22 amfora gjenden pranë Karaburunit

Edona Llukacaj

Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan ka gjetur 22 amfora që janë të paktën 2500 vjeçare në brigjet shqiptare, të cilat tregojnë për një anije të mbytur në lashtësi, njofton AP.

Anija kërkimore “Hercules” e Fondacionit Nautical RPM deklaroi të premten se kishte gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon pranë gadishullit të Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakowski tha se ata janë të mendimit se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit të 7-të dhe të 5-të, para erës sonë.

Që nga viti 2004, anija e RPM ka analizuar shtratin e detit të Shqipërisë për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore. Kryetari i RPM, James Goold e konsideron këtë zonë si një nga pjesët më të rëndësishme për sa i përket zbulimeve të tilla të aspektit arkeologjik dhe historik.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Ilyret nuk flisnin anglisht apo italisht zoti Ily(i) ria e bashkuar, por Greqisht.
    Eshte fact i padiskutuar historik qe Ilyri Perandori i fundit i Romes Kostandin i Madh vendosi gluhen (glosa) Greke ne Bizant dhe hoqi ate Laneten.
    Pse?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *