Kush i tërheq fijet e ‘kredive të këqija’

anazapta

Sipas nje votimi on-line, (shih E-mailet e bankierëve me poshte) pas debateve te shumta ne lidhje me dy draft-propozime te ‘Bankes Boterore’ – (porse ne fakt ishin versione te shprehjes se vullnetit te te gjitha bankave tregtare qe operojne ne tregun shqiptar), – perfundimisht 9 prej tyre ishin kunder draftudhezimit, i cili ne date 5 Mars u miratua si akt normativ nga dy ministrat, dhe vetem 6 banka pro tij. Duket një rast i rrallë, jo vetem ne Shqiperi që demokracia e pakices, fitoi mbi argumentet, kundershtite, referencat ligjore, por mbi te gjitha, mbi interesin dhe perpjekjet e shumices (!)

Kush ishte shumica kundershtuese e Udhezimit date 5.3.2014, me Nr.1665/1, apo me mire e draftit te tij-i cili rrugetoi per me teper se nje muaj neper tryeza zyrash, kafenesh, bankash, institucionesh shteterore, apo botrore, deri sa u stampua ne nje fletore zyrtare te QPZ-se? Eshte fakt: perfaqesia e 9 Bankave kryesore, e gjithe Dhoma Kombetare e Permbarueseve Gjyqesore Private (me rreth 130 permbarues aktive), shume kreditore te tjere ne rolin e institucioneve financiare jo-bankare, por edhe persona fizike/ juridike qe bartin rolin e kreditorit real ose potencial, te cilet nuk paten ze ne kete debat juridik.

Ai (debati), sigurisht, ishte me axhende: U zhvillua mbi tryeza, por duket se perfundoi nen to. Ekzistojne shume dokumente serioze te referuara nga grupet e interesuara, apo Shoqata e Bankave, te cilet i drejtohen Ministrise se Drejtesise me argumente kundershtuese para dhe pas miratimit te udhezimit, si edhe nje material faktues i vete debatit nderbankar ne lidhje me kete udhezim. Ky material është tejet i rendesishem, po aq sa edhe interesant te lexohet e gjykohet nga te gjithe te interesuarit / vezhgues te ketij debati publik, i cili dashje pa dashje po vëmendeson e perfshin nje pjese te rizgjuar rishtazi te opinionit tone publik.

Në emailet e sipërcituara po te lexohen komentet e disa drejtueseve qendrore te bankave me te rendesishme (dhe ketu merr peshe te veçante vota kunder e dy bankiereve serioze shqiptare), shihet qarte fryma e propozuesve, pra e votuesve (pro) te draft-udhezimit, e cila preket edhe nga vete bankieret, paçka se jane brenda nje interesi te perbashket ne gjithe kete histori. Nese nje bankier perendimor i nje banke shume serioze, me eksperiencen e gatshme te nje prej 8-vendeve me te industrializuara lider te botes (G8) si Italia, i drejtohet kolegeve propozues te ketij drafti me fjalet “..miratimi i ketij drafti i kthen permbaruesit thjesht ne mercenare te bankave”..apo “Kjo ‘tarife e ndryshueshme suksesi’ i hap rruge sjelljeve potencialisht te rrezikshme”, ç’mbetet per t’i komentuar komentuesve te kesaj situate antiligjore?!

Eshte e qarte, tashme, se: te dyja grupet e interesuara (Shoqata e Bankave ne shumice & Dhoma e Permbarueseve Private ne teresi) te cilet u moren me argumentet dhe kundershtite e tyre ne lidhje me kete udhezim u shperfillen hapur, nga nje pjese e vogel, por me sa duket gjithnje fitimtare ndaj te gjitha strukturave te drejtesise. Duket gjithashtu, sikur Ministria e Drejtesise se bashku me ate te Finances ishin jashte ketij procesi, te cilin e preken disi, tangent, vetem me nga nje nenshkrim mbi dokumentin e perbashket.

Por le te shohim disa terma ligjore te cilet sjellin perplasjen dhe eliminimin juridik te vete debatit, por që jane prova me shume se faktet e siperpermendura: Ne Republiken e Shqiperise ekzekutimi i titujve ekzekutive, ku kreditore mund te jene jo vetem Bankat, kryhet nga a) Sherbimi Permbarimor Gjyqesor (te gjithe e quajne shteteror pasi ekziston qe prej vitit 2001 si strukture e organizuar me kete forme), dhe b) Sherbimi i Permbarimit Gjyqesor Privat (filloi ne tetor 2010 si i tille).

Te dyja trupat e permbarueseve quhen gjyqesore dhe si te tilla jane te ngarkuara me ligj për kryerjen e veprimtarisë së vënies në ekzekutim të titujve ekzekutivë, në përputhje me dispozitat e te njejtit Kod të Procedurës Civile. Ndryshon vetem numri i tyre: ne sherbimin-shtet trupa eshte prej rreth 120 permbaruesish dhe ne privat me 130 te tille. Territori eshte per te dyja palet, i njejte, si juridiksion i mbuluar ne teresi, por menyra e organizimit ndryshon per shkak se ‘shteteroret’ punojne si rrogetare te zyrave te percaktuara lokale, dhe ‘privatet’ ne te gjithe territorin, njekohesisht.

Tarifat qe perdorin jane: a) shtetëroret sipas udhezimit te “tyre” e kane 2% te shumave qe kerkohen per ekzekutim, dhe b) privatet sipas udhezimit te “vjeter” kane nje tabele tarifore ku perqindjet konvertohen ne shuma sipas rasteve te percaktuara, ku se fundi u fut edhe “tarifimi sipas suksesit”. Ka nje ndryshim edhe ne “dorezimin” e tarifave nga bankat apo kreditoret e ngjashem, pasi ne rastin e pare shkojne ne buxhet te shtetit dhe aty humbasin, teresisht.

Pra kemi nje alternative te qarte: Permbarimin Shteteror per te gjithe operatoret te cilet kerkojne ‘ekonomi’ ne investimin e tyre per marrjen e nje sherbimi. Lind pyetja: Perse gjithe kjo furtune ndaj sherbimit privat dhe ndryshimit te tarifimit te tij? Kur shume thjeshte dhe lehte ai (ata) mund te anashkalohen deri duke u abandonuar teresisht(?!), apo me thjeshte – duke u mospajtuar si kontraktor nga asnje kreditor i pakenaqur? Veçanerisht operatoret bankare mundet ta bejne lehte. Edhe ata jane private. Askush nuk i detyron te pajtojne permbarues private, per ekzekutimin e detyrimeve qe ata kane per te mbledhur nga kredimarresit-debitore. (të “detyrimeve”, e jo te “kolateraleve” siç rendom degjohet nder diskutime).

Pasi terminologjia e keqperdorur eshte “te ekzekutohen kolateralet”, kur ne fakt keta te fundit jane garantues te nje kredimarrje dhe vetem procesi fundor i nje procesi permbarimor aq shume të perfolur ne kete drejtim. “Delet” e sistemit te drejtesise dhe sekreti i “barijve” kredidhenes Neper debatet e ndryshme etiketimi ndaj operatoreve te sistemit te drejtesise ka mbetur i njejte: “delet e zeza”. Dhe drejtesia frenon progresin teresor shoqeror prej ketyre deleve.

Do ishte me e thjeshte se sa te etiketoheshin dhe ngjyroseshin “delet” qe punojne ne sistem, te gjendeshin arsyet e verteta te mosfunksionimit te tij. Ne nje etiketim te pardjeshem mediatik, gjykatat, apo gjyqtaret u quajten “dele te zeza”, permbaruesit “dele gri”, ndersa zgjidhja per ngercin e “kredive te keqija” u gjet gjetiu, pertej vathes. Perse per te ‘sistemuar’ nje nga delet me ngjyre te sistemit te drejtesise, duhet goditur vete kuadri ligjor me te cilin funksionon operatori i drejtesise?

Nese sistemi i drejtesise eshte i mbushur me problematika te operatoreve te tij, si prokurore, gjyqtare, oficere, hetues, permbarues gjyqesore, mos ndoshta duhen amenduar te gjitha ligjet dhe aktet themelore e nenligjore ne sherbim te ‘tredhjes’ se ndjesive te tyre korruptive? Ndoshta fijet qe terheqin nje debat te tille me gjithe portofolin e “kredive te keqija”, jane me keq te lidhura ngaterrueshem ne sistemin tone ekonomik, se sa thjesht ndaj nje apo disa akteve ligjore, siç eshte edhe udhezimi i shumedebatuar.

Ne prillin e vitit te kaluar parlamenti kreu ndryshime thelbesore ne nje prej ligjeve themelore, ate te Kodit te Procedures Civile. Ishin “barijte” bankare qe propozuan ndryshimet me te egra ndaj “debitoreve” shqiptare. Po te vazhdohej te etiketohej me sarkazem sistemi dikush do tregonte se disa “dele blu” votuan, e disa roze u larguan. Por me e rendesishme eshte te dihet nga opinioini i gjere, çfare ndodhi me 18 Prill 2014 kur votimi perfundoi, bashke me skemen e realizuar per sistemimin e “kredimarresve debitore”.

Nje skeme me tre nene te ndryshuara flet vete: Neni 203, Neni 577, Neni 610 i Kodit te Procedures Civile krijuan “çarkun” e sigurte per debitoret: Pronat do shiteshin per “dy lek”, dhe askush nuk mund ta ndalonte kete proces, me ligj. As vete sistemi gjyqesor.

Në nenin 203, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Sigurimi i padisë nuk lejohet në rastet e padive që ngrihen gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve, per te cilat zbatohet pjesa e IV e Kodit.

Në nenin 577, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë, brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij, përmbaruesi gjyqësor përcakton çmimin e ri të sendit, jo më të ulët se 30 për qind të çmimit fillestar të caktuar në ankandin e parë.

Në fund të nenit 610 shtohen dy paragrafë me këtë përmbajte: “Ankimi kundër veprimeve ose refuzimit të përmbaruesit gjyqësor nuk pezullon ekzekutimin, përveç kur gjykata vendos ndryshe. Kur titulli ekzekutiv është një akt për dhënien e kredive bankare ose akt për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare dhe gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit, masa e pezullimit konsiderohet e rënë nga fuqia me kalimin e 20 ditëve nga momenti i dhënies se vendimit të pezullimit. Pra, prej 1 Shtatorit 2013 nuk lejohen me “sigurimet e padive”; “pezullimet mbi 20 dite te kundershtimeve permbarimore” dhe “vlera perfundimtare e shitjes se nje pasurie te paluajtshme pergjysmohet ne forme drastike”.

Madje per te mbeshtetur kete skeme, ish-Kryeministri i Shqiperise, leshoi nje akt udhezues per menyren se si do zhvilloheshin keto ankande publike nga permbarimoret. Praktiksht, u vu ne sherbim te saj i gjithe sistemi shteteror, bashke me qeveri e ligjvenes brenda tij. E gjithe kjo skeme realisht, pergjysmon portofolin “kolateral” te “kredive te keqija”, nese do perfundonte me sukses, por ne te vertete demaskon edhe nje te vertete te madhe ne lidhje me te.

Per realizimin e saj nuk ka nevoje per operatore te “mençur” permbarimore, por thjesht nje mekanizem i cili do te duhet te perzgjidhet e te funksionoje mire ne kete drejtim. Natyrisht qe askush nuk e beson se ulja e tarifave, rrogave, shperblimeve, apo dekurajimeve financiare te operatoreve te sistemit te drejtesise, do t’i beje ata me te devotshem ndaj detyrave te tyre funksionale.

Shembulli permbarimor privat eshte i thjeshte. Ai u zgjodh si funksional per tre vite, dy apo nje i tille, per te stervitur disa prej tyre per skemen e re, si edhe per ç’vemendesimin e opinionit publik per: “se çfare do te ndodhte – do ishte thjesht nje vazhdimesi ligjore”. Duket qe perdorja e ketij sherbimi per aq kohe sa u shfrytezua, ishte vetem nje periudhe perzgjedhese nga ana e kredidhenesve qe terheqin fijet e sistemit.

Braktisja e ketij sherbimi, ashtu si ai shtetëror, tre vite me pare, vetem sa do te linte kolateralet ne dore te “barinjve”, apo deleve te “bardha” qe jane thirrur per te sistemuar ekonomine tone. Per kete, mbetet te shihet reagimi i shumices se ligjvenesvete te kesaj legjislature ne parlamentin shqiptar, sikurse i qeveritareve te cilet votojne brenda tij. Besimi i opinionit publik eshte i madh ne kete drejtim..edhe i atij qe eshte ‘mbytur’ ne kredi.
*Shën.Red: Kjo është e dyta letër e hapur e përfaqësuesve të Përmbaruesve që dërgohet në redaksi, lidhur me debatin e gjerë  që është hpaur pas publikimit disa ditë më parë në DITA të një udhëzimi të dy ministrive për ndryshimin e tarifimit të Përmbaruesve Privatë Gjyqësorë. Redaksia ka botuar këto ditë disa opinione alternative mbi këtë argument që hedh dritë, vec të tjerave mbi një problem të rëndë të ekonomisë së sotme shqiptare: niveli shumë i lartë i kredive të këqija.

 

***

Zbulohen emailet e 15 bankierëve:

9 nuk kanë qenë dakord me Udhëzimin e ri për Përmbaruesit që është firmosur ditët e fundit nga Ministria e Financës dhe ajo e Drejtësisë

 

Bankat midis tyre debatuan dhe hodhën për propozim dy draft-udhëzime: njëri ishte propozimi, i cili u kthye në Udhëzimin me Nr.1665/1, dt 5.3.2014 nga dy Ministritë e Financës dhe Drejtësisë, tjetri kishte propozime të tjera të ndarjes tarifore.

Nga këto emaile konfidenciale që DITA ka mundur të sigurojë, rezulton se është shpallur fitues versioni i pakicës, d.m.th udhëzimi që dy Ministritë kanë nxjerrë nuk gëzon mbështetjen e shumicës së bankave.

Votimi është kryer elektronikisht nga e gjithë anëtarësia e titullarëve bankarë dhe është dërguar në rrugë elektronike via-email tek Endrita Xhaferraj, e cila është Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Bankave. Më poshtë teksti i emaileve:

 

Endrita,

Une po ndaj opinionin e Bozhidarit. Kjo eshte perse MoF u ankua se fundmi.

Une jam shume i zhgenjyer rreth ketij procesi.

Fibank eshte per opsionin 1 !!! Une jam shume i surprizuar nga ky votim – ne kemi punuar per dy vjet per te arritur kete dhe kemi pasur gjithmonë konsensus në lidhje me të!!!

(pro)-1.

Te dashur,

Me vjen keq per pergjigjen time te vonuar, por sapo jam kthyer ne zyre.

UBA eshte per Opsionin 1 dhe gjithashtu mendoj se detaje të tjera që nuk janë të mbuluara në dokument do te duhet të diskutohen dhe të përcaktohen.

Gjithe te Mirat,

Emina Sisiç

United Bank of Albania

(pro)-2.

Mirembrema,

Si Pro-Credit Bank, ne jemi ne favor te opsionit 1. Përveç kësaj ne mendojme se një analizë më e thelluar duhet të bëhet në lidhje me tarifat e suksesit qe shoqerojne procesin, si dhe te përqindjes – si tarifë suksesi, në perfundim të fazës së mbledhjes se detyrimeve.

Pershendetje te perzemerta te gjitheve

Violeta Haxhillazi – Member of Management Board

ProCredit Bank Albania)                                                                                                                                               (pro)-3.

Si NBG – Shqiperi ne jemi ne favor te propozimit te I-re, subjekt i perpunimit te metejshem nga ana e avokateve.

Z. Ioannis KOUGIONAS                                                                                                                                                  (pro)-4.

Alpha Bank propozon opsionin e I-re

Periklis DROUGKAS                                                                                                                                            (pro)-5.

 

Mirembrema

Si Raiffeisen Bank  jemi ne favor te opsionit 1.

(pro)-6

 

E dashur Endrita,

Duke ndjekur udhezimet e CEO-s, Tirana Bank eshte ne favor te Opsionit 2.

Pershendetje te perzemerta

Arbi Lita

                                                                                                                                    1(votë kundër)

Te dashur,

Si edhe e kemi diskutuar me pare, skema me e mire do te ishte te kishim nje shume te vogel fikse te paguar

Pas cdo veprimi  te permbaruesit dhe nje tarife  suksesi e cila duhet fiksuar dhe paguar bazuar ne shumen e detyrimit te mbledhur, dhe jo ne shumen nominale.

Megjithate, ne morem parasysh disavantazhet e listuara nga komiteti ligjor per kete opsion, e komplikuar qe te zbatohet konkretisht, gje e cila e ben opsionin e dyte me terheqes. Opsioni i dyte i jep iniciative permbaruesit te procedoje me shpejt me ekzekutimin (duke qene se 60% e tarifes paguhet ne fund te procesit), i jep bankes me shume fleksibilitet dhe eshte me e thjeshte per t’u aplikuar.

Prandaj, SGAL mbeshtet opsionin 2.

2(votë kundër)

Ne emer te Z. Daniele SCAVAORTZ

Drejtor i Pergjithshem

VENETO BANK SH.A

Duke pasur ne mendje se amendamentet e propozuara kane per qellim te qartesojne disa boshlleqe ne lidhje me aktet nenligjore qe detajojne tarifat qe paguhen nga kreditoret per zbatimin e titujve ekzekutive, dhe duke marre ne konsiderate qe amendamentet duhet te trajtojne ne menyre te barabarte çdo kreditor, ne si Veneto Bank jemi ne favor te Opsionit Nr.2, sepse ky opsion duket me i qarte dhe me i kuptueshem ne kundershtim me “tarifen e suksesit” qe zakonisht eshte e aplikueshme ne kontratat tregtare dhe jo per permbaruesit gjyqesor qe pavaresisht se jane subjekte private, permbajne nje detyre publike.

3(votë kundër)

 

Pershendetje te gjitheve,

ICB mbeshtet opsionin numer 2.

Gideon van den Broek

CEO

International Commercial Bank Albania

4(votë kundër)

Te dashur,

CREDINS BANK eshte gjithashtu dakort me versionin e dyte duke i konsideruar opinionet e lartpermendura nga bankat e tjera, sikurse edhe impaktin mbi te gjithe procesin ekzekutues.

Pershendetje te perzermerta

Artan SANTO/ CEO

5(vote kunder)

1)      Aktualisht gjendemi perballe rastit perfekt-negativ, te disfavorshem per ne ku “sherbimi permbarimor ka imunitet” . Ne kete kendveshtrim cdo ndryshim do te ishte i mirepritur.

 

2)      Si nje bankier qe punoj per veten, do te me pelqente me teper opsioni Nr.1: Ku profesioni i permbaruesit te ishte teresisht i liberalizuar, dhe banka te kishte kontroll te plote, mbi procesin ne teresi si edhe mbi vete permbaruesin.

3)      Megjithate, nuk mendoj vetem per faktin qe nje anesi e tille e permbaruesve me kreditoret mund te tingelloje si tentative jona per vrasjen e imazhit te tyre si zyrtare publik, por do kerkonte gjithashtu, edhe nje ndryshim te madh ne ligj, e provuar tashme, shume e veshtire per tu arrire. Gjithashtu, druhem se kjo nuk do te ishte e mira per te gjithe interesin kolektiv te sistemit bankar. Ketu perfshihen edhe arsyet qe kane te bejne me dobesite tona, gjithashtu. Ndaj, vota jone shkon per Opsionin 2. Aty ka nje permiresim te dukshem, plus qe duhet te jete me i lehte per tu kaluar.

 

Pershendetje

Gazmend Kadria

Union Bank

 

6(votë kundër)

 

 

Te Dashur,

 

BKT gjithashtu mbeshtet Opsionin e II – te. Jam dakort me Silvion, dhe nuk do kisha dashur te votoja per nje çeshtje kaq teknike; por kuptoj gjithashtu, se jo te gjitha bankat anetare te shoqates kane te njejten nevoje pritshmerie nga nje sherbim permbarimor.

Pershendetje te perzermerta

Seyhan

 

7(votë kundër)

 

E dashur Endrita,

Reagimi i pare nga banka jone pasi lexuam maili-n tend eshte:

Te dyja opsionet e lidhin pagesen e permbarimoreve me suksesin e veprimeve qe kryejne.

Nderkohe qe ne mendojme se do ishte me mire te kishte nje balance, ku:

–          Te ruhej nje nivel shperndarje pagesash sherbimi pergjate gjithe procesit, dhe ku

–          T’i lihet nje pjese edhe perqindjes se suksesit, gjithashtu.

Per kete arsye opsioni i II-te duket me i pershtatshem. Ndoshta tek ky version tarifa e suksesit mund te rritet pak.

Gjithe te mirat.

Luc CREDIT AGRICOLE                                                                                    8(votë kundër)

Intesa Sanpaolo Bank eshte ne favor te opsionit 2.

Keto jane arsyet perse :

1)      Drafti 1 na prezanton me nje “tarife suksesi te ndryshueshme”, pra subjekt i negociatave direkte midis Bankave dhe Permbaruesve. Kur ne njeren ane mua me pelqen si ide, mendoj per anen tjeter kur kjo i hap dyert sjelljeve potencialisht të rrezikshme. Përmbaruesit mund të joshen për tu kujdesur vetëm për rastet “më te leverdisshme”, dhe duke ngadalësuar per të gjitha rastet e tjera.

2)      Shërbimi  Përmbarimor duhet të konsiderohet si një “shërbim publik”: miratimi i draftit 1 mund ti transformoje ata thjesht ne mercenare ! Eshte kjo, ne terma afatgjate, e keshillueshme  per Bankat?

3)      Ekziston edhe mundësia e madhe që ‘te interesuarit e tjere’ jo-bankare (kreditoret e tjere) do të kundërshtojnë propozimin tone duke u dhene arsye per emertesen qe n’a kane vene si “fuqia e tregut”  Bankar.

Për më tepër, pasi e shoh si një proces të përgjithshëm metodologjik ku ekziston nje mosmarrëveshjeje midis pjesemarresve të grupit të punës, Unë do të preferoja dhe prisja perfshirjen e Kryetarin te Shoqates tone për të shprehur qëndrimin e tij / saj… pasi zakonisht Shoqatat ndaj jane krijuar, per te funksionuar ne kete menyre.

 

Pershendetje te perzemerta te gjitheve.   Silvio Pedrazzi                                                         9 (votë kundër)

Faksimile të email-eve të bankierëve në anglisht 

 1

 

2

 

3

 

4

 

5

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *