.Mbipopullimi është një gangrenë e vjetër e sistemit të amortizuar të burgjeve në Shqipëri. Megjithatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Avokati i Popullit vërejnë se dyndja aktuale është e pangjarë më parë dhe e përhapur në 22 institucionet e privimit të lirisë.
Arsyet për këtë mbipopullim të skajshëm i faturohen disa operacioneve masive, që qeveria “Rama” ka ndërmarrë gjatë vitit të shkuar e që lidhen me vjedhjen e energjisë elektrike, ndërtimet pa leje dhe ashpërsimin e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2014 janë arrestuar 2581 persona nga policia rrugore, 758 të tjerë për vjedhje të energjisë elektrike dhe dhjetëra për ndërtimet pa leje nga totali prej 1572 njerëzish të proceduar penalisht.
Ky grup i ri të arrestuarish u është bashkuar kohë pas kohe të paraburgosurve të tjerë për krime nga më të ndryshmet në burgjet ku mungojnë hapësira, shtretër e pajisje të tjera për një fluks kaq të lartë.
Kryetarja e KSHH-së, Vjollça Meçaj i tha BIRN-it se një vendim i Gjykatës së Strasburgut i detyron vendet anëtare që kur arrestojnë dikë, duhet ta dinë nëse ka vend të lirë në burg. Një gjë e tillë, nuk ndodh aktualisht në Shqipëri.
“Politika e burgut, e ndërmarrë nga qeveria është e gabuar. Ajo rrit kostot për sistemin, krijon premisa për shkeljen e të drejtave të njeriut në burg dhe i zhyt njerëzit në vështirësi edhe më të mëdha financiare,” thotë Meçe.
Kostot e dyfishta:
Në rrugën “Berisha” në Kamëz, familja e një tregtari në arrest shtëpie për vjedhje energjie po bën llogaritë e dëmit. Shkelësi nën arrest refuzon të flasë nga frika e rikthimit në qeli, por vëllai i tij është i gatshëm të rrëfejë kalvarin 2-javor në këmbim të anonimatit.“Ata që arrestohen kanë vështirësi të rrinë mbyllur, por kusuret i heqin familjarët,” thotë ai, ndërsa rreshton setin e produkteve që i duhen një të burgosuri për të mbijetuar në qeli.
Tregtari nga Kamza kishte kaluar 2 javë paraburgim në burgun 302 në Tiranë. Në dhomë ishin 6 veta, tre prej të cilëve flinin përtokë, ndërsa dalja në ajër të pastër konsiderohej prej tij si i vetmi aktivitet i kryer në burg.
Tregtari rrëfen se “paketa javore” për të vëllanë në burg përfshinte ushqime, ndërresa të lara, batanije, çarçafë dhe para të thata, të depozituara në llogarinë personale. Buxheti i familjes rëndohej gjithashtu nga kostot e transportit dhe një ditë të harxhuar dëm nga vizitori në burg.
“Shpenzimi minimal javor për një të burgosur shkon në 8 mijë lekë të reja. Dy javët e burgut të tim vëllai ne na kushtuan 25 mijë lekë të reja, pasi depozituam edhe 10 mijë lekë në llogarinë e tij personale për t’i shpenzuar në dyqanin e burgut,’ thotë ai.
Kjo shumë është veçse një pjesë e vogël e dëmit ekonomik që llogarit familja nga Kamza, pasi arrestimi i të zotit u shoqërua përveç ankthit, edhe me mbylljen e dyerve të biznesit të tij.
Kostot e familjarëve janë pothuajse të barabarta me shumën që shpenzon buxheti i shtetit për një të burgosur. Një i burgosur u kushton taksapaguesve shqiptarë 57 mijë lekë të reja në muaj, pa përfshirë këtu rrogat e administratës dhe shpenzimet operative.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve merr aktualisht pjesën e “luanit” në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2014, Shqipëria shpenzoi rreth 3.8 miliardë lekë të reja për burgjet, ndërsa buxheti i këtij viti është rritur në 4.3 miliardë lekë.
Kryetarja e KSHH-së, Vjollca Meçaj ngulmon që burgu nuk duhet të shihet si e vetmja alternativë. Ajo argumenton se Shqipëria duhet të heqë dorë nga tradita e kohës së komunizmit dhe të shkojë drejt aplikimit të dënimeve alternative.
“Nevojitet ndërhyrja e të gjithë aktorëve, politikë apo sistemi gjyqësor për të mos e parë masën e sigurisë me burg si të vetmit mjet. Politika duhet të mbyllë gojën dhe të mos përzihet me dënimet që japin gjykatat, ndërsa duhen parë instrumentet për çlirimin e politikës penale,” përfundon ajo.
E vonova pak pergjigjen i nderuar Cœur
Ne e gjetem ate raport:
http://www.gazetadita.al/jemi-ne-burg-gjumi-ndalohet/
I nderuar “Coeur”,shume me interes materjali qe keni publikuar,per shume njerez ato qe ju shkruani jane te panjohura.Te rrime shtrember e te flasim drejt,ata njerez qe vuajne denimin normalisht duhet te trajtohen me kujdes,ata duhet te gezojne ato te drejta qe u jep ligji si te burgosur e te pandehur.Ana tjeter eshte ajo qe ju e thoni ne materjal,kostua mjaft e larte qe paguan shteti per cdo individ qe vuan denimin.Pra ne si qytetare vihem ne pozita te veshtira per te dhene zgjidhje.Gjendja eshte renduar por mund te rendohet me shume.Si do te behet?
Mendoj se duhet te gjenden alternative per kryerjen e denimit.Me e mundeshmja eshte pagesa per dite burgu per natyra te caktuara denimi,dmth ka mjaft te burgosur qe jane ne gjendje te paguajne cash per pjese te caktuara te periudhes se denimit,ose dhe per te gjithe periudhen e denimit.Te caktohet shuma e nevojshme per cdo dite burgu ne varesi te natyres se fajit dhe te mases se denimit.Shuma mund te paguhet cash ose nga kredite bankare,ose te mbartet si nje ngarkese financiare e perhershme qe do “ngrije” ne llogarine bankare te te denuarit(edhe ndofta edhe te familjareve te tij(kur keta e pranojne nje gje te tille).”Ngrirja” e ketij detyrimi duhet te sherbeje si nje mase e cila nuk mund te tjetersohet dhe si detyrim ku i denuari te mos kete mundesi t’i shmanget,ose kur te punsohet si ndalese nga paga.Natyrisht une shpreh vetem nje mendim,specialistet mund te gjejne edhe plot alternative te tjera.
Nuk di se sa e lejushme dhe sa e mudeshme eshte vuajtja e denimit me pune te detyruar,kjo do te ishte nje alterbative tjeter.
Zoti Thano,
Shikoje Editorialin e M.Bazes “Pritshmeria per drejtesi dhe ndeshkueshmeri”,
Ai vendos pikat mbi “i”….!
Per te bere nje Rezyme te ngjarjeve qe jetojme,
disa shkrime te Meros jane si ato te F.Konices,
qe pershkruaj Noli per Vitet e Pamvarsise…
Ju keni botuar shkrime te Meros,
por si ky i sipermi,
ju jepet pergjigje aktualitetit qe po jetojme…!
E lexova mik i dashur.
Dhe jam plotesisht dakord me vleresimet qe beni
Zoti Thano!
Nuk e kuptoj pse e keni hequr sot intervisten e Qani Durajt nga DITA on line.Kam bere edhe nje replike ndaj tij dhe nuk e keni botuar mbreme!!
Sidoqofte kjo interviste nuk duhej botuar si per anonimatin e te intervistuarit per me teper per nivelin shume te ulet te njohurive ushtarake qe ai shpaloste ne te!Per mua fajin e ka gazetari Xh.Shehu.
Faleminderit per mirekuptimin!
Z. Thano! Dolet ne shtyp me nje thirrje si gazetar i pavarur. Si ka mundesi qe nje njeriu qe po ben reforma totale per te vendosur shtet, madje duke sakrifikuar elektorat per hire te perkushtimit pasjonant per te realizuar kete qellim te shumepritur, ti ta akuzosh se po merret me rregullim fasadash. Cudi!
Fasada po shikon ti si gazetar? Si ka mundesi? Me ke cuditur!
Dicka ka ndodhur midis teje eRames! Por si gazetar asnjanes, para te metave qe edhe ka Rama, mendo per Shqiperine dhe jo per hatermbetjet personale.
Ke dite qe po me dukesh i tille. Ke filluar qe pas takimit te Kryeministrit me gazetaret.
I nderuar “Faro”,do te me vinte cudi per nje gazetar te mos kritikonte qeverine.Asnje qeveri nuk duhet te vet kenaqet,dhe ketu nuk e kam fjalen per kritikat nga opozita e cila ben politike,por kur qeveria merr kritika “nga te vetet”,atehere dicka qendron.Ju e dini qe ka shume pritshemeri nga “te vetet”,dhe ka vend edhe per kritika.Ne se kryeministri eshte ne krye te detyres,jo e gjith qeveria eshte ne te njejtin ritem.Thano perfaqson zerin e atyre qe e lexojne dhe e besojne medien e tij.Ju faleminderit.
I nderuar,zoti Thano! Sa here do te kete seance plenare,do te kemi marrjen e fjales nga Sali Berisha,sa here ti doje qejfi dhe b. Dhe per kete Spikeri i Parlamentit,z.Ilir Meta ka dhene nje justifukim shume bajat.Ai e trajton pozicionin e spikerit te parlamentit si prone e tij.Rregullorja mund te zbatohet ashtu siç do ai.Deputetet e PS-es heshtin.
Ju lutem,shikoni mundesine qe ne nje kend te faqes se pare te gazetes suaj,te jete e shkruajtur,apo te shprehet me karikature ky maskarallek i z.Ilir Meta.Dhe kjo te jete e perditeshme.Mund te duket si kerkese e çuditeshme,por jam i bindur se vetem keshtu ai do te detyrohet te zbatoj rregulloren.
Pershendetje zoti kryeredaktor..