Arben Duka
Filloi bingua-ekstra lojë,
vetëm dy veta në sallë,
Luli Basha-Edi Rama,
po qëndronin ballë për ballë!
Kompresori ajër nxori,
goglat lart seç fluturuan,
goglë e parë në ekran doli,
po lojtarët gjë s’shënuan!
Pas të parës del e dyta,
dhe Luli u bë si qyq,
kur Rama me shpejtësi,
mbi letër shënoi një kryq!
Pastaj dolën një nga një,
treshi-katra edhe pesa,
e vuri një kryq dhe Luli,
dhe u bë lojtar me shpresa!
E shtoi ajrin kompresori,
dhe ritmi për mirë ndryshoi,
dhe gjer nga gogla e dhjetë,
tri kryqe Rama shënoi!
Në vijë të drejtë që të tre,
vetëm një lojtari fqinjë,
Rama me gaz e hare,
u ngrit edhe thirri: “Linjë!”
Linja kishte goxha vlerë,
ndaj dhe u mërzit pak Luli,
shtoi një kryq vetëm një herë,
tre të tjerë Rama nguli!
Një nga një e përsëri,
goglat dilnin në ekran,
loznin bingo vetëm dy,
një me fat e një katran!
Arriti gogla tridhjetë,
fati i Lulit krejt qe tretur,
dhe Edvinit në atë fletë,
veç një numër i kish mbetur!
Edhe Rama qe shushatur,
saqë syve s’u besonte,
se fat kurrë nuk kishte patur,
kaq lehtë bingon ta fitonte!
Rama mendonte me vete,
se në krah e kishte Zotin,
se tek gogla tridhjetë e gjashtë,
mund të kapte dhe xhekpotin!
Luli qe zverdhur i tëri,
mezi katër kryqe vuri,
i iku përsëri zëri,
dhe një palo bark e zuri!
Për herë të parë hapi gojën,
po fuqi nuk kish të fliste,
deshi ta ndërpriste lojën,
po lojën s’mund ta ndërpriste!
Lulin fati nuk e deshi,
goglat binin përmbi xhama,
doli-frap-Njëzetë e Treshi,
“Bingo!”- ulëriu Rama!
Brohoriste pa pushuar,
gazin s’mund ta fshihte dot,
me një lojë kishte fituar,
edhe bingo-dhe xhekpot!
Kot gëzohesh-i tha Basha,
i dashur armiku im,
e gjithë loja që u bë,
ishte një manipulim!

Bingo basha me tre vota njè tè gjate dhe dy rrota.
Sulica………te paska marre malli me duket……ahahah!!!
hap tv – dRama
hap gazeten – Rama
hap radion – Rama
hap fb – Rama
hap twitter – Rama
tani kam frike te hap dhe frigoriferin se do me dali Duka bashke me Ramen 😛
shko mor pirdhu ti se plase nga urrejtja qe fashizmi gjakatar berishian po ha grushte derrmuese ne te gjitha vrimat e fytyres se urryer antikombetare dhe hunj te mprehte ne zonen jugore te trupit lulo-ristano-paloqor! Pellcit o love lavirja, pellcit por shko andej Radohima a Jezerca se po plase ketu ne Tirane do besh helaq edhe ata shquparroqet e tu!
mos u mërzit o lali!!jemi mësuar me zëvëndësimin e personazhit televiziv!!dje muti plak sot ai i riu!!por do të kemi kohë tashohim dhe këtë të plaket!do të na rrijë nja 20 vjet dhe do ta zëvëndësojmë me një të ri!!kush do të jetë??askush se di!!
dikush thotë erioni!?por dhe ai gjatë kohës mund të bëhet antiparti!!njëlloj si blush puçisti që do ti marrë kryetarllëkun diktatorit të partisë!!
ah moj shqipëri e mjera shqipëri,vetëm diktatorë di të lindësh ti!!
Edhe une e pata ate frike, e hapa frigoriferin shume ngadale…
…….gjithe frike……..nuk ishte. Qafsha nonen, nuk ishte, nuk
i besova syve.
Por kam nje frike se mund te vije sonte, ne mbremje, nga oxhaku
si Babbo Natale, apo si Befana ku ta dish ?