22 vjet PS, Integrimi dhe nacionalizmi

redaktor

Temën e nacionalizmit nuk e kam patur në projektet e mia të studimit, sepse kur nacionalizmi i Milosheviçit zbatoi deri dhe genocidin për pastrim etnik, shqiptarët në unitet me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe N ATO-n, me hapjen e dyerve për shqiptarët e Kosovës, duke dhënë mbështetje si vëllai-vëllait treguan para gjithë botës se janë patriotë të mirë dhe se nuk e këmbejnë këtë me pozitat ekstremiste të nacionalizmit. Eshtë një fakt i njohur dhe i vlerësuar, se megjithë provokimet e fqinjëve dhe më gjerë, shqiptarët nuk ranë në grackat e nacionalizmit por u bënë faktor stabiliteti në Rajon.

Më tej në histori, procesi i shtetformimit që u perputh dhe me fitoren e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar më 28 nëntor 1912 u shoqërua me një vetëdijë të fuqishme kombëtare. Boshti i politikës shqiptare, pavarësisht edhe nga polarizimet e pakuptimta midis forcave politike për sundim e dominim, mbeti konstant. Pas proceseve të pluralizmit dhe të demokracisë së 22 viteve me parë, Shqipëria hodhi vendosmërisht veshtrimin drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kjo është në përputhie me realitetet e kohës, kur kominikimet dhe prirjet krvesore të ekonomisë gJobale kapërcejnë kufijtë e shteteve kombëtare, duke synuar forma të reja asocimi politik dhe lëvizjen drejt strukturave transnacionale. Inkurajuese është që rreth 90 për qind e shqiptarëve, në sondazhet e bëra publike vazhdojnë të shprehen në favor të integriniit Europian.

Ndërkohë, ndodhi ajo që nuk pritej. Berisha shfrytëzoi jo një fatkeqësi a shqetësim kombëtar, por festën e madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, për të vënë në qarkullim nje retorikë nacionaliste, shoqëruar me pretendimin e shpërthimit të një lëvizjeje nacionaliste për të ndrequr padrejtësitë e Fuqive të Mëdha të 1913-s, të ndarjes së shqiptarëve në pesë shtete. Më pas, retorika nacionaliste në vend që të tërhiqej, u theJlua më tej me tezën nazistoide të albanofobisë, që sipas Berishës përligj çdo lloj nacionalizmi të shqiptarëve, si dhe hapa konkretë sipas sloganeve: Një komb-një shtet, një komb – një pasaportë! Veçse të kërkosh sot modelin e kombit-shtet për shqiptarët, kur në botë më pak se 10 per qind e shteteve anëtare të OKB-së janë shtete-kombe me kufij që shtrihen deri ku shtrihet popullsia etnikisht homogjiene, është politikisht e papranueshme dhe praktikisht e parealizueshme.

Me nacionalizëm nuk arrihet as bashkimi i shqiptarëve dhe as fitohen zgjedhjet, z. Berisha.

Arsye e mjaftueshme që zhurma të bëhej e madhe, qe reagimi i fqinjëve dhe i faktorit ndërkombëtar, i SHBA-së dhe i BE-së të ishte i shpejtë, i ashpër e paralajmërues. Për këdo, përrshi dhe për Kryeministrin Berisha. përmes një ofensive diplomatike të motivuar, u bë e qartë se në epokën e sotme të integrimeve dhe të globalizmit, nuk mund te lejohet që dikush të dojë të prodhojë politikë përmes retorikës nacionaiiste, destabilizimit të vendit të vet dhe të Rajonit. Madje, as dhe kur thuhet se ështe vetëm “në kontekstin historik”, apo thjesht për efekte të përkohshme elektorale!

Ndërkohë, është vënë në lëvizje edhe një lloj tjetër “‘kritike”, absurde në thelbin e vet dhe që duket e sponsorizuar nga qarqe të njohura nacionaliste ballkanike, sipas të cilës me që shqiptarëve ndryshe prej fqinjëve të tyre u ka munguar një histori e përbashkët para 1912-s, si “akte dëshpërimi” kanë sajuar mite nacionaliste mbi vijimësinë iliro-shqiptare, mbi epokën e Skënderbeut, që në të vërtetë qenka “një histori e thjeshtë hakmarrjeje për vrasjen e të atit” etj. (Oliver Jens Schmitt, Shqiptarët. Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit. Tiranë. 2012), me të cilën kurrsesi nuk mund të jemi dakord.

Rrethana të tilla më dhanë shtysën për të mos qëndruar mënjanë, por për të folur e shkruar kundër një gjallërimi të tillë të ideologjisë dhe lëvizjes nacionaliste në ditet tona. Njëherësh të ofroj   dhe kqëndvështrimin tim, duke ballafaquar nacionalizmin si prirje të së kaluarës, përgjithësisht e kapërcyer nga këndvështrimi I filozofisë së integrimit në një botë që globalizohet me shpejtësi. Kjo përbën edhe boshtin e librit “Integrimi dhe nacionalizmi”, që po u ofroj lexuesve para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

Do të ishte i papranueshëm çdo padurim nacionalist i shkëputur nga situatat dhe mundësitë konkrete. Asnjë hap përpara nuk do ta çonin idenë e bashkimit kombëtar arsyetime të tilla: ‘Nuk ka më kuptim që shqiptarët, edhe në këtë realitet të ri, të qëndrojnë të ndarë në 5 shtete. Është koha për sulm mediatik dhe diplomatik. Le të na duan si të duan fqinjët edhe europianët, pasi janë këta të fundit që e bënë çorbë derri Shqipërinë … Le të na quajnë nacionalistë, as na prishte puna fare… po kërkojmë ato troje që u përkasin shqiptarëve etj. Me konceptime dhe thirrje të tilla nacionaliste të vjetruara që s’pyesin as për aleatë të mundshëm europianë, meqë paraardhësit e tyre qenkan fajtorë për ndarjen e Shqipërisë në 5 shtete, bashkimi kombëtar shqiptar mbetet parullë e zbrazët. Arsyetime të tilla më shpesh janë pasojë e ngushtësisë nacionaliste që nuk i lejojnë të kuptojnë as vetë konceptin e bashkimit kombëtar.

Në vend të retorikës nacionaliste, na duhet një platformë e studiuar transparente për bashkimin kombëtar, duke filluar nga ecuria normale e demokracisë në Shqipëri, integrimi brenda nesh, lëvizja e lirë e njerëzve, e kapitaleve, heqja e barrierave doganore përmes një bashkimi doganor,  lehtësimi i investimeve për bizneset, krijimi i një sistemi arsimor të unifikuar Shqipëri –Kosovë, një plan të përbashkët për sigurinë energjetike, strategji të njësuar turistike etj…

Bashkimi i vërtetë kombëtar do të ndodhë kur kufijtë të shndërrohen vetëm në një kujtim të ndarjeve, pra në kufij të integruar: do të ndodhë kur niveli ekonomik dhe kulturor do t’i lejojë njërit apo tjetrit shqiptar të jetojë i barabartë me të tjerët ku të dojë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi apo në Maqedoni, brenda një bashkimi ku po përpiqemi të gjithë të bëjmë pjesë, pra brenda BE-së. Mirëpo, kjo nuk arrihet me demagogji dhe me fjalë në erë, sikurse po ndodh tani.

Shkrimi është botuar sot në gazetën DITA

Share This Article
21 Comments
  • Per 22 vjet shume gjera kane ndryshuar por nuk ka evoluoar demokracia ne vend. Edhe sot pas 22 vjetesh akoma jemi duke diskutuar per lirin e medias, panvaresine e institucioneve dhe per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    Kjo ka ardhur si pasoje e mungeses se nje ;lideri qe te mendoje per te ardhmen e shqiperise.

    • Sot eshte ditelindja per kete Parti qe eshte reformuar dhe qe ka afruar ne gjirin e saj njerez me kapacitet dhe me intelekt. Ky pervjetor do jete shume i vecante sepse do te festohet me nje fitore shume te madhe me 23 qershor.

      • Kemi 22 vjet qe presim per nje qeveri qe do te funksionoje dhe qe do te punoje per nje demokraci funksionale. Por cdo qeveri qe ka ardhur e ka zhytur vendin me keq. Prandaj ne duhet te votojme per partine socialiste sepse ajo eshte ndryshimi. Garancia eshte vete Rama

      • Po pse bijte e bllokut do bejne demokraci ? Po te donin e kishin bere baballaret e tyre qe ndertuan gijotinen, mjaft me perralla, ata jane si baballaret e tyre. Ah, po te perbehej PS nga njerez qe dikur nuk ishin marre me PS atehere po.

    • Eshte per te ardhur keq teksa shikon se Partia Socialiste keto 22 vite ka ndryshuar shume,me shume se cpritej mirpo Shqiperia jo aq shume sa pritej.Kemi 23 vite demokraci e akoma jemi nje vend ne tranzicion.Keqqeverisja e ka lene kete vend pas krahasuar me rajonin.PS kesaj radhe duhet te marre me patjeter ne dore fatet e vendit.

      • Nacionalizmi i perdorur nga Saliu ka per qellim marrjen e ca votave nga njerezit e ndjeshem per ceshtjen kombetare,pra eshte nje fars e Saliut.Dy vendet mund te bashkohen ne BE pra anetaresimi ne BE do te zhdukte cdo lloj ndarje te Kosoves dhe Shqiperise.Mirpo vendi yne eshte keqqeverisur prej 23 vitesh demokraci,duhet me patjeter rotacion te heqim qafe Saliun i cili e ka keqqeverisur kete vend per 13 vjet.

    • Ta harrojme integrimin pa arritur te ngreme shtet te se drejtes,shtet me institucione te pavarura,nje shtet jo si ky i sotmi jo si ky i 8 viteve te fundit te pakten i cili eshte super korruptuar.Pa rrëzuar kete qeveri te harrojme se mund te ece perpara ky vend.

  • kane kaluar 22 vjet qe nga krijimi i PS
    por gjithashtu kane kaluar 22 vjet qe nga ardhja ne pushtet e saliut
    e vetmja menyre qe ta kapercejme kete prapambetje eshte te largojme saliun!
    me voten kunder tij me 23 qershor gjithcka eshte e mundur
    VOTO PER RILINDJEN!!

  • Sikur ti ngjisim mustaqet e Hitlerit Saliut,atehere ta shoh te semes, klyshi kurves, se sa i vlen lekura,sidomos nga Fqinjet se shum e shum e kan duruar!
    Atehere te sjelle Kosovaret ne Tirane e te rezoje Nanon se na qenka” Grek” e jo Shqiptar!
    Ne i pelqen Turku,cojeni ti mbaj Bolet Erdoganit se po i varen keto kohet e fundit!

  • vetem me Rilindje ka integrim

    vetem me Rilindje ka nacionalizem

    VEtem e ardhmja e vendit ka vetem nje emer RILINDJE

  • Servet Plumi nje figure e shquar e se majtes, sepsekt per ju dhe te gjithe themeluesit e partise Socialiste…Gezuar festen, gezuar 22 vjetorin e themelimit te PS….Festen e madhe do ta festojme pas 23 Qershorit…..Rilindje

  • te flasesh per nje ditlindje perpara nje rilindjen nuk eshte thjesht rastesi…eshte e ardhmja…eshte nje ere e re qe do perqafoj shqiperine.

    shqiperia gjendet ne nje moment kritik dhe per kete ka nevoj te kete ne krye te saj burra shteti…dhe jo hajduta xhepi!!

    vota ime do te kete nje qellim…te sjelli rilindjen ne cdo cep te shiperise.
    vota ime shkon per partine socialiste. VOTO NR.29

  • Kemi 22 vjet qe jemi ndare nga epoka e hidhur e komunizmit, por per 22 vite komnistet na kane ndjekur pas duke na kujtuar komunizmin edhe ne te rinjeve qe nuk e jetuam ate kohe…me 23 Qershore eshte dita kur me vote masive do te rrezojme edhe komunistin e fundit nga pushteti

  • Me 23 Qershore do te votojme te gjtihe bashke partin socialiste dhe skuadren e Rilindjes per ti hapur rruge pluralizmit te vertet dhe ndertimit te demokracis ne vend….Rilindje….. voto numrin 29 ta clirojme shqiperin nga pushteti nepotik dhe i korruptuar i Berishes….

  • Po si do te ndryshoje PS kur ne kupole ka bijte , nipcet e familiaret e PPSH ? Merr profesor Pellumbin, e kam patur dikur para 90 profesor, jepte Materializem= Marksizem
    Ky ishte i tmerrshem, per pak floke ose per veshje pak me ndryshe e bente ceshtje te madhe dhe ka arritur dhe te perjashtoje nga fakulteti shoket tane. Ju nuk e njihni, por pyesni studentat tju tregojne se cfare komunisti ishte, i BETUAR, Ismail Lleshi po ashtu.

  • Profesor!
    Me vjen mire qe me fund me jepet mundesia per tju lexuar!
    Edhe pse pak jashte tim-it kohor , ky shkrim prape te ve ne mendime
    Nacionalismi koherent eshte dicka tashme i brymosur ne ADN e cdo ballkanasi
    E them kete sepse nacionalizmi tashme eshte kthyer ne nje morfi racizmi si ne Shqiperi ashtu dhe gjetke..
    Te jesh nacionalist eshte per vendin tend do te thote te jesh atdhetar dhe pariot , por pa kaluar caqet
    Neo nacinalizmi sot po shfaqet dhe per arsye elektorale me nje menjure eritike si nga mazhoranca ashtu dhe nga parti te tjera te vogla ,, te cilat bazohen ne nacionalizmin e Shqiptareve dhe perfitojne prej tij
    Vertete qe shqiptaret jane te ndare ne pese copa ,por problemi eshte qe sot ne nuk mund te bejme bema per kete bashkim dhe e vetmja gje qe duhet te bejme eshte ruajtja e virtuetit dhe krenarise tone dhe mbi te gjitha ruajtjen dhe mbrojtjen e ketyre pjeseve ne shtetet ku SHqiptaret jetojne

  • Ne 22 vjet nacionalizmin e kemi pasur te forte.

    Se vetem rezoluta per Camerine qendroi e fshehur dhe e tjetersuar ne sirtare.

    Gjer sa u kap dhe u zbuluar pak kohe me pare.

    E kur Kosova me nacionalizmin fitoi lirine e perjeteshme.

    Ju nacionalizmin e quani strehen e fundit te ……..

  • Bo Bo BO prape ky Hitleri Komunist, shikojeni fotografine, keshtu ka qene dhe kur jepte leksionet ne fakultet, te tmerronte me ate marksizem-Leninizmin e tij. Por tani po na tregon si ndertohet demokracia,,,e ktheu pllaken,,,,por brenda eshte po AI : I TMERRSHMI KOMUNIST.

    • Mos fol ashtu ! Se keta komunistet jane shume here me te mire se juve fashistet ! Prandaj nuk mundet te shaje m.uti , pordh.en , pse mban era m…ut !

      Rri urte aty dhe mos u ndiej ! Nuk te rri rehat edhe b…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *