Kanë kaluar më pak se tre muaj nga dita kur Sahit Dollapi mori nën kontroll kompaninë e shpërndarjes të energjisë elektrike ose CEZ sha dhe, mbi ujin e pistë të kësaj aventure, e vërteta po del çdo ditë e më shumë. Gazeta “DITA” ka siguruar një numër të dhënash tejet komprometuese për këtë administratë ku politizimi dhe nepotizmi janë ngritur në sistem. Bazuar tek ato, sot mund të themi pa druajtje se CEZ sha është vënë nën kontrollin e plotë të Partisë Demokratike. Në një rreze prej disa kilometrash nga qendra e zyrave të CEZ Shpërndarje qelbet erë partie politike. Administrata e kësaj kompanie është kthyer ne një organizatë të PD, organizatë operative ditë e natë në veprim, duke shpenzuar lekët e shqiptarëve në fushatën e PD. Janë mijëra rrogëtarë që paguhen dhe punojnë jo për mbarëvajtjen e kompanisë por për llogari të PD.
Këtu bëhet fjalë se kjo administratë ka vënë në dispozicion burimet njerëzore, mjetet financiare, makineritë e saj dhe deri tek plani i investimeve etj., në dispozicion të fushatës elektorale të PD. Askush prej punonjësve nuk mund të mendojë e veprojë ndryshe, në të kundërt do te flaket jashtë zyrave dhe do të humbi vendin e punës. Administratorët kryesorë në qendër dhe në rrethe listojnë emrat e punonjësve, iu marrin numrat e qendrave të votimi e të kartave të identitetit dhe ushtrojnë haptazi presion për të votuar Partinë Demokratike.
Duket qartë se Sali Berishës CEZ i duhej të vihej nën kontroll për këtë fushatë elektorale. Një shoqëri me mijëra punonjës të shpërndarë anë e kënd Shqipërisë, me miliarda lekë të ardhura, me fuqi motorike e njerëzore të pa shoqe, pa tjetër që është shumë e lakmueshme për t’u pasur, e pse jo edhe për të ushtruar veprimtarinë korruptive të nje pushteti që duhet t’i hiqet Shqipërisë nga qafa.
Kjo minierë floriri është vënë nën kontrollin e një grushti njerëzish që janë rrethi familiar politik i Sali Berishës dhe pas tij i Sahit Dollapit. Si vargu i midhjeve që bien erë të prishur, janë vënë në radhë militantët e partisë në çdo vend të administratës së CEZ. E gjithë kjo katrahurë paguhet nga shqiptarët. Pas 23 qershorit shqiptarët do të mësojnë se dëmi i shkaktuar do të jetë i madh me karakter financiar, tekniko-operacional dhe me pasoja afatgjatë. Shqiptarët do të paguajnë për këtë dëm.
A do të ndëshkohen ndonjëherë shkaktarët e kësaj batërdie? Kjo është një sfidë e hapur për qeverinë e pas 23 qershorit.
Krushqia ndërinstitucionale CEZ-ERE!..
Nepotizmi politik e familjar? Në kufijtë ekstremë. Është e rrugës me sa duket që qeveria të ndjehet e sigurt në ruajtjen e informacionit dhe, si i thonë, vetë të shkruajë e vetë të vulosë. Duhej që CEZ-i nën administrim shtetëror të mbahej larg syve të shqiptarëve, larg gjykimit mbi çfarë ndodh nën çatinë e kësaj ngrehine të madhe. Për të realizuar këtë mbrojtje hermetike duhej një krushqi, siç ndodhte në lashtësi mes principatave.
Për të realizuar paqen midis CEZ-it dhe ERE (Enti Rregullator i Energjisë Elektrike) duhej që dhëndrri i Kryetarit të ERE të emërohej Drejtor i Menaxhimit të Arkëtimeve. Me të thënë e me të bërë. Sa hap e mbyll sytë, Menaxher i arkëtimeve është emëruar Elsid Myftija, dhëndrri i Sokol Ramadanit, Kryetar i ERE-s. Kjo është krushqi ndërinstitucionale me pasoja të drejtpërdrejta në keqperdorimin e CEZ.
Vini re çudinë: Dhëndrri prodhon shifra dhe Vjehrri i certifikon!.. Suksese të papara do të dëgjoni mbi rezultatet e CEZ-it, ashtu siç kemi dëgjuar të deklarojë Sahit Dollapi në këto tre muaj që drejton kompaninë.
Me marrjen nën administrim të CEZ sha nga Administrator Sahit Dollapi vërehet:
1. Marrja nën kontroll politik të administrimit të shoqërisë. Kjo provohet me emërimin e drejtuesve të rinj, që janë të gjithë aktivistë të spikatur të PD.
2. Emërim me kriter nepotizmin, ku spikat emërimi si Menazher i Arkëtimeve i Elsid Myftijas, që është dhëndërri i Sokol Ramadanit, Kryetar i ERE-s. Këtu ka edhe konflikt interesi në detyrë!…, sepse ERE kontrollon veprimtarinë e CEZ sha, ku arkëtimet janë pika më nevralgjike e këtij kontrolli….
3. Emërim të njerëzve me precedentë penalë si Kadri Gjoni shef personeli. Ka qenë shitës i diplomave false dhe ka masë sigurimi me vendim gjykate.
3. Marrja në punë e kushërinjve të drejtuesve të rinj.
4. Rekrutimi i personelit bëhet nga Sahit Dollapi dhe besniku i tij Kadri Gjoni, njeri me precedent penal për shpërdorim detyre.
Cilat janë pasojat?
– Mbyllja e ciklit të (keq)administrimit të shoqërisë brenda CEZ sha.
– Bashkëpunimi me ERE për fshehje të informacionit mbi gjendjen reale të shoqërisë.
– Përdorimi i aseteve dhe punonjësve të CEZ sha në fushatë elektorale për llogari të PD.
-Keqësimi i gjendjes teknike dhe financiare të CEZ sha gjatë periudhës së administrimit nga Administratori Sahit Dollapi.
– Presion ndaj punonjësve që të marrin pjesë në mitingjet dhe veprimtaritë e PD si dhe të vërtetojnë votën për PD!….
Cilët janë drejtuesit e rinj të CEZ-it?
Drejtorët e Divizioneve
1. Ilirjan Shkëmbi. Drejtor i Divizionit të Shitjes. Ka qenë në këtë detyrë, është larguar për paaftësi nga CEZ. Ka punuar në UKT në stafin e Dollapit. Arsim ushtarak, pretendon se ka mbaruar arsimin e lartë në Bullgari, por flitet se nuk është diplomuar. Militant i PD.
2. Erald Zeneli. Ish Drejtor i Departamentit të Faturimit. Larguar nga CEZ në 2010 për shkelje të rënda. Me pas ka qenë pjesë e stafit të Dollapit në UKT. Militant i PD.
Drejtorët e Zonave
1. Sulejman Lami. Drejtor i Zonës Tiranë. Ka qenë në këtë detyrë në kohen e Sahitit para privatizimit, është larguar nga CEZ si i paaftë për këtë detyrë. Më pas ka qenë në stafin e Dollapit në UKT. Ing. Mekanik,militant i PD.
2. Neritan Gole. Drejtor i Zonës Durrës. Pa arsim të lartë (mund të jetë diplomuar tani në ndonjë Universitet privat). Kryetar Seksioni i PD, nuk ka punuar ndonjëherë në energjetikë.
3. Frano Pjetri. Drejtor i Zones Shkodër. Ka qenë arkëtar shëtitës, shef shitje në Shkodër, larguar në Shtator 2010 nga CEZ për shkelje të renda. Militant i njohur i PD.
4. Luan Rami. Drejtor i Zonës Burrel. Ing. elektrik. Ka qenë në këtë detyrë në kohën e Sahitit para privatizimit, larguar nga CEZ. Militant i PD, u akuzua se kërcënoi Edi Ramën në 21 Janar (u arrestua dhe u lirua pas disa ditësh).
5. Arjan Faskaj. Drejtor i Zonës Fier. Propozuar nga LSI.
6. Dritan Haznedari. Drejtor i Zonës Berat. Ka qenë në këtë detyrë në kohen e Sahitit para privatizimit, larguar nga CEZ. Nënkryetar i PD Berat.
7. Merxhan Leka. Drejtor i Zonës Elbasan. Militant i PD.
8. Pëllumb Beqiri. Drejtor i Zonës Korçë. Me profesion mësues, militant e aktivist i njohur i PD. Nuk ka punuar ndonjëherë në sistemin energjetik dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin energjetik.
9. Artim Biraci. Drejtor i Zonës Gjirokastër. Nuk ka punuar ndonjëherë në sistemin energjetik dhe nuk ka lidhje me sistemin energjetik. Ka qenë Drejtor tatimesh. Militant e ativist i PD.
10. Ajdin Elezi. Drejtor i Zonës Kukës. Ka qenë në këtë detyrë në kohën e Sahitit para privatizimit, është larguar nga CEZ për paaftësi dhe rezultate të dobëta. Ka qenë pjesë e stafit të Dollapit edhe në UKT. Pa arsim të lartë. Militant i PD.
Drejtorët e Tensionit të Lartë
1. Ilir Bregu. Drejtor i Tensionit të Lartë Tiranë. Sekretar Seksioni i PD dhe militant i PD.
2. Artan Topi. Drejtor i Tensionit të Lartë Elbasan. Propozuar nga LSI. Ka qenë Drejtor i Zonës Elbasan në kohen e OSSh. Larguar në 2008 dhe ka qenë në ndjekje penale për abuzime në detyrë.
Drejtorët e Njësive
Në gjithë vendin janë emëruar Drejtorë Njësish,pjesa më e madhe që nuk kanë punuar ndonjëherë në sistem, njerëz anonimë dhe aktivistë e militantë të PD.
Në Durrës është emëruar Drejtor Njësie Halim Lika, Ing Elektrik, i larguar nga puna në Dhjetor 2012 për shkelje të rënda dhe abuzime në detyrë (ka edhe një raport të Auditit të CEZ për këtë).
Në Tepelenë është emëruar Drejtore e Njësisë Hatixhe Qendra, jo profesioniste, nuk ka punuar ndonjëherë në këtë sektor, militante dhe aktiviste e PD (ka qenë kandidate e PD për Bashkinë Memaliaj).
E veçantë
Nepotizmi shkon edhe më tej kur Menaxher i arkëtimeve është emëruar Elsid Myftija, dhëndrri i Sokol Ramadanit Kryetar i ERE. Ka qenë specialist i thjeshtë dhe me ardhjen si Administrtator të Sahit Dollapit u emërua (u ngrit) në detyrën e menaxherit të arkëtimeve.
CEZ punësime
Adelina Kastrati, Drejtoreshë e Arkëtimeve
Erald Zeneli, Drejtor Faturimi
Grisilda Musaj, Menaxhere e debisë, vajza e shokut të Sahitit
Valbona Saraçini, Drejtoreshë Prokurimesh, mbesa e Sahitit
Valbona Kadena
Klodian Zyberi Drejtor IT
Estela Stojko Specialiste
Ilirian Shkembi, Drejtor Shitjesh, (shok i Sahit Dollapit)
Mimoza Dedja, Drejtoreshë Finance
Oltion Zeneli, Specialist IT, vëllai i Drejtorit të Faturimit Erald Zeneli.
Katerina Maneka, Specialiste, Tezja e Drejtorit te Faturimit, Erald Zeneli.
Kadri Gjoni, Shef Personeli TR3, me ndjekje penale, masë arrest me burg nga gjykata e shkallës së parë. (çështja vazhdon).
Nesër do të lexoni:
Historia e Kadri Gjonit, shefit të personelit të CEZ. Vendimi i Gjykatës së Tiranës për dënimin e tij me burg për korrupsion në pajisjen me diploma fallco dhe si u rekrutua ai nga Sahit Dollapi
JUA THEM UNE JU ,,PAS ZGJEDHJEVE EDHE UNE DO PUNESOHEM NE CEZ,,SKEMI C A BAJME I HUMBEM NE QIPRO GJITHE KURSIMET UNE EDHE LILI ,,SHYQYR QE KA HEQ DICKA MENJANE GITA ME ZENIN S EDO LYPNIM TASH ,,,OSE DO PROTESTONIM NE SHESH ,,DUM PARET TONA DUM PARET TONA ,QIPRO QIPRO VA FA KULLO ,FAZLLIC FAZLLIC Q,SHA MOTREN ,,,NE JEMINDRUSHIMI PER PARA SB
sigurisht qe mbrapa do ishte pd-ja.kane zaptuar cdo vrime keta maloket e qelbur.si lane njerezit nje sekonde rehat.pune ska arsim ska uje ska drita ska o zot mjere ne me ke kemi te bejme e kush na qeveris.
Energjitika eshte sistemi ku kjo qeveri ka abuzuar me shume me faturat e qytetareve cdo muaj: qytetare qe nuk paguajne vetem se mbeshtesin partine ne pushtet dhe jane militante te cmendur, qytetare qe bien pre e abuzimeve te kesaj qeverie me faturat afrofe qe duhet t’i paguajne kur as jane ne shtepi pjesen me te madhe te vitit, apo me faturat e kripura qe tejkalojne edhe ndihmen ekonomike me te cilen keto familje jetojne.
Ti gjin me duket se nuk e njeh kete pune ,ne te kemi prit 70vjet dhe nuk jemi merzit nga ju .Ti meriton me ti qi ropt ku ti kesh dhe me te nejt siper me shume se 200 vjet
TI DO PUNESOHESH TEK SYTE E TU. VENDET E PUNES DO TE ZIHEN NGA NJEREZ TE AFTE DHE JO HAJVAN QE MBAJN FLAMUJ NEPER DORE.
PAS 23 QERSHORI DO SHKOJE HAKA TEK I ZOTI…SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE…..KY SALIU YT DO TE IKI BARI ME DELE NE TROPOJE.
EDI RAMA ESHTE KRYEMINISTRI I SHQIPERISE.
PER RILIDNJE SHQIPTARE!!!!!!!!!!!!!!
Sahit Dollapi se bashku me Artan Topi-n ish drejtorin e Elbasanit kane vjeedhur qarkun e Elbasanit …., u ndoq penalisht Artani nga Prokuroria e u fsheh 3 muaj ne Maqedoni ne shtepine e nje miku te tij ”Firma EL” pagoi qimet e kokes e doli nga ku ishte fshehur edhe sot e paska kthyer me LSI o zotttttt. Artan Topi me sekretaren Elsa Jorgji e se bashku te dy vodhen Tenderat e gjithe Qarkut. Qe te dy keta kane blere nga 2 shtepi te reja me parate e CEZ, mjere populli shkrete me keto hajduteeeeee kriminele – Kujdes etiken – MODERATORI.
Tan Topi eshte ne ndjekje penale se bashku me gjith drejtuesit e Keshi-t te Elbasanit.Hajdut i klasit te pare.Po ashtu edhe paraardhesit e tij jane me letra te hapura.Si ato qe kan punuar ne kohen e Saliut te pare edhe ato te Tos Nanos se dyte
Pranaj them me bindje te plote se nuk behet ky vend kur shikon se hajduti respektohet me shume se i drejti
kETU CDO GJE ESHTE PRIVATIZUAR SIMBAS FAMILJEVE QE KANE LIDHJE ME QEVERINE.JANE PRIVATIZUA AMBASADAT, UJESJELLSI, ALPETROLI, KESHi I DOLLAPIT, TRANSPORTI. ASGJE NUK DREJTOHET NGA SHTETI OSE QEVERIA.
obobobo ca behet , mos pafshin nje institucion apo dicka tjeter sepse militantet dhe kushurinjte e sali berishes e grabisin pun momenti!!
pupu , kto jan gjerat me te turpshme qe mund te behen nje nje shtet qe pretendon te mar statusin per kandidat n BE .
duhet te largohet menjeher sali berisha !
Jemi ne kohe ti rikthejm gjerat per mire , kemi shansin e fundit me dt 23 qeshor ta hedhim poshte kete pushtet qe vodhen gjera pa fund
Politizimi dhe nepotizmi ka mberthyr administraten, kudo jane punesuar vetem militantet dhe te afermit e pushtetareve, kjo eshte demokracia ne shqiperi.
cezin njeher e shkaterroi ajo kompania private qe e kishte ne pronesi dhe e la ate ne mjerim te madh tani e mori berisha me dollapet e tij dhe po e shkaterron dhe me keq
nepotizmi dhe korrupsioni ka perfishire cezin ndaj kjo eshte alarmante kjo po e degjeneron dhe shkaterron kete kompai qe mezi po rri ne kemebe trup i madh epr ekte komb
berisha premtoi te kete shqiperine superfuqi energjitike dhe e ka shkaktuar ne turpine e europes qe sher qe sbie shi skemi dirta eshte krijuar nje kompani korruptive e nepotik e e militnateve t epd
Hajde shtet hajde…ja ky eshte shteti jone qe mos qoft ishalla….Per ti dhene fund ketij pushteti nepotik une votoj Rilindjen…..Qe ne pune te futet ai qe e meriton dhe jo ai qe ka mik, kusheri, apo shok drejtorin.
o sali po e le token djerre po shkakterron gjithcka te mundshme ne kete vend e turp tkesh si po sillesh me institucionet shoqerore ndaj mjaft me se nuk te durojme dot ty e dollapet e tu
Ne dollaper e Sehitit e te CEZ-it…cfare nuk ndodh, or cdo gje ne shkelje me ligji..e askujt nuk i ben pershtypje kjo, eshte bere normale tani…Rilindje
votat e 23 qershorit do jene kunder kesaj mrekullie energjitike te saliut qe ne fakt eshte farse dhe turp klientelist i tij dhe keto do jene per programin e rilidnejes mbi energjine
Qeveria deshtoi me Cez-in dhe tani kshu do te shkojne punet me kete qeveri qe kemi qe shkon nga deshtimi ne deshtim dhe qe nuk ndalen se deshtuari, nje qeveri totalisht e paafte.
Gjithmone do deshtojne dhe leket e qytetareve te ketij vendit do shkojne sa ne xhepat e dollapit e sa te saliut per aq kohe sa drejtohemi nga keta njerez.
Brenda dollapeve te CEZ-s po bredhin mijte edhe disa dit, pas 23 Qershorit do te ikin nga puna miqt ,hoket e drejtorit..do te kete punesim sipas merites e jo sipas interesave, parave apo teseres se partise blu…Nuk do te kete me shtet rrumpall
sa me shpejt rilindje para sa vendi te shkoje drejt humneres
Ne kohen qe e bleu CEZ-i, Dollapi me shoket nuk e kishin akoma mudesine financiare per ta blere vete. Pasi vodhen mire e mire e i bene leket per ta blere nxoren qe CEZ-i kishte abuzuar me parate e shqiptareve. Kur i dhimbset kaq shume populli pse nuk e ndaluan qe ne fillim CEZ-in qe te mos abuzonte me parate e popullit dhe pasurine e shqipetareve?????????????
Cezi eshte krhyer ne nje pazar te shpifur, njerez qe vetem dine te vjedhin e te shkaterrojn pasurit tona e asnje ligj nuk i ndlon ata…Duhet menjehere Rilinje
ju mereni me CEZ , rrenja e tere ketij llumi eshte Sala , atje nis cdo gje , ndalojm ate dhe cdo gje nderpritet , sdo kete me vjedhje
kompania me e madhe energjitike e shperndarjes ne vend dhe qe eshte monopol po keqperdoret nga dolapi dhe dollapet e qeverise berisha si e vetmja menyr per te bere ca para nga kjo qeverisje ne ikje
o sali pushteti jot ka gllaberuar gjithcka por kjo do jete per pak kohe deri en 23 qershor se ke rrembyer cdo pjese te tij dhe fundi jot dhe i qeverisjes tende eshte dhe fundi i korrupsionit ne vend
nuk mund te lejohet qe dollapi dhe berisha te bejen cdte duan me cezin sepse ajo eshte kompani shteterore e te gjithe shqipatreve e jo te trajtohet sikur eshte personale e berishes dhe e doallpit
o sali more fund ti dhe nepotizmi jot dhe kjo shume shpejt ne 23 qershor dhe do clirohen shqipatret nga keto kthetra ujqerish e ulkonjash qe e kane pushtuar ate dhe po e mbysin
cezi do trajtohet ndryshe dhe me ndershmeri pas 23 qershorit do ndryshoje fytyra e saj e shqipatret do ndihen krenar qe votuan rilidnjen ne 23 qershor sepse sdo kete me mungese dritash e korrupsion e nepotizem aty
kush je ti qe pret ndryshimin e CEZ ndonje i pushuar nga puna per vjedhje ????
CEZ-i eshte kthyer ne biznes privat ku punon i gjithe farefisi dhe shoqeria bashke, per tevjedhur kush me shume se shoqi…Rilindje sa me pare
pas 23 Qershorit do te shikohet cdo shkelje e bere nga punonjesit e kesaj kompanie dhe gjithsecili d te mbaje pergjegjesi per veprimet e tij..ne kete vend do te vihet Drejtesia e munguar prej kohesh.
o kryeminister berisha je njish dhe do te mbetesh mos e caj koken se cfare thone ato qe te kane inat e zili po vazhdo keshtu se je sh.mire . vetem nen qeverisjen tende vendi eci perpara .
ne 23 qershor do te votojme per pd dhe vetm pd ska tjeter .
ah moj drejtesi c,te them me shume reforma e pare qe duhet behet ,dhe te shkaterohet nga themelet eshte ;cdrejtesia; duhet qe me c,do kusht te denohen keta zullumqare qe jane pasuruar me shume se politikanet ,si ,duke ngene te gjalle popullin eshkrete .nje dite do t i villni te gjitha ato c,ka ikini bere popullit varfer .
haruhat Fotaq Lengon shokun e Saitit qe e merr nga pas ku vete Saiti ,aktualisht drejtor i Tirana1
shtet tribal
Mos i perflisni njerezit pa i njohur.Shume nga ata mund te jene njerez qe punojne me perkushtim.
Keta nuk re ne sy fare qe punon te CEZ ..
FISI DOLLAPEVE JANE KRIMINELA , JANE KAMIKAZE TE SALIUT,.PO PRODENTINO MAJLINDA BREGORJA I DI KETO GJERA,PO ZHOZI LESHI,ME SELAM PRESHIN,I DINOSAUR KETO SPEKTAKLE TE DOLLAPEVE,DURONI 30DITE TI JAPIM GODITJEN PERFUNDIMTARE KETIJ REGJIMI STALINIST
nuk kam koment se nuk e njof problemin
nuk kam koment se nuk e njof problemin T elutem hiqe e adresen time
Kurse une jam nje nga ato qe paguaj trefishin e asaj qe harxhoj dhe me e keqa nuk ke se ku ankohesh dhe nuk bene dot asgje. E shikon qe te vjedhin sy per sy dhe nuk bene dot asgje!!!!!
PD-ja eshte forca politike qe u jep besim shqiptareve.
Ne jemi ndryshimi perpara ! Pd eshte dhe do te jete ndryshimi i vertete i shqiptareve .
Pd eshte e ardhmja jone .
Niveli i pagave eshte tejmase i ndryshem ne cdo qark per te njejtin pozicion pune, pra ndryshe paguhet nje lexues, ekonomist, inxhinier ne Elbasan e ndryshe ne Tirane Diber Burrel etj. Kjo sepse keshtu duan Drejtorat me ne krye Sahitin. Te shikosh pagat ne Raiffesien Bank eshte qesharake ka disnivele nga qyteti ne qytet, Nje punjonjese me shkolle nate elektrike qe nuk ka punuar asnjehere si elektriciste se nuk di merr page marramendese vetem sepse shkon me Drejtorat e rri si sekretare kot para kompjuterit ne facebook gjithe diten. Elsa Jorgji paguhet 800 mije leke kurse nje inxhinier me shkolle te larte merr gjysmen e saj, sekretare e gjithe drejtorave tallen me leket e popullit. SHPORRUNI MORE HAJDUTE NGA PUSHTETI E VENDOSNI NJEREZ TE AFTE NE PUNE
te te vij turp per keto shpifje. Asnje nuk i di punet se si jane dhe perfitoni nga rasti per te shpifur. Keto shpifje jane bere nga njerez te ulet, pa karakter. Asgje nuk eshte keshtu sic komentoni ju. Kush u a jep te drejten te shpifni per tjetrin nen driten e diellit ?edhe njehere turp.
habitem se si disa te mjere kerkojne erresirenn e tete viteve me pare.keni harruar o njerez qe para tete vjetesh gumezhinte vendi nga gjeneratoret ishte koha kur ne oren 23 fikeshin dritat e vinin ne oren 6 te mjesit dhe rrinin deri ne tete pastaj vinin ne oren 6 te darkes dhe rrinin deri ne oren 23.ky ishte keshi i PS.ndoshta keta te mjere nuk kane faj se nuk i zen gjumi pa muziken e gjeneratorve,por skeni qfare beni duhet te duroni edhe kater vite te tjera ndoshta dhe me shume por skeni qbeni.Urime per fitoren e Sali Berishes dhe e gjithe Shqiperise
PD-ja eshte force polities qe u jep besim shqiptareve.
Ne jemi ndryshimi perpara !
PD eshte dhe do te jete ndryshimi i vertete I shqiptareve.
Pd eshte e ardhmja jone .
Po pse nuk e publikoni komentim tim? Apo duhet te jem me PS? Të mjerë…… Jam Qytetar shqipetar qe paguaj taksat ne rradhe te pare.
Keto 8 vjet vendi ka pare nje zhvillim me hapa gjigande dhe renditur ne nje vend nga vendet me zhvillim te shpejt ne bashkimin evropian me ne krye z.Berisha nje kryeminter I denj per te ardhmen e vendet tone!!!
pse nuk e publikoni komentin tim??????
Fitoreee Berishaa dhe suksese te metejshme !
Urime sali Berishaa ju urojme fitore te thelle me 23 qershor ! Ne jemi ndryshimi perpara !
Ilirjan Shkembi eshte me kafsha e kafsheve!