REDAKSIONAL
“Protesta e 20 shkurtit shtroi shtratin për një uragan mbarëpullor”-deklaroi dje kryetari i emëruar i Partisë Demokratike Lulzim Basha, një ditë pas protestës së 20 shkurtit. “shtroi shtratin: wshtw kaq patetike gjuhësisht, megjithatë… Lulzim Basha është duke folur për uragan, ai dje ka artikuluar në mënyrë të përmbledhur dhe kushtet që sipas tij duhet të plotësohen nga qeveria si kushtëzim që kjo e fundit të mos përballet me uraganin.
“- Të tërheqin menjëherë projektligjin famëkeq që synon shkatërrimin e ligjit konsensual për Nëpunësin Civil që ka qenë dhe është një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
-Të zbatojnë menjëherë vendimin Gjykatës Kushtetuese që e cilëson antikushtetues aktin normativ për këtë ligj.
-Të ndalin menjëherë luftën politike dhe personale kundër institucioneve të pavarura përmes vendimeve antikushtetuese dhe të paligjshme si rasti i djeshëm flagrant i sulmit të paligjshëm ndaj kreut të ILDKP-së
-Të pranojnë në rrugë institucionale konsensusin politik me opozitën në të gjitha hallkat e procesit të draftimit dhe votimit në sallën e Kuvendit të reformës territoriale-administrative dhe aspekteve të tjera të kësaj reforme që kanë të bëjnë me decentralizimin dhe procesin elektoral.
– Të marrin përgjegjësi për premtimet e tyre elektorale të 23 qershorit”,- ka renditur dje Basha.
Nga 5 pika të renditura prej tij, 3 lidhen vetëm dhe vetëm me administratën shtetërore ekzistuese, të cilën Berisha dhe Luli e mbipopulluar me besnikë dhe militantë sidomos pas janarit 2011. Dy kushtet e fundit janë njëri për reformën territoriale, ndërsa tjetri për premtimet elektorale të PS-së në fushatë. Këto dy të fundit, janë një lloj garniture e nevojshme që Luli të shprehë se ku e ka hallin pa rënë shumë në sy.
Në fakt halli i vërtetë i Lulit është pikërisht administrata. Por jo thjesht punësimi i militantëve demokratë, por sidomos “levat e sigurisë” që Berisha dhe vetë Luli kanë lënë në administratë. Bëhet fjalë për funksionarë të rëndësishëm shtetërorë të emëruar gjithandej, sidomos në drejtori kyçe, në sistemin e drejtësisë në institucionet e sigurisë. Janë funksionarë të cilëve Berisha dhe Basha u kanë besuar “amanetin” për të vënë shkopinj në rrotat e cilësdo iniciativë që mund t’i përballë ata me përgjegjësitë dhe abuzimet e kryera në 8 vite qeverisje.
Ky është halli i vërtetë i Lulit, por sidomos i Berishës. Ndaj dhe, ndonëse ndërmjet Lulit dhe mentorit të tij, Berishës ka pasur një diferencë të lehtë në artikulimin publik për protestën, arsyet se përse po përpiqen të demoinstrojnë forcë dhe uragan i kanë të përbashkëta: Kërkojnë të jenë të paprekshëm.
Por të dy ata, si pa kuptuar janë duke arritur dhe një tjetër objektiv, jo më pak të rëndësishëm duke mbajtur linjën e daljes në rrugë. Kanë arritur të shmangin vëmendjen nga zhvillimet brenda PD-së pas humbjes tronditëse më 23 Qershor. Mediat pranë Lulzim Bashës kanë më shumë se dy muaj që po injektojnë një frymë të gënjështërt që e paraqesin Lulin si reformator dhe duke e konsideruar gardën e ish-ministrave të Berishës si njerëz që “nuk ia duan të mirën Lulit” apo si ish-ministra që nuk kanë marrë përgjegjësitë për humbjen.
Kjo linjë nuk është e rastësishme, pasi Lulzim Basha, ai që del në shesh për të qarë hallet e popullit, aktualisht ka hyrë në në një proces intensiv të spastrimit të figurave politike në PD që nuk mendojnë si ai, apo që nuk i duken Berishës mjaftueshëm të besueshëm sa për ti pasur nëpër këmbë.
Basha ka distancuar thuajse të gjithë peshat e rënda të kryesisë apo të Këshillit Kombëtar të PD-së, Patozi, Ruli, Rusmali janë zëvendësuar me Gertin, Ennon dhe Gridën. Një pjesë e mirë e kryesisë nuk ka asnjë kontakt me kryetarin e vetë dhe e gjitha kjo nuk është e rastësishme.
Berisha dhe Basha janë duke projektuar lëvizjen e radhës duke larguar gradualisht figurat e njohura në PD nga postet drejtuese dhe duke i zëvendësuar ata me fytyra të reja që njihen vetëm si ithtarë të 2B duke arritur në këtë mënyrë që nëpërmjet makijazhit të shmangin dhe analizën për zgjedhjet e 23 Qershorit.
Pra, protesta dhe linja e protestave që Luli i quan uragan, nuk janë gjë tjetër veçse një skemë e përzgjedhur me qëllim arritjen e paprekshmërisë penale dhe spastrimin e të gjithë linjës “së bezdisshme” të ish-ministrave në parti. Ose e thënë ndryshe është e gjitha një lëvizje që Xeni në këto ditë të ftohta të mos ketë nevojë për jorgan por të vazhdojë të shlodhet i qetë ishujt ekzotikë plot diell dhe Luli të vazhdojë e të pozojë si kryetar i PD-së, një parti që nuk po don ta kuptojë humnerën e madhe që po hap mes vetes dhe qytetarit shqiptar.
* * *
Familja Berisha sfidon edhe sheikët e naftës
Trajektorja 23-vjeçare e pasurimit të familjes së Sali Berishës lë me gojë hapur edhe sheikët e naftës. Gazeta “Sot” bën një analizë të trajektores ekonomike të familjes Berisha në 23 vitet e fundit.
Nga një apartament modest dhomë e kuzhinë që kishte në Tiranë në vitin 1991, 22 vjet më vonë, familja Berisha posedon një pasuri me vlerë qindra miliona euro. Pa asnjë biznes të deklaruar zyrtarisht, Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzeni kanë në pronësi dhjetëra apartamente në Tiranë, zyra superluksoze në zonat më të rëndësishme të kryeqytetit, kompleks vilash në Farkë, dhjetëra llogari bankare, vila në Gjirin e Lalzit, vila në bregdetin e Jugut, prona të pafundme dhe shumë pasuri të tjera të patundshme të padeklaruara. Por, pasuri të tjera të dyshimta po dalin në pah. Bëhet fjalë për zyrat e reja luksoze të Shkëlzenit, Berishës dhe Argitës.
Fëmijët e ish-kryeministrit, por edhe vetë ai, kanë zyra në zonat më te shtrenjta të Tiranës. I biri, Shkëlzeni, ka dy kate në pallatin pranë Liqenit Artificial dhe parkut. Aty janë vendosur zyrat që frekuentohen nga njerëz të biznesit. Zyrat e reja të Shkëlzenit kanë një sipërfaqe qindra metra katrorë dhe vetëm qiraja mujore për këtë sipërfaqe e tejkalon disa herë pagën e deputetit Berisha.
Vetë Berisha, pas largimit nga pushteti, u zhvendos në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Nuk dihet nëse ai i ka blerë zyrat, i ka marrë me qira apo ia kanë bërë dhuratë, por paga mujore e deklaruar nga Sali Berisha nuk mjafton për të paguar qiranë për zyrat perandorake.
Ndërsa vajza e tij, Argita, e njohur ndryshe në rrethet politike si “zonja 3 milionë euro”, për shkak të tarifave të saj për biznesmenët që synonin të investonin në Shqipëri me firmën e babait të saj, vijon të mbajë zyrat e avokatisë në një nga zonat me të frekuentuara nga bota e biznesit në Tiranë, në Rrugën e Barrikadave. Argita, përveç dhjetëra apartamenteve në Tiranë, posedon vila në Gjirin e Lalzit dhe Farkë.
* * *
Djemtë gangsterë të politikanëve
Express
Jo vetëm djali i Ibrahim Rugovës, Uka, është në mesin e familjarëve të politikanëve që ka probleme me ligjin.
Edhe fëmijët e politikanë të tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë janë në mesin e atyre që dyshohen, akuzohen dhe gjykohen për shkak se s’kanë respektuar ligjin.
Kështu, fëmijët e Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës, Sali Berishës, Adem Grabovicit, Shkurti Bujës, Hashim Rexhepit e Sabri Hamitit, janë në mesin e atyre njerëzve që përfolën për përfshirje në vepra të jashtëligjshme.
Megjithatë, sot, djali i Ibrahim Rugovës, Uka, u prangos nga policët e EULEX’it.
Ndërsa djali i Fatmir Sejdiut, Bardhyli, në gusht të vitit 2013 ishte përfshirë në një përleshje të armatosur dhe kishte shtënë në drejtim të disa personave në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës. Pas kësaj, Bardhyli kishte bërë kërkesë për mbrojtje të afërt policore.
Djali i kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, Arbeni ishte përfshirë në një skandal në nëntor të vitit të kaluar, në kohën e fushatës zgjedhore. Ai bashkë me këshilltarin e Ismet Beqirit, Shpëtim Haziri, ishin filmuar nga një aktivist i Vetëvendosjes duke joshur me para për të hyrë në LDK.
Edhe fëmijët e Adem Grabovcit janë bërë të famshëm për keq në Kosovë.
Djali i Ademit, Guximi në shkurt të vitit 2013 ishte përleshur me policin e Kosovës, Avni Selaçi, duke e grushtuar dhe duke e lënduar rëndë në sy dhe në ballë. Pas këtij rasti është ngritur aktakuzë fillimisht pë kundërvajtje, por pas raportimit të mediave, prokuroria kishte akuzuar Guximin edhe për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Aktakuzë ndaj Guximit ka ngritur edhe Prokuroria e Pejës, pasi në muajin gusht, policia i kishte gjetur në bagazhin e veturës dy armë luftarake: Një kallashnikov me 90 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 31 fishekë.
Veç kësaj, gruaja e Adem Grabovcit, Kumrija ishte plagosur në maj të vitit 2012 dhe ishte dërguar në QKUK pasi plumbi e kishte goditur në bark. Në atë kohë, Policia njoftonte se Kumrija është vetëplagosur.
Edhe Valon Buja, i biri i ish- kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, në gusht të vitit 2013 kishte dëmtuar pompën “Valoni Petrol” në Veternik të Prishtinës, kur e ka goditur me BMW-në e tij të cilën po e ngiste me shpejtësi të madhe. Dëshmitarët kishin thënë se përpjekja për të hyrë në pompë natën e së shtunës me shpejtësi mbi 120 kilometra në orë ka rrezikuar jetën e punëtorëve dhe të klientëve të pompës.
Për dallim prej djemve të tjerë të politikanëve, djali i ish-Guvernatorit, Hashim Rexhepi, Gentiani është dënuar më 22 vjet burgim. Ai është dënuar për vrasjen e Arben Gashit, ngjarje e cila kishte ndodhur me 2 janar të vitit 2009 në afërsi të lokalit “Garden” në Prishtinë. Djali tjetër i Hashimit, Graniti, i cili është akuzuar për pjesëmarrje në rrahje, është shpallur i pafajshëm.
Edhe djali i Nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamitit, Urtaku, në gusht të vitit të kaluar ishte bërë lajm kryesor në mediat e Kosovës dhe një pjese të Kroacisë. Policia e Shtetit kroat patën arrestuar Urtakun si Zëvendësambasador i Kosovës në Kroaci pasi dyshohej se kishte vozitur i dehur rrugëve të Zagrebit. Pas kësaj, ai është kthyer në Kosovë, ndërsa të martën ka fituar betejën ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil i Kosovës (KPMSHCK) e ka shfuqizuar vendimin “për suspendim deri në dy vjet nga e drejta për t’u caktuar në post”.
Edhe në Shqipëri fëmijët e politikanëve përfshihen në skandale të ndryshme.
Familja e Sali Berishës – duke përfshirë djalin e tij, Shkëlzeni dhe vajzën Argitën – vazhdimisht akuzohet nga partitë opozitare se kanë arritur milionat në mënyrë të jashtëligjshme.
* * *
Rruga e Arminës dhe e Shkëlzenit për në Maldive
“Ca protestojnë, e ca dashurojnë”- thonë komentuesit në rrjetet sociale në lidhje protestën e 20 shkurtit, ku “Dita” informoi që, ndërsa Sali Berisha ishte në shesh, djali i tij, Shkëlzeni, ka qenë duke u thekur nën diellin e nxehtë të ishujve Maldive. Ne shkuam ca më tej duke gërmuar dhe gjetëm deri diku itinerarin e Zenit dhe bashkëshoqërueses së tij, Armina Mevlanit. Armina, një javë më parë është parë në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas. Nuk e besoni? Kemi foton që ajo vetë e ka postuar në profilin saj në Instagram.
Më pas, po nëpërmjet fotove kuptojmë që ka bërë një ndalesë në Stamboll tri ditë më parë. Por, në këtë galeri fotosh, nuk mund të mungonte edhe një pamje nga Maldivet, ku edhe siç raportohet ajo ka qenë e vendosur për disa ditë, nën shoqërinë e Zenit. Sigurisht, ai nuk shfaqet asgjëkundi në fotot e saj dhe as ndonjë detaj më shumë për udhëtimin nuk gjejmë në të, por, në komentet që i bëjnë Mevlanit, mikeshat e saj, ndihen shumë xheloze…
për të. E kush nuk do të donte të ishte në ata ishuj ekzotikë në këto ditë të ftohta dimri. Megjithatë, çifti ia paska kaluar bukur!
Kane qene reale skenaret qe u perfolen se ci ka pjellur ne mendje Saliu te beje ne 20 Shkurt. Populli e ka lexuar mire mendjen e tije dhe protesta Uragon e tije prishi dhe pushimet e familjes. Ata u kthyen me vrap te qete nga pushimet lluksoze per te protestuar ne menyre te kulturuar. Ketu kuptoje se Saliu ka filluar ta ndjeje fiken e popullit .Sa here qe ai eshte pergatitur per Uragane familjen e ekstradon nga Shqiperia .Nuk di te kete bere dhe kete Basha apo ndonje tjeter qe i djeg Qerja .
Si cdo shqiptare e prisja me padurim kete proteste .Ndonsha e parakohshme, per te akuzuar Qeverine e re nga te inkriminuarit ,ajo pati vlera te medha per gjithe shqiptaret .Arsyet qe u gjend populli ne proteste ,lexoje cfare ishte afishur ne pllankata ,jane reale si argument qe Pd te mblidhte ne shesh protestues .Ky eshte faktikishte realiteti i grumbullua si pasoje e vete organizatorve te protestes kur ishin ne pushtet . Nuk i lane fonde te mjaftueshme qe te mbaje premtimet e te beje reformat qe populli ka nevoje .Kjo eshte dhe arsyeja qe kete radhe Saliut i shkuan kote fisheket qe zbrazi .
Ne boten e qyteteruar keto protesta nuk i udheheq asnje force politike por sindikatat qe ne Shqiperi jane kthyer bishta te krerve te politikes .Jam per te protestuar jo per ta pare ne spektrin politk por ate ekonomik e shoqerore.Nuk ka as 9 muaj qe populli e kaloje testin politik per te protestuar .Llogjika e kultura demokratike nuk mund te pranoje nje anarshi qe nje force e caktuar ,humbese , te ngreje popullin ne proteste per ta rrezuar .Kjo eshte dhe arsyeja tjeter qe skenaret e Saliut deshtuan .Une jame i bindur se konsulentet e tije ,kushdo qofshin si dhe ne 97 i kane rekomanduar te mos kaloje vijen e kuqe .
Saliu dhe pd jane akoma ne dilema te medhaja per rrugen qe duhet te zgjedhin .Shprehjet se do te na kini ketu ne shesh me popullin eshte nje dobsi e madhe .Tregon se u kane shteruar obsjonet si opozite ne Kuvendin e shqiptarve .Vene kushte se, po nuk hoqi dore Rama nga ligji per nenpunsin civile, ne do ta shohin raportin me Kuvendin ,pra do ta braktisim dhe do te preferojme sheshet e protestave .Pozicjon i pa menduar mire dhe qe nuk do te sjelli ndonje ndryshim perkundrazi protestuesit do te lodhen duke dale ne shesh .Ka shume faktor e arsye qe populli shqiptare nuk i duhet kerkuar te dali ne sheshe .Ky gabim bie ndesh me vete psikologjine e shqiptarit qe Pd nuk e merre ne konsiderate .Historia 23 vjecare e demokracise ka pare vetem dy Uragane .Nje per ti thene politikes ne 91 qe, te shkundeshin e ti hapnin rruge demokracise ne Shqiperine qe, po flinte gjume dhe ajo e 97 kur popullit ju futen thikate nga firmat piramide te Berishesh e Nanos .Sot mbas 23 vjetve ,pamvarsishte se si jemi ,nuk shohe Uragane nga populli shqiptare .Duhen tejnxehur hekurat qe ky popull te shpertheje e te permbysi raportet .
Si konkuzjon do ti rekomandoja Pd te ndryshoje pozicjonin e te jete me realiste per ato cfare e presin popullin shqiptare .Statusi eshte nje fitore si ajo e demokracise ne Shqiperi.Eshte nje domozdoshmeri, vecanrishte per ne qe jemi ne bishtin e kavallit ,ti bashkohemi organiznave Evropjane .Edhe pse ka skepticizem ndaj Evropes per ne eshte nje domozdoshmeri per gjendje aktuale e rrethanat gjeopolitike te shqiptarve ne Bakkan . Pra ajo qe do tja ngreje vlerat eshte angazhimi i opozites ne permbushjen e ketije objektivi pa kemngulur e vene kushte per bashkpunim.Ndryshe nga populli do te marri nofken si sabotatore e interesave mbarekombetare .
Pse cfare do na thoni qe Rama kaq vite ne opozite nuk ka shkuar te beje asnje dite pushime jashte ? Jovetem ka shkuar por edhe pa breke madje . Nuk keni nevoje te beni fotoshop per te
Sali qeni del ne rruge dhe mundohet te mashtroje e te nxise nje popull të tere qe ta vije prap ne qeveri, qe pinjolli i tij i qelbet, ose fara e tij e keqe me mire te them, te veje e te pushime si mbret, kur njerëzit ne Shqiperi nuk kane te hane.
Ç’faj ka Saliu?! Ai është ai që është-një njeri ordiner, llafazan, hajdut,vrasës, mashtrues, i paturp. Saliu nuk do na shqitet sa të jemi gjallë. Për të përzënë Saliun, na duhet të përzemë një pjesë nga vetja jonë. Pjesa që duhet përzënë janë ata shqipëtarë që janë si Saliu, ose janë rrufjanët që janë pasuruar në rrugë kriminale me Saliun në krye, ose janë kontigjenti lumpen që s’qenka i vogël tek ne. Por nuk i përzemë dot. Kështu paska qenë ky brezi ynë! Mjerë Shqipëria për ne!!!