Grup shkencëtarësh, letër Ramës: Tërhiquni nga HEC i Poçemit

Ornela

Plot 228 shkencëtarë, nga 33 vende të ndryshme i kërkojnë kryeministrit shqiptar, Edi Rama të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosa, të paktën për tre vitet e ardhshme.

Ata konsiderojnë se gjatë kësaj periudhe duhet kryer një vlerësim i duhur për ndikimin mjedisor të këtij projekti në lumin Vjosa.

Në memorandumin drejtuar Kryeministrit kërkohet të vendoset një moratorium tre vjeçar për çfarëdolloj plani ndërtimi në lumin Vjosa dhe degëve të tij dhe të kryhet një hulumtim sistematik dhe vlerësim i lumit Vjosa nga një ekip i shkencëtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Dr. Martin Pusch nga Leibniz – Instituti i Ujërave të Ëmbla Ekologjisë, në Berlin thotë se hidrocentrali Poçemit mund të shkatërrojë këtë vlerë unike dhe se vlerësimet mjedisore në përgjithësi nuk i korrespondojnë asaj që shkruhet në letër.

Ndërsa Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës shprehet se një vlerësim i impaktit mjedisor është i nevojshëm në mënyrë që të evidentohet në mënyrë të besueshme ndikimi i projektit hidroenergjetik të Poçemit.

Ky memorandum vjen pas më shumë se një viti përpjekjesh të komunitetit shkencor për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga projekti.

Share This Article
3 Comments
  • Kam kaq kohe qe protestoj ne gazeten dita dhe tema per kete ceshtje. Te gjitha ndertimet e hidrocentraleve duhen nderpreee se kane pasoja fatale te pakthyeshme. Te pa rikuperueshme. Makuteria dhe injoranca e ketij kryeministri do ta shkaterroje shqiperine si u shkaterrua tirana dhe plazhet me demtime te perjetshme te pa rikuperueshme.
    Per kete njeri ka rendesi vetem fitimi i momentit me ane te koncesioneve te firmosura.
    Deribkur shqiperia do te drejtohet nga njerez te tille makut, te oaafte, arrogant. Pa njohuri te duhura per te qene manager i nje minimarketi dhe jo te drejtoj nje shtet.
    Popull i pafat por dhe injorant qe zgjedh injoranter ne krye.

  • Nese nuk terhiqet don te thote qe nuk kemi nji njeri adapt per kryeminister po kemi nji mushk qe nuk terhiqet para mendjeve te ndrituna ne nivel shkencor boterore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *