Haxhia: Historia e një çeku për Liri Berishën

anazapta

Nga Izet Haxhia

“…Mora shkas nga një shkrim brilant i gazetarit Bedri Islami për të thënë disa gjëra që përforcojnë vërtetësinë e këtij shkrimi tek gazeta Dita.

Ka qenë qershori i vitit ’92, pas vizitës së Berishës në SHBA u kthyem për të marrë pjesë në forumin e Crans Montana në Zvicër.

Vizita e Berishës në SHBA u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Ballkanin Juglindor Dejvid Philips, një person që njihet për lidhje të fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me zëvendës sekretarin e departamentit të jashtëm Lorenc Igëllberger, i cili kishte interesa ekonomike në Serbi me firmën Zastava.

Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips.

Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana tek suita e Berishës erdhi një person që nuk e njihja e që Berisha nuk e prezantoi. Ai ka qëndruar për rreth tre orë në suitën e Berishës. Në këtë takim ka qenë vetëm Berisha dhe gruaja e tij.

Të nesërmen në sallën ku mbahej Forumi e mori fjalën edhe personi që në darkë kishte qëndruar me Berishën në suitën e tij për rreth tre orë.

Nga prezantimi që ju bë nga moderatori i Forumit mësova se ai ishte ministri i jashtëm serb i Jugosllavisë së mbetur. Mbiemri me sa më kujohet, Ivanoviç.

Personi që përmend Bedriu me origjinë nga Mali i Zi e shtetas amerikan ka qenë sponsor i PD në fillimet e saj. E dinte mirë serbishten. Pamjet e tij i keni në tribunën e mitingut të fitores së 22 marsit. Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtëpinë e Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do merrnin postet në PD dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhës, një shqiptar me origjinë nga Kosova, i Sigurimit të Shtetit dhe i Shërbimit Sekret Serb.

Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden dhe Zhulalin që ishin të lidhura me shërbimin sekret maqedonas, Leka Toto, Tomorr Dosti, Xhahit Xhaferi, të persekutuar por të lidhur me Sigurimin e Shtetit.

Nga ana e Vaskë Afezollit, një oficer i Sigurimit të Shtetit që ishte kunati i Bujar Hoxhës doli grupi i Tritan Shehut.

Në shtëpinë e Bujar Hoxhës Berisha takohej edhe me eksponentë të Sigurimit që dinin shumë për lidhjet e Berishës gjatë specializimit në Francë.

Kur mendoj dhe lidh faktet them që edhe ‘97 ka qenë një skenar i përgatitur nga qarqe antishqiptare. Vrasja në Vlorë e Artur Rustemit që i dha revoltës një kah tjetër të dhunshëm është bërë nga njerëzit e SHIK-ut nga një ndërtesë bosh. I ra për hise Artur Rustemit, por mund të ishte vrarë kushdo.

Përveç dërgimit të karburanteve makinës së luftës së Millosheviçit, është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjës. U kamuflua si trafik i armëve relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjës. Ndërmjetës në të gjithë këtë trafik ka qenë gjenerali Boban që ka takuar disa herë Berishën tek vila 4…”

 

Nesër mund të lexoni:

Çfarë ka në “arshivën e Berishës” për Rugovën? Pse Berisha i është shprehur Izet Haxhisë dhe rrethit të ngushtë afër tij që Rugova është “maniak seksi” (?!). A janë të vërteta ato që Berisha thoshte për Hajdarin dhe Rugovën?

sali liri 2

************

Njerëzit që mblodhi rreth vetes Berisha, në fillimet e lëvizjes pluraliste

Nga Bedri Islami

Në fakt, njerëzit që mblodhi rreth vetes Berisha, sidomos në fillimet e lëvizjes pluraliste, krahas idealistëve, ishin të prejardhur nga falanga të errëta, disa prej tyre i kishin shërbyer jo vetëm besnikërisht sigurimit të shtetit, po edhe më tej se kaq, ata kishin qenë nyja lidhëse mes gjykimit dhe mashtrimit; të tjerë, edhe më të errtë kishin qenë të dënuar si bashkëpunëtor të UDB-së dhe disa nga këto ai i mbajti edhe më afër, i delegoi ku ai e shikonte të arsyeshme, deri edhe në Ministrinë e Punëve të jashtme; kishte njerëz të Asfalisë greke, të cilët u bënë befas deputetë pëdëistë dhe ai e dinte krejt mirë një gjë të tillë, sepse i kishte dosjet e tyre.

Pastaj ndërtoi një piramidë më të vogël me njerëz, veset sociale të të cilëve ishin të pështirosura, por edhe ata i duheshin, si një falangë rezervë.

Kur disa kohë më parë kam shkruar se Berisha e bën gjithçka mbi bazën e arshivës së tij, e ndërtuar ilegalisht, sepse askujt nuk i lejohet të ketë në një shtet demokratik një arshivë paralele, qoftë edhe presidenti i vendit, kishte mjaft që nuk e besuan këtë, sepse u dukej e pamundur që perversiteti politik e moral të kishte rënë kaq poshtë. Tani, vetë ai, zëshëm dhe haptas, e pranon këtë fakt.

E pranon jo si një akt i natyrshëm, por si një moment presioni, edhe ndaj qeverisë, ku mund të ketë njerëz, dosjet e të cilëve ai i di mirë; por edhe ndaj të vetëve, sidomos atyre që heshtin dhe presin momentin se kur mund të devijojnë nga kjo katrahurë ku ai e ka futur mendimin politik dhe jetën e zakonshme të njerëzve. Disa nga dosjet që ka Berisha, ose më saktë që ka ai në arshivën e tij mund të jenë të sakta, sidomos ato që mblodhi në vitin 1992; të tjerat mund të jenë servisur sipas oreksit të shefit, sidomos në kohën e gazidedëve.

Enver Hoxha e kishte zakon e mbante ditarë, ndoshta të përditshëm, se me cilët foli, çfarë i tha, ku ishte, me se merrej, me cilët shkoi, si e kishte çehren. Kur vinte dita dhe bashkëpunëtori i tij ishte në ditët e rrëzimit, ai i thirrte në ndihmë ditarët e tij dhe tjetrit i duhej të përgjigjej edhe për një fjalë që kishte thënë 30 vite më parë. Berisha e perfeksionoi këtë, ai shkoi edhe më larg se idhulli i tij politik, ai ndërtoi një strukturë paralele, jo vetëm të shërbimit të sigurimit, por edhe të arshivës së politikës, njerëzve dhe ngjarjeve.

Mirëpo , nuk e di, nuk jam i bindur, në se në arshivën e tij ka të shënuar edhe gjëra të tjera, të cilat lidhen me dritëhijet e jetës së tij, dhe që presin një ditë të jenë të qartësuara. Mos ndoshta e gjithë kjo lojë me arkiva dhe ndjekje nuk është asgjë tjetër, veçse përpjekja për t’i thënë të tjerëve, “mos i hapni dosjet e mia, që të mos i hap dosjet tuaja”.

Është vendi i vetëm në botë, ku një ish president dhe një ish kryeministër, në një foltore parlamenti, deklaron haptas se ka prova për krime dhe, jo vetëm që nuk i dorëzon këto prova, jo vetëm që shantazhon përmes tyre, por, edhe më tej se kaq, nuk trazohet nga askush. Manteli i deputetit është shumë i shkurtër për raste të tilla, dhe imuniteti që pretendon, është i jashtëligjshëm. Në një shtet ligjor, njeriu që pretendon se ka prova të tilla, ai do të merrej nga prokuroria, me hir apo me pahir, dhe pas hetimeve, ose do të bëhej hero i popullit të tij, ose do të shkonte drejt e në burgun më të thellë. Rrugë të mesme nuk ka.

A është e shënuar në arshivën e Berishës se me cilin u takua Azem Hajdari në janarin e vitit 1991, në një nga lokalet e Tiranës dhe cili është mesazhi që solli njeriu nga Beogradi? A kishte lidhje ky njeri me klanin e Bulatoviçëve dhe përse Ramiz Alia, megjithëse u sinjalizua për këtë takim, heshti?

A kishte dijeni Berisha dhe çfarë thonte arshiva e tij për njerëzit që ai aktivizoi në rrethet e larta të partisë dhe të shtetit dhe të cilët, kishin lidhje të ngushta me ish sigurimin e shtetit? Në arshivën e tij çfarë të dhënash kishte ai për një sërë njerëzish, të cilët, i mbuloi me shapkën e demokratëve, kur ata kishin qenë thjeshtë e vetëm sajues dhe dëshmitarëve të gjyqeve të rreme politike? Pseudonimet e tyre, unë i kam thënë një shkrim të mëhershëm dhe ai i ka ditur këto edhe pa pasur nevojë për një shkrim timin. E rëndësishme është të dihet se kush ia rekomandoi atij, kush ia solli në derë dhe për çfarë i shërbyen atij.

Çfarë është shkruar në arshivat e Berishës për njerëzit që i bëri figura të partisë së tij dhe që në fakt kishin qenë thjeshtë bashkëpunëtorë të sigurimit të fshehtë serb dhe të dërguar prej tij nën maskën e atdhetarëve? Berisha e dinte krejt mirë se njëri nga njerëzit e tij të besuar, i fshehur pas emrit Pashtriku, kishte qenë rezident i sigurimit serb, e megjithatë, për shumë kohë ai e mbajti pranë vetes, e bëri edhe zëvendësministër dhe e gjitha kjo, sipas mjegullimit se, i ka parë me sy të mirë zhvillimet demokratike. Sa të tilla kanë ende dosjet në arshivën private të zotit Berisha?

Në Shqipëri, pas vitit 1992, vërshuan me dhjetëra e dhjetëra ish bashkëpunëtorë të sigurimit të fshehtë serb, për disa nga të cilët kishte pasur edhe më herët dosje në sigurimin e shtetit. Ata u shfaqën në Tiranë si biznesmenë të fuqishëm, si zhvillues, si shpëtimtarë, kur në më të shumtën, nën hijen e shërbimit serb apo maqedon, kishin qenë vetëm tregtarë droge, armësh dhe matrapazë politikë. Është e pamundur që Berisha në arshivën e tij të mos ketë pasur emrat e këtyre njerëzve, sepse ishin të njohur. Kush i dha urdhër atij t’i hapte rrugën pikërisht të tillëve dhe ndërkohë, pak kohë më vonë, të mbyllte çdo rrugë për qëndrimin në Shqipëri të liderëve së lëvizjes çlirimtare.

Ndërsa të parët, udbashët, livadhisnin nëpër gjithë hapësirën shqiptare, figura të njohura të lëvizjes çlirimtare, si Zahir Pajaziti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe shef i shtabit Operativ të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burgosej pikërisht në Shqipëri. Për Zahirin, kishte urdhër arresti nga policia serbe, ashtu si për Adem Jasharin, dhe kjo dihej, sepse ishte e shpallur zyrtarisht; por, megjithë dosjet që ia kishte përgatitur shërbimi i LDK-së dhe këto duhet të jenë në arshivën e Berishës, përsëri ata arrestoheshin dhe dëboheshin nga Shqipëria.

A është në dosjen e Berishës emri i njeriut që solli Arkanin në Shqipëri dhe që e lidhi me Bashkim Gazideden? Kush ishte ky shqiptaro-maqedonas dhe në çfarë aferash ishte i përzier? A është takuar Berisha ose njerëzit e tij të afërt me këtë njeri, të cilit iu krijuan të gjitha lehtësitë për të vepruar në Shqipëri? Çfarë e ka informuar Gazidede shefin e tij politik dhe institucional pas takimit me Arkanin dhe kush ia përgatiti takimin me ish-kryeministrin e Malit të Zi, edhe ai nga klani i Bulatoviqëve? Mos është vallë i njëjti njeri që solli edhe Arkanin?

Në vitin 1992, si mos më keq, Shqipëria shkoi në nivelin zero. Gjithçka u shkatërrua në krejt pak kohë. U përmbysën të gjitha dhe asnjë lloj ligji, me përjashtim të dosjeve që kishit ju, nuk ekzistoi. A kishte skenar për një lëvizje të tillë apo gjithçka ishte spontane, erdhi nga mosdija apo se kështu donin figura politike, nganjëherë euroatlantike, fijet e të cilëve më pas do të dilnin edhe në vende historikisht egër kundër vendit tonë?

Arshiva juaj duhet të jetë e plotë, deri në maksimumin e saj. Më ka bërë përshtypje gjithnjë se si, ju, një njeri që reklamonit lidhjet tuaja me Kosovën, u bëtë aq egërsisht kundër lëvizjes çlirimtare. Nga ju erdhi ideja se UÇK-ja ishte një dorë e zgjatur e Arkanit, të cilën e shfaqët edhe në mediat perëndimore, si një shenjë që lini këto njerëz në hallin e tyre, ose edhe më tej se kaq, dënoni këto njerëz. Anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ilir Konushevci, “Mërgimi”, u vra në një pritë nga njerëz të lidhur me partinë që ju drejtonit atëherë de fakto dhe de jure.

Kjo ndodhi në majin e vitit 1998 dhe vrasja e tij ishte një nga humbjet e ndjeshme të lëvizjes çlirimtare. Ajo ishte njëkohësisht edhe parathënia e grushtit të shtetit të shtatorit 1998. Në natën e parë të grushtit të shtetit, kur po festonit fitoren, bashke me disa “kopukë” institucionalistë, ju erdhi një telefonatë nga larg dhe një shqiptar, me aksent të shqiptarëve të Malit të Zi, ju dha urdhër të tërhiqeni. Megjithëse kjo ju është thënë shpesh herë, ende, askush nuk e ka dëgjuar nga ju se kush ishte ky njeri. Ishte lidhja e krijuar nga vizita juaj e parë në Amerikë apo jua kishte dhënë dikush? Njeriu që e ka bërë të njohur këtë fakt është një ndër personalitetet e vyera të botës së shërbimit inteligjent dhe është plotësisht i besueshëm, për vetë staturën e tij njerëzore dhe postin në të cilin ka drejtuar.

Ndoshta në arshivën tuaj është edhe emri i njeriut që iu solli idenë e thyerjes së embargos ndërkombëtare ndaj shtetit serb, dhe fakti që ju e keni thyer këtë embargo nuk është sajesë e askujt, veçse një dëshmi personale e juaja. Një takim i juaji me shefin e qeverisë së Malit të Zi, njeriut të dorës së fortë të Millosheviqit, ishte më shumë përmbyllës, pasi hesapet ishin bërë më parë. Mes jush dhe atij do të kenë qenë domosdo dy vetë dhe natyrisht lidhja juaj me to është edhe në arkivin tuaj. Është e mundur që pikërisht këto të dy të jenë edhe në eksportin e armëve drejt zonave të luftës në ish-Jugosllavi.

Ndërsa idea e prapstë dhe e stisur tepër budallshëm, se i shitët naftë Millosheviçit për të ndihmuar shqiptarët në Kosovë, më duhet të pranoj se është vetëm e juaja. Kushdo tjetër do të kishte gjetur diçka më të arsyeshme ose do të kishte heshtur.

Shpeshherë në lidhjet mes Prishtinës dhe Beogradit, deri në vitin 1998, dilte në dritë një prift italian, i cili më pas edhe u dekorua, por që në fakt nuk ishte asgjë tjetër veçse një mashë e shërbimit serb. Për këtë njeri dhe bëmat e tij ju keni pasur një informacion, deri diku të mjaftueshëm, që dhe të jetë në arshivën tuaj.

Dyshimi është se mos ky njeri do të jetë i njëjti që më pas frymëzoi fushatën tuaj? Mos është një tjetër si ky, nën një rraso tjetër, që solli entuziazmin tuaj dhe ishit i gatshëm të kontribuonit në ndërtimin e kishave serbe të dëmtuara në Kosovë gjatë luftës?

Arkivi juaj duhet të ketë shumë gjëra. Ai ka edhe lëvizjet e grave të deputetëve, edhe sajesat për prokurorë dhe kryeprokurorë, edhe lëvizjet e presidentëve dhe marrëdhëniet e tyre me vëllezërit, edhe dëshirat e motrave dhe nënave, edhe informacione nga kamerierë, të cilët e dinë numrin tuaj të telefonit mobil; ju dini se edhe për ku e nga ku udhëtojnë qeveritarët e sotëm, për takime me prokurorë dhe njerëz anonimë; ju i dini të gjitha dhe të gjitha këto i keni në arshivën tuaj.

Shumë nga këto nuk kanë asnjë vlerë për njerëzit e zakonshëm. Atyre i intereson përse na erdh ky i ftohtë i akullt në jetën tonë dhe çfarë thonë arkivat tuaja për këtë? Kush e solli kumtin e shkatërrimit dhe të legjitimit të së keqes, në një vend që edhe ashtu, ishte i nëpërkëmbur.

Share This Article
1 Comment
  • ca ben kjo kurv prokurori pse nuk nis hetimet per kriminelin e tradhetarin e vendit sali serbin keto jan fakte me te renda nga nje ish njeri i afert i familjes kriminele berishes.ose duhet te ngrihet populli ne protesta per arestimin e tradhtarit e kriminelit sali sa nuk esht von ….leviz o popull se do shkaterohes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *