Enti Regullator i Energjisë ka botuar kohët e fundit një raport në faqen e vet zyrtare http://www.ere.gov.al/mat.php?lang=1&idm=488&idr=189 mbi veprimtarine e CEZ Shperndarje ne administrim te perkohshem. DITA i drejtoi ERE-s një paketë pyetjesh lidhur me këtë raport. Pyetjet me poshte, duhej te ishin sqaruar ne raport, pasi vitin e kaluar ERE i ka shitur si imazh per CEZ. ERE iu përgjigj pyetjeve tona pas disa ditësh dhe më poshtë janë përgjigjet e këtij institucioni për pyetjet e DITA. Në fund të intervistës është edhe një koment i redaksisë sonë ekonomike mbi këto përgjigje
DITA: Përse është kërkuar të ndryshohet struktura organizative e CEZ-Shpërndarje në kushtet kur ajo është vendosur në administrim të përkohshëm?
ERE: Struktura organizative e CEZ Shpërndarje është propozuar nga shoqëria dhe miratuar nga ERE, ku është përcaktuar ndarja e territorit te mbuluar me rrjet shpërndarës, ne 9 rajone me drejtuesin përkatës. Ndarja është kryer ne baze te një shtrirjes gjeografike. Struktura e re organizative e Shoqërisë, është në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë së Shoqërisë dhe për me tepër ne kushtet aktuale, kjo strukture është ne funksion te rritjes se treguesve te performancës, dhe konkretisht te uljes së nivelit të humbjeve e rritjes së arkëtimeve. Duke pasur parasysh se këto dy objektiva lidhen ngushtë me konsumatorin, pra me terrenin, atëherë struktura është orientuar e tillë që Shoqëria të krijojë lidhje me terrenin duke orientuar në bazë volumin më të madh të punonjësve. Kjo është një strukture te ngjashme aplikohet edhe nga shoqëritë e tjera te sektorit, KESH sh.a dhe OST sh.a.
Sa është numri i punonjësve të miratuar nga ERE?
Nga ana e ERE-s miratohet vetëm fondi i pagave, i cili administrohet nga vete Kompania ne funksion te realizimit te objektiva. Ky fond pagash është i njëjtë me atë te vitit 2012, te miratuar po nga ERE ne llogaritjen e tarifave te shërbimit te shpërndarjes dhe shitjes me pakice te energjisë elektrike për Periudhën e Trete Rregullatore.
Sa është numri aktual i punonjësve të shoqërisë?
Numri i punonjësve gjendet i deklaruar tek tatimet. Për sa raportuar nga CEZ Shpërndarje, është afërsisht është i njëjtë me atë te vitit 2012.
Në raport përmendet qëndrimi i Agjencisë së Prokurimit Publik në lidhje me prokurimet. A mund të na bëni me dije se cili është qëndrimi i APP-së?
APP ne qëndrimin e saj ne lidhje me këtë çështje është shprehur se duke marre ne konsiderate mënyrën e organizimit dhe funksionimit aktualisht te CEZ Shpërndarje, ne respektim te referencave ligjore, është kompetence e Entit Rregullator nëse kjo Kompani do te konsiderohet Autoritet Kontraktor për efekt te zbatimit te ligjit shqiptar te prokurimit.
Me çfarë procedure ka prokuruar mallrat dhe shërbimet Administratori i përkohshëm gjatë ushtrimit të detyrës së tij?
ERE aktualisht është ne monitorim te këtij procesi dhe do te publikoje konkluzionet e raportit edhe për këtë çështje.
Pse CEZ-Shpërndarje nuk ka dërguar informacion për ecurinë e këtij procesi? (referuar fjalisë së fundit të kësaj pike në raport).
Sipas raportimeve te CEZ Shpërndarje (ne administrim te përkohshëm), pritet qe procesi i arbitrazhit lidhur me këtë çështje te filloj ne muajin gusht 2013. ERE ka mbajtur komunikim te vazhdueshëm me Avokaturën e Shtetit për këtë problematike, udhëzimet e se cilës i janë bere me dije CEZ Shpërndarje.
Në çfarë faze është procesi i shpronësimit të aseteve të shoqërisë? A përbën shkelje Kushtetuese shfrytëzimi i aseteve të një operatori privat?
Ne piken 5, te nenit 18, te Ligjit nr. 9072, date 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, te ndryshuar, përcaktohet se “Kur hiqet një licencë, Këshilli i Ministrave vendos shpronësimin e aseteve të të licencuarit kundrejt një kompensimi të drejtë, sipas procedurave të parashikuara në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”. Bazuar ne sa me sipër, kryerja e procedurave te shpronësimit, është kompetence e Këshillit te Ministrave. Me sa jemi te informuar, METE ndodhet ne fazën e përzgjedhjes se kompanive qe do te kryejnë vlerësimin e aseteve te kompanisë dhe auditin financiar te saj.
Përse mungon bilanci i energjisë në këtë raport?
ERE publikon bilancin vjetor te energjisë, duke qene se te dhënat e dërguara nga Kompanitë monitorohen ne vazhdimësi dhe analizohen duke mbajtur qëndrimet përkatëse për secilin nga treguesit e raportuar. Megjithatë ERE është duke marre ne konsiderate edhe përgatitjen e një bilanci paraprak 4 mujor.
Sa janë arkëtimet në vlerë monetare të shoqërisë për periudhën Prill-Maj 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar?
Arkëtimet për muajin prill 2013 janë 80.7%, kundrejt 78% ne vitin 2012. Te dhënat për muajin maj, dërgohen nga ana e kompanisë brenda datës 20 te muajit pasardhës.
Sa është fatura totale e blerjes së energjisë për periudhën Janar-Maj 2013 dhe sa është pagesa e bërë për këtë faturë?
Për muajin mars 2013 nga ana e CEZ Shpërndarje janë importuar 148 GËh, ne vlerën 6.879.287 Euro.
A është ulur borxhi i CEZ-Shpërndarje ndaj KESH-it?
Bazuar ne raportimet e CEZ Shpërndarje për periudhën mars-maj 2013, CEZ Shpërndarje ka paguar KESH sha detyrimin për faturat korrente te muajve janar – maj 2013 për furnizimin me energji te konsumatoreve tarifore dhe një pjese te detyrimeve te detyrimeve te prapambetura. Këto te dhëna do te analizohen pas raportimit te CEZ Shperndarje per muajin Maj 2013.
Po borxhi i shtetit ndaj CEZ-Shpërndarje?
Bazuar ne raportimet e CEZ Shpërndarje shikohet një trend ne ulje i detyrimeve buxhetore ndaj CEZ. Jemi ne verifikim e sipër dhe rezultatet e monitorimit pas analizës do te publikohen.
A përbën konflikt interesi që ERE, tashmë në rolin e mbikqyrësit direkt të CEZ-Shpërndarje, të kontrollojë proceset gjyqësore të nisura nga CEZ-Shpërndarje ndaj ERE-s?
ERE nuk ka tagër te ushtrojë kontroll mbi proceset gjyqësore, pasi ato i takojnë një pushteti tjetër te pavarur. ERE monitoron performancën e kompanisë e cila, megjithëse ne administrim te përkohshëm, vazhdon te jete një entitet i pavarur.
A po kryen aktualisht shoqëria të gjitha shërbimet që më përpara i kryente CEZ-Albania? Nëse jo, cilat shërbime nuk kryhen aktualisht?
Një tërësi shërbimesh që lidhen me mbarëvajtjen e veprimtarisë së Shoqërisë, si p.sh., shërbimet e burimeve njerëzore, shërbimet e brendshme, shërbimet financiare, shërbimet e marrëdhënieve me publikun, shërbimet e prokurimit e logjistikës, shërbimet e IT-së etj, realizoheshin nga strukturat e Shoqërisë CEZ Albania, dhe këto shërbime faturoheshin rregullisht në adresë të CEZ Shpërndarje. Aktualisht të gjitha shërbimet të cilat realizoheshin nga CEZ Albania, realizohen nga CEZ Shpërndarje, nëpërmjet strukturave te reja te ngritura.
Sa janë shpenzimet aktuale për secilin nga shërbimet që kryheshin nga CEZ-Albania?
Kalimi shërbimeve qe kryheshin nga CEZ Albania tek CEZ Shpërndarje, ka reduktuar shpenzimet nga vlera 139.8 milion leke ne muaj, ne vlerën 12 milion leke ne muaj.
Sa është energjia e importuar (në sasi dhe vlerë monetare) nga CEZ-Shpërndarje për periudhën Janar-Prill 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar?
Siç është është shprehur edhe me sipër, për vitin 2013 CEZ Shpërndarje ka importuar ne muajin mars sasinë 148 GËh, ne vlerën 6.879.287 Euro. Për muajt janar dhe shkurt 2013 me Vendim te Këshillit te Ministrave, ne mungese te kryerjes se importit nga ana e CEZ Shpërndarje, ishte ngarkuar KESH sha për kryerjen e importit te energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve, ndërsa te dhënat e importit për vitin 2012, janë te publikuara ne raportin vjetor te ERE.
Nga sa informoni, në këtë pikë janë bërë ndryshime në marrëveshjen e furnizimit ndërmjet KESH-it dhe CEZ-Shpërndarje. Përse lindi nevoja e bërjes së këtyre ndryshimeve dhe a është diskutuar me CEZ-Shpërndarje përpara heqjes së licencës mundësia e bërjes së këtyre ndryshimeve?
ERE ka bere saktësime ne Kontratën midis FPSH dhe FPP, duke qene se CEZ Shpërndarje për shkak te heqjes se licencës dhe vënies ne administrim te përkohshëm, nuk kishte kryer importin vjetor për mbulimin e humbjeve, procedure e cila bazuar ne Rregullore duhej te kryhej ne shtator te vitit 2012, si dhe nisur nga situata e favorshme e kushteve te hidrologjike ne vend, u përcaktua qe ne mungese te çmimit te referencës se importit te kryer nga CEZ, si reference te shërbente çmimi i eksportit i shoqërisë KESH.
Sa janë shpenzimet e CEZ-Shpërndarje për karburant për periudhën Janar-Maj 2013?
ERE miraton shpenzimet operative OPEX nisur nga historiku i shpenzimeve te mëparshme, dhe analizon zërat kryesore siç janë energjia e blere për mbulimin humbjeve ne rrjet, pagat, sigurimet, etj. Megjithatë gjate periudhës se administrimit te përkohshëm, ERE nga raportimet ka konstatuar se pagesat për karburant te kryera gjate kësaj periudhe, pjesa me e madhe është kryer për detyrimet e prapambetura, ndërsa pagesat për faturat korrente janë reduktuar ne raport me periudhën e mëparshme. Megjithatë ERE është ne monitorim e sipër te këtyre zërave.
A keni ndërmend të miratoni faturimin aforfe?
Nga ana e Kompanisë është bere prezent gjendja aktuale e sistemit te matjes te energjisë elektrike qe rezulton me probleme te shumta si ne mungesa te aparateve matës dhe matësve te dëmtuar, ashtu edhe ne problematiken e regjistrimit dhe përputhjes se te dhënave te konsumatoreve me sistemin, problematike kjo qe është konstatuar edhe nga ERE ne Raportin e heqjes se licencave kompanisë CEZ Shpërndarje. Megjithatë ERE i ka kërkuar Kompanisë verifikim ne terren dhe paraqitjen e një raporti te detajuar. Bazuar ne konstatimet ne vend te grupeve te punës te Kompanisë, ERE do te analizoje situatën .
Cilat janë kostot e studios ligjore që keni kontraktuar për çështjen CEZ-Shpërndarje?
Studio ligjore qe do te beje përfaqësimin ne arbitrazh te shtetit shqiptar lidhur me mosmarrëveshjet me CEZ Shpërndarje, është kontraktuar nga METE.
Si po monitorohet nga ERE, mënyra se si po operohet me asetet e CEZ-Shpërndarje nga administrimi i përkohshëm? Kjo pyetje vjen jo pa arsye, pasi ka informacione se në pjesë të ndryshme të rrjetit të shpërndarjes po bëhet zëvendësimi i kabllove të bakrit me ato të aluminit. Kush mban përgjegjësi për tjetërsimin e aseteve të shoqërisë?
Aktualisht ERE është ne monitorim te mënyrës se administrimit te shoqërisë CEZ Shpërndarje nga ana e Administratorit te përkohshëm. Edhe ky informacion do te jete pjese e objektit te monitorimit te shoqërisë.
Nga raporti vërehet se ju keni shënuar vetëm suksese nga administrimi i përkohshëm. A keni evidentuar të meta dhe çështje që kërkojnë përmirësim, si përshembull ankesat e konsumatorëve për mbifaturime prezente dhe gjatë administrimit të përkohshëm, apo veprimtaria e shoqërisë për vjeljen e debisë? (Ose tregues të tjerë si treguesi i arkëtimeve në Kukës, borxhi i institucioneve shtetërore).
ERE është ne monitorim te vazhdueshëm te aktivitetit te CEZ Shpërndarje, e cila si një shoqëri e vendosur ne administrim te përkohshëm, ka për objektiv kryesor sigurinë e furnizimit te pandërprerë me energji elektrike për konsumatoret, përmirësimin e treguesve te performances si ulja e humbjeve dhe rritje e arkëtimeve, ndërprerja e praktikave te dënimeve kolektive te konsumatoreve nëpërmjet vendosjes se gjobave, kontrolli mbi faturimet e kryera ne mënyrë abuzive. ERE se shpejti do te beje publike konkluzionet e monitorimit te shoqërisë CEZ Shpërndarje për periudhën 5 mujore te administrimit te përkohshëm.
Disa ditë më parë Drejtori i Drejtorisë Ligjore dhe mbrojtjes së konsumatorëve në ERE, z. Eduard Elezi, deklaroi se ERE po shqyrton kërkesën e CEZ-Shpërndarje për të falur kamatvonesat. Nga ana tjetër Administratori i quajti këto deklarata si abuzive. A ka një mospërputhje qëndrimesh ndërmjet Administratorit të përkohshëm dhe ERE-s? A është “de facto” ERE mbikqyrësi i Administratorit të përkohshëm?
Deklarata e ERE-s është keqinterpretuar, pasi kishte te bënte me kamatëvonesat e gjobave abuzive te vendosura nga CEZ Shpërndarje përpara heqjes se Licencës, gjë e cila është sqaruar edhe për opinionin publik.
Një koment mbi përgjigjet e ERE
Kur flet per strukturen ERE thote qe e propozoi administratori dhe ERE e miratoi. Ne fakt kete detyrim per ndryshimin e struktures ERE e ka parashikuar ne rregulloren e saj per heqjen e licenses dhe emerimin e administratorit. Qellmi ka qene ndryshimi i struktures per te hequr nje pjese te punonjesve ekzistues dhe zevendesimi i tyre me mlitante -per te cilet u rrit dhe rroga se fundmi. Jane larguar 1000 veta jane marre 1200 minimalisht (me perafersi). Dhe fondi i pagave per muajt qe ERE raporton eshte me i larte se i vitit te kaluar per te njejtet muaj – qe do te thote numri i punonjesve nuk eshte afersisht i njejte. Dhe per kete ERE duhej te kishte inco sikurse e kerkonte vitet e tjera nga kompania, madje dhe rrogat per secilin punonjes.
Perseri per arketimet kur jane pergjigjur jane dhene ne perqindje, ashtu sic jane te gjitha te dhenat qe jepen nga institucionet aktuale. Perqindja eshte tregues relativ, ndersa arketimet ne vlere absolute nuk i japin. Jane me te uleta se vitin e kaluar per muajt qe ne pyesim.
Per sa i perket shpenzimeve qe kryeheshin nga CEZ Albania, nuk specifikon cfare lloj sherbimesh kryen. Thone sot i ben vete CEZ Shperndarja dhe kushtojne me pak, por kjo nuk është plotësisht e saktë, sepse nuk kane futur shume shpenzime te tjera qe lidhen me blerjen e licensave, serverave etj.
Lidhur me bilancin e energjise, gjithnje eshte raportuar mbi baze mujore – sot e fshehin qe te mos dale shitja dhe humbja.
Sa per konsulentin e ERE per çeshtjen e arbitrazhit, ERE ka pasuar topin per konsulencen e METE po ka harruar te thote per konsulentin e tyre Patton Boggs LLP-procesin e tenderimit te ketij konsulenti per llogari te ERE e ka bere Ministria e Drejtesise dhe e ka publikuar vete ERE ne faqen e saj zyrtare. Keshtu qe edhe kjo pikë e përgjigjeve ka pasaktësi dhe fshehje informacioni.
Per kontraten ndermjet KESH dhe Cez Shperndarje ERE ka bere nje saktesim qe administrimi i meparshem e pati kerkuar disa here, po nuk u be nga ana e ERE. Kete saktesim ERE e ka bere meqe KESH ka qene shume mire me prodhimin kete pranvere – eshte nje nder vitet me te mira te historise se prodhimit- dhe CEZ perfitoi nga ky prodhim duke marre energji me çmim te ulet per te mbuluar humbjet. Keshtu i ngelen me shume para ne dispozicion per fushaten. DITA botoi disa javë më parë një raport mbi përdorimin antiligjor të kompanisë së madhe në fushatën e PD-së në pushtet.
ERE eshte i vetmi institucion qe e mbikqyr dhe qe duhet te miratoje cdo veprim qe ben administratori Dollapi per vete statusin ne te cilin eshte kompania. ERE duhet te kete informacion per cdo aspekt te ecurise se kompanise pasi eshte ende prone private, nuk eshte shtetezuar dhe nuk mund te bejne asnje veprim me asetet e saj. Mirepo po ndodh e kunderta. Asetet e shoqerise private po tjetersohen – ku te mundin po nderrojne kabllin e bakrit me alumin dhe bakrin e shesin per te shkuar ne xhepa korruptive drejtuesish. Duket qarte qe ERE vepron me dy standarte: veprimet e saj favorizojne sot Dollapin dhe veprimet e tij. Per DITA-n perseri ato pyetje qe nisëm kanë ngelur pa pergjigje.
* * *
Shpërndarja e zonave që nuk paguajnë energjinë përputhet me shpërndarjen e elektoratit të PD-së.
Pikëpyetjet e një raporti: Çfarë po na ndodh me faturat e Energjisë?
Për ata që janë profesionistë të fushës së energjisë është trishtuese kur shikohet se si materializohet “profesionalizmi” i ERE-s në një pseudo-raport, gjysma e të cilit tregon kronologjinë e veprimeve të ERE dhe përshkrimin e një pseudo-rregulloreje, që do të udhëheqë drejtimin e një shoqërie private.
Në raport duket sheshit që ERE po prodhon një informacion, i cili në mënyrë protektive trumbeton “arritjet” nëpërmjet analizave amatoreske, dhe në rastin më të keq manipulimin e të dhënave dhe analizave. Kjo mund të përbëjë edhe vepër penale për manipulim të dhënash dhe mashtrim.
Është e qartë që ERE e ka “gatuar” vetë të gjithë këtë situatë në udhëkryq e pa rrugëdalje, ndaj dhe po krijon alibinë e suksesit të administrimit të shoqërisë nën mbikqyrjen e ERE. Ështe mëse e qartë që ERE nuk ka më informacion rreth veprimtarisë së CEZ dhe as nuk mund t’i kërkojë informacion kompanisë. I vetmi informacion që duket se ERE disponon për performancën e kompanisë janë katër shifra relative (në përqindje) dhe pa bazë krahasimore. Humbjet e shoqërisë jepen në përqindje, me qëllim fshehje të realitetit… pa llogaritur që për muajin Mars nuk jepet ky tregues.
– NUK KA NJË BILANC ENERGJIE NE RAPORT!! Mungesa e Bilancit të Energjisë është një tregues i qartë i “martesës” ERE – CEZ Shpërndarje dhe nivelit të ulët të raportimit, monitorimit dhe vlerësimit të treguesve të performancës.
– ERE NË RAPORT TRAJTON ÇËSHTJEN E STRUKTURËS SË RE DHE KLASIFIKIMIN E PAGAVE dhe nuk paraqet asnjë informacion për numrin e punonjësve sipas strukturës, si ka ndryshuar dhe pse? Nuk ka se si të jetë një informacion i tillë në raport, pasi nuk mund të serviret si sukses rritja e numrit të punonjësve sipas oreksit të fushatës së PD, ndaj ERE duhet ta fshehë si informacion. Miratimi i strukturës së propozuar nga Dollapi është totalisht në shkelje të rregullores së nxjerrë nga vetë ERE (edhe pse kjo rregullore është antikushtetuese dhe antiligjore). Nga raporti i ERE-s duket që fondi i pagave është më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Megjithatë nuk pritet më shumë nga një institucion si ERE, i cili ndërmjet kandidatëve me profesionin inxhinier elektrik, zgjodhën një inxhinier minierash, vetëm se ishte militant i thekur i PD dhe njeri i besuar i familjes. Nga ana tjetër, me qindra profesionistë të larguar nga puna pa asnjë motivacion, pjesa më e madhe e të cilëve janë duke e ndjekur çështjen në rrugë gjyqësore, përbëjnë një kosto të lartë që i ngarkohet kompanisë dhe për të cilën ERE nuk interesohet në asnjë pikë të raportit për këtë çështje, tregon thjesht “vasalizmin” e ERE-s ndaj Dollapit dhe atij që e emëroi.
– PROCEDURAT E PROKURIMIT TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE – nuk jepet asnjë informacion se si ka proceduar administratori i emëruar nga vetë ERE. Nga raporti kuptohet që Dollapi nuk e pyet ERE-n për procedurën se si bën blerjen e mallrave dhe shërbimeve… një mosmarrëveshje lidhur me këtë çështje ndërmjet ERE-s dhe Dollapit duket qartë në raport, por ERE thjesht tregon komunikimin “ping-pong” pa u zgjatur me tej… si ka mundësi që nuk monitorohet veprimtaria e një shoqërie në administrim të përkohshëm dhe ERE e cila është në rolin e këshillit mbikqyrës nuk ka më shumë për të thënë??? Sa janë shpenzimet për naftë, materiale, udhëtime jashtë shtetit të kompanisë së shpërndarjes në prag falimenti???? Si arrin Dollapi t’i fshehë këto shpenzime???? CEZ Shpërndarje nuk ka asnjë njoftim për prokurimet në ëeb-in e saj… pra prokurimet e CEZ Shpërndarje po kryhen në kundërshtim me rregulloren e miratuar prej vetë ERE-s dhe pa miratimin e ERE-s.
Inkompetenca e ERE-s arrin kulmin në pikën e raportimit financiar, kur bën analizën e shpenzimeve duke iu referuar raportit të “cash floë”. Ky është një skandal i pa precedent – zor të gjesh një institucion homolog në vende të tjera me këtë lloj kompetence, që nuk bën dot dallimin midis “Shpenzimeve” dhe “Pagesave” të periudhës… (fq.17 e raportit të ERE), gafa të cilat nëse do t’i bënte një student i vitit të dytë të ekonomikut, nuk do të kalonte vitin.
ERE nuk ka bërë asnjë monitorim se si po përdoren asetet e shoqërisë, si po tjetërsohen asetet e shoqërisë – flitet se në pjesë të ndryshme të rrjetit të shpërndarjes po bëhet zëvendësimi i kabllove të bakrit me ato të aluminit. Kush mban përgjegjësi për tjetërsimin e aseteve të shoqërisë nën kushtet e administrimit të përkohshëm? A ka të drejtë ky pseudo-administrator të përdorë asetet e shoqërisë për të pasuruar xhepin e tij, për të përdorur burimet njerëzore të shoqërisë në funksion të fushatës së PD, duke marrë vendime populiste për rritje të pagave ndaj punonjësve të përkushtuar ndaj PD dhe për PD???? Kjo është shprehje e qartë se si kjo qeveri dhe kjo filozofi qeverisëse trajton kapitalin privat në Shqipëri.
A raporton ERE për:
– Sa është numri i ankesave të konsumatorëve; sa prej tyre janë zgjidhur?
– Sa është debia e konsumatorëve të Kukësit, Kolshit, Memaliaj, Postribës dhe të gjitha zonave problematike me mospagesat më të larta të faturave të energjisë? Ku janë grupet e prerjes së debitorëve?
Nuk do shumë mend të kuptosh që arsyeja pse një informacion i tillë nuk ekziston në raport është: Dollapi nuk po zgjidh asnjë ankesë. Për sa kohë që ankesat e konsumatorëve nuk përbëjnë problem për Dollapin (pasi goja e konsumatorëve që kërkojnë të drejtën e tyre është mbyllur dhe për këtë Dollapi paguan mirë mediat që të mos pasqyrojnë këtë anë negative), nuk ka për të qenë pjesë e raportimeve. Ndërsa kush vidhte energji vazhdon të vjedhë dhe të mos paguajë…
Nësë vëreni hartën e pagesave të energjisë bashkëngjitur këtij materiali – shpërndarja e zonave që nuk paguajnë energjinë përputhet me shpërndarjen e elektoratit të PD-së.
Performanca e Dollapit ka arritur nivelet më të larta? Me çfarë mënyre? Ka dyshime të forta se kjo po ndodh duke rritur fiktivisht faturimet për konsumatorët që janë pagues të rregullt të energjisë elektrike. Si ka mundësi që fatura e muajve Mars, Prill, Maj nuk kanë ndryshime nga fatura e Janarit, Shkurtit, ose eshte em e larte – ne kushtet kur kërkesa e përgjithshme për energji në vend bie në këtë periudhë me rreth 40%? Sa të vërteta janë zërat që qarkullojnë në CEZ se këtë performancë Dollapi e realizon nëpërmjet zyrës së IT dhe drejtorit të Shitjes, të cilët jane të besuarit e tij që bëjnë “magjira” me sistemin e faturimit? A ka përgjigje ERE për këto akuza apo mbyll sytë përpara këtij realiteti? Ky institucion është Ent Regullator apo është kthyer në Entin Çrregullator të Energjisë dhe vasal i Dollapit?
Si ka mundësi që faturat janë rritur menjëherë pas emërimit të z.Dollapi?!
Tabela më sipër është përmbledhje e pasqyrës së faturimit të energjisë elektrike për një familje në Tiranë, ku bie në sy një rritje dhe një kapëcim i shumave të faturuara që nga janari i këtij viti, kohë që përkon edhe me emërimin e Sahit Dollapit si drejtues në CEZ.
Sic mund ta shikoni, i njëjti qytetar që deri në dhjetor 2012, pra gjatë vitit të kaluar ka pasur faturën naksimale në rastin më të keq 37 mijë lekë të vjetra në muaj, që nga janari 2012, kjo familje është përvballur me një dyfishim të faturës së energjisë elektrike. Nga 37 mijë lekë fatura maksimale në vitin 2012, qytetari që ankohet ka marrë në janar 2013 një faturë prej 59 mijë lekësh për të vijuar më pas 53 mijë në shkurt dhe kështu me radhë.
Si ka ndodhur kjo? Zyrtarisht qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave nuk kanë deklaruar se në vitin 2013 ka ndonjë vendim për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.
Brenda CEZ-it dhe jashtë tij kanë nisur të fitojnë terren përfoljet se drejtuesit e CEZ kanë futur në zbatim një skemë mafioze faturimi.
Zërat janë shtuar për shkak se skema e faturimit tashmë është përqëndruar në duart e jo më shumë se 3 personave, ndërkohë që para ardhjes së Dollapit, akses në sistem kishin deri edhe arkëtaret.
Kjo është një pikëpyetje e madhe për mënyrën se si po administrohet CEZ. Një pyetje për të cilën drejtësia duhet të kërkojë përgjigje. Është e pabesueshme të mendosh se administratorët e huaj të CEZ, më saktë ata cekë, kanë nënfaturuar qytetarët shqiptarë.
Pista më e saktë dhe më e besueshme është se CEZ po mbifaturon familjet shqiptare në një periudhë të vështirë ekonomike për të mbushur gropat e mëdha në buxhetin e rrënuar të kompanisë publike në fjalë.
Shpresa e fundit qe mund te shpetoje CEZ-in nga kjo akuze është ideja se qytetaret kane nisur te harxhojne me shume energji elektrike qe pas emerimit te Sahit Dollapit ne drejtimin e kompanise. Kjo do te ishte nje rastesi ekzemplare per librat e legjendave urbane te koheve te sotme.

ik o sahit dollapi qe vjedh leket e popullit e i harxhon ne fushatat e saliut!
TURP! TURP! TURP!
ME SHQELMA DO IKESH NE SHTATOR O ZAR I SALIUT!
Une jam faturuese ne CEZ. Ne kohen qe CEZS administrohej nga ceket urdheri ishte i prere : Nuk keni plan faturimi,prandaj duam vetem faturime reale. Theksoj qe kjo ishte kerkesa zyrtare ndaj nesh, pastaj shume prej nesh nuk shkonin ne objekt dhe faturonin pa i pare matesit eshte problem tjeter.
Me ardhjen e S.Dollapit u kthyem ne periudhen para 2009. Se pari cdo muaj na japin planin e faturimit per cdo faturues per ta firmosur dhe nuk duan tja dine se ku dhe si do faturosh.Po nuk e firmos largohesh nga puna. Po nuk realizove planin e kerkuar ka masa administrative. Por nga ana tjeter po pati ankesa per mbifaturim do pergjigjesh po administrativisht. Keshtu qe futja por me kujdes jo shume qe mundesisht te mos ankohen abonentet. Mundesisht futja te ambjenti i perbashket qe ju ndahet abonenteve.
Se dyti ne kohen e cekeve faturimi fillonte ne daten 1 te cdo muaji dhe mbyllej ne daten 25. Ndersa ne muajin Prill 2013 me urdher faturimi filloi ne daten 6 me qellim qe te faturohej me shume (fiktivisht 1 muaj por realisht 36 dite) dhe te dilte qe po ulen humbjet..Po keshtu u shty ne Maj 2013 dhe tani ne Qershor 2013 faturimi filloi ne daten11 qershor.
Ne kohen e cekeve abonentet pa mates nuk faturoheshin aforfe kur matesi ishte demontuar nga CEZ per arsye djegie,kolaudimi etj. sepse ishte faji i kompanise qe nuk vendosej matesi tjeter,ndersa tani me dijenine e ERE kur hiqet matesi , abonenti faturohet gjoja simbas mesatares se muajve te fundit.
I ngrofet me djeg i ftofet me ftof
Seit Dollapi eshte nder me te koruptuarit dhe militant i PD qe i coj gjith leket ne funksjon te PD per fushaten elektorlae. Te gjith konsumatoreve ju ka faturuar nga 60 – 100 kvh me shume. Cka shkruaj verifikohet fare lehte dhe le te veprojne organet kompetente nese e meshirojne kete pupull qe i ka hyre thi,ka ne palce nga keta gjakpires.
Seit Dollapi eshte njeri pa shpirt. Edhe ne uje sjelljes orjentonte te faturonin shume me teper bile organizonte manipulimin e sahateve. Turp, turp dhe4 harram ju befshin gjith padrejtesit dhe vjedhjet ne pupull bashke me qeveritaret e tjere dhe njerzit e familjes se Bryeministrit
Me vjen per te vjell kur shikoj keto portrete qe perveç kollareve nuk mbartin asnje shenje civilizimi e qyteterimi.E gjithe administrata shteterore nje prerje ka ,u mungojnz vetem briret!Turp per ne kush na drejton e kush mban ne shputer fatet e nje populli.Kjo eshte Shqiperia e viteve 50,beni krahasimin me keto lloj species e do te bindeni.
ashte e vertete mbifaturimi,ne muajin janar kam paguar 3094 leke ,duke kene 4 veta ne shtepi.ne shkurt 7252,ne mars 7732.ne prill 7675maj 7500 duke kene 2 vete ne shtepi dhe gjysma e kohes jo ne shtepi.shkurtin marsin, prillin i kena pagu,por nuk me shkon ndermend me pagu majin e ne vazhdim ne qoftese vjen fatura e fryre .per mosbesuesit quhem bepin rrok paluku
Faturat e debitorëve militantë, do ti paguajmë ne të tjerët, sipas dollapit. Faturat për muajt dhjetor-janar-shkurt-mars kanë qenë 4-5 fishi i normales. Mesa lexova më lart tek @anonim si punonjës në chez, tani e konfirmova dyshimin që kisha, se e kanë bërë me urdhër. Megjithse kam bërë ankesë, kaluan katër muaj dhe pasi shkova edhe vetë nja pesë herë për të marrë përgjigje as denjuan të vijnë për verifikim, se çfarë të verifikonin sahatin që e xhirojnë sipas planit që u paska vënë dollapi? Ja kjo është fytyra e VJEDHJES made-in salihi alla dallapi …
Ky sahit dollapi eshte prototipi i nepunesit hajdut dhe batakci qe mbush administraten e sotme. Kudo kjo administrate ka sahite,zhelale,jemine,kolloze,sherefedine e plot myteberre qe te krijojne pershtypjen e nje administrate osmane. Bashke me emrat e tyre puro turke te vijne dhe bemat qe s’kane asnje ndryshim me ato te taksidareve e xhelepaxhinjve te turqise osmane. Sali ne kryeministri e sahit ne energji te gjithe nje bande rrjepesish. E kini degjuar ndonjehere sahitin kur flet? Nje shoku im qe e degjonte nje dite m’u drejtua i irrituar:0 zot,e njeh kete njeri? Ta them une,eshte nje monster sociopatike qe gjithe shqiptaret qe paguajne faturat i urren sepse i konsideron kundershtare te sali berishes. E kam degjuar me veshet e mij kur e ka thene. Pervec kesaj shtoi se u duhen kripur faturat qe te lodhen!!? Shoku qe punòn ende ne cez shperndarje me tregoi se si zona ku banojne bashkekrahinoret e sahitit nuk paguan as 10 perqind te faturave…?! As vete sahiti nuk i paguan faturat dhe shko vertetoje me tha shoku ne fund te komentit per shkrimin e sotem te gazetes dita. Koha e sahiteve duhet shkruar me te zeze i thashe . E c’ti thosha kur ne fakt ne koken time vertitej ideja ” qe koha e sahiteve duhet ekzekutuar ne karriken elektrike dhe me voltazhin e korrentit mijra kilovatesh qe ka pa paguar administratori osman nga emri dhe nga sjellja e llojit te 40 hajduteve qe pershkruhen ne nje tregim osmanlli te shekullit te 17-te.
Te gjithe Antaret e Qeverrrise Shqipetare , qe kane aprovuar kete trajtim RRacist te Saliut ne Shqiperi (ku me i qyteruar eshte shqiptari i jugut me shtetin shqipetar dhe me i drobituri dhe leckaman gjithashtu pa ndihma nga shteti eshte po populli i Jugut te Shqiperise dhe i BULQIZES ) qofshin te mallkuar me Breza dhe Guri mbi Gur mos ju mbetete !
Te gjitha sa thuhen me larte jane te Verteta.Megjithate ka dhe shume bema te tjera….
Psh:Ka mbi nje muaj qe grupet e prerjes ne terren realisht nuk punojne ose punojne ne raste selektive,kjo sepse populli i PD ne kohe fushate nuk duhet bezdisur,kjo eshte kompesuar disi me super faturim te muajve prill dhe maj,ne menyre qe nga pagesat e atyre qe jane te rregullt te arrihen treguesi per muajin maj dhe qershor.
Gjithashtu,po perdoren pelivanlleqe nga me te shemtuarat per te manipuluar treguesit.
Tregues dhe te dhena qe normalisht duhet te jene te aksesueshme nga shume punonjes tashme ruhen ne menyre sekrete dhe te dyshimte nga njerez me lidhje nepotike dhe partiake me drejtuesit ne zyren qendrore ose drejtuesit ne zona.
Per Shpenzimet Operative,po aplikohen praktika qe duken sheshit qe jane vetem per te krijuar mundesi vjedhjeje per hajdudet qe kane ardh me kontrate nga deget e PD ne Rrethe,perfshi ketu shpenzime per nafte(tollona),baze materiale(Transformatore,Tela,Kabell),Dieta Udhetimesh etj etj
Per cdo aplikim per punesim dokumenti kryesor qe duhet te paraqitet tek Drejtori i Zones, eshte vertetimi nga Kryetari i PD ne rreth.
Edhe ne ato raste kur manaxhere te zote te kohes se CEZ nuk jane heq nga puna,dhe arrijne te kuptojne me se miri kete situate skandaloze,tregohet kujdes i vecante qe te perndiqen me te gjtiha menyrat(Ulje ne detyre,ulje drastike pagash per njerez me CV qe i bejne nder kompanise ku punojne,fshehje e cdo lloj informacioni per ta,aneksimin me detyra shume qesharake per kapacitet e tyre etj etj.
Ka raste qe nga abonentet kerkohen vertetime ose shkresa te ndryshme per ti paraqitur ku u kerkohen,dhe ne te tilla raste nje dokument qe normalisht duhet te merret per 30 sec nga opearatoret e Kujdesit te Klientit,i thuhet qe hajdeni pas nje muaji,ne menyre qe abonenti te paguaje rryshfet per dokumentin qe eshte nje e drejte e tij dhe detyrim i kompanise tja jape ne moment.
Eeee cte zgjatem me mor miqte e mi…
Ketu ne Cez-in e Dollapeve te Sahitit ka 5 muaj qe po lozet nje shfaqje Tragji-Komike me shume akte ne nje ambjent qe mese shumti do ishte i denje per Shqiperine e viteve 45-50!!!!