22 prill 2020

redaktor

 

 

Nga Geri Emiri

Pas derdhjes së qindra litrave naftë në det si pasojë e një aksidenti në depozitat e naftës pranë portit të hidrokarbureve në Durrës – të cilat kërcënojnë burimet e ujit të pijshëm, florën dhe faunën e zonës, Prokuroria dhe Policia e Shtetit bëjnë një sy qorr, ndërsa Inspektoriati i Mjedisit thotë se i ka duart e lidhura për shkak të ristrukturimit.

 

Ndërsa shumica e qytetit të Durrësit është e mbyllur në shtëpi për shkak të masave të distancimit social që synojnë të parandalojnë epideminë e koronavirusit të ri SARS-CoV-2, banorët e lagjes periferike të Porto Romanos – ku ndodhet porti i hidrokarbureve dhe depozitat e naftës, e ngrysin ditën prej një jave të zhytur në një kanal vaditës të mbushur me naftë- e derdhur aty pas një aksidenti industrial.

“Më kanë thënë se një anije është derdhur në kanal,” thotë Burhan Dervishaj, i cili u zhvendos 27 vite më parë me familjen në Durrës nga Tropoja.

“Kanë rënë në gjumë ata që kanë pasur për detyrë me e kontrollu, është mbushur depozita dhe është derdhur një anije me naftë,” shpjegoi ai.

Ndotja u konstatua përgjatë disa kilometrave në kanalet bujqësore që shërbejnë për kullimin e tokave, që dikur i përkisnin kënetës së bonifikuar të Durrësit. Kanalet shkarkohen në detin Adriatik përmes hidrovorit dhe rrjedhjes së lirë drejt ligatinës së Kepit të Palit.

Sipas Inspektoriatit Shtetëror Mjedisor, derdhja e naftës ka ndodhur nga depozitat e kompanisë “Gega Oil”, e cila pas aksidentit, ka marrë masa për pastrimin e territorit. Por aktivistët mjedisorë nuk janë të bindur që masat janë të mjaftueshme.

Banorët e zonës së Porto-Romanos dhe Spitallës duke mbushur bidona me mbetjet e naftës së derdhur në kanalin bujqësor. Foto Geri Emiri

Ekspertët thonë se hidrokarburet janë toksike për faunën dhe autoritet duhet të vlerësojnë sa më parë përqendrimin e tyre pas derdhjes së konstatuar në kanalin kullues dhe ujërat bregdetare.

“Përgjithësisht hidrokarburet janë toksike për shumicën e gjallesave, por duhet vlerësuar se sa ka qenë përqendrimi, se çfarë ndryshimesh ka sjellë në popullatat e peshqve, bretkosave, popullatës së kanalit,” tha hidro-biologu Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i Eco Albania, një organizatë mjedisore me qendër në Tiranë.

“Duhet bërë një vlerësim i shpejtë, qoftë në aspektin e florës dhe të faunës edhe në aspektin e parametrave fiziko-kimikë të ujit,” shtoi ai, duke nënvizuar se pa bërë një vlerësim të tillë “është e vështirë të flasësh.”

Policia e Durrësit i tha BIRN se ngjarja është referuar në Prokurori, por organi i akuzës nuk iu përgjigj një kërkese për koment nëse kishte regjistruar procedim penal për ‘krim mjedisor’.

Inspektoriati Mjedisor në Durrës i tha BIRN se pasi kishte marrë informacion mbi incidentin, kishte dërguar dy inspektorë në terren, por për shkak të ristrukturimit të institucionit, inspektimet ishin pezulluar.

“Ne jemi në ristrukturim, por edhe përse ndodhemi në këtë fazë, sapo morëm vesh për situatën i kam nisur dy inspektorë dhe kanë shkuar në terren dhe kanë konstatuar se një nga kompanitë e hidrokarbureve kishte pësuar një incident gjatë shkarkimit të naftës,” tha kryeinspektori Besart Meta.

Megjithë sasinë e madhe të naftës së derdhur, Meta pohoi se Inspektoriati nuk kishte marrë masa administrative ndaj kompanisë, por kishte informuar Prefekturën e Durrësit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Ndërkohë, e kontaktuar nga BIRN, një përfaqësuese e kompanisë Gega Oil mohoi që dredhja e naftës të kishte ardhur si pasojë e një aksidenti industrial në depozitat e saj.

“Jo jo, nuk ka lidhje me ne,” tha përfaqësuesja e kompanisë.“Për fat atë ditë ka qenë anija duke shkarkuar dhe ai kanali nuk është vetëm i joni, por i të gjitha depozitave,” shtoi ajo.

Derdhja e naftës

Hartë ilustruese e përhapjes së ndotjes dhe vendndodhjes. Foto ilustruese nga Google Earth, përpunuar me grafika nga Geri Emiri

Zona e Porto Romanos, e gjendur gjashtë kilometra në veri të qytetit të Durrësit u përcaktua në vitin 2001 si vend për zhvendosjen e depozitave të naftës nga porti i Durrësit, si pjesë e një “parku energjetik”.

Në vitin 2004, qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano i dha një koncesion një konsorciumi biznesmenësh vendas të udhëhequr nga Pirro Bare, për të ndërtuar një terminal nafte për importimin e naftës dhe gazit natyror të lëngëzuar. Ndërkohë, në vitin 2015 u dha me koncesion ndërtimi i një terminali të dytë hidrokarburesh, i cili tani është në pronësi të grupit Kastrati.

Sipas Inspektoriatit Mjedisor në Durrës, aksidenti në depozitat e naftës së kompanisë ‘Gega Oil’ ka ndodhur të dielën më 12 prill. Pas aksidentit, kompania e njoftoi zyrtarisht Inspektoratin se i ishte dëmtuar valvula kryesore ku kalon nafta, për të cilën u morën masat dhe u riparua.

Agron Hadri, përgjegjës sektori pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit në Durrës i tha BIRN se pas shqetësimit të ngritur në media për derdhjen e sasisë së naftës në Porto Romano, ishte ngritur një grup pune, i cili kishte shkuar në terren dhe ka kontaktuar me zyrtarë të kompanisë për të diskutuar shkaqet që shkaktuan ndotjen.

“Personat përgjegjës ishin të vetëdijshëm për ndotjen e shkaktuar, ku sqaruan se kishte ndodhur një incident gjatë furnizimit të depozitave kryesore nga anijet e shkarkimit, pasi ishte dëmtuar valvula kryesore, për të cilën u morën masat dhe u riparua,” tha Hadri.

Ai nënvizoi se gjatë inspektimit, nga ana e inspektorëve u filmua dhe fotografua zona e ndotur.

“Gjatë kësaj kohe, kompania ka bërë pastrimin e territorit, ndërkohë inspektorët e mjedisit kontaktuan dhe me përfaqësues të hidrovorit,të cilët konfirmuan që kanë marrë masat duke vendosur bumerat për filtrimin e ujit nga kanali për në det,” shtoi ai.

Sipas Hadrit, në momentin që ka ndodhur incidenti, kompania ‘Gega Oil’ ka vënë në dijeni Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe organet ligjzbatuese.

Ndryshe nga sa pretendon Inspektoriati, një banore e zonës që preferoi të mbetej anonim i tha BIRN që pastrimin e naftës po e bënin komshinjtë e saj, të cilët janë sulur për të mbushur bidonat me naftën e derdhur- për t’i shitur më pas me 80 -140 lekë për litër.

“Banorët nuk e kuptojnë rrezikun dhe janë përqendruar tek mbushja e naftës me bidona,” tha jo, duke shtuar se njeh një komshi që deklaron se ka arritur të marrë sipas tij 10 ton naftë e të tjerë që pretendojnë se kanë marrë deri në 2 ton.

