Pezullohet punonjësja e kujdesit shëndetësor e denoncuar për mitmarrje

Dita

Nisur nga denoncimi i bërë publik sot në rrjetet sociale, Drejtoria e QSUT-së njofton se ka pezulluar nga detyra punonjësen e sistemit të kujdesit shëndetësor me iniciale F. K., deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nga grupi i punës që është ngritur për këtë qëllim dhe organet kompetente.

Duke marrë shkas nga akti i sotshëm qytetar i denoncimit publik të këtij rasti të dënueshëm korruptiv të mitmarrjes, si dhe duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit tonë spitalor, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje dhe nxit çdo qytetar të këtij vendi që të jetë pjesë aktive e bashkëpunimit të ndërsjelltë për denoncimin e çfarëdolloj akti korruptiv, me të cilin ata ndeshen gjatë ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin për mediat.

Share This Article
1 Comment
  • Këta ministrorët shëndetsorë kapin vetëm ata të korruptuar që kapin të tjerët se vetë si ministri aha…!? Dhe, kur e kapin të tjerët, vini re,-dalin e bërtasin sikur e kanë kapur vetë!!! Kësaj i thonë “dhëntë e dhitë e zeros, nami i hasan qeros”! Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *