Kimikatet gjenden kudo në shtëpi dhe ato mund të shkaktojnë kancerin e gjirit, astmën, infertilitetin dhe problemet në lindje. Kështu u shpreh dje shefi i shëndetit botëror.
Ata u shprehën se përbërësit që ndodhen në lodra, në linoleumin që shtrohet në dysheme, në kroskotin e makinës dhe në kartat e kreditit, janë të rrezikshme për shëndetin.
Në një raport më të fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se për të mbrojtur brezin e ri duhet të merren disa masa.
Nga studimet po shihet se këta përbërës po ndërhyjnë çdo ditë me hormonet natyrale që lidhen me rritjen, zhvillimin dhe shëndetin tonë.
Sipas OBSH-së ka prova të forta që tregojnë se ato ndikojnë në hormonet tiroide duke dëmtuar drejtpërdrejt trurin, inteligjencën dhe duke shkaktuar autizmin.
Gjithashtu, pesticidet bujqësore duket se ndikojnë direkt në sëmundjen e prostatës.