“Atë ditë që u shpallën rezultatet, shefi im në Zërin e Amerikës më tha në telefon se në Shqipëri do të vijë për vizitë pas dy ditësh ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush… U shtrua një drekë zyrtare në Pallatin e Brigadave. Të zotët e shtëpisë, domethënë Berisha dhe zyrtarët më të lartë të shtetit ishin në pritje të mysafirit. Ata ishin rreshtuar, në paradhomën e madhe ku ishte shtruar dreka, ndërsa ne, një grup tepër i kufizuar gazetarësh, të RTSH, ATSH dhe Zërit të Amerikës, ishim në gatishmëri për të kryer detyrën. Në pritje të ardhjes së Bushit nuk kishim se si të mos vërenim edhe nuancat më të holla, një lloj nervozizmi të përgjithshëm… Ata ende nuk e kishin mbledhur veten nga humbja në Referendum, sidomos Berisha e shprehte më shumë çoroditjen. Njëri nga kolegët më preku në brryl, duke më treguar me kokë Berishën… Ai po fliste me vete! Dhe fjalët që mërmëriste i shoqëronte me grimasa ekspresive të fytyrës, si të aktorëve të pantomimave. E shoqja, Liria, e vëmendshme dhe e kujdesshme ndaj të shoqit, bëri sikur i pastroi një fije floku në sup, në fakt më tepër për t’i thënë “Mblidh veten! Këtu ka njerëz që të shikojnë…”. Por ai, si duket i bezdisur nga prekja e së shoqes, me një lëvizje të dorës i tha “më ler rehat” dhe vazhdoi të mërmëriste kushedi se ç’fjalë, me kushedi ç’përmbajtje…Vetëm ardhja e mikut amerikan ia ndërpreu monologun….”
Pjesa e mësipërme është shkëputur nga artikulli që mund të lexoni sot në DITA, i prezantuar në kopertinë me titullin “A zbret Berisha nga kali? Po ‘kali’ nga Berisha”. Artikulli ka nje pjese kujtimesh nga ish-korrespodenti i Zerit te Amerikes Xhevdet Shehu si dhe nje editorial te tij shoqerues. Ngjarjet e treguara ne artikull kane ndodhur pas referendumit per Kushtetuten ne 1994, kur Berisha (kishte postin e Presidentit dhe ate te kryetarit te hartimit te kushtetues) humbi thelle. Të gjitha opsionet e artikuluara atë natë, duket se u fokusuan shpejt në tre, që mendoheshin si rrugëzgjidhjet më të mundshme: Së pari, dorëheqja e Presidentit; Së dyti, shpallja e zgjedhjeve të parakohëshme; Së treti, rrëzimi i Qeverisë dhe ndërtimi i një qeverie te re. Opsioni i parë u shmang qysh atë natë, megjithëse u tha se Berisha e pati hedhur i pari këtë ide. Por…
Cfarë ndodhi më pas? Rrefen Shehu: “Të martën, më 8 nëntor, shtypi ishte i jashtëzakonshëm: Humbje fatale për Berishën. Shqipëria shpëtoi. Populli tha “jo!”, etj., ishin këta titujt që dominonin faqet e para të gazetave. Mirëpo, po atë ditë një sinjal nga Partia Republikane, aleatja e vetme anemike e PD-së gjatë fushatës referendare, sikur frenoi paksa gëzimin e fitores midis opozitarëve. Në një deklaratë të kësaj partie atë ditë thuhej se rezultatet e referendumit që ishin publikuar nuk janë të sakta, prandaj nuk duhet nxituar. Numërimi i votave nuk ka përfunduar dhe, sipas të dhënave të kësaj partie, duhet të ketë fituar vota “Po”, (!) – thanë republikanët e Godos. Në orën 20 të asaj dite, kur mbaroi afati 48 orësh për të dhënë rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror, në TV u tha se “Komisioni po punon intensivisht, ndërkohë që vazhdon mbërritja e procesverbaleve nga rrethet. Vetëm rezultatet e Komisionit Qendror janë të ligjshme…” Gjatë atyre ditëve, sipas shumë dëshmive të mëvonshme, janë bërë përpjekje maksimale nga ana e pushtetit për të ndryshuar në favor të tij rezultatin. Rezultati përfundimtar që u dha më 10 Nëntor, pas një trysnie dhe zemërimi në rritje nga poshtë që mund të shkonte deri në revoltë, nuk është plotësisht i saktë. 41.7 për qind u komunikua se kanë votuar pro projektkushtetutës, ndërsa kundër rreth 51 për qind. Ishin shifra të korrektuara… Kur mori vesh fitoren e thellë, është thënë se opozita toleroi, duke lejuar të bëheshin manipulime të votave në mjaft zona, për të shmangur ndoshta aktet e dhunës dhe ndonjë pasojë tragjike…”
Ish-korrespodenti i VOA rrefen me pas ne DITA ate qe ndodhi pas vizites se Bush: “Nuk kishin kaluar as 24 orë nga vizita e Bushit, kur nga Presidenca më njoftuan se të nesërmen, pra më 14 nëntor, në orën 11, Presidenti do të japë një konferencë shtypi të rëndësishme. Ç’do të thoshte kjo? Ai e kish dhënë një konferencë shtypi për referendumin më 7 nëntor, të gjithë e kishin marrë vesh rezultatin, ndonjë mbledhje e PD-së ende nuk ishte bërë, ndonjë zhvillim tjetër i rëndësishëm nuk kishte ndodhur… Ç’të ishte, pra, ajo gjë e rëndësishme që do të na kumtonte?… Hymë si zakonisht në Presidencë ne gazetarët e përhershëm të atyre konferencave të shpeshta, disa minuta para orarit të paracaktuar. E njëjta enigmë na mundonte thuajse të gjithëve. Dhe fakti i parë që konstatuam ishte “optimizmi” në fytyrat e nëpunësve të Presidencës, që nga këshilltari politik, zëdhënëset, e deri te rojet. Berisha hyri në orën ekzakte, me hapin e tij të madh. U ul i vetëm, siç ulej gjithmonë, në tavolinën përballë nesh krejt normalisht. Ishte një Berishë tjetër ky, krejt i kundërt me atë të një jave më parë, madje edhe me atë të dy ditëve më parë kur fliste me vete në Pallatin e Brigadave… “Më 6 nëntor, pro kushtetutës votuan 42 për qind e shqiptarëve. Ata janë lokomotiva e demokracisë – tha Berisha. Dhe më pas përdori një aritmetikë të habitshme: Rreshtimi Antikushtetutë numëronte 17 parti. Të gjitha së bashku ato morën 51 për qind të votave, domethënë nga 3 për qind secila. Ndërsa PD e vetme përballë tyre mori 42 për qind… (!) Ja lokomotiva! Gazetarët mbajtën frymën dhe panë në sy njëri-tjetrin…”
*Artikulli i plote ku flitet edhe per nje rast kur Berisha kerkoi ne nje ambasade te dorehiqej, mund te lexohet sot në DITA
kafshe staliniste. ky do hanxharin
Ka ardhur ora e te vertetave,nuk mund t’i sherbehet shqiptareve dhe te ardhmes se tyre pa shkoqitur te verteten e rezultatit te Referendumit te 4 Nentorit 1994.Bredhjeri i historise nuk kishte marre as 24% te mbeshtetjes se “lokomotives” se tij;ne ditet qe pasuan u deformua rezultati mbeshtetes per te ne 42%.Ketu nis ilegjitimiteti i tij ne politike dhe historia e kuserimit prmanent te vullnetit zgjedhes te shqiptareve, nga ai.Ketu nis edhe heqja e te drejtes se referendumeve,edhe kur ne perkatesi me ligjin e tyre mblidhen mbi 60-mije firma qytetaresh,si ne aksionin e luftes kunder importit te plehrave te botes ne vendin tone.
Per mua ky rezultat e vendosi dr motjen ne antagonizem kriminal me shumicen e shqiptareve;qe nga 1994 e ne vijim,derisa te pirdhet nga politika.
Do te deshiroja,qe pas 23 qershorit te isha une i pari,qe do ta PESHTYJA NE SURRAT kete MONSTER TE NDYRE!!!
…..Një djalosh shtatlartë, me një të ecur dhe të folur të papërpunuar, një valixhe të rëndë druri në dorë e një palë këpucë ushtarake në këmbë, u paraqit në sekretarinë e fakultetit të mjekësisë me fjalët: “Du me u ba doktor”…
Ky nuk eshte shtet. Eshte pushtet i mafies.Nuk flitet per moral, per te drejten dhe ligjin.Moralin e percakton i pamoraleshmi, te drejten diktatori dhe ligjin i paligjeshmi.Te fitosh drejtesi nuk do te thote te percaktosh te drejten, por te gjesh se ne ç’dorë, në ç’sirtar, në ç’babëzi duhet të japesh paratë. Nuk ka fare rëndësi kush ka të drejtë e kush jo. Rëndësi ka kush paguan më shumë. Rëndësi ka kush mund t’i afrohet më pranë gjykatësit, që është Zeusi i drejtësive në një vend të tredhur nga shpresa për drejtësi, siç është Shqipëria. Në gjykatat shqiptare, gjykatësi është pronari i së drejtës dhe profeti i drejtësisë. Ai vendos paraprakisht kush do të fitojë çështjen. Seancat gjyqësore, avokatët, prokurorët janë aty një parodi hipokrizie banale, sepse vendimet janë të paracaktuara. Sepse çështjet nuk i udhëheq drejtësia, por i vulos kjo specie, kjo vemje, që kushedi ç’mallkim e ka vënë në krye të një drejtësie që mallkon, shpërdoron, dhe e përsëris, vret. Lëndon edhe vret shpirtra njerëzish të zhgënjyer që në dyert e gjykatave hyjnë në fakt jo aq për t’u gjykuar, por për të mallkuar ata vetë drejtësinë e pështirë që ju shërbehet.
ky njeri, qe quhet Berisha tashme po tregon dhembet e tij te lmyshkatur nga koha e shkuar, kohe e cila ka amorfizuar institucionet shteterore dhe ka bere qe ai te na shperfaq instiktet me te fshehura te nenvetedijes se nje diktatori. tanime eshte koha per nje Rilindje mendore dhe institucionale te ketij sistemi dhe qeverisjeje qalamane
A do Saliu probleme ne Tirane sa here Kosova afrohet per zgjidhje te ceshtjes se saj ?
Keto dy gjera jane gjithmone te lidhura. Shikoni te gjitha veprimet e banditit Sali sa here qe ne pyetje eshte ceshtja shqipatare ai ben zullume ne Tirane. Edhe tani qe u arrit marrveshje Thaci Dacic ka marre urdhra ta ndez prap zjarrin
O zot, a do kemi mundesi valle te shpetojme njehere e mire nga ky njeri i c’ekuilibruar. Shqipetar, kete here duhet votuar masivisht si ne 94 qe ky monster mos te kete mundesi te thote mora 42% i vetem. 10% dhe i ke shume o njeri shpellar, qe nuk u bere kurre qytetar.
Un
zoti sali berisha esht atdhetar esht njeri i madh qe shpetoj shqiperine nga diktatura e zeze dhe me 23 qershor do jete fundi i diktatorit te fundit urime zoti sali berisha ne misionin tend fisnike
berisha eshte njeriu qe dhe vitet e tij ne perkushtim te shqiperise.dhe fitoren do do e kete 100 %
Debati i “përplasjes” Rama-Ceka-junior dhe Letra Berishiane e Cekës plak !
Nga: Mehmet Metaj
Për të gjithe ata dhe besoj për shumicën e këtij populli që presin “ikjen apo zhdukjen” e Berishës e Co, ky ”debat” i stisur nga një “përplasje” e Z. Edi Rama në një audiencë takimi zyrtar në Vienë me Z. Ceka-junior, alias diplomat në Vienë, që përfshshiu dhe Ceka-senior-in e Berishës, është “shashka” e fundit para humbjes së sigurt të Berishës e Co me 23 Qershor.
Por ajo që meriton të vihet re mirë nga ky rast është se si Berisha, ky “monstër-politike” që nga sjellja hipokrite dhe okulte prej 22-vjetësh duke u ngërsheshur kur flet apo gënjen i është shtrëmbëruar dhe fytyra do ti kushtoj shumë ketij vendi jo vetëm pas ikjes por edhe pas vdekjes së tij, se prishi gjithçka të mirë që kishte mbetur-trashëguar apo të krijuar në këtë vend: demokracinë, shtetin, drejtësinë, institucionet, ekonominë etj dhe edhe në këte rast mundohet të gjej pretekste banale që është zhytur në llum dhe në vend që të mos përzihet fare në këtë “debat banal” mes Edi Ramës, dhe një spurdhjaku PD-ist që ka shumë të tillë kjo kohë Berishiane, që duke u katapultuar në “diplomat” kujtojnë se janë dikush dhe kan të drejtën e fyerjes dhe të sjelljes si “me kurajo” apo “rrebele” por harrojnë se aty nuk kan shkuar nga aftësia dhe CV-ja boshe por i ka çuar servilizmi i babit dhe të paktën duhet “të rrinë urtë” kur s’dinë të flasin.
Dhe si gjithmonë në momentet tona historiko-politike tragji-komike, keta “udheheqes” sojzes siç është tipik Berisha ynë gjejnë lehtë apologjetë dhe mbështen në marrëzinë e tyre nga ”njerëz kopuk dhe sojzës” si ai dhe më keq lakej dhe judë të tij, si ky Ceka-plak-u që do ti jap një “atu” Berishës që tenton të tërheq vëmëndjen e publikut dhe sidomos atë të institucioneve ndërkombëtare dhe Amerikane duke dashur t’ju thotë se: “ja ky është personi që do të jete kryeminitër nesër !” Por këto tentativa banale shpellarësh të Berishës që ngre’ “urgjent” nje komision hetimor parlamentar, ndërsa për 21-Janarin dhe Gerdecin pengoi hetimin dhe gjykimin apo “qarje kukuvajkash” e hileqarësh të Cekës-plak (i sapo emruar ambassador në Rome nga Berisha !) nuk “i ha” as Amerika e as Evropa !
Por sidoqofte mësimi i nxjerrë është që dhe ne duhet të mësohemi qe në administratën shterore dhe aq me shume nga nje diplomat ka dhe duhet të ketë një etike komunikimi dhe nuk mund që në një auditor të huaj të ngihet dikush në emër të “lirshmërisë” apo “kurajos civile” dhe të flas broçkulla, aq më pak një karavidhe si Ceka-junior, që nga pamja dukej si muxhahidin, i çuar atje nga babi-servil i Berishës, siç kan shkuar dhe shumë e shumë rrongo-xhongo të tjerë.
Nuk dua të merrem shumë me Ceka-n-e-ri se helbete ai ka kohët të piqet e të nxërë, por më bëri të shkruaj këto pakë rreshta letra cinike e Cekës-plak, që nuk e la pa e shfrytëzuar edhe këtë rast për ti shprehur “besnikërinë” e tij Berishës në ikje . E kujtoj kete njeri-pehlivan që në vitet ’90, megjithëse u proftas si “papritur” në krye të një turmave “demokratike” në vitet ’90, por jo në përplasjet e para dhe e përdor këte domein sit e qe ai “çlirimtari” gje qe as ai as Berisha s’jane të tillë, ata janë rrufjanët që perfituan prej saj, ishin të tjerë bij nënash ata që i vunë gjoksin rrëzimit të diktatirurës, shumica e të cileve ose jane vrarë ose janë dengdisur apo kan marrë arratinë jashtë shtetit !
Këtë e dim të gjithë por e di dhe më mirë Amerika dhe Evropa dhe kot bëjnë “gam-gam” Berisha me Cekën e Co. Për të ardhur keq ështe ajo se ky reagim nga Ceka-plak që rreket t’i shtoj “rëndësën” duke u hequr si stërnipër të të mëdhenjve Petro Nini Luarasit, i Migjenit, e Skënder Luarasit, kur këta mund të jenë vetëm stërnipër të Nastradinit.