218 raste dhe 1 viktimë në Kosovë

Leda Hysa

Nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme, por masa më të rrepta për të luftuar pandeminë. Kosova po përpiqet të gjejë mënyrat për të frenuar përhapjen e shpejtë të koronavirusit, I cili deri më tani ka marrë  102 jetë njerëzish e ka infektuar rreth 5 mijë vetë.

Shifra të larta të infektimeve ditore po raportohen çdo ditë, me 216 të prekur e 1 viktimë, të shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Kryeministri Avdullah Hoti tha se të dielën se do të fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese, e do të ndërmerren masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit. Tubimet publike dhe ritet fetare do të ndalohen.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj deklaroi të hënën se po rrisin kapacitetet e stafit shëndetësore dhe inspektorëve që do të monitorojnë zbatimin e masave në të gjithë vendin. Paralelish tme rritjen e rasteve janë shtuar edhe shtrimet në spital, ku të dielën u raportua për 301 pacientë me koronavirus.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *