Fillimin e janarit që vjen, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu mbush një vit në detyrën e tij shqiptare. Emri i tij, ndërkohë, mbërriti goxha më shpejt në Tiranë, por mandati i tij “ngeci” për një vit nëpër korridoret e legjislativit amerikan pas një krize politike mes demokratëve dhe republikanëve në Uashington, që kërcënonte mosmiratimin e buxhetit.
Që amerikanët i marrin seriozisht punët e tyre, në rastin konkret e tregon fakti që z.Lu atë vit “pushimi” e shfrytëzoi për të mësuar gjuhën shqipe, të cilën e futi në punë sapo zbriti në Rinas, ku prezantoi veten dhe familjen e tij pikërisht në shqip: Ishte një fëmijë emigranti kinez, që mishëronte realizimin e ëndrrës amerikane të të atit. U desh shumë punë dhe përpjekje, por në fund rezultati ta shpërblen. Thënë ndryshe, në Amerikë puna “ka duk”.
Do ishim kuriozë në një rast analog, sesi do t’i kishte shtyrë muajt një diplomat shqiptar, në pritje të marrjes së mandatit. Por mund ta imagjinojmë.
Meqë jemi tek “pushimet”, ambasadori Lu bëri dje një deklaratë të fortë, kur e tha shqeto se të korruptuarit e drejtësisë dhe në përgjithësi njerëzit e pushtetshëm, nuk do kenë kohë të shijojnë pushimet e verës së ardhshme. Shkurt, zoti Lu dha një kohë konkrete për reformën në drejtësi: Në pranverë miratohet dhe menjëherë do fillojë zbatimi.
Kanë qenë të herëpashershme deklaratat e prera dhe direkte të ambasadorit. Tema dhe fokusi, gjithnjë drejtësia, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria proverbiale në jetën politike e institucionale shqiptare. Interesante është se nuk ka reaguar kush (madje as në anonimitetin e rrjetit) me protestë, se ç’qenka ky ambasador që vë afate, bën deklarata, kritikon, anatemon… Përkundrazi, kjo gjuhë e drejtpërdrejtë është përshëndetur, është nxitur të shtohet e përforcohet, është parë si një shpresë, në mos e vetmja shpresë që diçka të ndryshojë në këtë vend. A mos vallë kjo tregon se jemi të prirur si popull kah protektorati, pasja e një “të madhi” mbi kokë; se nuk bëjmë dot pa një dirigjent nga jashtë, fetishistë ndaj nocionit të të huajit të plotfuqishëm që vjen e na vë rregull? Aspak, por tradhton një dukuri tjetër: Mungesën e besimit se politikanët dhe qeveritarët tanë janë në gjendje ta çojnë vendin, më në fund, në një fazë më cilësore zhvillimi. Në të kundërt, gjasat janë që ta bëjnë më keq sapo të kenë mundësi.
Historia e re e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, ka një trajektore gjithashtu interesante: Përgjithësisht, sidomos ata që kanë konsumuar plotësisht mandatin, kanë qenë të ngrohtë dhe mbështetës ndaj pushtetarit në fuqi, në vijim janë zhgënjyer dhe në fund gati sa s’kanë thënë me vete, “po unë ku i paskam patur sytë?” Rastet më flagrante të këtij zhgënjimi total kanë të bëjnë me Sali Berishën. Akoma dhe vetë “kampioni” i miqësisë berishiane, ambasadori Rajerson, ka bërë mea culpa vite më pas, tashmë në pozitat e pensionistit.
Nuk e dimë se cila do jetë “finalja” e zotit Donald Lu.
Por ajo që shohim është se për arsye që ende nuk i njohim të gjitha, ai e ka kapërcyer të folmen diplomatike dhe flet troç. Zoti Uithers dha shenja të tilla, por mbeti në kuadrin e mesazheve-fabul; zoti Arvizu gjithashtu u bë gjithnjë e më direkt, megjithë kapërcimet “pindarike” që e ndajnë mandatin e tij në dy gjysma kundërshtuese të njëra-tjetrës…
Ndërsa Lu reagon sikur nuk ka kohë. Ose më saktë, nuk dëshiron të humbasë kohë me formatin “po ja, të njihemi njëherë, pastaj do ju jap nja dy këshilla”.
A e ka marrë në dorë reformën e drejtësisë shqiptare vetë Donald Lu (edhe me aktivitetin e dukshëm mbështetës të ambasadores së BE-së Vllahutin)? A e ka ndjerë ai se politika dhe gjyqësori shqiptar ndoshta përpiqen ta sjellin vërdallë, t’i hedhin ujë e ta hollojnë dokumentin ndoshta më të rëndësishëm të këtyre 25 viteve (meqë kushtetutën e kemi bërë rreckë sa herë kemi dashur)? A është i ndërgjegjshëm Lu se ndërhyrja pa dorashka mund të tingëllojë “arrogancë amerikane ndaj një shteti sovran” por populli, ndryshe nga pushteti që e pranon se s’ka ç’bën, e mirëpret këtë lloj “arrogance” si shiun në thatësirë?
Donald Lu dha dje afate. Dha pranverën për përfundimin e reformës në drejtësi, dhe verën si prishëse pushimesh për “ata që e dinë se e kanë vendin në burg”.
Sado ironike apo butaforike të tingëllojë, këto llogariten si premtime të tij, ndaj një elektorati që nuk e ka votuar, dhe që s’e njihte fare deri një vit më parë. Mjafton vetëm fakti që pavarësisht kësaj, njerëzit duan t’i besojnë atij, për të treguar edhe një herë krizën e kësaj klase politike.
A do t’i mbash premtimet, z.Donald Lu? / Dita /

governori Lu do ishte emertimi me i sakte per kete nenpunes ambasade qe eshte pak hetues,pak shef kuadri,pak show men.dhe nje shqipfoles i keq
por ajo qe eshte me e dukeshme eshte se ky eshte PUSHTUES..biles i dyti pas berishes…
po po i nderuar lexues..kane pushtuar ekranet e tv-ve ,internetin dhe faqet e gazetave..non stop….24 ore ne 24 0re..kane hyre ne cdo shtepi,institucjon,zyre..etj etj dhe ky eshte pushtimi me i zi qe mund ti ndodhe nje vendi.
edhe enveri i shkrete 4-5 here dilte ne publik..dhe shikonte punen e tij..por keto lute arvizute dhe helmutet ngelen ne ekranet e tv….dhe fundi qe pritet….nje vrime si e RITA PETROS
SAKTE FARE
A BLIND ANGRY MAN
One day, a blind man was sitting on the step of a sidewalk with a hat at her feet and a piece of cardboard with the words:
“I am blind, please help”
A publicist who was passing by stopped and noticed that there were only a few cents in the hat. He bent down and poured the money, then, without asking permission of the blind, took the carton, turned it over and wrote another sentence.
In the afternoon, the advertising repassed by blind and noticed that his has was full of coins and banknotes.
The blind man recognized the step and asked him if it was he who had written on his piece of cardboard and above what we had noted.
The ad said: “Nothing that is not true. I just rewrote your sentence in another way.”
He smiled end walked away.
The blind never knew that on his piece of cardboard it read:
“Today is spring and i can not see it.”
MORAL: Change your strategy, mr. DONALD LU, when things are not going very well and you’ll see that then it will get better.
Starting with apologizing to Albanians for having given permission to cross the American soil, at ILIR REXHEP META, the most corrupt person that the history of this country was battered in the past 25 yoears of whoring political state, only to begin… if you’re feeling really honest person !
I love this newspaper
ITHTIMI I NJE TE VERBERI
Nje dite, nje i verber ishte ulur ne cepin e nje trutuari, me kapelen poshte kembeve dhe nje karton ku shkruhej:
“Une jam i verber, ju lutem me ndihmoni”
Nje publikues qe kalonte aty rastesisht, ndalohet dhe veren se ne kapelen e te verberit kishte vetem pak monedha. Duke u perkulur, le nje monedhe, dhe, pa i kerkuar leje te verberit, merr kartonin, e kthen nga ana tjeter dhe shkruan nje tjeter fraze.
Pasdite, publiçisti kalon perseri prane te verberit dhe veren qe kapelja e tij ishte e mbushur plot me monedha e para.
I verberi e njohu nga hapat, dhe e pyeti ne se ishte ai qe kishte shkruar ne karton dhe çfare kishte shkruar.
Ai i pergjigjet: “Asgje me shume se nje te vertete, une shkruajta frazen tuaj ne nje menyre tjeter.”
Dhe buzeqeshi duke u larguar.
I verberi nuk e mesoi kurre qe ne kartonin e tij shkruhej:
“Sot eshte dite pranverore, e une nuk mund ta shoh ate.”
MORALI: Ndrysho strategjine tende z. DONALD LU, kur gjerat nuk shkojne mbare, dhe do veresh qe ato do nisin te ndryshojne ne te mire !
Filloni duke u kerkuar ndjese shqiptareve, qe i dhate mundesine te shkele ne token amerikane, Ilir Rexhep Metes, me te korruptuarit qe mban mend historia e ketij vendi, ne keto 25 vite te nje shteti kurvaresh politike.
Dhe kjo vetem per te filluar… ne se vertet ndiheni njeri i ndershem !
per komentuesin XPP
Ben komente te mira nganjehere por sot..e ke idh fare.
per ilir meten dakort eshte burre I dhim..por ka bere vetem kundravajtje dhe do ish isha I lumtur ta shikoja ne burg.
por poshtersia qendron sot te trshja Donald lu-berish edirame….kaq per sot..tung
Do t’i mbaje se s’ben .