Vdekja e beftë e Sokol Olldashit, përveç tronditjes që krijoi në opinionin publik, u shoqërua dhe me një amulli dhe përplasje kontradiktore informacionesh në lidhje me rrethanat. Përpara se të kalohet në krahasimin e informacioneve që pasuan ngjarjen është e domosdoshme që të përcaktojmë qartë kufizimet tona të deritanishme, pasi jemi vetëm pak orë pas ngjarjes dhe procedurat hetueseverifikuese sigurisht kërkojnë kohën e tyre. Le të përmbledhim me radhë ato çka ende nuk dimë:
1. Mungon konkluzioni dhe procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria
2. Mungon konkluzioni i aktit të ekspertimit autoteknik të mjetit ku u gjend trupi i deputetit
3. Mungon konkluzioni i plotë i autopsisë së bërë në trupin e deputetit
4. Mungon konkluzioni dhe rindërtimi final i dinamikës së aksidentit
5. Mungojnë aktet e marrjes në pyetje të personave që njoftuan të parët policinë
6. Mungon ekspertimi i tabulateve telefonike të deputetit
7. Mungon konkluzioni dhe versioni zyrtar i ngjarjes që është rodukt i krahasimit të elementeve dhe konkluzioneve të mësipërme.
Sikundër shihet dhe nga renditja e kufizimeve, ato janë tepër të rëndësishme dhe të shumta, ndaj dhe nuk mund të gjykohet kurrsesi në rrafshin hetimor të ngjarjes deri në këto momente por vetëm në rrafshin e analizës së informacionit në orët e para pasi u mësua mbi ngjarjen. Deri kaq.
Si vdiq Sokol Olldashi?
Deri më tani të gjitha të dhënat paraprake sugjerojnë se automjeti i zotit Olldashi, në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit të Kërrabës” është batuar, makina është rrokullisur dhe gjatë kësaj rrokullisje deputeti, (dyshohet në mungesë vënies së rripit të sigurimit) ka goditur fort kokën. Ky version përforcohet edhe më tepër nëse marrim parasysh dhe tiparet e automjetit me të cilin ai udhëtonte. Ishte një automjet i shtrenjtë tip Benz 500 që ka pasur një tavan prej xhami panoramik mbi kokën e shoferit. Ekziston mundësia që pas thyerjes së xhamit të tavanit, në proces batimi dhe rrokullisje të makinës, si pasojë ndonjë gur apo material të ngurtë deputeti të ketë plagë fatale në kokë. Sigurisht që këto janë versione që marrin një përgjigje në finale të analizave shkencore dhe teknike që pritet të kryhen nga ekspertët në ditët në vijim. Një burim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i tha dje DITA –s se “plagët e konstatuara në kokën e deputetit ishin plagë tipike të një aksidenti”. Konkluzioni i raportit pritet të përfundojë brenda 10 ditësh, së bashku me analizat toksikologjike.
Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit për aksidentin
“Në datë 20.11.2013, në rrugën interurbane dytësore, Tiranë- Elbasan, në Fshatin Krrabë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Krrabës”, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit Sokol Olldashi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë. Mjeti autoveturë i markës “Benz Mercedez”, me targa AA003NH, i drejtuar nga deputeti Sokol Olldashi, ka qenë duke udhëtuar në drejtimin e lëvizjes Elbasan-Tiranë. Policia është njoftuar për këtë aksident rreth 21:20 të ditës së djeshme (e mërkurë). Pranë Sallës së Komandimit të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë ka ardhur njoftimi se në dalje të tunelit të Krrabës në drejtimin e lëvizjes Elbasan-Tiranë, një mjet kishte dalë nga rruga. Në ora 21:28 në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet Policisë Rrugore, që mbulonin këtë aks rrugor dhe pak minuta më pas edhe shërbimet e tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe grupi hetimor. Të gjitha veprimet proceduriale u drejtuan nga Prokurori i Rrethit i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga organi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është caktuar grupi i ekspertëve autoteknikë, të cilët do të realizojnë aktin e ekspertimit për të përcaktuar dinamikën e aksidentit si dhe shkaqet e ndodhjes së tij”.
Një pasagjer me Olldashin?
Natën e ngjarjes dhe gjatë gjithë ditës së djeshme ka qarkulluar si një enigmë, si një legjendë urbane, dyshimi se një “tjetër person ndodhej në shoqërinë e Olldashit”, por sipas këtij versioni, prezenca e këtij personi në aksident po i mbahet e fshehtë publikut. Nëse e marrim të mirëqenë këtë dyshim, dhe abstragojmë teorikisht atëherë ka 2 mundësi logjike:
1. Pasagjeri ka vdekur dhe është zhvendosur, por ku?
2. Pasagjeri ka dalë shëndoshë e mirë nga aksidenti dhe është dërguar diku. Nëse i qëndrojmë rastit të parë, pra që pasagjeri ka vdekur, fshehja e prezencës së pasagjerit do ishte shumë e vështirë. Sepse menjëherë për këtë person do hapej një kartelë vdekje, do varej njoftimi i vdekjes së tij në një shtyllë dhe më pas viktima do kishte dhe një qivur. Gjithnjë në rastin kur largimi i trupit të pasagjerit është kryer në dijeni dhe “mirëkuptim” të autoriteteve që mbërritën në vendngjarje. Pra, vdekja e një pasagjeri nuk mund të fshihet kaq lehtë. Përjashtim bën vetëm rasti kur përpara autoriteteve, dikush tjetër ka mbërritur dhe ka bërë zhvendosjen e trupit. Edhe këtu ka shumë pikëpyetje. Nëse policisë i është dashur mbi 2 orë për të nxjerrë trupin e Olldashit sepse makina ishte bllokuar nga brenda dhe nuk hapej, si dhe kush ka mundur të nxjerrë trup të dytë në kohën e shkurtër para mbërritjes së policisë?! Por ata që mbrojnë versionin e personit të dytë, thonë që nuk ka patur asnjë vështirësi për nxjerrjen e trupit dhe qëndrimi i gjatë te makina ka të bëjë me pritjen e konfirmimit për fatin e pasagjerit enigmatik që ndërkohë ishte dërguar në spital, sipas tyre. Nëse i qëndrojmë rastit të dytë, që pasagjeri ka dalë shëndoshë e gjallë nga aksidenti, me ndonjë plagë të lehtë, atëherë fshehja e prezencës së pasagjerit në momentin e aksidentit do të kishte disi kuptim. Pasagjeri transportohet diku me shpejtësi për të marrë ndihmën e parë, dhe me “mirëkuptim” të autoriteteve dhe të vetë pasagjerit, manipulohet opinioni dhe thuhet që “zyrtarisht pasagjeri nuk ka qenë kurrë në atë makinë”. Edhe këtu, shfaqet kokëfortë fakti që makina ka qenë e bllokuar. (nëse versioni i policisë është korrekt). Po ku mori baza ky dyshim, si u krijua? Rezulton në fakt se janë dy elementet ende të pasqaruar që i dhanë shkas këtij dyshimi:
1. Raportimet e gazetarëve në terren dhe gazetarëve që kanë kontaktuar autoritetet policore mbrëmjen e së mërkurës
2. Dëshmia e personit që njoftoi i pari policinë, deputetit demokrat Igli Cara.
I marrim me radhë.
Së pari dyshimet mbi komunikimin gazetarë-polici. Rezulton se fillimisht gazetarët kanë marrë njoftim nga policia rreth orës 21:55 mbi një aksident me 2 të plagosur në vendin e quajtur “Lapidari i Kërrabës”. Policia ka thënë se drejt vendit të ngjarjes janë nisur 2 ambulanca dhe disa automjete policie, plus zjarrfikëse. Rreth gjysmë ore më vonë, rreth orës 22:30 u konfirmua se njëri prej të plagosurve ishte deputeti Sokol Olldashi dhe se gjendja e tij ishte e rëndë dhe kritike. Pas një ore, rreth orës 23:30, policia në kontaktet telefonike me gazetarët konfirmon se deputeti ishte gjetur i vdekur ndërsa personi tjetër që ndodhej në makinë ishte nisur drejt spitalit për ndihmë. Më pas rreth mesnatës policia konfirmon se trupi i Olldashit ende nuk ishte nxjerrë dhe se ende nuk kishin konfirmuar identitetin e personit të dërguar për kurim në spital. Rreth orës 1 të mëngjesit policia, nëpërmjet një komunikimi për të gjitha mediet papritur sqaron se : Nuk kishte një person të dytë në makinë. Por edhe gazetarë që kanë shkuar në terren, në vendin e ngjarjes, kur kanë pyetur zyrtarë apo policë që ishin në gardhin rrethues të vendit të ngjarjes, herë merrnin prej tyre dëshmi se “ishin dy të aksidentuar” dhe se “një ambulancë ishte nisur për në spitalin ushtarak” por më pas po nga policët që ndodheshin në vendngjarje merrnin versionin se nuk kishte një pasagjer të dytë. Ky version tërësisht i kundërt i policisë erdhi në orën 01:00 të mëngjesit të së hënës. Ky është momenti kur versioni ndryshoi. Pra siç shihet qartë, konfuzioni ka ardhur pikërisht nga burimet policore, ndaj bëhet e dyshimtë e gjitha kjo. Së dyti, janë deklarimet e deputetit Igli Cara. Zoti Cara është cituar natën e ngjarjes nga agjencia e lajmeve “Balkanueb” në orën 23:22 të mbrëmjes së të mërkurës duke u shprehur se “Po bëhet nxjerrja e trupave. Ka dalë trupi i parë, po nxirret trupi i Olldashit”. Zoti Cara rezulton edhe si personi që ka njoftuar i pari policinë për aksidentin. Më pas zoti Cara në një intervistë për të njëjtën media ka mohuar kategorikisht prezencën e një tjetër pasagjeri. Në një intervistë të dhënë pas orës 2 të mëngjesit të së enjtes ai ka thënë se: “”Isha në një lokal me shoferin e Olldashit. Isha në lokal dhe me një person të tretë mik i të dyve . Olldashi na tha se po kthehej nga Elbasani. Pas 5 minutash na thotë shoferi që shefi, Olldashi është aksidentuar. Hipëm në makinë dhe u nisëm, si dhe lajmëruam policinë me telefon. Mbërritëm 30 sekonda para policisë. Dyert ishin të kyçura, nuk hapeshin. Ishte e pamundur që ti jepnim ndihmë. Nuk kishte njeri tjetër në makinë, ishte vetëm. Nuk mund të aludohet ndryshe”, tha Cara rreth orës 2 të mëngjesit. Nëse agjencia në fjalë e ka cituar korrekt zotin Cara në të dyja kontaktet telefonike që ka pasur me të, atëherë zoti Cara është treguar kontradiktor me të dhënat e ofruara në kohë të ndryshme. Deklarimin e dytë zoti Cara e ka dhënë rreth një orë pasi policia nga ana e saj, ndërroi versionin e një “pasagjeri te plagosur” dhe tha se nuk kishte fare pasagjer. Në të dyja rastet si policia dhe zoti Cara, flisnin me tagrin e personit që ishte ndodhur pranë vendit të aksidentit dhe po i ndiqte nga afër zhvillimet. Pra si zoti Cara si policia para orës 01:00 e mëngjesit dëshmonin prezencën e një pasagjeri, pas kësaj ore ndryshuan dëshmi. Është pikërisht ky kontradiksion i dyanshëm që ka shtuar dyshimet. Plus që të gjithë këtyre dyshimeve u shtohet momenti i telefonatës: Kush e mori në telefon shoferin që qëndronte me zotin Cara për ti dhënë njoftimin nga brenda makinës së aksidentuar? Një person i tretë që gjendej në lokal me Igli Carën dhe shoferin e Olldashit është ish drejtori i Portit të Durrësit Eduart Ndreu. Ai ka deklaruar në orën 03:15 të mëngjesit të së enjtes për televizionin “News 24” tekstualisht: “Pas aksidentit, Olldashi ka qenë i vetëdijshëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij. Olldashi kërkoi ndihmë”. Dëshmitari shprehet se Olldashi ka telefonuar “pas aksidentimit”? Kjo ishte një tjetër pikë që ngjalli shumë dyshime, pasi të dhënat flasin për plagë të rënda të marrë në kokë nga Olldashi duke hedhur hije dyshimi mbi aftësinë e tij për të bërë dhe një telefonatë pas aksidentit dhe shembjes. Vetëm nëse ai ka qenë duke folur në sekondat para dhe gjatë aksidentit dhe jo pas tij. Por Ndreu ka përdorur fjalët “pas aksidentit”. Kjo përplasje të dhënash ka shtuar dyshimet se ka pasur një person në makinë që ka bërë dhe njoftimin me telefon për aksidentin. Prezenca e një personi të dytë në makinën e të ndjerit Olldashi mund të jetë spekullim, ose falsifikim faktesh me qëllime politike, mund të jetë e vërtetë, kjo është ende e pamundur të sqarohet plotësisht.
Çfarë thonë 12 orë pas aksidentit, gazetarët që raportuan për 2 persona në makinë
Gazetarja e Panoramës: Nuk di më çfarë të besoj
E përditshmja Panorama ka botuar dje lajmin që personi i dytë është një ish-bashkëpunëtore e Olldashit, që ka punuar pranë deputetit në fushatë elektorale dhe në Ministri. Autorja e këtij shkrimi është gazetarja Etleva Delia. Delia ka bërë dje një status në faqen e saj në Facebook, ku ka renditur komunikimet e saj me policinë e Tiranës dhe në përfundim shtron një pyetje: Kujt policie t’i besoj? Ajo thotë që ka komunikuar me policinë (por nuk saktëson me cilin polic apo zyrtar policie) dhe shkruan: “Komunikimet e mia dje me policine në orën 21:55, më thanë që ka një aksident me dy te plagosur te Lapidari i Krrabes, makina bie ne humnere, policia, 2 ambulanca dhe zjarrfikesit jane nisur ne vendngjarje. Gazetarja thotë që në ora 22:30 deri në 23.30, policia i ka thënë që njeri nga te plagosurit eshte deputeti Sokol Olldashi, ne gjendje kritike, kurse personi tjeter eshte derguar ne spital”. Në fund të postimit gazetarja shkruan: “Njoftimi zyrtar i Policise ne oren 14:00, na informon se ne aksident ka vdekur Sokol Olldashi, vetem kaq. Çfare te besoj nga e gjithe kjo???”
Gazetari i ABC News: Raportova dy kufoma, por tjetra rezultoi nga aksident tjetër
Gazetari i ABC News ka raportuar gjithashtu fillimisht se në “morg gjenden dy kufoma”. Sipas tij, drejtori i morgut konfirmon se ka dy kufoma. Por më pas edhe ABC News e ka korrigjuar lajmin. I pyetur nga Dita nëse i qëndron raportimeve të mbrëmjes së aksidentit, gazetari që raportoi për këtë stacion televiziv tha dje se kishte parë fillimisht dy kufoma në morg, dhe të dy ishin meshkuj, por më pas drejtori i morgut i kishte deklaruar se kufoma tjetër i përkiste një të aksidentuari në një aksident tjetër, të cilin familjarët nuk e kanë tërhequr ende.
Ora News raporton si person të dytë Shkëlzen Aliajn më pas kërkon ndjesë
Gazetarët e Ora News ndërkohë lajmëruan shikuesit e tyre që personi i dytë në makinën e të ndjerit ka qenë Shkëlzen Aliaj ish-drejtor i Policisë Rrugore. Më pas një telefonatë e zotti Aliaj, e detyroi stacionin në fjalë të përgënjeshtronte lajmin.
Një pohim nga zv.ministri i Brendshëm, por që më pas përgënjeshtrohet
Por gjatë natës së aksidentit, gazetari Xhevdet Shehu i Dita-s ka patur një telefonatë me zv.ministrin e brendshëm Ilirjan Mustafaraj i cili ishte duke shkruar në momentin e telefonatës së gazetarit tonë në vendin e ngjarjes. Ai tha se “të dhënat paraprake thonë që personi i dytë mund të ketë qenë një shtetas me emrin K.Sulaj”. Por ai ende nuk kishte mbërritur në vendin e aksidentit dhe më pas versioni zyrtar tha se nuk kishte asnjë shtetas tjetër në makinë.
KJO ESHTE E NJEJTA DORE QE VRAU KOSTA TREBICKEN
Pa u futur fare ne hollesira, gjithe ato mungesa qe ka reshtuar aty siper autor i shkrimit
, tregojne se aty ka dicka qe nuk shkon –dhe kjo dickaja eshte ..personi dyte ,
Por nga gjithe kjo qe ndodhi mesuam se si politikanet edhe media jane te gjithe me moral te kalbur ,
jane ne konflikt interesi me te Drejten
Sepse zgjidhja behet shume thjeshte –Te kontrollohen tabulatet telefonike te policit qe kontaktoi me gazetaren e gazetes Panorama , te cilet dhane te paret lajmin se eshte edhe nje person i dyte …
SALI BERISHA DOLI ME GAZETARET DITEN E PRISHJES SE FYTYRES SE SOKOL OLLDASHIT,per te terhequr vemendjen,sikur po ruan qetesin.CDO ky aliaj apo shkelzeni,apo kulici ne vendngjarjepo muli kaq shum SHOK e kishte po rrafmoni.
E njohen Qe viktima ishte deputeti Olldashi, se fytyra ishte deformuar?!.
Por ishte ne gjendje te bente nje Telefonate?!.
Per cudi, ne vend ngjarje, nuk shkon policia dhe ambulanca, Por shkojne , Dy persona te PD:-se?!.
Trupi u nxorr me zor, se makina ishte shkaterruar teresisht dhe u desh nderhyrja e zjarrfikesve, me mjete prerese, per ta nxjerre Olldashin nga makina?!, Por nga pamjet, makina dukej e pademtuar, vetem Qe ishte permbysur!!!!!!.
Ishte dhe nje Person tjeter, ne fillim ishte mashkull dhe me pas doli femer, Por edhe me pas, skishte viktime te dyte.
Ai Olldashi me ne fund Do te fliste sic thote mero baze?.
Me te gjitha keto pikpyetje dhe pikecuditese, me ben te mendoj se Olldashi eshte viktima e rradhes e partise.
Dhe sduhet te cuditeni, se kjo familje i sherben symbyllur partise ne prapesite Qe ben dh ne fund Po keta jane edhe viktima ze partise Qe i sherbyen.
Nje keshille per familjen, mos u sherbeni partise, se Dy here dolet te humbur, Mo u beni viktima per te treten here.
harrove edhe “bisedat telefonike” te Olldashit : “Bera aksident , jam keq!” ose me pas “bera aksident ….. ” , ose me pas “degjuam zhurme dhe telefoni u nderpre..!” ! Shume te cuditshme keto deklarime !
Deputeti : “Ishim ne tavoline , kur na morii “shefi” dhe po fliste shoferi …kur mesuam per aksidentin..” , pastaj po deputeti : “Une isha ne tavoline , ndersa shoferi kishte dale jashte dhe po fliste me Olldashin….Kur erdhi dhe me tha se shefi (Olldashi) kishte bere aksident ……!” . Por as shoferi dhe as deputeti , nuk na sqarojne se perse “zhurmat” i quajten “aksident” dhe nga e kuptuan qe kishin te benin me nje aksident ? Perse i mohuan theniet e para se Olldashi iu kishte thene “bera aksident , jam keq …!” ? Si ka mundesi qe pa ua treguar njeri vendin e “aksidentit” (ku nga tuneli deri ne Tirane jane 20 e ca kilometra) , ne mes te erresires dhe shiut , dhe me “benzin” e zhytur ne fera dhe me rrota perpjete , keta zoterinj “gjeten” vendin e aksidentit ?
Te gjitha keto deklarata qe jane teper kontradiktore dhe pa asnje sens logjik , madje dhe objektiv , i kemi lexuar nga shtypi ! Mjegull e madhe
DELETED
Gazeta Panorama e Lulzim Bashes qe hapi lajmin per dy persona, ka detyruar gjithe te tjeret tu futen sqarimeve per te saktesuar gjerat. Mire eshte qe kete saktesim policia e Rilindjes ta bej njehere e mire me fakte dhe prova bindese per publikun.
Ne realitetin e rrjeteve sociale eshte veshtire
1 – te fshehesh informacion
2 – te ndalosh thashethemnajat pa qene serioz si shtet
E cudicme qe e varrosen ne me pak se 24ore…
ky ishte politikan i nje rangu te larte ,apo polici e albanistanit i beri hetimet shpejt?
po shoferi personal dhe deputeti cara para policise ne vendngjarje ,tante domande che aspettano risposta ,ky aksident ka shume punti oscuri
nuk vdese njeri pa u demtuar makina
Vdes ore vdes qe c’ke me te ! Ja ku vdiq ai Copa i SHISH-it ! Ai biles , pasi kishte perplasur koken fort disa here tek makina , kishte prere edhe gjuhen , i kishte vene edhe flaken vetes , brenda ne makine ! Edhe ai para shperthimit te flakeve , kishte nisur mesazh ne celular te birit dhe i kishte thene :”Me shpertheu flaka …..jam keq ..! Te fala te gjitheve dhe kujdesu per mamin … ” ! Ha…ha…ha….
Mezi e njohen edhe ate policia …. Edhe Kosta Trebicka me makine e gjeti … Prandaj iu kam thene mos blini makina ! Ju ka dhene kembet Zoti , prandaj meshoini ne kembe ! Por gjithmone hapni syte , anash ! Ha….ha…ha….
Cfare t’i besh bejme shaka se jetojme ne kohe gallate ……. kur , kur nuk merret “jeta” seriozisht , nuk ka shance te trajtohet me seriozitet asnje fenomen tjeter !
Makina mu duk e pademtuar per nje ngjarje kaq te rende..E vetmja pjese e demtuar eshte baxhoja dhe si per cudi te gjithe demtimet viktima i ka ne pjesen e kokes..Pak e veshtire per ta besuar qe ishte nje aksident ku viktima e pati te pamundur..Komplotet jane pjese e jetes se tyre keshtuqe nuk habitem qe dhe ne kete rast te jete dicka e tille…
I bie te levizim vetem me gomar tani. Ti veme targat te bishti. Besoj atij nuk i bejne ndonje myrafet nga ato qe ka qejf mekanik Saliu.