Heshtja (e kotë) e Ambasadorit Ceka

anazapta

Gazeta “DITA” botoi në numrin e djeshëm, tre dokumente  që vërtetonin se ndaj Neritan Cekës ka nisur një procedim penal në Greqi. Dokumentet ishin pjesë e një letërkëmbimi i kryer në muajin korrik, mes Prokurorisë së Tiranës dhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në lidhje me këtë çështje.

Tentuam një reagim  më së pari nga vetë zoti Ceka. Ky reagim nuk erdhi, në asnjë moment, madje zoti Ceka, ishte kujdesur që të fikte dhe një numër telefoni personal për të cilin është bërë i famshëm se e përdor prej 15 vitesh dhe se “po i telefonove aty, e gjen gjithnjë”.

Zoti Ceka, sot ushtron detyrën shtetërore të Ambasadorit të Shqipërisë në Itali. Pra ai nuk është një individ i thjeshtë, apo një qytetar normal, aspak, është përfaqësues dhe zyrtar shtetëror, përfaqësues publik. Këtë e dimë të gjithë, e di dhe zoti Ceka vetë, me siguri. Ndaj dhe si minimum, zoti Ceka personalisht, ose nëpërmjet institucionit të Ministrisë së Jashtme, i detyroheshin opinionit publik një qëndrim. Qoftë dhe një qëndrim të tipit: “Nuk kemi ende të dhëna të plota mbi këtë çështje dhe do të bëjmë të ditur qëndrimin tonë në respekt edhe të detyrimit për të ruajtur sekretin hetimor”.

Dy rreshta përgjigje janë detyrim për opinionin publik, në kushtet kur “sekreti” i ruajtur me fanatizëm për rreth dy muaj me radhë, nuk është më dhe aq sekret, pas publikimit të dokumenteve.  Por nëse vetë ambasadori Ceka dhe Ministria e Jashtme fshihen të reagojnë, siç do ishte e denjë për një institucion dhe një zyrtar shtetëror në kushtet e zbardhjes së rrethanave botërisht në gazetë, nga prokuroria shqiptare kompleksimi duket edhe më i madh. Fundjava ishte një justifikim i gatshëm, për të shmangur dhe interesimin e gazetës, madje nisen te qarkullonin zëra se “s’po të linin gurë pa lëvizur për të gjetur personin që kishte përgjegjësinë për ekspozimin e këtyre dokumenteve”.

Çfarë i bën të ndihen në një siklet kaq të madh? Përse duhet ruajtur me kaq shumë fanatizëm motivi i procedimit penal të ambasadorit Ceka në Greqi, në kushtet kur, pas dy ditësh, në Kallamatë, do të nisë dhe një gjyq publik për këtë çështje dhe gjyqi do zbardhë vetë fabulën që implikon Cekën?

Gjatë gjithë ditës së djeshme, kanë qarkulluar dhjetëra variante dhe informacione mbi arsyet e procedimit penal të Neritan Cekës,  por në respekt të informimit korrekt të publikut, gazeta “DITA” refuzon të rendisë të dhënat e ardhura në rrugë informale. Për sa kohë nuk ofrohet  një variant kompetent zyrtar, nuk e marrim mundimin të spekulojmë, s’kemi pse. Por në respekt të informimit korrekt të publikut dhe në kushtet kur institucionet shqiptare nuk bëjnë transparencë, minimalisht kemi detyrimin t’u bëjmë sot një thirrje publike për të reaguar, ndërsa ribotojmë të plotë dhe dokumentacionin dhe artikullin e djeshëm të gazetës mbi këtë çështje.

Në ndërkohë këto “24 orë” të paktën na shërbyen për të kuptuar se zoti Ceka, Ministria e Jashtme, por edhe Prokuroria Shqiptare, janë tërësisht të interesuara dhe të investuara në mbrojtje tarafesh dhe dinë të injorojnë si askush tjetër opinionin publik shqiptar kur “tarafi e ka mizën nën kësulë”.

 

kop 22-shtator-2013

Shkresat me sigel sekret: Prokuroria greke kërkon Neritan Cekën (3 nga faksimilet)

Rreth 10 ditë përpara zgjedhjeve të 23 Qershorit, pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, vjen një dosje nga ministria greke e Drejtësisë. Prokuroria greke e Kallamatës kërkonte “kokën” e ambasadorit Shqiptar në Romë, Neritan Ceka.

Ai ishte shpallur i pandehur në shtetin helen, ndërsa gjykata e Kallamatës kishte aprovuar statusin e tij si i pandehur.

Aktet nga Greqia kanë ardhur në Tiranë më datën 11 Qershor 2013 por sikundër e kërkon procedura, aktet duan kohën e tyre për përkthim, ndaj dhe i janë kaluar në muajin korrik prokurorisë së Tiranës.

Pikërisht shkresat që prokuroria e Tiranës ka lëshuar pas administrimit të dosjes greke, disponohen nga gazeta “Dita”.

Më datën 15 korrik prokurori i Tiranës, Adnan Kosova, i dërgon Ministrisë së Jashtme praktikën me kërkesën për të marrë në pyetje për llogari të prokurorisë greke të Kallamatës ambasadorin Neritan Ceka.

Sipas shkresës zoti Ceka ftohej që më datën 25 Korrik të vinte në Tiranë për të dhënë deklarime në lidhje me disa pyetje që ishin të interesuar ti bënin atij prokurorët grekë të Kallamatës. Nga shkresa kuptohet se këta të fundit ndërkohë, e kishin shpallur të pandehur zotin Ceka, madje në shkresë sqarohej se në lidhje me çështjen në ngarkim të tij, Gjykata e Kallamatës do të çelë gjyqin më datën 25 Shtator, pra të mërkurën që vjen. Në letërkëmbime, Cekës i kërkohet që të konfirmonte njoftimin e bërë nga prokuroria e Tiranës dhe të shkonte brenda datës 25 Korrik në Tiranë dhe të jepte deklarimet e tij.

 

Misteri

Gazeta “Dita” pasi administroi shkresat e dërguara drejt Ministrisë së Jashtme për “çështjen Ceka” u përpoq të mësonte më tepër rreth natyrës së veprës penale për të cilën akuzohet Ceka në shtetin helen, por njësoj si në shkresat që kanë firmosur, prokurorët kanë mbajtur qëndrim: “Top Secret” edhe në raport me interesimin e gazetës.

Duket se edhe nga pala greke kjo çështje është trajtuar me një kujdes të veçantë. Kjo kuptohet, pasi prokurorët e kërkojnë me ngulm Neritan Cekën, madje e kanë shpallur dhe të pandehur, por i kanë lënë shansin që të japë garanci te homologët shqiptarë në prokurorinë e Tiranës, se më datën 25 Shtator 2013 ai do të paraqitet vetë me vullnetin e tij në gjykatën greke.

Por në fund të shkresës, që i ka shkuar Ministrisë së Jashtme, Ceka paralajmërohet se:

“Në rast mosparaqitje ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesë të ligjshme, paralajmëroheni se në bazë të nenit 308 të Kodit të Procedurës Penale, mund të urdhërohet shoqërimi i detyruar nga Policia Gjyqësore”.

Ngelet për t’u parë se ku i ka dalë prokurorëve grekë emri i Neritan Cekës dhe sa serioze është fabula penale për të cilën prokurorët grekë e kanë klasifikuar ambasadorin Ceka si të pandehur, të implikuar. Kjo pjesë e historisë, ndonëse më e rëndësishmja mbetet ende e pazbardhur, për shkak të trajtimit nën shkresa me siglën “sekret hetimor” nga prokurorët shqiptarë dhe ata grekë të kësaj çështje.

 

ceka dita mpj2ceka dita prokurori2

dita ceka prok 33

 

Share This Article
50 Comments
  • PO CNA BERE O I BIRI HASANIT? PO CNABERE O TANI? HE SE DO TJA HEDHESH TI EDHE KESAJ RADHE SE TE KERKOJNE ATA TY DHIKISASIT OSE TA DHIKASU.ku e ke megafonin O TANI? KE DHE BANDE TE ARMATOSUR ti. MAFIOZ. SPIUN I TE HUAJVE gjithe jeten

    • me cudit fakti qe mediat nuk merren me kete skandal, cilado qofte natyra e vepres penale te ketij burrit ordiner tipik i politikes shqiptare. Dhe te mendosh qe Blendi Fevziu pershembull beri nje emision te tere per canten e Barjabes.

  • hajde gallate hajde. Nje nga shkresat me sa lexoj thote qe duhet te paraqitet ne Kalamate. Te jeni te sigurte qe ata i vene prangat sapo te shkel ne salle. Nuk eshte Shqiperi katundaresh alla-sali rame meta atje, te shkojn ne birr te gjilpanes, per mysybete te tilla

  • Po ja shkulkan veshin mire Neritanos me duket. Si nuk ngeli nji nga keta politikanet tane pa u perly mor jahu, keta sikur jane bande ordineresh, mjere ju qe rrisni femijet ne ate vend

  • Pasi ka kaluar moshen 72 vjec Salushi e ka emruar ambasador per te kaluar vitet e fundit ne qetsi i ka zgjedhur Romen , por ja qe nuk te le zoti rehat,per keto qe kane bere keta “politikane” qe kur jane futur ne skenen e politikes do te pergjigjen ne kete bote dhe ne ate bote .Nuk e kuptoj, pse nuk del i biri me veshin e shkulur qe te mbroje babane e tij sic e mbrojti ai kur tha se me shkuli Edi Rama veshin!?

  • Si ka mundesi qe ndodhi kjo menxyre? Familja e fisnikut, komisioni i veshit, babai i islamikut diplomat-leshi, eshte perzier ne afera me reliev penal?
    Mbaroi edhe karriera diplomatike, “iku per lesh” siç thonte zonja Zhelefine.
    Vetem nje gje o Prokuror Bonjaku: Rruga J. Varri Boba…????
    Jeni bere per obobobo more injorante te pacipe: Rruga Jul Variboba.
    Per kulturen e pergjithshme qe keni mund t’ju dergojme te banoni ne Rrugen Vari-k….

  • E ka bere ndonje PISLLIK ky servil i Sali Komunistit. Njesoj sic bente kur ishte kuader me vlere i Sigurimit te Shtetit te Partise se Punes.

  • He mo se e rregullon Neritani kete pune ! I ben “greke” , shkrimet e lashta ilire-epirote , tani e tutje ! Si i thoshte mozaikut te Mesaplikut ? Nga “Ha pak ke te haç” (a paq ke t’ac) , ne emer cifut “Aparkeas” ! Eh mer Neritan megafonis !

  • Ike Plaku Mere, megjthe tespie e Tosun Bac.Plehra. Kjo dhoj race na mburret se vjen nga familje me emer.Cudi kur erdhi ai ndyraqi ne qeveri,na dolen familjet e madhe me emer,Topalli Ceka e ndonje tjeter qe eshte fshehur se ka vjedhur sa eshte care.Ne burg qelbesira mjaft abuzuat sikur ju na sollet demokrazine,ju sollet vetem shkerdhatokrcine,mor maskarenj.I akuzuat ata te rregjimit per ti hedhur hi popullit dhe vete ju keni bere kerdine keto 20 vjet morr qener.

  • Servilizmi i tij tej masave beri qe,nje matian te vritej,por u vra edhe nje grek.Shume keq per Ne qe drejtesia e nje vendi tjeter te denoje nje shkeles ligjesh deri ne nivelin e kriminelve dhe jo te mos denohen nga drejtesia shqiptare por te shperblehen nga ajo.E drejta vonon por nuk harron,se Zoti eshte nje.

  • I lutem interpolit grek te nxjerre edhe nje urdher arresti edhe per S.Berishen mor aman.Se si duken gjasat ne Shqiperi nuk ka per tu denuar ndonjehere.

  • Po ky eshte sojlli more shqiptare, ky ishte familje me Fan Nolin, me Faik Konicen, me Asdrenin, me Gjergj Fishten, me Haxhi Qamilin dhe ne fund me Sulo Gradecin, si ka mundesi te na beje kete procke.

