Lënda që po publikojmë është përgatitur në Greqi dhe është konsideruar “sekret shtetëror”, por që nuk ka mbetur dot sekret, mbasi ka qenë Turqia ajo që e ka zbuluar më 21 shtator 2000, nëpërmjet shërbimeve të saj sekrete. Ky material nuk është plan fiks i Greqisë, por publikim i përmbledhur i përmbajtjes së tij, shpërndarë në mënyrë të detyrueshme gjoja si material studimor rutinë, pas dekonspirimit të tij nga diplomacia dhe shërbimet sekrete turke.
Materiali është i ndarë në kapituj të detajuar. Në këtë “plan grek” për destabilizim, kontroll dhe shfrytëzim të Ballkanit, Shqipëria zë pjesën më të konsiderueshme. Nga struktura dhe përmbajtja e materialit, kuptohen qartë se ka një vëmendje greke për zhvillimet në Shqipëri dhe në të, vërehet saktësia me të cilën janë zbatuar planet greke kundrejt Shqipërisë, ç’ka vërteton saktë se nga viti 1992 deri në vitin 2000 kur është hartuar plani, Greqia ka vepruar tepër aktivisht në politikën, parlamentin dhe qeverisjen tonë, duke depërtuar në çdo qelizë të jetës së vendit.
Fillimisht një raport prej 100 faqesh i është paraqitur kryeministrit Kostas Simitis, nga ministria e Jashtme e Greqisë. Ky raport, i diskutuar e debatuar me kujdes deri në mesnatën e datës 30 Qershor 2000, në mbledhjen e kabinetit qeveritar të Greqisë, është konsideruar si “hap i rëndësishëm në strategjinë e Greqisë për ekspansion në Ballkan e Qipro” dhe në këtë kontekst, si “skemë e domosdoshme për realizimin e projektit të Megali-Idhesë”. Pikat e përfshira në këtë raport, kanë tituj të tillë:
1. Zhvillimet Ndërkombëtare dhe interesat e Greqisë
2. Integrimi i Greqisë në Bashkimin Evropian
3. Problemi i Qipros
4. Disa propozime dhe vlerësime
5. Mardhëniet Turqi-Greqi
6. Korelacioni midis Qipros dhe marrëdhënieve Turqi-Greqi
7. Marrëdhëniet etnike brenda Maqedonisë dhe Shqipërisë
8. Zhvillimet në Ballkan
Ky raport i përgatitur nga Ministria e Jashtme e Greqisë, tregon se nuk ka patur ndonjë ndryshim në politikën e saj ndaj Turqisë. Si pjesë e politikës së afrimit fals, të shfaqur përmes tërmetit të rënë në Turqi, Greqia ka bërë përpjekje, për të krijuar përshtypjen, se e kishte harruar projektin famëkeq të “Megali-Idesë”. Ndaj kauza e “miqësisë Greqi-Turqi” filloi të bënte më shumë përkrahës në Turqi, një pjesë e të cilëve kanë shprehur mendimin, se ushtria turke duhet të largohet nga rajoni i Detit Egje e për rrjedhoj, të gjitha mosmarrëveshjet Greqi-Turqi, duhet të zgjidheshin në Gjykatën e Hagës, duke mos harruar kushtin, që këto zgjidhje duhet të trajtoheshin në linjë të plotë me kërkesat dhe interesat greke. Raporti dëshmon, se Greqia po përgatitet t’i bëjë Turqisë disa kërkesa, të cilat janë:
Kërkesa lidhur me Patriarkanën: Zgjedhja e patriarkut në Stamboll konsiderohet si një zgjedhje e përcaktuar nga Memorandimi 1092/6-12, i vitit 1923 dhe varet nga zyrtarët e Stambollit. Memorandiumi përcakton, se Partriaku duhet të jetë qytetar turk. Në këtë mënyrë, priftërinjtë të cilët nuk janë qytetarë turq, ose që nuk kanë shërbyer në arqipeshkëvitë në Turqi, janë të ndaluar të zgjidhen si patriarkë ikumenikë edhe pse janë ortodoksë.
Sinodi i Shenjtë: Probleme të ngjashme, ekzistojnë për zgjedhjen e Sinodit të Shenjtë, i cili merr pjesë në zgjedhjen e Patriarkut. Autoritetet turke nuk e njohin Patriarkanën, si Patriarkanë Ikumenike. Patriarkana, njihet si shoqëri që i nënshtrohet vetëm ligjit turk.
Shkolla Teologjike e Khalkit: Kjo shkollë, në bazë të ligjeve të shtetit turk është mbyllur që vitin 1971 dhe akoma nuk është hapur.
Problemi pasurive të Patriarkanës: Përsa i përket pasurive të Patriarkanës, nga ana e shtetit turk, këto pasuri janë të garantuara që nga viti 1923. Me anë të dekreteve të ndryshme, shteti turk ka vënë kufizime mbi të drejtat e pronësisë së grekëvë bizantinë në Stamboll, të grekëve të Stambollit me nënshtetësi greke, si dhe mbi pronat e grekëve bizantinë në Gokceada e Bozcaada. Në tërësi, statusi i këtyre pronave është i pasigurt e i diskutueshëm në të ardhmen, për shkak të shpronësimit që mund të ndërmarrë shteti turk. Për sa i përket pronësisë së grekëve të Dodekanezit, grekët bizantinë, të cilët e kanë humbur nënshtetësinë turke, kanë humbur të drejtën mbi këto prona dhe nuk mund t’i trashëgojnë më ato.
Problemi i Qipros: Për sa i përket problemit të Qipros, Athina synon mbajtjen e pandërprerë të bisedimeve dhe kontakteve diplomatike Qipro-BE. Lidhur me të ardhmen e Qipros, Turqia ka propozuar formulën e Konfederatës, ndërsa Greqia ka propozuar formulën e “Federatës dy-zonale”.
Lidhur me analizën e përgjithshme të zhvillimeve në rajon, raporti sekret grek, thekson kështu: “Ka pasur vështirësi serioze për të siguruar stabilitetin në Ballkan, sidomos pas ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi. Përpjekjet nga SHBA dhe BE, për të zgjidhur çështjen e Kosovës, nuk kanë qenë të suksesshme. Qeveria greke vlerëson, se ekziston mundësia e një destabilizimi rajonal, që mund të rrjedh nga zhvillimet aktuale, të cilat do të çonin në ndryshimin e kufijve ekzistues. Nëse do të ndryshojnë kufijtë në Ballkan e veçanërisht në Kosovë, qeveria Greke, do të përpiqet të mbajë ekuilibret, me synim për të ruajtur kufijtë e përfituar në vitin 1913.
Për sa i përket Jugosllavisë, raporti thekson, se qeveria Greke e vlerëson krizën Jugosllave si problem të administratës së Millosheviçit (flitet për vitin 2000) dhe sipas saj, vazhdimi i izolimit të Jugosllavisë rrit nacionalizmin e kombit serb, largon ekonominë nga niveli i dëshirueshëm i zhvillimit dhe çon vendin në destabilizim të plotë. Sipas qeverisë Greke, nëse Millosheviçi qëndron në fuqi, veç të tjerash është një burim destabilizimi në rajon, pasi nuk ka një opozitë të fuqishme e të besueshme. Sipas raportit, rënia ekonomike e Jugosllavisë çon në rritjen e krimit të organizuar, pasi shumë politikanë të lartë të regjimit të Millosheviçit, kanë krijuar organizata të ndryshme mafioze. Por frika më e madhe e Greqisë, janë ngjarjet që mund të ndodhin në Jugosllavi, të cilat mund të sjellin mijëra refugjatë në Greqi. Po sipas raportit, nëse do të tentohet që Millosheviçi të rrëzohet me forcë e të çohet në Hagë, qeveria Greke parashikon zhvillime dramatike, të cilat do ta çonin Jugosllavinë në luftë civile të pashmangshme. Nëse në bashkëpunim me qendrat perëndimore të vendim-marrjes, Millosheviçi do të detyrohej të jepte dorëheqjen e të strehohej në një vend të tretë, si psh. në Greqi, ky veprim do t’i krijonte Greqisë probleme të mëdha me perëndimin. Për rrjedhojë, Greqia në një rast të tillë, nuk do të pranonte ta strehonte kurrë Millosheviçin, ndërkohë që do të ishte në interes të Greqisë, përkrahja e opozitës së Millosheviçit.
“Do destabilizohet Maqedonia dhe Rajoni”
Sipas raportit, lidhjet e dobëta të Maqedonisë me Ballkanin, do ta destabilizojnë atë, si rrjedhim, do të destabilizohej gjithë rajoni. Në një rast të tillë, në raport theksohet, se popullsia shqiptare e Maqedonisë, do të thithej dhe mbështetej nga Shqipëria e Kosova. Sipas raportit, qeveria greke konsideron prioritar, rregullimin e emrit të Maqedonisë në përputhje me pëlqimin e të dy vendeve, për sistemet politike dhe popujt e tyre. Për këtë, skenari grek parashikon një marrëveshje reciproke për emrin, të shoqëruar nga një paketë me zgjidhje për problemet bilaterale, që sipas Greqisë, do të ishin:
1. Zgjerimi i lidhjeve ekonomike (tregti, telekomunikacion e investime)
2. Kooperim në sigurimin kombëtar dhe çështjet e mbrojtjes (kontrolli i kufijëve, trajnim i policisë maqedonase nga policia greke
3. Trajnim i personelit ushtarak maqedonas, mjeteve të blinduara dhe armatimeve greke.
4. Zhvillimi i marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve
5. Mbështetja substanciale dhe praktike e Maqedonisë nga ana e Greqisë, për t’u pranuar në BE
Qeveria Greke i jep rëndësi në skenarin e saj, hartimit të teksteve shkollore për nxënësit maqedonë, trajtimit të historisë së minoritetit grek sipas recetave të Greqisë, si dhe hapjes masive të kurseve për mësimin e gjuhës greke, dhënien e bursave për studentët maqedonë për të studiuar në Greqi dhe hapjen e një “Arsakion School” e cila, do të jap një shembull më të mirë se shkolla e njëjtë, që është hapur në Tiranë.
Me Berishën duhet ti bëjmë ndryshe llogaritë
Sipas raportit, Athina është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë, nëse ajo do të kthehet ose jo në “faktor destabiliteti për rajonin”. Athina mendon, se politika e jashtme Greke në raport me Shqipërinë, duhet të ri-planifikohet. Çështjet, të cilat qeveria Greke duhet t’i zgjidh në të ardhmen me Shqipërinë, janë këto:
1. Marrëdhëniet me Berishën, duke e mbajtur plotësisht e aktivisht në shërbim të Greqisë
2. Marrëdhëniet me opozitën shqiptare (PD dhe forcat e djathta agresive anti-greke)
3. Çështja Çame
4. Futja e sa më shumë njerëzve të Greqisë, në presidencë, qeveri, parlament, diplomaci, në institucionet ligj-zbatuese, në drejtimin e pushtetit lokal dhe administratën e lartë, të mesme e të ulët publike shqiptare
5. Regjistrimi i popullatës me premisë shtimin numerik të etnisë greke, që qeveria shqiptare po përgatit
6. Jugu dhe Veriu, ndarja psikologjike dhe kulturore e Shqipërisë
7. Greqia planifikon të insistojë, që numri i popullsisë greke, të raportohet si popullsi me origjinë etnike, e regjistruar në Shqipëri gjatë regjistrimeve të mëparshme përpara vitit 1990.
8. Intensifikimi i përpjekjeve, që elementi grek në Shqipëri, të vendos përfundimisht në politikën dhe qeverisjen shqiptare.
9. Greqia planifikon të ushtrojë presion mbi qeverinë shqiptare, për të përfituar në këto drejtime:
10. Ndalimin e aktiviteteve të vogla terroriste, në jug të Shqipërisë
11. Shpërndarja e popullsisë të fshatit Lazarat, i cili konsiderohet si faktor që sjell shqetësime në fshatrat dhe në zonën ku banon minoriteti grek (në Dropull)
12. Ndalimi i dhënies së “tapive fallco” nga Shteti Shqiptar, për tokat në minoritet
Shqetësimi grek, për frymën anti-greke në Shqipëri
Greqia është shumë e shqetësuar për atmosferën anti-greke që mbizotëron në Shqipëri. Trupat greke të dislokuara në Yzberish të Tiranës, kanë bërë propagandë lidhur me Vorio-Epirin dhe në muajin Maj 2000, ato arritën deri aty, sa të shpërndajnë harta që tregonin Shqipërinë Jugore të përfshirë brenda kufijve të Greqisë me përcaktime gjegrafike që çonin kufirin grek, deri në jug të Tiranës. Kjo shkaktoi reagim të fuqishëm në Shqipëri dhe rajon. Kur u vërtetua katërcipërisht, se trupat greke të Yzberishtit, megjithëse pretendonin se qëndronin në Shqipëri vetëm për ndërtime logjistike, por që në fakt shpërndanin harta të Vorio-Eprit, qeveria greke u detyrua t’i tërheqë këto njësi nga Shqipëria. Vendimi i qeverisë greke, për të dislokuar forcat ushtarake greke në Shqipëri, u përcaktua në datën 5 prill 1997 nga Këshilli Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë (KYSEA). Askush nuk di të thotë, se si guxoi Greqia, që në mënyrë të njëanshme të vendoste në strukturat e saj shtetërore, për dërgimin e njësive të specializuara të ushtrisë greke në territorin shqiptar, gjë të cilën e ka kundërshtuar me forcë opozita shqiptare (PD), gjatë gjithë kohës të prezencës së kësaj njësie ushtarake në Shqipëri.
Nacionalizmi shqiptar, tremb interesat greke
Fraza e Sali Berishës “Genocidi i muslimanëve çamë”, po tërheq mbështetës. Çamët, të cilët edhe pas luftërave ballkanike, me të drejtën e trojeve të tyre, vazhdonin të jetonin në territorin që Konferenca e Londrës i kishte caktuar Greqisë, u bënë viktima të politikave asimiluese të qeverive greke e të një genocidi të pashembullt, që arritën kulmin më 27 Qershor 1944. Nga ky genocid humbën jetën me mijëra çamë, ndërsa ata që mundën të shpëtonin, braktisën përgjithmonë Greqinë, në të cilën lanë gjithë pasuritë e tyre. Data 27 Qershor 1944 është njohur si e tillë nga parlamenti Shqiptar dhe është shpallur “Dita e Genocidit Grek Kundër Çamëve”.
Porosia greke: Sa më shumë grekë në qeverinë shqiptare
Raporti thekson, se qeveria greke dhe shërbimet sekrete të Greqisë, kanë shumë njerëz në shërbim të tyre brenda administratës shqiptare, në të gjithë rangjet. Ky konkluzion padyshim, mbështetet në informacionin e shërbimit sekret turk, që duhet pranuar se është ndër më të fuqishmit në botë. Sipas raportit, dy ministra dhe një zëvendësministër të qeverisë shqiptare, raportojnë menjëherë në Athinë, për të gjithë sekretet e shtetit dhe të qeverisë së Shqipërisë. Në shenjë shpërblimi për këtë kontribut, ata posedojnë llogari rrjedhëse në Qipro e Selanik.
Ja 5 zgjidhjet emergjente e afatgjata të Greqisë
Raporti konkludon, se Greqia është hedhur në ofensivë për të realizuar skemën e “Megali-Idesë” dhe ka projektuar objektivat e mëposhtëm strategjikë:
1. Të qetësojë Turqinë dhe të paralizojë aftësinë e saj operative në Ballkan
2. T’i bëjë disa lëshime Bullgarisë, në lidhje me Maqedoninë dhe Kosovën
3. Të realizojë dominim mbi shtetet që do të rezultojnë nga shpërbërja e mundshme e Jugosllavisë
4. Të nxisë trazira në Shqipëri, duke paralizuar pretendimet e ligjshme territoriale të shtetit Shqiptar në trojet shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë
5. Të realizojë shpërbërjen dhe kontrollin e Maqedonisë.
gjera qe dihen ……ka kohe qe populli i thote i diskuton dhe eshte i shqetesuar per hale qeveri berisha….
a e ka ngrene Rama lugen me corbe te prishur kete nuk e di une te pakten….