Ushtria e Azerbajxhanit, në kuadër të kundërsulmit që e filloi pasi forcat e Armenisë hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit çliroi disa vendbanime nga pushtimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, nënkoloneli Anar Eyvazov në një konferencë për media tha se kanë kaluar nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit fshatrat Karahanbeyli, Gervend, Koy Gerediz, Abdurrahmanl? i Sipërm të rajonit Fuzuli si dhe fshatrat Büyük Mercanl? dhe Nüzgar në rajonin Cebray?l, të cilët prej shumë vitesh ndodheshin nën pushtim.
Ai tha se kontrolli është siguruar edhe në disa lartësira strategjike në drejtim të Agdere dhe Murovdag. Zëdhënësi Eyvazov theksoi se vazhdon operacioni edhe për çlirimin e vendbanimeve tjera.
Ndërkohë, është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Azerbajxhanit nën kryesimin e presidentit, Ilham Aliyev. Deri më tani raportohet se janë vrarë 23 persona.
