E vranë dhe u tallën! Reagim pas deklaratës së Ambasadës greke në Tiranë, me cilësinë e avokatit të familjes së të riut shqiptar Pëllumb Marnikollaj. Pse ai u vra nga grekët në polici, si u fshehën detajet dhe pse policia greke gënjen trashë në çdo hap të “sqarimeve” të saj. Si mund ta varroset pa emër një qytetar që paraqitej rregullisht në polici, dhe që kishte dosje me të gjitha të dhënat?
Nga Av. Idajet Beqiri
Dje, Ambasada e Republikës së Greqisë në Tiranë, përmes një deklarate ka reaguar duke dhënë versionin e saj të vdekjes tragjike të të riut shqiptar Pëllumb Marnikollaj në Postën e Policisë Patissia të Athinës, në datën 3 gusht 2016. Përmbajtja e kësaj deklarate jo vetëm që nuk është serioze, nuk është diplomatike, nuk është e besueshme, por mbi të gjitha ajo “e vret” pa mëshirë për të dytën herë të riun lezhjan Pëllumb Marnikollaj si dhe gjithë familjen dhe të afërmit e tij.
Ambasada greke pretendon se i riu shqiptar është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i katër i zyrave të policisë, fill pasi mori vesh se ndaj tij kishte një urdhër arresti për një vjedhje që ishte bërë në Pire! Po sipas kësaj Ambasada, kamerat e Rajonit të Policisë kanë fiksuar të riun Pëllumb Marnikollaj të vraponte në korridorin e godinës pa hekura në duar! Dhe më në fund, Ambasada e Republikës së Greqisë në Tiranë bënë me dije se në datën 4 gusht 2016 policia greke ka nisur një hetim për këtë ngjarje, hetime të cilat i ka mbyllur në datën 11 gusht 2016 duke i dërguar materialet hetimore Prokurorisë. Mosdhënien e asnjë informacioni të hollësishëm nga ana e policisë greke për këtë ngjarje, çka krijoi bindjen në opinionin grek e shqiptar se kjo vrasje po mbulohej, Ambasada greke në Tiranë e justifikon me “sekretin e hetimeve”. Por nga ana tjetër, ende pa u bërë ky hetim prej policisë greke, ditën që i riu shqiptar ndërroi jetë në spital, domethënë në datën 4 gusht 2016, Ambasada e Republikës së Greqisë në Tiranë konfirmon se është njoftuar me hollësi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi!
Nga e gjithë përmbajtja e deklaratës së Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë, jo vetëm që ka përpjekje të hapura për të fshehur të vërtetën e vrasjes tragjike të të riut shqiptar Pëllumb Marnikollaj, por në të ka nota tendencioziteti, mungesë të theksuar qëndrimi diplomatik, qëndrime aspak serioze në raport me principet e një shteti ligjor, anëtar i NATO dhe BE, siç është Greqia, të cilat indirekt konfirmojnë prezencën dramatike të një ndjenjë racizmi dhe fobie antishqiptare në vet strukturat më të rëndësishme të shtetit grek. Në këtë konkluzion të çon edhe pjesa mbyllëse e deklaratës së Ambasadës greke në Tiranë, e cila duke ju referuar shtypit grek, kërkohet të fajësohet media shqiptare për mënyrën e paraqitjes së incidentit, “e cila mund të dëmtojë marrëdhëniet shqiptaro-greke! Me këtë deklaratë i riu shqiptar Pëllumb Marnikollaj, Familja dhe të afërmit e tij, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, vriten për herë të dytë. Madje sipas përmbajtjes së kësaj deklarate, autoritetet shtetërore greke dhe të vrasin, dhe të thonë “mos e hapni gojën”, duke na lënë “në derë dobiçin” e “dëmtimit të marrëdhënieve shqiptaro-greke”!
Autoritetet shtetërore greke duhet të tregohen serioze dhe të mos mendojnë se do e hedhin lehtë “lumin” për këtë akt barbar racist kundër të riut shqiptar Pëllumb Marnikollaj. Ky i ri ka shkuar për të punuar dhe jetuar në Greqi kur ende ishte fëmijë adoleshent. Në rrethana të dyfishta me motiv po racist, megjithëse ishte i mitur është dënuar nga gjykata greke me 8 vjet burg. Për shkak të sjelljeve të tij shembullore, çfarë është parakusht për t’u aplikuar “lirimi para kohe me kusht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit”, ai ishte liruar nga burgu. E kishte detyrim ligjor që një herë në muaj të paraqitej në Polici, për të vërtetuar se është në Greqi dhe se vazhdon një jetë normale. Këtë ritual Pëllumb Marnikollaj e bënte prej kohësh, e madje të kontrolluar edhe nga pjesëtarët e familjes së tij në Lezhë, të cilët përmes telefonit, në momentin para se ai të hynte në zyrat e policisë, dhe në momentin që delte prej andej, komunikonin rregullisht me të.
Në datën 3 gusht 2016 i riu shqiptar shkoi në Postën e Policisë së Patissias në Greqi për të kryer “ritualin” e zakonshme dhe nuk ishte thirrur aty prej policisë greke. Ajo që pretendon pala greke se atë ditë, domethënë në datën 3 gusht 2016 Pëllumb Marnikollaj do t’i komunikohej masa e arrestit për një vjedhje që ishte bërë në Pire, është sa e pavërtetë, aq edhe vetdemaskuese për autoritetet e policisë greke. Në radhë të parë sepse në raste të tilla, nuk vete vet qytetari në polici, por është policia që vjen, të merr dhe të shoqëron për në polici. Në radhë të dytë, e ashtuquajtura “vjedhje në Pire” nuk ishte bërë atë ditë, ose një natë më parë, çka do të thotë se i riu shqiptar do të arrestohej për shkak të të qënurit në kushtet e flagrancës! Kur nuk je në kushtet e flagrancës hetimet vazhdojnë normalisht dhe ka rregulla procedurale se si veprohet për të të marrë të pandehur, apo për të dhënë masën e sigurisë personale.
Në radhë të tretë, t’i komunikosh dikujt një masë arresti që është marrë ndaj tij, por që po ekzekutohet nga policia, në çdo rast, por posaçërisht në kushtet kur personi ndaj të cilit do të ekzekutohet kjo masë, domosdoshmërisht do të jetë i pranishëm një avokat dhe një përkthyes ligjor! Asgjë prej këtyre nuk thotë në deklaratën e saj Ambasada e Republikës së Greqisë në Tiranë!
Nga ana tjetër, në çdo vend të botës, ku sundon ligji, ka vende të posaçme ku pyetesh për një krim që mund të kesh kryer, ku merresh i pandehur, ku të komunikohet akuza dhe ku dhe në cilat rrethana arrestohesh. Ambientet ku kryhen veprime të tilla janë super të siguruara dhe sado që të ketë dëshirë për të vdekur personi që thirret me një cilësi të caktuar procedurale, kurrë nuk mund t’a realizoj dot këtë “të drejtë” sepse nuk të lë asnjë mundësi shteti serioz ligjor.
Pavërtetësinë ose papërgjegjshmërinë tjetër, e cila ka të bëjë me mos njoftimin e familjes së të ndjerit Pëllumb Marnikollaj për humbjen tragjike në duart e policisë greke të djalit të tyre si nga autoritetet e shtetit grek, ashtu edhe nga autoritetet e shtetit shqiptar, njoftimin ose jo të Ambasadës së Shqipërisë në Greqi nga autoritetet e shtetit grek, duhet ta sqarojë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Prindi i të riut shqiptar Pëllumb Marnikollaj ka shkuar në Ministrinë tonë të Jashtme dhe aty i është komunikuar se Ambasada jonë në Athinë nuk ka patur asnjë dijeni për këtë ngjarje tragjike, ndaj edhe nuk kishte si ta njoftonte familjen Marnikollaj në Lezhë. Lind pyetja, nëse ngjarja do të kishte ndodhur vërtetë siç e përshkruan në deklaratën e saj Ambasada e Republikës së Greqisë në Tiranë, përse u mbajt i fshehur rasti tragjik për afro 10 ditë?!
Autoritetet e policisë greke i kishin të gjitha të dhënat e identitetit të të riut shqiptar Pëllumb Marnikollaj, sepse kishin dokumentet e identifikimit të tij, kishin të dhënat e sakta të tij sepse e kishin hetuar, gjykuar dhe dënuar më parë. Në këto kushte, pse e trajtuan atë, pasi e vranë, si një njeri pa identitet dhe të panjohur?!
Kufoma e të riut shqiptar Pëllumb Marnikollaj, në vend që të vendosej në morgun e spitalit, ku edhe ndërroi jetë, pas 6 orëve nga rënia (apo hedhja) nga kati i katër i godinës së Policisë së Patissias, u vendos në Morgun e Varrezave, ku vendosen të vdekurit e paidentifikuar. Aty këto kufoma qëndrojnë disa ditë, dhe nëse nuk kërkohen nga njerëz të interesuar për ta, varrosen dhe mbyllet kështu cikli! Nëse i riu shqiptar “u vetëvra” në rrethanat që përshkruan në deklaratën e saj Ambasada e Republikës së Greqisë në Tiranë, pse nuk u njoftua familja?! Ky i ri, me që ishte i identifikuar dhe tepër i njohur prej policisë, pse u vendos në Morgun e Varrezave dhe nuk u mbajt në morgun e Spitalit, deri sa të njoftoheshin dhe të vinin ta merrnin pjesëtarët e familjes?!
I riu shqiptar kishte një telefon me vete kur shkoi në datën 3 gusht në policinë e Patissias. Numuri i tij i telefonit atë ditë, si dhe ditë të tjera më pas ka rënë e ka rënë pa fund pasi kërkohej prej familjarëve të tij. Në këto kushte, nëse autoritetet policore greke nuk kishin dorë në vrasjen e tij, në kushtet që ai ishte në spital dhe më pas kur vdiq, përse nuk i përgjigjeshin të afërmve të tij në telefon dhe t’u thoshin të vërtetën se çfarë kishte ndodhur?! Telefonin në raste të tilla e mban policia, e cila, edhe sikur të mos marr askush në telefon, kontrollon të gjitha bisedat dhe vete te të afërmit e viktimës për t’i njoftuar për çka ka ndodhur?! Çdo të thotë ky akt i paprecedentë?!
Dhe më tej akoma, vëllai i të ndjerit Pëllumb Marnikollaj, i quajturi Artan, së bashku me kushëririn e tij të parë, shkuan nga Shqipëria në Greqi për të kërkuar se çfarë kishte ndodhur me të vëllanë e tij, disa ditë të zhdukur. Interesimi i tyre i parë ishte në Policinë e Patissias. Përse autoritetet policore nuk i dhanë atij asnjë të dhënë, e madje ishin hequr sikur nuk kishte ndodhur asgjë?! Në këto kushte vëllai i viktimës u detyrua të merrte një avokate greke, e cila pasi këqyri gjithë spitalet, mësoi të vërtetën se ku ndodhej kufoma, e cila, nëse nuk do të shkonin këta pjesëtarë të familjes, i riu Pëllumb Marnikollaj, meqenëse i kishte mbushur ditët e qëndrimit si person “pa identitet”, po këtë ditë do të varrosej si një njeri pa njeri! Po këtij akti çfarë emri i vënë autoritetet e shtetit grek?!
Të afërmit e viktimës, edhe në prani të mjekëve ligjorë shqiptar, pasi kanë sjellë kufomën e Pëllumb Marnikollaj në Shqipëri, kanë konstatuar në trupin e tij plagë të shumta, duke filluar nga shenjat e forta dalluese të djegies me cigare dhe deri te hematoma të tjera, çka tregonin se ndaj këtij të riu, para se ta hidhnin nga kati i katërt, e kishin masakruar. Për çfarë arsye e bën këtë gjë?!
Ka edhe shumë të vërteta të tjera, të cilat duhet t’u shkoj deri në fund Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit si dhe të gjithë faktorët zyrtarë dhe madje mbarëshqiptarë, pasi kemi të bëjmë me një rast flagrant racist, antiligjor, antihuman, poshtërues dhe kriminel të autoriteteve zyrtare greke kundër jetës së shqiptarëve. Këto institucione nuk duhet thjesht dhe vetëm të mjaftohen me një deklaratë për shtyp që bënë për këtë ngjarje, e cila pas kaq ditësh, dhe pasi dëgjojmë një deklaratë të tillë, kaq të papërgjegjshme të Ambasadës së Greqisë në Tiranë, duket se u bënë thjesht dhe vetëm “sa për të larë gojën”, por të kërkohet urgjentisht një hetim dypalësh, ose ndërkombëtar, ndryshe shqiptarët e kanë të drejtën “me pash” të kërkojnë zgjidhjen për këto tragjedi që u shkaktohen nga autoritetet zyrtare greke thjesht dhe vetëm sepse janë shqiptarë, jo te ligjet e të dyja vendeve dhe ato ndërkombëtare, por te Kanunet e vjetra që për fatin e keq, ka kohë që po futen çdo ditë e më shumë edhe në Greqi!
E konsiderojmë të papranueshme, madje të turpshme qëndrimin e Partisë së “grekut” Vangjel Dule, e cila quhet “e të drejtave të njeriut”, por që vepron vetëm kur cënohet ndonjë e ashtuquajtur “e drejtë pronësie greke”, dhe hesht kur për shkak të racizmit dhe fobisë së autoriteteve zyrtare greke, vriten si pa të keq të rinjtë shqiptarë.

SHQIPETARET ,’MALL PA ZOT’!
‘Armiku me i rrezikshem eshte ai qe nuk duket’.Nje çerek shekulli vendi i okupuar,populli ne roberi,na mungon inteligjenca!
—————————————————–
Nje populli qe i mungon inteligjenca jo vetem nuk duhet te pretendoje per ‘liri’ por eshte i destinuar te shperbehet si po ndodh me kete popull te lashte gjysma brenda qe perjeton mjerimin migjenian e me shume se gjysma jashte qe perjeton 25 vjet tere ‘llojet’ e diskriminimit social.racial e mbi te gjitha human e fetar!Shqipetaret ‘krenare’ per buken e gojes kane shitur jo vetem krenarine por shume gjera te tjera perfshi dhe ‘besimin’ ku shumica edhe emerat e femijeve te porsa lindur u kane nderruar fene e Hasani quhet Dhimitraq e Edvini Hysen e Saliu SimiQis nderkohe kur kujslinget antishqipetare brohorasin si papagaj 25 vjet per ‘harmoni fetare’ ne nje antishtet qe i eshte ‘perdhunuar’ laiçiteti e bashke me te kushtetuta qe fillon me shprehjen ‘Me besim tek zoti….’!
Ineligjenca shqipetare e para ’90 pasardhese e denje e rilindasve dhe aspak inferiore nga ajo europiane u ‘VARROS’ nga fiset barbare qe pushtuan vendin te udhehequra nga obskurantizmi berishian mesjetar e HAJDARET e tjere.Inteligjenca shumica u arratis me gjenocid te tpit Titist nga treshja Beograd-Biberaj-Berishe,ndersa ajo qe ngeli u struk ne indiferentizmin VETEVRASES deri sa vendin e saj e zune ‘PSEUDOINTELEKTUALET qe hapen ‘Klubet e Selanikut’ apo ‘studjo televizive’ ku vendin e Adhamudheve e zonjezave lulushka e zune shumica ish femijet shurranjoze te ish nomeklatures se Mihal Bishes’ qe ne jete nuk u ka thene njeri puna e mbare nga Pollot ngjelat lubonjat Blushat Tarifat e tere çobenjte e tjere qe nuk kane gen shqipetari duke mbledhur pas vehte tere langaraqet e ish bllokut deri tek Stefanet e Nishanet….Populli 25 vjet pa inteligjence pa drite ne fund te tunelit!
Vetem inteligjenca do ti thosh popullit qe ti je 25 vjet i ‘okupuar’ ekonomikisht e ska si te mos jesh i okupuar politikisht e ushtarakisht!
Vetem inteligjenca do ti thosh popullit ti 25 vjet je i roberuar e nuk je i lire as te zgjedhesh perfaqesuesit e tu ne tempullin e demokracise qe quhet parlament por edhe kur voton si gomari TA QI 25 vjet ne parlament del KA QI!
Vetem inteligjenca do ti thosh SOVRANIT qe ti je i roberuar e ta kane hequr LIRINE se ne 25 vjet asnjehere nuk ta kane dhene te drejten e REFERENDUMIT si shkalla me e larte e demokracise direkte!
Vetem inteligjenca do ti thosh popullit qe je i roberuar se parlamenti antishqipetar ta ka shitur lirine oavaresine,pasurite mbi e nentokesore PA TE PYETUR e te dhane arratine!
Vetem inteligjenca do ti thosh popullit shqipetar qe ti jo vetem nuk je i LIRE por te kane lidhur kembe e koke duke te futur neper organizma fondamentaliste ushtarake e fetare per te mos ‘levizur kurre’!
Vetem inteligjenca do ti thosh popullit qe ne kete vend nuk lindi as pluralizem e as demokraci apo ‘Rrepublike parlamentare’ kur parlamenti kujsling antishqipetar nuk mund e ska se si te marre asnje VENDIM e beje ASNJE REFORME per ‘RILINDJEN E SHTETIT’ pa marre ‘miratimin’ e te HUAJVE politike pushtues,e organizmave krriminale financiare qe mbajne ÇELESAT E BUKES DHE TE UJIT TE NJE POPULLI MJERAN NE MES TE EUROPES!
P.S Avokati nuk ka pse troket ne deren e ‘komshiut’ grek kur ka ngelur pa shtepi por te shklyeje deren e parlamentit antishqipetar ku jane ngujuar vrasesit e mbi 10.000 shqipetareve gra e femije te zhdukur pa lene gjurme ne keto 25 vjet! Edhe sklleverit kishin zot perfshi edhe kur shiteshin e bliheshin ,shqipetaret kane ngelur ‘mall pa zot’!
per kurjozitet redaksija i boton keto shkrime te Gramsh ne faqet e shtypit te shkruar ne nje rubrike te veçante se keto jane pamflete e manifeste ‘respekt redaksise