Me rastin e 22 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë kryeministri Berisha i ka dërguar sot një urim Sekretarit të Shtetit të SHBA, John Kerry.
“Si sot 22 vjet më parë, Shqipëria rinovoi marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje kjo historike dhe e një krenarie të veçante për të gjithë Shqiptarët. Ndaj dëshiroj me këtë rast t’ju shpreh juve, Qeverisë së SHBA, Presidentit Obama dhe popullit amerikan, mirënjohjen më të thellë për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur ndaj kombit tonë gjatë këtyre dekadave. Ne jemi të bindur se aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë midis të dy vendeve dhe popujve tanë do të thellohet e zgjerohet edhe më shumë gjatë viteve që do të vijnë”,-thuhet në njoftimin zyrtar.
Më tej, kryeministri thotë se kjo është një ngjarje historike për Shqipërinë, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që shqiptarët i kushtojnë marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në.
“Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol kryesor në pavarësinë e Shqipërisë, 100-vjetorin e të cilës e festuam vetëm katër muaj më parë”,-thotë kryeministri duke shtuar se Shqipëria do të vijojë të jetë një mik dhe aleat i mirë, i ngushtë dhe i besueshëm i SHBA-se dhe se qeveria shqiptare nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të konsoliduar më tej marrëdhënien e shkëlqyer dhe miqësinë tradicionale mes dy vendeve.
Z.Sali , mos u mburr se 22 vjet perpara keta marredhenie i rivendosi Ramizi, per marredheniet tadicionale , me USA, ti i tregove me ndihmes sekretarin amerikon te shtetit qe nuk e prite ne v.1986 dhe ata te kthyhen shpinen , thirri memorjes mor PLAK INATCI, USA nuk ka nevoje per lajkat e tua te njeh mire cfare marke JE