Megjithë vëzhgimin e kryer në terren nga inspektorët, kryeinspektori i Mjedisit për Durrësin i tha BIRN se Inspektoriati i kishte duart e lidhura dhe nuk mund të merrte masa ndaj kompanisë, sepse ishte në proces ristrukturimi.

“Ne jemi në detyrë të ngrirë, sepse nuk kryejmë asnjë lloj inspektimi,” tha Besart Meta. “Masë nuk kemi vënë, por kemi njoftuar Prefekturën Durrës që të njoftojë edhe instanca të tjera,” shtoi ai.

Ndërkohë, përfaqësuesja e kompanisë Gega Oil pretendoi se kanali bujqësor që kullonte në hidrovor ishte ndërtuar nga kompanitë e naftës për pastrimin dhe larjen e depozitave.

“Varet se kush nga kompanitë i ka larë depozitat dhe ka hedhur mbetjet aty që shkojnë në hidrovor dhe s’ka lidhje me askërkënd tjetër,” tha ajo.

“Kanali është apostafat për atë punë, sepse duhen pastruar depozitat herë pas here, sepse nafta krijon mbetje dhe kanalin e kanë bërë vetë kompanitë e para që kanë pasur depozitat, sepse ne i kemi bërë të fundit,” shtoi përfaqësuesja e kompanisë së naftës.

Por shpjegimi i dhënë nga kompania “Gega Oil” mbi kanalin ku u derdh nafta hidhet poshtë nga Alion Hysko, drejtor i ndërmarrjes në varësi të bashkisë Durrës që menaxhon hidrovorin, i cili shpjegon se ky kanal si shumë të tjerë janë ndërtuar gjatë bonifikimit të kënetës.

“Kanali aty ka pas qenë kanal vaditës dhe kullues, janë kanalet e parcelave bujqësore se ka qenë tokë shtet,” tha ai. “Nuk ka ndodhur herë tjetër një situatë e tillë. Nuk është se ka pasur ndonjë ndikim në hidrovor, por nuk bëhet fjalë të ketë pasur raste të tilla si kjo që ndodhi,” shtoi Hysko, duke theksuar se ndërhyrja për kufizimin e derdhjes së naftës në det nuk ishte bërë nga institucioni që ai drejton.

Përfaqësuesja e “Gega Oil” mohoi që nafta e derdhur të ishte e kompanisë së saj dhe nënvizoi se fakti se në atë kohë po shkarkohej një anije me naftë e kësaj kompanie ishte rastësi.

“Ne nuk kemi asnjë lloj problemi, mund të shkoni ta verifikoni në çdo çast. Ne nuk na ka ndodhur asgjë, na ka ardhur anija atë ditë dhe asnjë lloj problemi. Ne s’kemi pasur derdhje, asnjë gjë,” tha ajo.

“Anija është në det, është 2 kilometra larg ajo, vjen nafta prej andej me tuba, depozitat janë bërë të reja, janë të kolauduara, s’ka asnjë lloj problemi me ne,” shtoi përfaqësuesja e Gega Oil.

Ndryshe nga sa deklaron Gega Oil, kryeinspektori Besart Meta shprehet se kompania e naftës e ka pranuar incidentin edhe ka marrë përsipër ta pastrojë vetë ndotjen.

“Me ndryshimin e Kodit Penal, kjo mund të trajtohet edhe nga Policia e Shtetit, ndërkohë që ne do t’i bëjmë edhe një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit edhe pse në dijeninë time ka informacion,” shpjegoi Meta.

“Mund ta bëjnë edhe ata vlerësimin përmes OPGJ-së, sepse me Kodin e ri Penal mund të konsiderohet edhe si krim mjedisor,” shtoi ai.

Zëdhënësi i Drejtorisë Vendore të Policisë në Durrës i tha BIRN se ngjarja ishte konstatuar dhe më pas referuar në Prokurorinë e Durrësit.

“Policia ka qenë në terren për të kufizuar lëvizjen e banorëve në kuadër të masave ndaj COVID-19,” shpjegoi zëdhënësi.

Monitorim i ndotjes

“Brumer”, që shërben si filter dhe kufizues për përhapjen e naftës drejt Detit Adriatik përmes portit. Ai u vendos nga “Porti Kastrati” si masë për minimizimin e ndotjes. Foto Geri Emiri

Ahmet Kastrati, administrator i kompanisë “Multi Buoy Mooring” që ka në pronësi një prej dy pontileve të naftës në Porto Romano, tha se janë marrë masa që nafta mos të derdhet në det.

“Në basenin ujor të portit nuk ka pasur ndikim, sepse janë marrë masat dhe në grykëderdhjen e hidrovorit janë vendosur disa barriera që nuk lejojnë karburantet të përçohen në detin e hapur,” tha Kastrati.

“Kemi pasur 3 nivele barrierash, të cilat e kanë mbajtur karburantin edhe nëse ka pasur ndonjë pjesë karburanti të ardhur deri tek ne, është mbajtur nga këto barriera,” shtoi ai.

Kastrati shtoi se pasi derdhja është kufizuar, është bërë edhe pastrimi përmes pompave zhytëse, duke shtuar se baseni i portit që ai drejton nuk është ndikuar në mënyrë direkte.

“Tek pjesa mjedisore ujore problemi është minimizuar, pothuajse nuk ka asnjë lloj efekti, pastaj tek kanali është situatë tjetër,” tha ai.

“Ajo që erdhi tek ne nuk është se ishte sasi e madhe, por në vetvete është substancë që shpërndahet lehtësisht,” shtoi Kastrati.

Ndryshe nga sa pretendon administratori i kompanisë MBM, hidrobiologu Olsi Nika ngriti pikëpyetje mbi efikasitetin e barrierave të ngritura për të kufizuar derdhjen e naftës në det.

“E dalloj në foto bumerin për filtrimin e ujit, po mundohen ta mbajnë aty që të mos shkojë në det, por uji duket se e kalon nivelin e bumerit dhe nuk është efikase, megjithëse e kanë vendosur si masë mbrojtëse,” tha ai.

Ndërkohë, drejtuesi i pontilit tjetër në pronësi të Romano Port, biznesmeni Pirro Bare, mohoi që ngjarja të kishte lidhje me portin e tij.

“Ne nuk kemi ndonjë ndikim nga kjo situatë, pra tek porti, sepse është porti tjetër më përpara që na mbron,” tha ai. “Është hera e parë që ndodh,” u shpreh Bare, ndërsa shtoi se “ngjarja ka ndodhur nga pjesa e depozitave në tokë”.

Nika theksoi se Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Inspektorati i Mjedisit duhet të marrin masa në terren për të bërë një vlerësim të shpejtë të gjendjes dhe nivelit të ndotjes të shkaktuar nga derdhja e naftës.

“Nëse kjo gjendje krijon probleme edhe për shëndetin e njeriut, janë institucionet më pas që ngrenë një grup të përbashkët të koordinuar pune, midis Inspektoratit të Mjedisit, Institutit të Shëndetit Publik etj,” tha ai.

“Por gjendja duhet vlerësuar dhe një vlerësim shumë të shpejtë duhet ta bëjë Inspektorati i Mjedisit – pavarësisht nëse është ose jo në shkrirje, sepse ligji nuk mund të pushojë së ekzistuari një institucion, sepse ai ka për detyrë të përmbushë kompetencat, pavarësisht procesit apo formës që do të marrë më vonë,” shtoi drejtuesi i Eco Albania.

I pyetur nga BIRN mbi masat e marra për të vlerësuar nivelin e ndotjes, drejtuesi i Inspektoriatit Mjedisor në Durrës, Besart Meta shpjegoi se ai i kishte kërkuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që bënte analizat e ujit.

“Unë sot e kam njoftuar AKM-në, sepse nuk merr mostra Inspektoriati, por ne ja kërkojmë AKM-së, kështu që sot i niset shkresa AKM-së që ata të vijnë të marrin mostrat e ujit,” tha ai të premten.

Ndotja në derë të shtëpisë

Banorët e zonës së Porto-Romanos dhe Spitallës duke mbushur bidona dhe fuçi me mbetjet e naftës së derdhur në kanalin bujqësor. Foto Geri Emiri

Burhan Dervishaj u vendos në vitin 1993 në Porto-Romano pa shumë informacion mbi pasojat që industria petro-kimike kishte lënë mbi mjedisin.

“Ne nuk e njihnim këtë zonë dhe thamë ‘lum si ne që erdhëm në bregdet’, ikëm nga mali e nga sherri ku vriteshe për një arë,” kujton sot 71-vjeçari me origjinë nga Bajram Curri.

Si ai, mbi 500 familje u vendosën në territorin e ish-kombinatit kimik që njihej për prodhimin e lindanit, një tokë që shpejt u kuptua se ishte “e helmuar dhe toksike”.

Depozitat e lindanit në Porto Romano u pastruan një dekadë më parë, falë një investimi të Bankës Botërore, por derdhja e naftës e ka rikthyer frikën midis banorëve.

“Jam i shqetësuar jashtë mase, sepse ato janë kanceroze, me helme për bagëtitë, për bahçe e për jetesë,” tha Burhan Dervishaj, duke shtuar se zona përdoret gjerësisht për plazh me pushues që vijnë edhe nga kryeqyteti, duke përfituar nga çmimet e ulëta të çadrave.

Klaudio Hyseni, drejtuesi i organizatës Durrësi Aktiv, e cila po realizon një studim mbi ndotjen e kanaleve kulluese në zonën e Porto Romanos, i tha BIRN se kjo zonë është e ndotur dhe derdhja e naftës e ka përkeqësuar më shumë nivelin e ndotjes.

“Kanalet që dikur kanë shërbyer si pjesë e infrastrukturës së bonifikimit të Kënetës dhe të mbajtjes nën kontroll të ujërave të saj, sot janë shndërruar në kolektorë të transferimit të ujërave të përdorur drejt bregdetit,” tha ai.

“Kjo përbën një situatë mjaft të vështirë, si në aspektin mjedisor ashtu edhe shëndetësor të këtyre banorëve, pasi ata janë përherë të ekspozuar ndaj ujërave të ndotur, të cilët rrjedhin të patrajtuar në sipërfaqe,” shtoi Hyseni.

Ai nënvizoi se ndotja e shkaktuar së fundmi nga hidrokarburet e rëndon situatën dhe rrezikon familjet që ndodhen pranë kësaj zone, pasi ato banojnë jo më shumë se 1 kilometër larg.

“Është e nevojshme që institucionet të reagojnë shpejt për njohjen me nivelin e ndotjes dhe eliminimin e saj, sepse kjo nuk mund të lihet vetëm në dorën e subjekteve private që janë edhe shkaktarë të ndotjes,” theksoi Hyseni.

Hidro-biologu Olsi Nika i tha BIRN se duhet bërë një vlerësim paraprak për t’u njohur me nivelin e përqendrimit të ndotjes pas derdhjes së naftës dhe nëse do të jetë nevoja, të pasohet nga një vlerësim i thelluar që nis nga kanali i ndotur deri në detin Adriatik, duke theksuar rrezikun e kontaminimit të puseve që banorët përdorin për ujë apo të kafshëve që kullotin buzë kanalit.

“Hidrokarburet çlirojnë substanca që kanë ndikim negativ në sistemin nervor dhe deri në veshjen e organeve respiratore të bretkosave, sepse është viskoze dhe e dëmshme,” shtoi ai.

Nevojën për një vlerësim të thelluar të ndotjes së shkaktuar nga nafta e kërkon edhe Burhan Dervishaj, i cili ankohet për mungesën e reagimit nga institucionet shtetërore.

“Unë jam i shqetësuar sepse këtu sikur mos me pas qeveri fare, këtu derdhet nafta e nuk e vret mendjen njeri dhe kalojnë pa pushim autobotet nëpër lagje,” tha ai.

“Ne ishim këtu kur erdhën depozitat e naftës, prandaj tani ose të shpërngulemi ne, ose ato,” përfundoi 71-vjeçari.

 

*****

Geri Emiri ka mbaruar studimet për “Gazetari dhe Komunikim” në Universitetin e Tiranës dhe ka studiuar për “Marrëdhëniet me Publikun”, në nivelin “Master Shkencor” (MSc), Universiteti i Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.

Për të njëjtën temë klikoni edhe KËTU

Share This Article
3 Comments
  • Që thoni ju që s’thoni asgjë, pandemia rilindjotase ju ka izoluar brenda katër murreve njëlloj si dikur Liza morracaken e kopshtit zoologjik në kafazin e hekurt diktatorial, e megjithatë, në këtë situatë kaq të turbullt (ujku mjegull do), e cila për fatin tuaj të zi përkon dhe me 30 vjetorin e instalimit të demokraturës edhe më të ndyrë se e para, ju qysh nga ky moment jeni të përjashtuar kategorisht nga leximi i mëtejshëm i këtij komenti. Hajt pirdhuni tash, legena!

    ***

    Ekskluzivisht për lexuesit e paindoktrinuar të gazetave të papolitizura, xhambazadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplogësht i Shalëve të Bashkuara me seli provizore në Washingroom ju përshëndet me sarkazmën poetike “Demagogjia e tranzicionit”.

    Një pyetje foshnjore (kush tha retorike?): A mund t’ja varësh për 75 vite resht ujkut mëlçitë në qafë, dhe pastaj të pretendosh se je dele inteligjente dhe fisnike ?

    Demagogjia e tranzicionit
    Nga “Mission Impossible”

    – 1 –
    Përmbi mure ambasadash,
    Si alpinë ne u zvarritëm,
    Për të marrë pak fllad lirie,
    Të gjithë botën e çuditëm !

    – 2 –
    Me dy gishta përpjetë ngritur,
    Deshëm të shporrnim regjimin,
    5-mijë djema shqipëtarë,
    Prapa lamë ne veç mjerimin !

    – 3 –
    Në syrgjun e mbajtëm vrapin,
    Duke ledhatuar detin,
    Nga sytë këmbët arratia,
    Nuk lamë pas as amanetin !

    – 4 –
    Ju vërsulëm mbarë Evropës,
    Si zhulsa të babëzitur,
    Për të sjellë ca raqe trupi,
    S’lamë dyqan ne pa “psonisur” !

    – 5 –
    U rropatëm nëpër punëra,
    Dhe derdhëm djersën e ballit,
    Me kacidhet që kursyem,
    I bëmë karshillëk dhe djallit !

    – 6 –
    Por ne shpejt u pezmatuam,
    Nga partitë “pluraliste”,
    Që do shembnin dinastinë,
    Po me pjellën komuniste !

    – 7 –
    Natën ishin me Ramizin,
    Për t’ju futur kompromisit,
    Na u gdhinë si demokratë,
    Ca pinjollë të komunizmit !

    – 8 –
    Ne s’po u besonim syve,
    Se nga mbiu farë e keqe,
    Që do mbante gjallë regjimin,
    Me taktikën “lepe-peqe” !

    – 9 –
    U rropatën në mitingje,
    Duke klithur komunizmin,
    Komunist mbajtën në krye,
    Për të sjellë kapitalizmin !

    – 10 –
    Ca me dosje sigurimi,
    Dhe me ideal pe-leshi,
    Na u bënë dhe komandarë,
    Ata që s’tuten nga preshi !

    – 11 –
    Zunë karriget e pushtetit,
    Për lezetin e mejdanit,
    Dhe i bënë fresk të keqes,
    Për inat të Dullë shejtanit !

    – 12 –
    Pa na u ngref dhe fukaraja,
    Menderosur gjer ke mënga,
    Shembi halet “alla turka”,
    Dhe vuri ca “alla frënga” !

    – 13 –
    Se hapësirat e banimit,
    S’ju mjaftonin as për qënin,
    Me yxhym ngritën ca vila,
    Si për të kompensuar dëmin !

    – 14 –
    Ju vërsulën kontrabandës,
    Dhe mender prostitucionit,
    Se kreditë dot s’i pagonin,
    Me kacidhet e padronit !

    – 15 –
    Nis t’gafurrej edhe horri,
    Qysh pa gdhirë ke pazari,
    Nga druvar u bë kambist,
    Matrapazi dhe hajdari !

    – 16 –
    Hapën firma e bënë ca derte,
    Me pisllëqet e pushtetit,
    Ortakllëk bashkë me shtetin,
    U bënë gazi i gjithë miletit !

    – 17 –
    Zhulsi zgjodhi nofkën “bos”,
    Pa e rrojtur fare trapin,
    Krekosur nëpër bankete,
    Se nga pas mbante zullapin !

    – 18 –
    Njerëzia uli kokën,
    Edhe iu nënshtrua fatit,
    Intelekti i këtij kombi,
    U tret rrugëve falë kasapit !

    – 19 –
    Me arsyen e mendimit,
    Dhe me shkollën e Enverit,
    Ju vërsulën çdo lloj pune,
    Vetëm për respekt të nderit !

    – 20 –
    U gabuan bashkë të gjithë,
    Nga doktrinat e mashtrimit,
    Të burgosur dhe pronarë,
    U bënë lypsa të regjimit !

    – 21 –
    Si një turmë e dalë nga varri,
    Ju besuan edhe shtetin,
    Por pjella e gjithë së keqes,
    Bënte luftë veç për pushtetin !

    – 22 –
    Ngatërruan me dëshirë,
    Të përndjekurit e sistemit,
    Për t’i dhënë vulën e turpit
    Në syrin e gjithë miletit !

    – 23 –
    Politikanë edhe hajdutë,
    U bashkuan në një llogore,
    Që të mos e kompesonin,
    Çdo ditë pune në gurore !

    – 24 –
    Dhe qyqarët pas burgimit,
    Nisën të kërkojnë të drejtën,
    Me një torbë ngjeshur pas trupit,
    Si fosile larg me jetën !

    – 25 –
    Me familje të shkatërruara,
    Dhe me vuajtje internime,
    U përballën me të keqen,
    Në lirinë legjitime !

    – 26 –
    Me cingërima mëshire,
    U gënjyen nëpër vite,
    U vunë nofkën e spiunit,
    Për sevap të ksaj elite !

    – 27 –
    Sa harruan edhe burgun,
    Dhe i dhanë të drejtë mjerimit,
    Me ca letra me një vrimë,
    U bënë preha e mashtrimit !

    – 28 –
    U dhanë bursa për stërnipër,
    Për të humbur dhe arsyen,
    Me ca dallavere zyrash,
    Harruan dhe vetë mënxyrën !

    – 29 –
    U gënjyen me lëmosha,
    Në shkëmbim të dinjitetit,
    Dhe u bënë preha e horrit,
    Dhe e vetë katran-pushtetit !

    – 30 –
    Ndaj një ditë e panë vehten,
    Të braktisur në mes flakësh,
    I rivrau për së dyti,
    Një dyzinë prej halabakesh !

    – 31 –
    Janë bijtë e Dullë sqeparit,
    Dhe nuk e harrojnë zakonin,
    Amanet prej tij kanë marrë,
    Mos ta dorëzojnë kurrë fronin !

    – 32 –
    Dynjallëku ka hesape,
    Ndaj nuk është i lehtë pushteti,
    Pa kur nis dhe qeveria,
    Fillon shpejt edhe sikleti !

    – 33 –
    Për të gënjyer botën,
    Dhe si për t’i lezetosur,
    Në “burg” çuan xha Ramizin,
    Dhe Nexhmijen e vrerosur !

    – 34 –
    Për ca kafe i dënuan,
    Se kështu ishte vendosur,
    Defterin e Katovicës,
    Gorbaçovi kish’ vulosur !

    – 35 –
    Me pushtetin kujdes bëni,
    Dhe mos u merrni me shakara,
    Bijtë tanë do qeverisin,
    Si harbutë prapë nga e para !

    – 36 –
    Burgaxhinjtë edhe tregtarët,
    I mashtroni për “suksesin”,
    Jepini kacidhe shprese,
    Edhe pak lëmoshë për stresin !

    – 37 –
    I punësoni nëpër zyra,
    Por mos ja falni kurrë pushtetin,
    Se na qepen kokpalarët,
    Dhe në hell e kemi vendin !

    – 38 –
    Për ca prona mbyllni sytë,
    Dhe pronarin respektoni,
    Në seanca gjyqësore,
    Të tre shkallët komandoni !

    – 39 –
    Se soj e sorollopi tyre,
    Trungun e ka dhjetfishuar,
    Sa të bien në një mëndje,
    Kemi kohë për t’u shalluar !

    – 40 –
    Se zakoni i shqiptarit,
    Është i lidhur me shumë ura,
    Për inate në mes vedit,
    Nuk lëshojnë as prokura !

    – 41 –
    Sa të zgjidhin të gjithë hallet,
    Dhe të bien në një mëndje,
    Le t’ja tjetërsojmë pronën,
    Dhe të bëhemi vetë në gjëndje !

    – 42 –
    Dhe kështu ja rasim gishtin,
    Dhe i lëmë me gojë hapur,
    Për të mirën e pushtetit,
    Hartojmë ligjin për ta zhvatur !

    – 43 –
    Kompesimin me të holla,
    Ja premtojmë dhe lajmë hesapin,
    Kur të bien lekë nga qielli,
    Në gurbet do mbajnë vrapin !

    – 44 –
    Të rrijnë urtë baballarët,
    Dhe të mos na çajnë trapin,
    Se me dosje spiunimi,
    Mund t’ua lajmë mirë hesapin !

    – 45 –
    Ndaj partia bën gabime,
    Por nuk e harron qëllimin,
    Ke faltorja e Zeherit,
    E ka bërë në djep betimin !

    – 46 –
    Ulni kokën dhe dëgjoni,
    Se urrejtja është e vjetër,
    S’jeni asisoj trimosha,
    Por guxoni veç me letër !

    – 47 –
    Jeni rrahur për së vogli,
    Ndaj bëjm pallë e mbushim xhepin,
    Kur të bëheni më të mënçur,
    Do mbarojmë punë dhe me shtetin !

    – 48 –
    Por davaja e pushtetit,
    Të bën hasëm midis vëndit,
    Dhe fillon të gënjejë mëndja,
    Të grabisësh lek’t e shtetit !

    – 49 –
    Me davara piramidash,
    Dhe me firma prej evgjiti,
    Plasi parja në mes sheshit,
    Por u sëmurën nga koliti !

    – 50 –
    Bota që po i vrojtonte,
    Nuk po bindej për suksesin,
    Me paratë që po pastronte,
    E dinte mjaft mirë proçesin !

    – 51 –
    Ndaj krijoi dhe palo firmat,
    Që të mbante peng vetë shtetin,
    Po t’na kruhej neve shpina,
    Do na shpallte falimentin !

    – 52 –
    Dhe njerëzia e trullosur,
    Nga padija dhe babëzia,
    Nuk kuptonte ku po shkonte,
    Ndaj filloi të shiste shpija !

    – 53 –
    Me përqindjen e Xhaferrit,
    Do të ndodhte mrekullia,
    Ndaj o burra të fitojmë,
    Se po na troket mirësia !

    – 54 –
    Dhe kështu fakir budalli,
    Na u çmënd nga dalldia,
    Mos humbisni këtë rast,
    Është dhuratë nga perëndia !

    – 55 –
    Ndaj ku jeni nëpër botë,
    Nisni kursimet tek shpija,
    Brënda muajit të fitojmë,
    Se pas bëhët batërdia !

    – 56 –
    Të ndërtojme vila shumëkatçe,
    Dhe të rrojmë si zëngjina,
    Me sallone e soxhorno,
    Dhe garazhe për maqina !

    – 57 –
    Le të plasi vetë hasmi,
    Nga bollëku e mirëqënia,
    Sa të kemi kumandarin,
    Do na ketë lezet dhe fënda !

    – 58 –
    Po na çohet edhe fshati,
    Që diçka na kish dëgjuar,
    Me Rrapushin e ushtrisë,
    Që të gjithë na ishin zgjuar !

    – 59 –
    Se sporteli i Xhaferrit,
    Kish filluar mrekullinë,
    Brënda ditës shihje vehten,
    Nga fakir, porsi zengjinë !

    – 60 –
    Shitën dhën e shitën dhi,
    Shitën tërë bagëtinë,
    Se sekreti i pasurisë,
    Na kish marrë arratinë !

    – 61 –
    Dhe e ngopën gjeneralin,
    Me paratë e kurbetit,
    Që të ndodhej budallai,
    Mu në krye të devetit !

    – 62 –
    Po na del dhe bac Salia,
    Me autoritet prej shteti,
    Që t’na bindej njerëzia,
    Për pará sak prej vërteti !

    – 63 –
    Dhe mileti na trulloset,
    Nga mavria e pushtetit,
    Që gënjeshtrën kish për bindje,
    Dhe jo paret e miletit !

    – 64 –
    Pa na plasi dhe rrëmuja,
    Në sportelet e Vehbiut,
    Dhe tek Sudja ish bërë nami,
    Se s’i gjendej brima miut !

    – 65 –
    S’ka pará për kreditorët,
    Në sarajet e Aliut,
    Çohet Vlora tërë në këmbë,
    Kërkon kokën e Saliut !

    – 66 –
    Njerëzia nuk kuptonte,
    Se si nuk të mbroka shteti,
    Shkulnin flokët nga marazi,
    Cullak doli lesh-sekreti !

    – 67 –
    Tërë kursimet e kurbetit,
    E ktij populli tafmaqar,
    Pa lënë gjurmë ishin shndërruar,
    Në saraje dhe në ar !

    – 68 –
    E kështu vazhdoi davaja,
    Se më nuk mjaftuan lekët,
    Pa na ngrihen kokëpalarët,
    Na rrëmbejnë edhe fishekët !

    – 69 –
    Kapardisur me mortaja,
    Dhe me mjete motorrike,
    Plasi lufta në mes vedit,
    Për të zënë nja dy karrige !

    – 70 –
    Kaq e pati dhe kjo punë,
    Dhe shteti i uli brekët,
    U dorzua brënda orës,
    Se fajin e kishin grekët !

    – 71 –
    Por dhe CIA na sulmoi,
    Me një plan të mirë qëndisur,
    Llomotiste Gaz Dede-ja,
    Kur la brekët në të ikur !

    – 72 –
    Pa ja beftën si rufeja,
    Yzmeqarë dhe pushtetarë,
    Në anije e mbajtën frymën,
    Zullumqarë, bashkëmëkatarë !

    – 73 –
    Lanë miletin n’ditë të hallit,
    Dhe kaosi pushtoi sheshin,
    Për t’i degjeneruar fare,
    Na i rasën edhe preshin !

    – 74 –
    Kumandari thuri plane,
    Kokën vetë që të shpëtonte,
    Shpejt na mblodhi ca sejmenë,
    Rezolutë të miratonte !

    – 75 –
    Nga kaosi u derdh gjaku,
    Ndër luftime me shqiptarë,
    Tre mijë shqipo për lesh shkuan,
    Si të ishin thjeshtë barbarë !

    – 76 –
    E kështu u mbyll davaja,
    Me ca kompromise horrash,
    Për pushtet u derdh veç gjak,
    Dhe kërkush nuk doli burrash !

    – 77 –
    Na sajuan ca komisione,
    Për të gjetur “të vërtetën”,
    Pa fajtor u mbyll daveti,
    Vaj vatani e mjer mileti !

    – 78 –
    Kur na vjen Fatos mavria,
    Dhe na hipën sipër gurit,
    Merr revanshin dhe betohet,
    Sak tek sheshi i flamurit !

    – 79 –
    Për paratë e miletit,
    Do kujdeset qeveria,
    Ndaj o lebër miq’t e mi,
    Mbathjani për ke shtëpija !

    – 80 –
    Si bandit i dalë nga burgu,
    Dhe nga ferri i Aligerit,
    Merr në dorë frenat e shtetit,
    Dhe gërshërët e berberit !

    – 81 –
    Nis reformat e pushtetit,
    Me delirë intelekti,
    Por mileti s’e kuptonte,
    Kësisoj lesh-marifeti !

    – 82 –
    Duam paret e fajdeve,
    Që t’na kthehet ne humori,
    Se po vdesim nga zhgënjimi,
    E s’na bën derman doktori !

    – 83 –
    Nuk na duhen ne reforma,
    As aksioma intelekti,
    Kërkojmë djersën e fëmijëve,
    Ulëriste gjith’ mileti !

    – 84 –
    Dhe na ngrihet komisioni,
    Me vendimin e kuvendit,
    Për rikthimin e parave,
    Dhe gjetjen e kompetentit !

    – 85 –
    Problem ishte krietari,
    Që do bënte transparencën,
    Na e nxorrën dhe nga varri,
    Të mos bënte konkurencën !

    – 86 –
    Me Arapin krietar,
    Dhe me komision hajdutësh,
    Nisën punën sa më parë,
    Si të ishin racë harbutësh !

    – 87 –
    Kalojnë muaj e kalojnë vite,
    Dëmshpërblimi hiç gjëkundi,
    Më në fund vendosën shumën,
    Sa të shlyhej veç katundi !

    – 88 –
    Na u tkurr gjeli një thelë,
    Dhe nuk po dilte hiç hesapi,
    Për përqindjet e asetit,
    Dot nuk shkyej as sevapi !

    – 89 –
    Nën defterë me shumicë,
    Dhe trilluan mijëra akte,
    U burgosën fajdexhijtë,
    Për paratë nuk kishte fakte !

    – 90 –
    Dhe kështu u mbyllën fajdet,
    Që e shëmben brenda shtetin,
    Mjer mileti e mjer kurbeti,
    Tafmasë i panë lezetin !

    – 91 –
    Për Fatosin dhe partinë,
    Paret u harruan fare,
    Se ke sheshi i flamurit,
    Kishte bërë veç hajgare !

    – 92 –
    Filloi lufta brënda llojit,
    Kush t’i hipte i pari fronit,
    Mjer njerëzisë ç’i panë sytë,
    Qelbësirat kundër Horrit !

    – 93 –
    Nga të ruheshe përpara,
    Për të bërë aktivitetin,
    Korrupsioni dhe mafiozi,
    Po gërryenin brenda shtetin !

    – 94 –
    Nis beteja për pushtetin,
    Mes mafiozit dhe hajvanit,
    Si të mos mjaftonte vdekja,
    Nis hakmarrja ndaj vatanit !

    – 95 –
    Taktikën ndërroi kërma,
    Se ky popull do sulltanin,
    Me luftën ndaj korrupsionit,
    Do sundojmë tash dhe vatanin !

    – 96 –
    Me ca mbroçkulla kundër krimit,
    Ne do t’u rikthejmë besimin,
    Që kulishat të mësohen,
    Me kamzhikun dhe mashtrimin !

    – 97 –
    Unë me Jugun kam hesape,
    Ndaj do thurrim edhe planin,
    Që në ëndërr kur t’më shohin,
    T’u ngjasoj tamam me Zanin !

    – 98 –
    Se kollaj të më rrëzojnë,
    Të më prishin dhe rahatin,
    Kta spurdhjakë historie,
    Më kujtojnë Çelo Mezanin !

    – 99 –
    Kuturisi nëpër zgërqe,
    Dhe zbuloi mrekullinë,
    Që njerëzia t’më besojë,
    Në valle do fus rininë !

    – 100 –
    Mblodhi zenra dhe argitra,
    Për të na krijuar KOP-in,
    Se takat’ i mbarë ktij kombi,
    S’mjafton për t’lëru as gopin !

    – 101 –
    Duhet gjak prej pederasti,
    Që të bëjmë prokopinë,
    Jetëgjatësia e pushtetit,
    Është e lidhur me rininë !

    – 102 –
    Janë të zhveshur nga e vjetra,
    Dhe s’e kanë frikë ligjin,
    I përdor për qejf të shpirtit,
    Shkopin, hurin dhe Maliqin !

    – 103 –
    Dhe kjo katrahurë horrash,
    Që nuk njeh as mirësinë,
    Me gjak kobre nëpër deje,
    Filloi të bënte kërdinë !

    – 104 –
    Në llogoren e familjes,
    Gjetën prehjen dhe davetin,
    Shpirti i zi porsi katrani,
    Nisin bëjnë dhe yzmetin !

    – 105 –
    Se ç’mu kujtua bejtja,
    E stisur nga vetë sovrani,
    Të nusëroj për së dyti,
    Pa do t’më shohë jarani !

    – 106 –
    Dhe kështu tamam ndodhi,
    Jemi vetë mallkim’ i Zotit,
    Është kjo histori e vjetër,
    E kënduar n’mot të motit !

    – 107 –
    Pranë Evropës kemi qenë,
    Po kurrë s’na e hapën derën,
    S’kemi qenë pjellë e Zotit,
    Na trajtojnë sak si kolerën !

    – 108 –
    Nuk u gdhendëm nëpër shekuj,
    Si kaçakë bëmë veç kërdi,
    Si harbutër të së keqes,
    Nuk na qas asnjë njeri !

    – 109 –
    Me gen shtaze të molepsur,
    Dhe me guna përmbi shpinë,
    Përdhunuar nga pushtuesit,
    Kurrë s’bëmë dot ne prokopinë !

    – 110 –
    Sikur Zotin ta bekojmë,
    E t’i ngremë Atij dollinë,
    Turret skuthi nga kaçubja,
    Me çifte t’dhunojë lirinë !

    – 111 –
    Lirinë me gjak fituar,
    Në luftën e dytë botërore,
    E dhunuan ca shpirtshitur,
    Me kallash nga një llogore !

    – 112 –
    Nga frengjitë e bodrumit,
    Mbi të cilat qëndron shteti,
    Më njëzet e një janar,
    Kasaphanë prej vërteti !

    – 113 –
    Një protestë qytetare,
    Si ato që ka gjithë bota,
    U bë shkak për gjakëderdhje,
    Mish për top ishin ca rrota !

    – 114 –
    Me kallashë në dorë gardistët,
    Brenda krye-ministrisë,
    Gjoksin hapur jashtë çeçua,
    Militant, shpirt’ i partisë !

    – 115 –
    Ca me hunj, e ca me çadra,
    Armatosur “gjer më dhëmb”,
    Partia për ta mendonte,
    Sa ç’mendon ujku për dhën !

    – 116 –
    Kur plumbat po fluturonin,
    Nga frengjitë e ndërtesës,
    Këmbë njeriu nga partia,
    S’mbeti në shesh të protestës !

    – 117 –
    Mbathur vrapit në lokale,
    Për të bërë nje çik sehir,
    Se si “protesta” do vazhdonte,
    Nga të pjerdhurit në fiqir !

    – 118 –
    Nuk dihet se çfarë kërkonin,
    Më akoma protestantët,
    Kur me plumba prej vërteti,
    Po qëllonin injorantët !

    – 119 –
    Inskenim më ordiner,
    Partia kurrë s’kish zbatuar,
    Për të ardhur në pushtet,
    Një intrigë duhej sajuar!

    – 120 –
    Një intrigë që deri sot,
    Jo akoma s’është zbardhur,
    Se drejtësia është e kapur,
    Nga rrufjanë bithëmajmur !

    – 121 –
    Jemi tokë e mallkuar,
    Që s’pjellim dot diturinë,
    Se pa dijen e bekuar,
    S’e fitojmë kurrë lirinë !

    – 122 –
    Dhe kur bota e njerëzimi,
    Na ndihmojnë e bejnë sevap,
    N’vend që ne të përparojmë,
    Shqipërinë e bejmë çorap !

    – 123 –
    Truri i kombit nëpër shekuj,
    Nuk u ngjiz, por larg ka ikur,
    Nëpër botë duke kërkuar,
    Dijet shtrenjtë për t’i shitur !

    – 124 –
    Nuk i deshi kurrë kjo tokë,
    Ndaj dhe ikën larg vatanit,
    Për ti hapur rrugë së keqes,
    Sojsëzit dhe shejtanit !

    – 125 –
    Ndaj dhe sot na qeverisin,
    Ca merhumë të kollarisur,
    Pushtetin si mburojë mbajnë,
    Mercenarët shpirtëshitur !

    – 126 –
    Me “rrotakun” e pushtetit,
    Po na prijnë si feudali,
    Ca ekspertë epruvetash,
    Zbritur si trojanë nga kali !

    – 127 –
    E filluan me yxhym,
    E trullosur ish njerëzia,
    Volën taksa, mbushen xhepat,
    Të etur nga babëzia !

    – 128 –
    Opozita e stërzgjatur,
    I kish zbrazur fare xhepin,
    Ndaj për vete veç menduan,
    Dhe asnjë sekondë për shtetin !

    – 129 –
    Ulën borxhin, rritën pagat,
    Për ti bërë pak fresk miletit,
    Konkurenca plasi sheshit,
    Ke mejhanet e qytetit !

    – 130 –
    Se pushteti i marrosur,
    Kishte lënë shtetin pa derë,
    Për të bërë njerëzit për vete,
    Hodhën pasurinë në erë !

    – 131 –
    U mbush arka për ta rrjepur,
    Dhe aspak për mirëqënie,
    Investimet rrodhën lumë,
    Veç për rrugë edhe kalldrëme !

    – 132 –
    Bumi joshës i ndërtimit,
    Dhe ekrani i mejdanit,
    Çmendi gjithë jabanxhinë,
    Me zhargonin e “sulltanit” !

    – 133 –
    Kish’ filluar korrupsioni,
    Të çmontonte vetë shtetin,
    Jo në masa alarmante,
    Sa të ç’mendte tërë miletin !

    – 134 –
    Me prokura nëpër zyra,
    Ku Familja vidhte vendin,
    Filloi ti dalë ndyraz’ era,
    Dhe të kutërbojë kuvendin !

    – 135 –
    Po e drejta e ktij vendi,
    Do të zbehet nëpër zyra,
    Në gjykata vendos vehten,
    Tjetërsohet dhe fytyra !

    – 136 –
    Mallkimi ndaj të keqes,
    Kish filluar të vepronte,
    Plas Gërdeci në mes ditës,
    Korrupsioni veç gëlonte !

    – 137 –
    Familjes ju çorr fytyra,
    Në sytë e gjithë shtetit,
    Nuk mbulohej dot mënxyra,
    Me kufomat e miletit !

    – 138 –
    Por e keqja jemi vetë,
    Se s’e duam shumë jetën,
    Të mallkuar gjer në gen,
    Dot s’luftuam për të drejtën !

    – 139 –
    Familjarët e viktimës,
    Të tmerruar nga tërmeti,
    Për fëmijët vetë s’menduan,
    Por prisnin sevap nga shteti !

    – 140 –
    Me djallëzira makabre,
    Dhe me llokma prej banditi,
    I blenë gjakun familjarëve,
    Si të ishin shpirt graniti !

    – 141 –
    Korrupsioni kish kap shtetin,
    Dhe nuk po e ndalte vrapin,
    Opozita e pushtetit,
    Bënte luftë vetë me satrapin !

    – 142 –
    Konçesionet po përpinin,
    Tërë shumën e buxhetit,
    Lukunia rihte gjoksin,
    Për “suksesin” e biznesit !

    – 143 –
    Rrini urtë mor të mjerë,
    Se i thonë “Rrugë e Kombit”,
    Të kushtojë sa të dojë,
    Përgjegjësia është e korbit !

    – 144 –
    Le të çmendet njerëzia,
    Dhe ta vuajë mjerimin,
    Projektet ne nuk i bëmë,
    Që të shumëfishojmë fitimin !

    – 145 –
    “Suksesit” ç’na i del era,
    Dhe fundoset ndër gjykata,
    Korrupsioni kish kap majën,
    Por humbiste në tendera !

    – 146 –
    Ky sistemi ynë i kalbur,
    Me gjykata var’ prej shtetit,
    Nuk ndëshkon kryehajdutët,
    Por pabuksat e korrentit !

    – 147 –
    U ç’bë më në fund sekreti,
    Dhe u çorrën fare maskat,
    Të na rruaj’ topet mileti,
    Kjo qe lojë me laraskat !

    – 148 –
    Satanizmi triumfoi,
    Në të gjitha nivelet,
    Rumpallë shtetin vet’ e bënë,
    Tani tallin leshtë me delet !

    – 149 –
    LSI-në morën për dore,
    Për të ruajtur pushtetin,
    Të rropatur ndër davete,
    Fshinë mender imunitetin !

    – 150 –
    Nuk kanë frikë nga dënimi,
    Ësht’ bërë mirë llogaria,
    Korrupsionin edhe krimin,
    Krenari e ka partia !

    – 151 –
    Dhe filloi batërdija,
    Për të degraduar shtetin,
    N’lojë u fut dhe LSI-ja,
    Për t’i blojtur dhe skeletin !

    – 152 –
    Dhe bagëtia blegërinte,
    Se nuk e kuptonte lojën,
    Duhet djegur gjithë kjo tokë,
    Që të mos i lëmë as bojën !

    – 153 –
    Veteranët e së keqes,
    E zaptuan tërë pushtetin,
    Në emër të integrimit,
    E rropatën dhe të shkretin !

    – 154 –
    Dhe kështu të hakërryer,
    “Kokëlarë” para bosit,
    Detyrën “me nder” e kryen,
    Dhe filluan t’i fryjnë kosit !

    – 155 –
    Duan prapë që të fitojnë,
    Dhe të bëjnë dallaveren,
    Se në lojë sa herë kanë hyrë,
    Kanë soditur veç menderen !

    – 156 –
    Por padroni i së keqes,
    Të shfrytëzon porsi legenat,
    Dhe të hedh në mes të turmës,
    Që të shqyejnë si kërmë hijenat !

    – 157 –
    Të jeshë gjallë sot Naimi,
    Poemë tjetër do kish shkrojtur,
    “Bagëti edhe Bujqësi”-në,
    “Batërdi” do ma kish qojtur !

    – 158 –
    Pyjet, çukat edhe gërxhet,
    Gjer në rrënjë janë rrafshuar,
    Ngado që të shpiesh sytë,
    Jeshilllëku është shkrumbuar !

    – 159 –
    Kasaphana mjedisore,
    Eshtë dorë e orga-krimit,
    Humbja e jetës njerëzore,
    Veç pasojë e keqdrejtimit !

    – 160 –
    Drejtësia shpejt do bëhet,
    Duan apo s’duan minjtë,
    Avokatë edhe gjyqtarë,
    Do kalojnë të tërë në sitë,

    – 161 –
    Pasuri e vënë me krime,
    Një për një do konfiskohet,
    Kush miljonat s’justifikon,
    Në qeli do relaksohet !

    – 162 –
    Krim pas krimi do hetohen,
    Vandalët e rebelimit,
    Vrima e miut do t’u duket,
    Shpresë e vetme e shpëtimit !

    – 163 –
    Derrit dajë kush i tha,
    Që krimin të stimulojë,
    Hellin prapa do ta ketë,
    Tërë mëkatet do shpagojë !

    – 164 –
    Se dhe Zot’ i Madh në qiell,
    Shpirt i ngrohtë i njerëzisë,
    Nuk ta fal jo kurrë mëkatin,
    Pa të shpënë para drejtësisë !

    – 165 –
    Kur një shtet shikon dhe hesht,
    Bandat vihen shpejt në resht,
    Për të djeg’ e për të vrarë,
    Monstrat janë kudo të parë !

    – 166 –
    Krimi hovin kur e merr,
    Ai veshtirë se gjen të sosur,
    Në mos sot, në një të ardhme,
    Shoqërinë ka për t’varrosur.

    – 167 –
    Ndaj të dashur motra-vëllezër,
    Për të ngrënë veç mos jetoni,
    Ngrini zërin të bashkuar,
    Nga kjo gjëmë që të shpëtoni !

    – 168 –
    Duhen larë shpejt hesapet,
    Më vandalët e kësaj toke,
    Që të lirë të mbijetojmë,
    Ne shqiptarët nëpër mote !

  • ‘NJËSH ME POPULLIN’ APO ME KRIMIN!?
    Rreth koronavirus te bashkuar,me nje deshir e nje qellim!?
    ————–
    Hyrje pa dalje: Efekti ‘K’
    ‘Se çeshte nje gje qe na hyn ne trup(kupto tru) e qe na ndryshon’-thosh pake kohe me pare shQIna (G.Duma)?
    Ndryshe nga tere popujt e Botes po edhe Ballkanit ne perveç qe po perjetojme e durojme ‘K’-Koronavirus,’K’-Karantinen,’K’-Kadaverat,jemi te detyruar te durojme nate e dite te burgosur edhe tere ‘K’-te e tjera!

    Jemi te detyruar te durojme nate e dite 24 ore mbi 24 ore ‘K’-Karnevalet e kesaj mender politike Krriminale e antishqiptare,’K’-Konet e dizinformacionit Lesi,Fevzi,Bushate ,Gjekmarkaj Lubonja e Fev ZI,K-Kamikazet dhe ‘K’-‘Kosovaret’ perfshi ‘K’-Kim(Mehmetat’apo ‘K’-Kurt (Albinat) qe jo vetem kerkojne permes tritolit e molotovit te behen ‘sKipetare’ por te behen dhe Zot shtepije 30 vjet ne keto troje pa Zot,te na behen ‘Burre nene’!

    Si te mos mjaftonin gjithe keta ‘K’-K…na jane qepur dhe nje grup ‘K’-Kamikaze ndjekes ne rrjetet sociale te nje ‘K’-‘Kryeminister’ qe nate e dite komunikojne me gjuhen e ‘K’-K… dhe si personazh apo fjale e dites eshte fjala ‘K’-K…(organi mashkullor’ qe perdorin ne ‘kofidence’ per njeri tjetrin ‘K’-Kamikazet e dizinformacionit me ‘K’-‘Kryeministrin’!?
    Ne gjuhen e shQInave:
    ‘Gjalle sa ishe ‘K’-K..therrisje
    dhe kur vdiqe dore s’hoqe
    Moj tu befte varri Loqe….

    Ne vend te paraDhenjes:
    ————
    ‘Njerezit qe s’kane qene te afte te studjoijne,jane vene te na mesojne”O.Wilde
    Ne nje nder ‘komunikimet’ me gjuhen e ‘K’-ve ,’Kryeministri’ i nje vendi pa shtet 30 vjet u pergjigjet pyetjeve te ‘K’-ve per ‘presidentin’ ‘K’-Kryehajdut Like Floririn:

    ”Pozicioni i presidentit ne kete situate nuk le asgje per te deshiruar,,ka qene ne rolin e tij dhe me nje permase pergjegjshmerije per t’u respektuar plotesisht.Mos te meremi me ç’fare iku,por me ç’fare kemi sot,e te shohim se ç’fare vjen.
    Presidenti qe ish bere me perara njesh me opoziten,tani eshte bere njesh me popullin.Po ben gjene e duhur dhe kerkon respekt per kete qe po ben.
    Une nuk e kam problem asnjehere te them ate qe mendoj”!?

    Vetem nje ‘K’-K.. por kurre nje ‘Kryeminister’ aqe me teper ne nje vend pa shtet imagjino ne demokracite parlamentare ne Bote e Ballkan ikerkon qe ne kete tragjedi 30 vjet edhe per shkak te tij te flase ne emer te POPULLIT dhe beje karakteristiken nje ‘Presidenti’ si te ish eunuku i bordellos se tij!

    -Vetem nje ‘K’-K…e kurre nje kryeminister ne demokraci parlamentare kerkon tu imponoje POPULLIT ‘mendimet’ e tij ne emer te popullit e aqe me teper per nje ‘president’ qe nuk eshte zgjedhur nga populli ashtu si dhe vete ky ‘Kryeminister’ e aqe me teper per nje ‘president’ qe e njeh jo vetem populli por Bota mbare me ZE dhe FIGURE si simbol jo i unitetit te popullkit po unitetit te KORRUPSIONIT!

    Vetem nje ‘K’-K… qe ka probleme te shendetit mendor e ‘komplekse infeririteti’ apo ‘delir madheshtije’ arrin jo vetem te flase ne emer te POPULLIT por te shprehe se eshte ngarkuar nga ALLAHU me kete barre si ‘BABAI’ i sKipetareve,ti ‘MBROJE’ ata nderkohe qe edhe per FAJET e KRIMET e tij 30 vjet si nxenes ndjekes e ne krah te kalifit serb SALI,Neronit qe dogji Shqiperi ky vend ngeli 30 vjet pa shtet pa baze ekonomike pa teresi teritorjale pa SHQIPTARE e tashme KOLONI!

    Vetem nje4 ‘K’-K.. e kurre nje personalitet publik aqe me teper Kryeminister nuk arrin te thote e nxjere nga goja ‘batuta ‘K’-Kaps apo pordhe me ‘K’-Koronavirus apo rigon kur arrin e thote ‘Une nuk e kam problem te them ate qe mendoj’ dhe 30 vjet flet perçart e Nuk mendon ate qe Thote qe skane te bejne fare po fare fare as me POPULL as me qeverrisje e as me shtet si asnje vend tjeter ne Ballkan e Bote!

    Pyetjet e ‘K’-‘Koke palareve’!
    ————–
    1.-Per ke popull flet o ‘K’ qe qenkerka bere ‘Njesh’ Like Florija kur jo vetem ai nuk eshte zgjedhur nga populli por edhe nje e ashtuquajtura PS ku si ‘K’ ne krye te ka ty perfaqeson vetem 25 perqind dhe kete 5 vjet me pare!?

    2.-Per ke POPULL e ke fjalen o ‘K’ kur ka 30 vjet qe gjysma e popullit shqiptar AJKA e shoqerise dhe e RINISE na ka lene shendene e as voton e as votohet,as zgjedh e as zgjidhet e ti na thua qe ‘Likja’ i krimit e korrupsionit na qenkerka bere ‘njesh me popullin’!?

    3.-Per ke popull flet ti mor ti’K’kur gjysma e POPULLIT te ngelur nder keto troje pa PRONE pa Pune,i shpronesuar 100 perqind nga TI.kalifi SALI dhe Like Flori ka 30 vjet qe bashke me Pavaresine dhe Lirine i eshte hequr edhe SOVRANITETI dhe 30 vjet as voton e as votohet as zgjedh e as zgjidhet dhe ASKUSH nuk e perfaqeson as direkt e as indirekt sepse tere te ashtuquajtur ‘deputete’ e ‘dePUTANA’jane te emeruar nga ‘K’-Kreret e 128 bandave pari qe perfaqesojne ‘K-Krimin dhge ‘K’-Korrupsionin!?

    4.-Me ke POPULL eshte bere ‘Njesh’ simboli i korrupsionit Like FLORIJA or ti ‘K’kur POPULLI shqiptar gjysma jashte nuk ZGJEDH e as VOTON e gjysma brenda me 30 Qershor te vitit sa kaloi,80 perqind ju ABANDONOJI!

    5.-Mos valle ti ‘K’-K.. me fjalen e shenjte ‘POPULL’
    ashtu si ‘K’-Krrimineli SALI e ‘K’-ryehajduti Like Flori nenkuptoni akoma si 30 vjet jo SHQIPTARET po ‘K’-Kamikazet e ISIS,’K’-Koloboracionistet qe kane lyer duart me gjak shqiptari,’K’-Kaamikazet xhihadiste te inkuadruar 30 vjet ne divizionin xhihadisto fashist ‘Hajdar’,pasardhes te Regjimentit ‘K’-Kosova te Xhafer Deves qe vriste SHQIPTARE, e tere ‘K’-Kamikazeve trushpelare qe sterviten nga IMAME te ISIS ne Jale e qe ne emer te ALLAHUT vrasin vjedhin perzene shqiptare permes TERRORRIZMIT me TRITOL ne brez e MOLOTOV ne dore qe i behet nje vendi dikur populluar nga SHQIPTARE sot nga muxhahedine xhihadiste hajdare e ‘K’-‘Kosovare’ qe shumica nuk di shqip e i perdor si ‘GRUP ZJARRI’ kalif SALIJA dhe Like Florija ne kryqezatat xhihadiste per te zhdukur nje POPULL e 30 vjet per te VRARE-VJEDHUR-SHPERNGULUR nga trojet SHQIPTARE!?

    Se fundi:Populli ,ashtu si tere popujt per rreth,ne karantine rri per interesat e tij jo te atyre qe kane bere ‘ligjin’ dhe deri ketu ska asgje te keqe!
    E keqja fillon e mbaron se ne kete vend pa shtet nuk njihet 30 vjet anarki as ‘ligji’ e as ‘maliqi’ se jemi te pushtuar e koloni pa shtet pa asnje pushtet pa Zot e perendi e ‘lufta’ mund te kete mbaruar e ne do rrime tere jeten te ngujuar bashke me ‘K’-Kadavrat ne shtepi!?

    P.S Ne kushtetuten leter higjenike te shkruar nga Imami thuhet se ‘gjendja e jashtezakoneshme’ vazhdon 30 dite me miratim te parlamentit,mund te shtyhet edhe 30 dite(60) me propozim te qeverrise e miratim po te parlamentit e maksimumi mund te zgjatet per kohe deri 90 dite!
    Tek ne pa shtet pa parlament pa qeverri me nje ‘K’-K..kemi qe nga Nentori kur ra termeti qe jemi ne ‘gjendje te jashtezakoneshme’ pa asnje ‘Mase per gjendje te jashtezakoneshme perjashtu ‘K’-K..qe nate e dite ‘Po na hyjne ne trup si thosh shQIna por edhe truri na eshte mbushur me ‘K’-K..ne vend te ‘K’-Koronavirus!?

  • ‘Kush do ligj e republike
    Me statut e me llogjike
    E ka pisk e ngordh si horr
    Ne kanup si tradhetor”(Sulltani dhe kabineti)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *