Organet e sigurimeve shoqërore do të iniciojnë procedurat e përllogaritjes së pensioneve sipas skemës së re të rritjes, e cila është miratuar gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Nëpërmjet dy projektvendimeve, qeveria vendosi të rrisë përfitimet mujore të rreth 600 mijë pensionistëve në të gjithë vendin.
Përfitimet maksimale kësaj here shkojnë për veteranët e luftës. Të konceptuara në formën e një shpërblimi, për këtë kategori projektvendimi konfirmon rritjen në masën 15.6 për qind. Në tabelën bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë ndryshimet në masën e pensionit për secilin grup të veteranëve të luftës.
Efektet e ndarjes së shtesave për rreth 6600 përfitues do të ndiehen që nga data 1 gusht, çka do të thotë se gjatë muajit gusht, pensionistët do të marrin bashkë me përfitimin mujor edhe shtesën që u takon. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka deklaruar se rritja e pensioneve për veteranët, ishte një detyrim për qeverinë, pasi përfitimet e kësaj shtrese prej vitesh ishin lënë në harresë.
“Vendimi i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 6600 veteranë të Luftës Antifashistë Nacionalçlirimtare. Që prej vitit 2007, pra që prej 8 viteve më parë, pavarësisht luhatjeve të inflacionit, pensioni i veteranëve të luftës ka mbetur i pandryshuar, çka në fakt ka rezultuar në një ulje reale të pensionit të tyre.
Qeveria shqiptare ka vendosur të çojë në vend dinjitetin e atyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, duke i rritur pensionet e 6,600 veteranëve të luftës me 15.6 për qind”, ka bërë të ditur Klosi.
Ndërsa në projektvendimin tjetër, përcaktohet se masa e rritjes së përfitimeve për të gjitha kategoritë e tjera do të jetë 1.4 për qind.
“Falë vendimit të miratuar, 599 364 pensionistë do të përfitojnë rritje të pensionit të tyre mujor prej 1,4 për qind, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqenies Sociale, mbështetur në të dhënat e INSTAT-it.
Ky vendim merret për të mbrojtur të gjithë pensionistët, 453 511 që jetojnë në qytet, 145 800 që jetojnë në fshat, si dhe 32 800 pensione të parakohshme suplementare, në mënyrë që pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar, pavarësisht luhatjeve normale të inflacionit”, ka shtuar më tej ministri Klosi.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 568 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondi i kontingjencës, i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2015.
Ky fond ndahet në 554 milionë lekë, për mbulimin e pagesave të pensioneve, si dhe 14 milion lekë të tjera për procedurat teknike të zbatimit të vendimit dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare.
Në ditët në vijim autoritetet e sigurimeve shoqërore do të zbardhin në mënyrë më të detajuar masën konkrete të përfitimit që do të shkojë për secilën kategori pas kryerjes së llogarive përkatëse.
Si ndryshojnë të ardhurat minimale dhe maksimale për çdo pensionist
Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas zbatimit të rritjes së parashikuar, duke nisur nga data 1.8.2015 nuk do të jenë më pak se 12 436 lekë në muaj dhe jo më shumë se 24 872 lekë në muaj.
Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, me datë fillimi nga 31.12.2014 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 8 516 lekë në muaj, por jo më shumë se 12 436 lekë në muaj.
Pensionet e parakohshme, me datë fillimi nga 1.8.2015 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 12 436 lekë në muaj.
Përfitimet e kompensimeve bashkë me pensionin
Bashkë me pensionit, të gjitha kategoritë do të përfitojnë edhe kompensimet që edhe pas indeksimit të pensionit të caktuar do të vazhdojnë të marrin kompensimin e çmimeve dhe kompensimin e të ardhurave mujore, sipas kritereve dhe masave të përcaktuara me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse, ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm kompensimin e të ardhurave mujore të pensionisteve, për rritjen e pensioneve, si dhe kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit.
Përfituesit e pensioneve të parakohshme sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.7.2015 përfshi edhe këtë datë, edhe pas indeksimit të pensionit të caktuar do të vazhdojnë të marrin kompensimin e çmimeve dhe kompensimin e të ardhurave mujore, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar për të gjitha llojet e kompensimeve.
Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione me datë fillimi deri më 31.12.2014, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve sipas pikës 1, të këtij vendimi, të jetë: “Deri në 14 086 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, deri në 13 586 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare, deri në 9 206 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare.
Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme me datë fillimi deri më 31.7.2015 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 14 lekë në muaj.
Ja sa do jenë të ardhurat minimale pas datës 1.8.2015
a) të personave që përfitojnë pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi deri më 31.12.2014, nuk mund të jenë më të ulëta se 14 586 lekë në muaj.
b) të personave që përfitojnë nga pensionet e caktuara sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nuk mund të jenë më të ulëta se 9 406 lekë në muaj, apo më të larta se 12 636 lekë në muaj.
c) të personave, që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe kompensime vetjake, nuk mund të jenë më të ulëta se 14 586 lekë në muaj.
Tabela
Shpërblimet e veteranëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare
Shpërblimi për veteranët që luftuan në formacione luftarake të çdo rangu kundër pushtuesve nazifashistë, të inkuadruar përpara datës 10.7.1943, nga 3 383 lekë bëhet 3 911 lekë në muaj.
Shpërblimi për veteranët që luftuan në formacione luftarake të çdo rangu kundër pushtuesve nazifashistë, të inkuadruar në këto formacione në periudhën 11.7.1943 deri ne 24.5.1944 nga 2 709 lekë bëhet 3 132 lekë në muaj.
Shpërblimi për veteranët që luftuan në formacione luftarake të çdo rangu inkuadruar në këto formacione në periudhën 25.5.1944 deri në 28.11.1944 nga 2 255 lekë bëhet 2 607 lekë në muaj.
Shpërblimi për veteranët e inkuadruar në formacionet luftarake pas datës 28.11.1944 dhe që vazhduan luftën jashtë kufirit të atdheut nga 676 lekë bëhet 781 lekë në muaj.
Shpërblimi për të burgosurit në burgjet nazifashistë brenda dhe jashtë vendit, për kohën e burgosjes mbi gjashtë muaj nga 1 127 lekë bëhet 1 303 lekë në muaj.
Shpërblimi për të burgosurit në burgjet nazifashistë brenda dhe jashtë vendit, për kohën e vuajtjes në burg nga 1 deri në 6 muaj, nga 678 lekë bëhet 784 lekë në muaj.
Shpërblimi për të internuarit në kampet e përqendrimit nazifashiste të shfarosjes në masë nga 3 383 lekë bëhet 3 911 lekë në muaj.
Shpërblimi sipas shkronjës “b”, të pikës 9, nga 2 255 lekë bëhet 2 607 lekë në muaj.
Shpërblimi për veteranët e plagosur në luftë, që nuk përfitojnë statusin e invalidit të luftës, nga 1 127 lekë bëhet 1 303 lekë në muaj.
ZOT minister ju lutem mos vazhdoni me variante e Erion velise qe genjente tere diten dhe beri nje vrime ne uje uli pensine dhe thosh i rita kualifikova dhe punesova por eksodi dhe deshira e shqiptareve qe nuk mund te jetojne dote ne shqiperi thote te kunderten e fjaleve te tij DEklarat e rritjes se pensioneve eshte nje mashtrim se kjo ritje eshte me e ulte se kompesimi i inflacionit i per pensionitet dhe veteranet NDershmeria juaj si minister dhe nje nga familjet e respektuara mallakastriote e do qe te argumentoni pse nuk esht kompensuar plotesisht inflacion se genjeshtren e rritjes reale se ha populli
Asnje qindarke nuk i keni rritur pensionet,por beni vetem propagande te turpoeshme!
Shtesa 1.4 % qe deklaroni ju eshte vetem indeksimi i inflacionit vjetor dhe jo RRITJE TE PENSIONIT!!!
Ligjet per pensionet jane bere aq RRUMPALLE sa ju nuk guxoni t’i zini me goje!!!
Thoni se keni bere REFORME NE PENSIONE,por vetem MASHTRONI!!!
Reforme do te thote te NDEQESH TE GJITHA SHKELJET KUSHTETUESE E LIGJORE qe ka ne legjislacion e jo sic thoni ju qe rriten pensionet nga 1 janari 2015!!!
MASHTRIME TE NDYRA PO BENI ME PENSIONET,sidomos me ato te ish USHTARAKEVE!!!