Marihuana mjekësore, apo kanabisi, është i ligjshëm në 20 shtete të SHBA, ku përdoret për një shumëllojshmëri shqetësimesh mjekësore të tilla si: çrregullime të humorit, qetësimi i dhimbjes, skleroza e shumëfishtë (multiple), dhe deri tek sëmundjet kanceroze. Marihuana mjekësore nuk është kura e mrekullisë për të gjithë… por ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në kurimin e qetësimin e shumë sëmundjeve.
Cilat janë efektet e kanabisit?
Efektet e kanabisit janë të ndryshme në përdorues të ndryshëm dhe varen nga doza, mënyra e administrimit, përvoja paraprake me të.
Efektet e kanabisit janë: Shkakton gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes. Ky përdorues mund të ndjehet shumë i lumtur, euforik, i qetë, i shoqërueshëm dhe i papërmbajtur.
Përdoruesit mund të ndihen më të ndjeshëm ndaj gjërave përreth tyre, dhe mund të kenë një ndjenjë më të gjallë të shijes, të të shikuarit, të nuhaturit dhe të dëgjimit.
Rrahje të shpeshta të zemrës, sy të skuqur dhe shpesh oreks të shtuar. Ulje të përqendrimit, si pasojë është gjithnjë e më shumë e rrezikshme përfshirja në aktivitete që kanë të bëjnë me përqendrimin, përfshi edhe ngarjen e makinës, mund të nxisë gjithashtu përvoja negative si: ankth, panik, ulje të vetëdijes dhe mendime paranojake.
Njerëzit që përdorin sasi të mëdha të kanabisit mund të krijojnë varësi ndaj tij, ose mund të përjetojnë psikozë toksike, simptomat e së cilës lidhen me humbjen e sensit të vendndodhjes, identitetit te tyre, pra nuk njohin më veten, nuk dinë të të përgjigjen , kush janë, ku janë dhe së fundmi humbasin sensin e kohës. Doza të larta të kanabisit mund të shkaktojnë gjithashtu luhajtje emocionesh, mendime te fragmentarizuara (të copëzuara), paranojë, atak paniku, halucinacione dhe ndjesi si të ishin duke jetuar brenda ireales.
Efektet e kanabisit ndjehen që në minutat e para pasi merret dhe arrin kulmin e tyre në minutën e 10-të deri në të 30-të, dhe mund të zgjat për dy ose tre orë. Kanabisi është i tretshëm.
Studimet tregojnë për ndikimin pozitiv që ka kanabisi në lloje të ndryshme të dhimbjes dhe spazmës së muskujve. Efektet anësore të raportuara në mënyrë tipike nuk janë serioze, ndër to mund të përmendim: Marrje mendsh të cilat janë më të zakonshmet. Risqet e përdorimit të kanabisit janë më të shfaqura tek adoleshentët, përdorimi te të cilët mund të nxisë shfaqjen e simptomave të skizofrenisë, mund të dëmtojë kujtesën dhe konjicionin.
Ndryshimi mes kanabisit mjekësor dhe atij rastësor…
Në parim nuk ka asnjë ndryshim mes kanabisit, i cili përdoret me qëllim mjekësor dhe atij të rrugës, risqet që mbartin janë të njëjta. Megjithatë, duke pasur parasysh interesin terapeutik ndaj kanabisit, për të trajtuar dhimbjen dhe disa sëmundje përfshi këtu edhe epilepsinë tek fëmijët, një substancë e tillë nuk bën pjesë tek të preferuarat e përdoruesve të rregullt të drogave për shkak të ndikimit më të dobët psiko-aktiv krahasuar me substancat e tjera. Kanabisi gjithashtu stimulon oreksin dhe redukton të vjellat, ndikon në qetësimin e dhimbjes, inflamacionin dhe spazmat. Kanabisi është një substancë jo-psikoaktive që qetëson dhimbjen dhe spazmat, kontrollon krizat epileptike dhe mund të ndërhyjë deri në trajtimin e psikozës dhe varësisë. Studimet e fundit theksojnë që kanabisi mund të trajtojë sëmundjet auto-imune, dhimbjen, inflamacionin, krizat, çrregullimet si pasojë e përdorimit të substancave psikotike dhe çrregullimet psikiatrike gjithashtu.
* Psikologe Kliniciste
** Mjek onkolog

PO KETA QE SHKRUAJNE DHE TE DROGUARIT 25 VJET NE PARLAMENTIN WIKILLIKS SI NDIHEN,SI KRRIMINELE!!!!