  • Ca shtet leshi jo vetem se jemi drejtuar jashte e brenda nga bandite por dhe nga paaftesia per te ruajtur nje sekret shteteror. Shih cpo punon SHBA per nje rast te tille. Nejse shpresojme per nje normalitet ne vitet e ardhshme 🙁

  • Cilido qofte Nertan Ceka para se gjithash eshte SHQIPTAR.
    Nuk eshste ne nderin tone te dorzojme njerez perpara gjykates Greke.
    Per me teper qe Greket nuk kane qene dhe nuk jane shembuj mbi pastertine e drejtesise., sidomos ne drejtim te popullit Shqiptar.
    Leckat e pista le ti lajme ne, brenda familjes dhe jo ti dorezojme tek te te tjeret

    • Rexhin dhe te tjere…

      duhet te ndjeheni ne vetevete keq, qe meziprisni te keqen e te tjereve…
      Jeni ju me siguri qe e keni duatrokitur Ceken e te tjeret, qe e futen vendin ne trubullirat e 1997-es; jeni ju qe e duartrokisnit kur i shrebnte puneve te liga, psh kur shkonte ne Beograd me Ngjelen dhe Aleancistet, me gjasa per te luftuar Salen qe e akuzonin si spiun i serbit…!!!

      Mos keshtu, aman…duhet t’ju vij keq per veten…

      Ndeshkojini nese kane bere pune te liga ndaj Atdheut, por kujtohuni se te gjithe ne e kemi nje dhimbje per kete truall, jemi shqiptar, Cekajt jane dere qe kane paguar cmim per kete truall, dhe nuk eshte mire ta marrim te mireqene nje akuze, ngado qe vjen ajo…

      psh, te gjithe presidentet shqiptare, kane kusuret e tyre, por asnjeri prej tyre nuk ia dha shtetesine shqiptare Janullatosit, dhe kete gje duhet t’jua nderojme!

  • Mendja me shkon gjetke nga ato qe mendohen te jete implikuar .Ky burre i ndershem me prejardhje nga familje patriotike ka shkelur ne drrasa te kalbura .Me qe patriotizmi eshte nje mode e vjeter qe nuk te jep pasuri Ceka ka vendosur te cvirgjerohet .Mos harroni detyrat e tij dhe profesjonin .Mos valle ndonje ikone te jete arsyeja qe drejtesia greke insiston .Eshte top sekrete se grekrit ne te tilla raste tregohen shume te kujdesshem .Do jene pleksur peshkaqen te tjere dhe mbahet sektet per tu hedhur rrjeten .Pa gje nuk eshte dhe kjo perben nje turp qe ndodh vetem nen fanellen Blu te Salushit. Ndeshkimi qenka domozdoshmeri per kedo qe eshte i pleksur ne afere korruptive.

  • Neqoftese ka paditur ne strasburg shtetin grek per pronat qe trashegon nga e ema ne Konice,mire e ka bere,Greqia te paguaje nje me nje tokat dhe pronat e shqiptareve.Ti o myteber haleja nga Elbasani,ashtu si ke dhe emrin ju funderinat ti hani tra.. Neritan cekes,se eshte nder i shkences shqiptare ka aq vepra shkencore sa ti ke morra o llum i proletariatit.Sa per Sali berishen po te them se eshte i vetmi nga themeluesit e PD qe ja perplasi ashiqare,malokut perpara presidentit qytetar Ramiz Alia,ne trnsmetim te dejtperdrejt te tv shqiptar,se nuk ndertohet shteti demokratik dukel shkaterruar qeverine e koalicionit,se u be gurguleja, kishte mbetur maloku jasht qeverise. Ti o myteber haleja,e llumi i Elbasanit zute qoshet e mbushet pallatin e sportit me gure neper xhepa,ja hengret muneeeee!!!!!!!!!!!!!

  • Te jete Pune sojllinjsh kjo ? Nuk besohet !
    Me siguri do te jete pune sojsezesh prej sojsezi qe i japin shume rendesi veshit te ” sojm “.
    Te pa ngopur. Te pa moral.
    Dolen te gjithe fundrrinat dhe jashteqitjet e ketij populli !
    Te vjen per te vjelle kur kthen koken mbrapa dhe kujton qe keto fytyra e mostra me kollaro kane qene deputet, ministra dhe ambasador.
    A do te pastrohet politika shqiptare nga keto pislleqe ?
    A do te shkojne para drejtesise qe jep drejtesi keta vrases,hajdut,kontrabandist,kapo te klaneve mafioze etj etj ?

  • tINEZAR DHE SERVIL ,KA QENE KOHET E FUNDIT ( KAM PARASYSH ELOXHET QE I BENTE xHOZIT ) DHE E ARRITI ,TE SHKONTE NE AMBASAD,NGA LAJKAT; PERSON PA SHT
    YLLE KURRIZORE… !

  • Vari …kallamin ketij “sojlliut”. Dava legeni qe lepinte sa b.. e Nanos sa te Salit dhe e mbante veten per sojlli, kurse shqiptaret ishin sojseza sipas ketij menderes qe e kane marr te pandehur ne Kallamate.

  • Nuk dua te nxitohem ne konkluzione.
    Si politikan dallaveraxhi dhe pazarxhi, servil dhe megalloman, une e urrej Neritan Ceken. Por Neritan Ceka eshte nje intelektual dhe studiues i fushes se arkeologjise shqiptare, nje profesion i trasheguar dhe nga i ati i tij.
    Ai ka vlera dhe kontribute te pakundershtueshme ne fushen e arkeologjise dhe zbulimeve te saj, qe hedhin drite per kulturen e lashte te popullit tone.
    Sot, ne kete bote te trazuar, mund te gjenden plot pretekste dhe mund te realizohen sa te duash skenare nga specialiste te ketyre fushave per te denigruar dhe goditur personalitete qe kane cenuar dhe cenojne interesat dhe planet ogurzeza.
    Greqia, eshte vendi ku ka me shumice autor skenaresh kunder Shqiperise dhe shqiptareve, te cilet nuk kane ndryshuar asnjehere ne misionin e tyre dhe jane prerje e njejte si eterit e tyre me ose pa veladonin e zi.
    Qofsha i gabuar, por keto qarqe te erreta duhet te kene sajuar diçka duke e bere bindese per te goditur nje intelektual dhe studiues shqiptar qe ka shkelur ne kallon e megalidese se sebastianove.
    Nje lloj hakmarrje primitive ndaj reagimit qytetar te shqiptareve per veprimet e tyre rraciste dhe shovene.
    Por ligji eshte ligj dhe drejtesia, drejtesi! Nese provohet shkelja, ateher mund te them me plot goje se degjenerimi politik gjeneron krime dhe kriminele, pavarsisht nga kostumi dhe begrauni intelektual.

  • KOMISIONI i rendit dhe sigurise eshte de fakto i kapur nga ata qe permend zekthi.
    duhet ribere me themel.bandat ne shqiperi ky komision i mbron.

  • e dime qe ka marr titullin nder i shkences me geiger ne dore duke punuar here si koroner,here si forensic scientist here si minister here si arleolog here si biznesmen por se mos

  • Qenka viti i shkuljes se vesheve per familjen Ceka ! Nje here te birit e tani babait ! Kam frike se kete rradhe pervec shkuljesh se veshit mos kete edhe ndonje shkuje tjeter me te madhe.

  • Para shume kohesh,Ceka deklaronte se “politika eshte zanati me i leverdisshem”.Te mirat qe Ceka si politikan i ka sjelle Shqiperise :
    -Kembengulja e tij per mos daljen nga qeveria e stabilitetit.
    -Pjesmarrja e tij aktive ne shkaterrimi e shtetit shqiptar sipas skenarit grek ne ’97.
    -Atentatet e shumta ndaj politikaneve,biznesmeneve e njerzve te thjeshe,gjate kohes qe ai ishte minister i brendeshem.
    Per te gjitha keto ai u sherblye nga klasa politike me shume ndere.Detyra e fundit te tij,eshte ajo e ambasodorit ne Itali,jo per te zhvilluar me tej komunikimin me kete vend perendimor,por per ta minuar ate sepse kjo eshte deshira e Beogradit dhe Athines,qe zhvillimi i Shqiperise te jete e varur ne cengelin e kryeqendrave te teorive pansllave.

  • Krahas vjedhjeve e renimit shqipetar me siguri ky eshte kyçi i renimit te vlerave arkeologjike te atikitetit shqipetar.Ky burr legen i te gjithe kohrave me siguri ka bere kerdine ne trafikimin e shitjen e vlerave arkeologjike duke filluar qe nga “ikonat” e perfunduar deri ne trafikimin e perse jo si pjese e helenizmit te te gjithe materialeve arkeologjike qe ka disponuar Muzeu Arkeologjik qe drejtohej prej tij .Neri ishte nje nga ata qe shkateroi me vetdashje te gjithe pasurine kombetare qe na la fatkeqesisht regjimi qe po te fshije qofte edhe nje vlere nga iventari te fuste ne burg ose te quante armik(regjimi qe sot quhet diktatura me e egerr qe nuk te linte te vidhnje e te shisnje asnje gje).Ky sharlatan me mendje kalamani gjithçka ka bere ,fale “qyteterimit” te lashte te familjes nga e ka prejardhjen.Gjiçka mund te presesh nga keta legena qe rendohen kur u shkul veshin!

  • HSHTJA JO GJITHMONE TREGON MENÇURI!

    Po! Heshtja, jo gjithmone tregon zgjuarsi!
    Madje ku eshte fjala dhe per persona apo qytetar te zakonshem.
    Te gjithe e dine shprehjen e urte: “Po doli fjala nga dhemballa, e merr vesh krejt mehalla”! Ne kete rast kemi te bejme me kompleksitet alla shqiptar, te trasheguar nga nje e kaluar jo shume dinjitoze sa i perket rasteve te tilla qe kane te bejne me “ruajtjen e kudarove te shtetit”.
    Te prezantosh qofte dhe thashethemin qe ka marre zyrtarisht formen e akuzes ndaj nje personaliteti te larte zyrtar te shtetit shqiptar (ambasador) nga nje vend tjeter qe nuk ka lidhje me vendin ku ai ushtron detyren, me se paku eshte nje detyrim qytetar ndaj taksapaguesve qe mbajne institucionet e shtetit.
    Nese ish ministri Bumçi e mbylli gojen nga hunda e Berishes, ky Bushati nuk ka pse i permbahet te njejtes linje mardhenieje dhe komunikimi me publikun e tij.
    Ndryshe na duhet te themi : “Ku ishim? -Asgjekundi. Çfare beme?- Asgje.”
    Me e pakta qe duhet te bente ministria e jashtme do te ishte pezullimi nga detyra perkohesisht e ketij amabasadori deri ne zbardhjen e çeshtjes.
    A e kuptojne zoterinjte e MPJ se duke e çuar si te pandehur ne sallen e gjyqit te nje shteti qe nuk ka lidhje me detyren e tij, me cilesine e ambasadorit te akredituar ne nje vend tjeter, krijohet nje precedent i padegjuar ndonjehere deri tashti?!
    Kjo eshte nje gafe qe injoron jo vetem diplomacine shqiptare, por ligjet, kushtetuten dhe krejt shtetin shqiptar.

  • Thirrja e nje ambasadori shqiptar apo qytetari te thjeshte shqiptar nga gjykata apo prokuroria Greke ne cilesine e deshmitarit, qe po te mos paraqitet cilesohet i akuzuar dhe merret ne pyetje, jo me ne cilesine e deshmitarit,por si i akuzuar meqenese ka dijeni per ceshtjen dhe refuzon te deklaroje, eshte nje prcedure penale e zbatuar nga cdo gjykate apo prokurori e botes,por jo ne Shqiperi ku pushtetaret marrin pafajesi edhe kur kapen me prova e fakte duke vjedhur,mashtruar apo duke marre rryshfete,kur marrin “dhurata te medha e te majme” te pajustifikueshme nga ana financiare apo per nga burimi i tyre,etj.S’eshte faji Neritan Cekes qe eshte mesuar kesisoj,-“per kete fajin e ka Saliu”-thoshte dikur Edi Rama.Pse duhet te c’nderohet i biri Hasanit kur faji eshte i shokut te tij Saliut ?!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *