FOTO: “Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë. Ata plumba nuk ranë nga qielli”

anazapta

Ka marrë leje sot në shkollë për të qenë në ceremoninë përkujtimore të 21 janarit organizuar nga qeveria.

Sytë e thellë dhe jeshil të ftojnë në një botë me trishtim.

Është viti i pestë që vjen në Bulevard dhe vendos lule poshtë dritares së Kryeministrit, aty ku Garda e Republikës i ekzekutoi të atin.

Po ashtu, është viti i pestë që i premtohet drejtësi.

E heshtur dhe e ndrojtur Ana ka pak për të thënë,

Shkojmë bashkë në pllakën e bronztë që shkëlqen mes mijëra pllakave gri të bulevardit.

Vajza 16 vjeçare e Ziver Veizit qëndron në gjunjë, gojë kyçur pranë vendit ku babai i saj mori frymë për herë të fundit.

Unë jam skeptike dhe i them Anës që urdhëruesit e vrasjeve ndoshta nuk do dënohen kurrë.

Ana thotë se ka ndjesinë që nuk do mbyllet kështu.

“Do studiojë drejtësi, një ditë do të me jepet mundësia t’i afrohem kësaj dosje, jo vetëm për babin tim, por edhe për të tjerët që u vranë atë ditë”

I ka bërë përshtypje një lajm portalesh ku citohej Erjon Veliaj të thoshte që “nuk e mbyll mandatin pa i marrë gjobën e protestës PD-së”.

Sa mirë do ishte që kryeministri dhe të tjerët të thoshin po me kaq vendosmëri “nuk e mbyll mandatin pa u dënuar vrasësit e 21 janarit”.

Na tregon së është përshëndetur normalisht me kryeministrin, gjatë ceremonisë së pritjes me familjarët e viktimave.

Thotë që kryeministri i ka ndihmuar. Pohon se falë tij ajo ndjek një kolegj privat në Durrës (është gjimnaziste e vitit të parë) kurse vëllai i madh, Kejdi studion në një Akademi Ushtarake në Turqi. Kryeministri është interesuar për bursat e të dyve dhe për punën e nënës në bashkinë e Fierit.

Ngjitemi të dyja në bar-kafenë e katit të dytë të Kullave Binjake. Që aty sheh karafilat e kuq që ka vendosur në hyrje të godinës qeveritare.

Me po ata sy të përhumbur hedh vështrimin në dritaren nga u nis plumbi që i shpoi gjoksin Ziverit.

“Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë. E pamë të gjithë në TV vrasjen. Ata plumba nuk ranë nga qielli”…

Biseda dhe Fotot: Entela Resuli / Dita

 

134
68

Familjarët e Aleks Nikës sot në Bulevard

Familjarët e Aleks Nikës sot në Bulevard

2

 

Share This Article
2 Comments
  • Qe eshte 21 janari 2011 nje krim personal,shumedimensional I SRB-it kjo dihet nga te gjithe biles dhe nga vete ai monster.

    Problemi qe shtrohte eshte vetem 1:
    Pse dipllomacia amerikane e anashkalon apo e mbron hapur kete krim te dokumentuar?
    ***
    Jane jo te pakta raste qe administrata amerikane ka bere gafa te saj dhe I ka riparuar pa hezitim dhe po marrim rastin e Kampeve te Perqendrimit te mbi 100 mije qytetareve amerikane me origjine japoneze nga 1941-1947…ku ne telat me gjembave u shkruan tabela me keto fjale :
    ””Kush kalon gardhin egzekutohet pa paralajmerim””
    Kaluan 30 vjet dhe admistarata e Reganit jo vetem qe kerkoi falje per kete veprim por dhe I demshperbleu….Pra mos ka ardhur koha qe amerikanet te veprojne dhe me gafen e tyre qe prune SRB-in kete dhender Serbije qe e dogji ate vend per 25 vjet me rradhe ku 21 janari eshte I patolerueshem..Pra te kerkojne falje ?
    ***
    Jane te bolleshme dokumentet qe vertetojne se SRB-I ne 1991-1992 u vu ne pushtet duke abuzuar me ndjenjat antikomuniste ne ate kohe duke bere nje fare invazioni dipllomatik,duke aktivizuar segmente te dyshimta UDB-CIA (qe ne ate kohe ishin motra) ku 2 prilli 1991 dhe prishja e qeverise stabilitetit ne dhjetor 1991 ishin me shume genocid anti komunist se sa veprime demokratike,

    Por ajo qe ben pergjegjse administraten amerikane ishte marrja pjese e Rajersonit Beogradas ne fushaten elektorale 1992 qe ishte e pajustifikueshme .Ishte me mire per dy vendet qe te negociohej me qeverine Alia-Nano se sa te binin kete bastard serb…
    ***
    Edhe pse ne dem te kombit shqiptar ishte e lexueshme nderhyrja e amerikaneve per shpetimin e SRB-it ne vitet 1997-1998 ku do permendja amnistine e SRB-it per 14 shtatorin 1998..ku ata e moren ne ambasaden amerikane per te dhene deshmine dhi I bene presion Nano-Metes qe te mos prekej ky kriminel.

    Le ta llogjikoje cdo diplomat apo prokuror shqiptar apo amerikan ndryshimin qe ben fajtor dipllomacine amerikane ne lidhje me dy datat 14 shtator 1998 me 21 janarin.

    Ndersa ne shtator 98’ si kanibal SRB-I me arkivolin e nje xhenazeje duke manipuluar turmat pushtoi gjithe institucjonet dhe shpalli rrezimin e saj…kurse ne 21 janar vetem sa preken pak murin e jashtem u dha urdher per Zjarr…kush urdheroi SRB-in nga
    jashte godines k/m te hapte zjarr kur protesta kishte mbaruar ? Brezat qe do vine do ta mesojne te verteten..por nje gje eshte e sigurte..se dreka e helmuar qe hengri Arvizu me SRB-in dy ore para masakres dhe deklarata e tij se nj k/m vrases eshte burre shteti si dhe trajektorja mevoneshme AAA e nxjerrin te implikuar dhe fajtor kete diplomat mengeperveshur dhe breke ulur
    ***
    Ka shume zera qe e lidhin kete ngjarje me Bllokun e Ilir Metes por gabojne me qellim PSE ?

    Duke qene se SRB-I ken je mendje diabolike..ai e dinte videon nga Spy Master-Dritan Prifti (DPrifti teper I rrezikshem) qe para dy-tre muajsh dhe e ruajti si kapsolle per ta hedhur ne kohen e duhur ne fuci baruti.Dihet qe SRB-I ne ate kohe kishte shkaterruar drejtesine per Gerdecin e Shkelzenit,kishte realizur vjedhjen e Shekullit ne rrugen e kombit,ishte diskretituar nga protestat madheshtore dhe te qeta te PS, kishte vjedhur votat e 2009 dhe pikerisht ne dhjetor 2010 ai djeg kutite e votimit duke poshtruar jo vetem drejtesine shqiptare por dhe nderkombetaret.
    Pikerisht ne kete situta fuci baruti..SRB-I dhe master spy I tij leshuan kapsollen per detonim ne lkembet e Rames dhe te Metes qe ne fakt u treguan te pa pjekur se rame ne kurthin e Satanait SRB-I dhe te ndonje dipllomati me ekperiencen e 2 prillit 1991
    ***
    Duke qene qytetar amerikan dhe parandjeme nje shterngate antishqiptare ….ne 24 dhjetor 2010 I kemi derguar vete I peste nje leter dhe nje video zotit Obama dhe Kongresit amerikan ku I sugjeronim ne rruge civile qe te nderhynin sa nuk ishte vone per te qetsuar ate situate eksplozive por ne fakt nje pergjigje leter falenderuese nga stafi I tij erdhi…por e keqja ndodhi…Devili SRB e hodhi kapsollen ne fuci baruti me nje saktesi djallezore..dhe mori nje Dekorim nga nje ambasdor I gabuar ne kohe te gabuar..si Burre Shteti.
    Ne fakt deklarata e Arvizuse qe nominoi SRB-in Burre shteti mu duk jo vetem antishqiptare por dhe anti amerikane aq me shume qe akoma nuk ishte thare gjaku ne boulevard.Duke qene I revoltuar jashte mase vendosem familjarisht te organizonim nje lloj tubimi me cader sipas rregullave perpara Shtepise Bardhe per sensibilizim opinion dhe filluam pregatitjet..por fatmiresisht..e them sot Fatmiresisht nje mik I familjes I larget beri nje presion te madh qe te meo shkoja se do ta talleshin mileti me mua duke na thene 3 gjera me vlere:
    -opinioni I shqiptareve te amerikes eshte 100% me berishen edhe si kriminel
    -berisha nuk ka dhene urdher per zjarr pa ndonje “shkelje syri” nga kompetentet e arvizuse
    -nqs do shkoni para shtepise bardhe per sensibilizim do tallen me ju pas ca kohesh dh do thone ja trapi 21 janarit dhe sot I jap te drejte atij mikut tim edhe pse ishte antikomunist por dhe antiberishist me shume
    ***
    Me mbylljen ne kete menyre te turpeshme Kombetare te 5-vjetorit te masakres se 21 janarit 2011 nuk eshte se nuk po ndeshkohen vrasesit e vertete qe eshte SRB-I & company por prolemi me I madh eshte se ata jane vrases te shtetit dhe te dinjitetit kombetar.
    Ne kete konteks per vende te vegjel si Shqiperia dipllomacia amerikane eshte NR1 qe vendos per progresin apo regresin e nje vendi me politikat e saj strategjike qe here jane plus e here minus sipas konjukturave te kohes.
    Eshte detyre e shoqerise civile, e mediave e intelektualeve me ze, te zgjohen nga ky gjume 25 vjecar dhe te shohin realitetin me sy.

    Fishekzjarret e Donald Lulit per dekriminalizimin me kriminel SRB-IN,dorzimi I nje kombi perballe masakres te 21 janarit dhe KREKOSJA e nje vrasesi duke perdhosur viktimat dhe jetimet e tyre eshte nenje fare menyre VDEKJE KLINIKE E NJE KOMBI dhe eshte koha ose ta varrosim ate vend pergjithmone ose te cohem ta ringjallim dhe kjo rruge do jete e gjate por fillimi eshte I shkurter;

    Ti kerkohet dipllomacise amerikane qe te gjeje menyra te heqe nga qarkullimi SRB-IN qe ne nje fare menyre eshte prodhim Made in UDB-CIA I viteve 80-90…..ose ti drejtohemi kongresit amerikan me nje lutje:

    Ju lutemi aleate na pushtoni zyrtarisht…jo me kete banden 2B qe pasi vrasin…urinojne viktimat nen barcaletat e ca nenpunsave komike ambasade si Don Luli Bashes

  • Shqiptaret kane qene me proamerikanet ne teresi. Mirepo qendrimet jo luajale te Departamentit .ambasedes amerikane ZErit te Amerikes kane bere qe proamerikanizmi i shqiptareve te ulet madjepas 21 Janarit me deklaratat e Arvizuese ka pasur kuatot me te ulta ndoshta. Ka shume pikpeytje mbi shtepine ne rrugen e Elbasanit. ( Si ka mudnesi qe sigurimsit afro 20 te tille me detyra shume specifike zune menjehere pune ne stafin e kesaj ambasade ?
    Si ka mundesi qe ka nje afrim te lobit Grek ( Gejc)ne optiken e mardhenieve te ketij shteti me Shqiperine.Po sjelljet e Gerdecit, ndaj ish ambasadores Lino ?) . Kjo politike jo me shtarat e amierikes ndaj shqitareve ,perjashto (ato madhoret qe i dime te gjithe, nderhyrja ne Kosove ,pavaresia e tj), tregon qe kjo politke eshte mjfat pragmatiste dhe nuk e ka per gje te te sakrifikoje per ineteresa me te medha(kujto ketu kurdet). Megjithate pasojat kane filluar antiamerikanizmi tek shqiptaret eshte rritur ndjeshem si njenje,dhe jo per faj te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *