Është i njohur fakti se, si askush tjetër, Sali Berisha është një njeri i apasionuar pas mitingjeve, protestave, demonstratave, sharjeve, sajimeve, ndërrimit të fjalës, marshimeve, përsëri protestave. Si askush tjetër, jo vetëm në këtë trevë të vogël ballkanike, ai si mos o zot, ka bërë një mori të pafund të mitingjeve, të cilat, duke përjashtuar ato që u bënë në krye të herës, janë thuajse të gjitha të sajuara dhe të paguara. Në fakt, po ashtu si askush tjetër, ai ka grumbulluar në sheshe aq shumë mitingashë e aq pak militantë, sa që krahasimet me të janë krejtësisht të pavlefshme.
Sot më 22 nëntor, të shtunën, Berisha ka thirrur një protestë tjetër, më e fundit në vargun e asaj që ka thirrur deri më tash, e në të njëjtin vend, në sheshin e tij të preferuar “Skënderbej”.
Thirrja e protestës ka qenë ëndrra e tij që ditën e 24 qershorit të vitit të shkuar, pra që ditën ku e ndjeu se ra nga fiku i pushtetit dhe e di, po ashtu, se asnjë forcë nuk mund ta kthejë atë personalisht në pushtet. Për të thirrur njerëzit në një protestë si kjo e 22 nëntorit, ai ka bërë thirrje në të gjitha ditët e kalimit të tij në opozitë dhe në fazën e ndërmjetme, mes 23 qershorit dhe ditës kur iku nga selia kryeministrore, duke lënë pas vetes një katrahurë të paimagjinueshme dhe mallkimin se, “do të ndodhë si në Greqi”. Gropa financiare që la pas vetes ishte kaq e humnershme dhe e jashtëligjshme, saqë po të kishte pasur një minimum drejtësie në këtë vend, ai dhe disa nga të tijtë të sektorit financiar, do të duhej të ishin prej kohe në një vend tjetër. E gjithë humnera që lanë pas vetes ishte bërë krejtësisht e qëllimshme, e sajuar me kujdes, hap pas hapi, si një theqafje ku mund të binte i gjithë shteti, por nga e cila do të shpëtonte rrumpalla politike e këtij vendi të varfër. Kjo humnerë ende nuk është mbyllur, ajo po i shfaqet qeverisë së re nga të gjitha anët, vrimat që po zihen me mundim të jashtëzakonshëm, duken vetëm si arna mbi një trup të gjymtuar; boshatisja e arkës së shtetit dhe borxhi i pazakontë edhe për një shtet më të fuqishëm, janë ende të pranishme. Hapat e ndërmarra deri tani nga qeveria aktuale nuk do të mund të kishin sjellë duartrokitje, edhe nëse do të kishte pasur një buxhet të pacunguar, por të paktën janë transparentë, të drejtuar nga e mbara, që po aq sa ne, do i donin dhe qeveritarët.
Në pak më shumë se një vit kohë drejtimi qeveritar, jo një, por dhjetë Edi Rama të kishin qenë, nuk do të mund të kishin bërë më shumë. Qeverisë ende po i merret fryma nga mundimi i daljes nga gropimi i shtetit, dhe ndoshta herë pas here asaj mund t’i kujtohet një thënie e vjetër se, “mirë kali që na ngordhi, por nuk na lënë rehat as mizat”.
Berisha po e drejton 22 nëntorin, faktikisht një javë para 70 vjetorit të çlirimit, si një internacionalist i betuar, gjithnjë sipas parimit të njohur “është lufta finale”. Ai, me tonin që thërret, nga të gjitha vëzhgimet të duket sikur është bërë gati për përleshje masive, të pakundërshtueshme dhe të dhimbshme. Thirrja e tij, tejet përçudnuese, se po lufton me “qeverinë e krimit”, kur në fakt dihet se kush qëndron pas dhjetërave krimeve makabre në këto 23 vitet e fundit; se po lufton “me një qeveri hajdute”, kur dihet fare mirë se kush e zhveshi këtë vend deri në lakuriqësi në këto 23 vite; se po lufton “me qeverinë e kapur”, kur dihet se cilët e kanë kapur këtë shtet prej zhelesh, se nëpër zhele e kanë lënë; të gjitha veç e veç e njëkohësisht së bashku, të duket si lajtmotivi i jetës së tij. Berisha ka kaluar nëpër një oligarki të tillë krejtësisht i vetëdijshëm, i bindur se rruga e tij drejt pushtetit është e pakthyeshme dhe se ajo duhet përforcuar përmes dhunës. Mjerisht, politika e bluzave të bardha, e më tej e njerëzve pardesybardhë, tashmë është një e shkuar e hidhur, të cilën as vetë përçuesit e kësaj ideje nuk e mbajnë mend.
Megjithatë Berisha kërkon një protestë të fuqishme ndaj qeverisë Rama dhe mazhorancës aktuale. Ai e di fare mirë se askush nuk e sjell më në pushtet atë dhe, koha që partia e tij, me këto mend, të vijë në pushtet, është po ashtu shumë e largët. Në fakt, e gjithë sjellja politike e tij dhe e klonit të tij politik, Bashës, nuk është asgjë tjetër veçse pamja komike e asaj që ishte tragjike pas janarit të vitit 1991; e gjithë ajo që po mbartin me vete është veçse karikatura e vizionit të dhjetorit të vitit 1990, dhe sheshet e tashme do të duken si xhuxhmaxhuxhe për nga idetë me ato që lindën pas dhjetorit 1990. Askush nuk mund të sjellë më një dhjetor të tillë, jo vetëm nga fakti se ujërat nuk shkasin dy herë në të njëjtin vend, por edhe se kohërat e liderët janë krejt të ndryshëm. Kohërat janë të të gjithëve dhe jo të një pakice, ndërsa liderët janë zbërthyer deri në detaje. Pinjollët e ish Bllokut duken si fakirë para spurdhjakëve të PD-së , gratë e bllokistëve të duken si lënesha para zonjëzave të liderëve të tashëm politikë.
Po përse do të protestojë Berisha dhe a do i prijë ai de fakto një proteste politike, apo një demonstrimi ekonomik?
Është fakt se një protestë politike mbledh ndoshta më shumë njerëz, por, në fillim duhet të kesh vizionin tënd politik, krejt të mbarë, që të bësh njerëzit të mbledhur rreth teje. Berisha ka shumë vite që nuk ka asnjë vizion politik e, thënë haptas, nuk e ka pasur kurrë. Shumë vite më parë njerëzit besonin tek një vizion që e kishin ngritur vetë, ndërsa tani, asnjë nga liderët që do të jenë më 22 nëntor në shesh, nuk do të ketë një vizion të tij politik, i cili të duket si vazhdim i natyrshëm i dhjetorit 1990. Njerëzit që për vete nuk kanë vizion politik, si do të mund të mbledhin rreth vetes dishepujt e tyre? Edhe më fanatiku mitingash në vete e di se i gjithë vizioni i Berishës është pushteti, për vete, fëmijët e tij biologjikë dhe një grupimi të vogël të familjes së tij politike. Nesër, cilido nga të afërmit e tij politikë që humbet jetën duke i rrezikuar të ardhmen e familjes së tij të ngushtë, i harrohet emri, si i është harruar baxhanakut; i mohohet nderimi edhe përmes një lamtumire, si ndodhi me Olldashin; nxirret në pritë, si ndodhi me Hajdarin. Pra, as Basha e as Berisha, nuk mund të thërrasin një protestë politike, sepse u mungon themelorja, ideja e vizioni politik. Të quash demonstratë politike një të ngjashme me grushtin e shtetit të shtatorit 1998, ose je i lënë nga mendtë, ose përpiqesh si struci të fshehësh një të vërtetë që nuk dëshiron ta shohësh.
Berisha dhe Basha, dy B-të pëdëiste, herë me zë të ulët e herë me zë të lartë, do të përpiqen ta shesin të gjithën si një demonstratë me motive ekonomike. Kushdo ka të drejtë ta bëjë këtë, aq më shumë partia kryesore e opozitës. Liria e shprehjes, e grumbullimit, e protestës, e kundërvënies ndaj qeverisë brenda sistemit ligjor, e thënies së të vërtetës edhe kur është e dhimbshme, e mbrojtjes së atyre që bien viktimë e dhunës së pushtetit, është ndër gjërat primare të një opozite serioze, po aq sa është e drejtë e saj shpallja e alternativës së re qeverisëse.
Cili është motivi ekonomik i një demonstrate dhe a kanë të drejtë morale ta thërrasin atë, pikërisht një grusht njerëzish që në tetë vite pushtet bënë aq shumë zullume sa do të njollosnin edhe një qeveri që do të qëndronte për 80 vite në qeverisjen e vendit?
Do të protestojnë për vendet e punës? Spastrimet në qeverisje, në administratë, në drejtësi, në polici në prokurori, kudo, janë një specialitet i PD-së. Ajo e nisi këtë që me qeveritë e para lokale, të përbashkëta, pas vitit 1991 dhe e vazhdoi deri ditën e fundit që ishte në qeverisje. Ajo që PD-ja i bëri sistemit të ngritur administrativ ishte një përmbysje e të gjitha vlerave, sepse për asnjë çast, as edhe një moment, nuk u pa asgjë tjetër veçse besnikëria ndaj partisë dhe Berishës. Ata ishin i vetmi etalon i zaptimit të pushtetit. Në tetë vite qeverisje, me përjashtim të një shumësie besnikësh, askush nuk u punësua, numri të punësuarve ra dramatikisht, të rinjtë, edhe në kushtet e vështira, braktisën vendin.
Do të protestosh për energjinë elektrike? Dhjetëra bastione të PD-së as nuk e njohin një faturë elektrike, jo më të flasim për pagesën e saj. Në shumë qytete, nëna të vetmuara, paguajnë sa qimet e kokës, deri një të tretën e pensionit, dhe jo vetëm tani, por në të gjitha vitet berishiste, ndërsa votuesit tradicionalë pëdëistë tallen me shtetin. Nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, si ka pasur edhe më parë, kjo duhet bërë me kujdes, pa shkaktuar plagë sociale, pa bërë diferencim, por ama duke i detyruar të gjithë të paguajnë atë që duhet paguar.
Berisha do të ketë 22 nëntorin njërën nga ditët e ëndrrave ë tij. Do të jetë i zhgënjyer thellësisht. Sado që të dalin në shesh, qoftë edhe në ditët më të mira të besimit ndaj tij, përsëri ai do të jetë i humbur. Sepse nuk ka kauzë. Sepse po e ndërton vetë një kauzë. Sepse, me të gjitha forcat po mundohet të sjellë në rendin e ditës rrëmujën e qametin. Sepse ka shpresën e madhe se pas këtij qameti, ato që ka bërë biri i tij, bija e tij, familja e tij biologjike dhe pakica e familjes së tij politike, do të jenë nën një strehë të sigurt, të qetë, si në një liman të mbrojtur nga të gjitha erërat.
Ai nuk ka faj. Ai ka 23 vite që gjen sheshe për të bërë përsheshe. Ai e ka ngritur veten mbi ligjin, dhe mjerisht, askush nuk po përpiqet ta ulë nga ai piedestal i gënjeshtërt.
A do të jetë 22 nëntori fillimi i vërtetë i fundit të tij? Nuk e di, veçse e di fare mirë se kupola që ka mbjellë rreth vetes, në të gjitha strukturat e drejtësisë, është aq e fuqishme, sa që edhe një qeveri si kjo e sotmja, nuk mund t’i bëjë dot asgjë. Është një strukturë e betonizuar, e cila, mjerisht ruhet nga kallashët e shqupasve.

Gjesi Dita pika ime e referimit.dita ime informimit.
Sheshi dhe persheshi
Sotë ne kryeqytet
Kurva dhe llaveshi
Sot po ju therret.
Dilni pra o Shqipetar.
Dilni protestoni.
Nje hajdut e nje kusar
Sala plus kloni
Dilni o milet dilni o milet
Dilni so ne shesh
Ai qe dje u vrau sot po ju therret
Dilni he medet.
Opozitë e mjerë ne duart kujt ke mbet.
Opozita ne proteste
Don me marrë me dhunë pushtetin.
SHQIPERIA SOT KA FESTE
Vajton opozita sup më sup me mbretin.
Rujuni se mos opozita organizon te njejtin skenar si ne daten ku si cndodhi ne ukraine nje vit me pare ku ekstremistet e djathte akuzuan janukovicin per vrasjen e dhjetrave qytetare te djathte per te mare me cdo kusht pushtetin! Esht e njejta date ashtu sic ndodhi ne ukraine!
Pushteti mbi te gjitha, keshtu kerkon djali i enver hoxhes lulzim basha dhe analisti gjenetikor sali berisha, mik i djalit te hoxhes e diktator i pd ne shqipni,!
Sheshi dhe persheshi u mbush me pjesen e ndyr te shqiperis, kush vjedh energin, tokat, pronat dhe udhehiqet nga kryekurva Grigja Qina Suma- del ne shesh, se kur vjen nga mizerja dhe jeta e ulet, ne shesh do dalesh, se nuk ke cfar humb, do mbrosh kurverine dhe hajduterine. Del ne shesh Ai qe mu aty vrau 4 persona. O Edi Rama esht rradha jote te besh drejtesi sepse do humbesh edhe pjesen e mire te ketij vendi.