“Zyrtarët e këqij janë ata që zgjidhen nga ata shtetas të mirë që refuzojnë të votojnë ” – George Jean Nathan
Sot është ditë votimesh. Është e drejta jote të zgjedhësh. Jo thjesht për veten tënde, por për të ardhmen e vendit, të familjes, fisit dhe krejt shoqërisë. Për këtë të drejtë kanë sakrifikuar miliona njerëz në botë. Edhe në Shqipëri jo pak. Të mos e ushtrosh këtë të drejtë do të thotë se nuk e meriton ta kesh. Mos mendo se vota jote nuk ka peshë dhe se nuk mund të sjellë ndryshime. Po të mendojnë shumë si ti, atëherë fati i vendit mbetet në duart e interesaxhijve, të njerëzve të vegjël dhe pasionantë, të cilët, për të zgjedhur, nuk drejtohen nga arsyeja por nga instinktet.
Të rrish gjithë ditën në kafene duke mallkuar të këqijtë dhe të dëmshmit nuk ke bërë asgjë të mirë, ndërsa të shpenzosh një orë kohë për të votuar kundër së keqes do të thotë t’i kontribuosh së mirës. Ti mund të ankohesh se sot është e vështirë të dallosh të mirën nga e keqja, progresiven nga regresivja, sinqeritetin nga ligësia. Ke të drejtë, por mos kërko perfeksionin dhe as hyjnoren. Ato nuk ekzistojnë në tokë dhe as mos prit të vijnë. Ndërkohë, mos harro se midis nesh ka pasur dhe ka njerëz me vlera, të aftë dhe të përkushtuar.
Për shumëçka nuk duhet të jemi të sigurt, por një gjë është e sigurt. Uji që nuk lëviz, qelbet. Pushteti që nuk ndërrohet, korruptohet. I korruptuari bëhet trim dhe të fyen, të përçmon, të tall, të gënjen, të shfrytëzon dhe të hipën në qafë. Nëse nuk voton do të jetosh në kënetë. Shoqëria dhe individi kanë nevojë për ndryshim. Askund në botë, ndryshimi nuk vjen duke ruajtur gjendjen ekzistuese, por duke e zëvendësuar atë me një të re. Përndryshe, nuk quhet ndryshim. Askund në botë ndryshimi nuk ndodh dhe nuk pritet nga brezi i vjetër, por nga brezat më të rinj që kanë mentalitet të ri. Mosha edhe në kuptimin biologjik ka kufijtë e saj. Të vjetrit, kur e meritojnë, duhen respektuar për ato që kanë bërë, por nuk duhet t’u besohet drejtimi i shtetit. Shoqëria, nëpërmjet shtetit, nuk u beson as timonin e autobusit.
Prandaj, duhet të shkosh dhe të votosh.
Nëse e do Shqipërinë dhe të dhimbset Atdheu, duhet të votosh kundër atyre që bënë Marrëveshjen Antikombëtare të Detit. Kush trafikon Atdheun nuk të ka në llogari as ty, as mua, vetëm vetveten dhe familjen e tij.
Nëse të dhimbset jeta e çdo shqiptari, ashtu si edhe e jotja, duhet të votosh kundër atyre që vranë në mes të ditës dhe në mes të Tiranës katër njerëz të pafajshëm dhe kërcënuan se do të vrasin edhe më shumë po iu rrezikua pushteti i vjedhur. Nëse nuk voton kundër tyre sot, nesër, për arsye të ndryshme dhe rrethana të tjera, mund të ta bëjnë edhe ty atë “nder”. Sa më shumë të rrinë në pushtet, aq më të rrezikshëm bëhen sepse i ndjek hija e ndëshkimit. Nëpërmjet pushtetit që zotërojnë e kanë bërë veten të pandëshkueshëm e, rrjedhimisht, edhe të gatshëm të kryejnë krime të tjera. Duke iu hequr pushtetin, ne iu heqim edhe mundësinë që të na varfërojnë më shumë, të na nëpërkëmbin dhe vrasin edhe në të ardhmen.
Nëse të dhimbset mundi dhe djersa e shqiptarëve, duhet të votosh kundër atyre që shpërdoruan 230 milion Euro në ndërtimin e rrugës Milot-Kukës për të mbushur xhepat e tyre dhe të xhambazëve të huaj, që u sigurojnë mbështetje për të na sunduar, dhe pastaj urdhëruan gjykatat ta mbyllin çështjen për shkaqe procedurale dhe jo për mungesë provash. Po të ishin në buxhetin e shtetit ato para, ne do të kishim shkolla e spitale më të mira dhe rroga e pensione më të larta.
Nëse ke respekt për institucionin e familjes dhe i respekton familjet e të tjerëve ashtu si tënden, duhet të vraposh dhe të votosh kundër atij dhe atyre që kanë përgojuar, nëpërkëmbur dhe poshtëruar familjet e të tjerëve, vetëm e vetëm pse janë familjet e kundërshtarëve politikë. Respekti për të gjitha familjet shqiptare, pavarësisht se të kujt janë, është respekt për veten tënde dhe, veçanërisht, është nderim për Familjen e Madhe Shqipëri. Largimi nga skena politike e atyre që i cenojnë këto familje është detyrim moral dhe qytetar.
Nëse ke respekt për besimin tënd fetar dhe për besimin e çdo shqiptari, duhet t’iu japësh një mësim të mirë këtyre pushtetarëve, të cilët po bëjnë çmos të përdorin fenë si instrument politik, duke shkaktuar ndasi fetare, siç bëri Kryetari i Bashkisë së Tiranës dy javë më parë duke akuzuar kundërshtarët politikë se “urrejnë myslimanët”. Duhet ta përçmosh dhe dënosh hipokrizinë e këtyre njerëzve pa fe, pa ideal dhe pa skrupuj, kur ke parasysh që kryeministri aktual, vetëm dy ditë pasi u përgjërua për ndërtimin e xhamisë kryesore të Tiranës, për një grusht vota më shumë, u shpreh se ishte dakord të lejonte martesat e homoseksualëve, gjë që dënohet nga të gjitha besimet fetare të shqiptarëve.
Nëse je kundër dasive krahinore dhe armiqësive politike në Shqipëri, duhet të kontribuosh me votën tënde për largimin nga pushteti të Saliut pa dinjitet, i cili mashtron popullsinë e rrethinave të Tiranës se kryetari i opozitës i ka quajtur “shpellarë” dhe pastaj u thotë skraparllinjve se “Rama ju ka fyer dhe ju urren”. Shpifja, mashtrimi dhe përçarja e shqiptarëve ka qenë një nga armët e tij për pushtet. Ne na nevojitet Shqipëria dhe shqiptarët më shumë se pushteti i tij dhe se politika në tërësi. Prandaj, refuzoje politikën e vjetër dhe voto për unitetin kombëtar.
Nëse dashuron të vërtetën dhe urren gënjeshtrën, mos u pajto dhe voto kundër Sali Berishës, i cili, pasi e burgosi dikur kryetarin e opozitës dhe e shpalli hajdut, mafioz, vrasës, kapo i krimit etj., e thirri për takim dhe iu tha gazetarëve se: “Ato që kam thënë dikur për Nanon kanë qenë thjesht për efekte elektorale”. Të njëjtën gjë po bën edhe tani. Kush të gënjen, të ka përçmuar dhe tallur.
Shko të votosh dhe, përpara kutisë së votimit, kujto çfarë shteti ka ndërtuar ky pushtet, kujto grabitjen që t’i kanë bërë pronës, urbanistikën e shëmtuar, sorollatjet dhe zhvatjet që të bëjnë gjykatat, tregtinë që bëhet me jetën dhe shëndetin tënd nëpër spitale, plehrat në rrugë dhe plehrat që po sillen nga Italia. Ky nuk është shteti që ke kërkuar në 1990 dhe as shteti që ti meriton.
Nëse ke qenë i persekutuar nga regjimi komunist duhet të jesh bindur se njeriu që merret me politikë prej 45 vitesh (22 vjet si komunist me maskë dhe 23 vjet si antikomunist fals) nuk është njeriu i duhur, as për ty dhe as për popullin shqiptar. Njerëzit me maska janë njerëz të rremë. Mos iu beso maskave. Ka lider të djathtë më dinjitozë se ai.
Ata që priten të vijnë në pushtet nuk janë engjëjt dhe mos prit prej tyre parajsën. Edhe ata mund të jenë të infektuar nga sëmundja që ka zënë shoqërinë shqiptare. Mirëpo, i infektuari gjen shërim dhe ne mund t’i shërojmë ata ose t’i hedhim në kosh pas katër vitesh, por ky, që ka qenë kaq gjatë në pushtet dhe kërkon pushtet të përjetshëm, nuk ka shërim. Me të janë provuar të gjitha “kurat” por kanë rezultuar të paefektshme. Ata që kërkojnë pushtet të përjetshëm duhen larguar sa më parë nga pushteti, sepse nuk e kërkojnë pushtetin si mundësi dhe mjet për të na shërbyer ne, por si qëllim të jetës dhe mirëqenies së tyre. Kemi rastin t’i largojmë me votë, në të kundërt dëshpërimi do bëhet i pakontrollueshëm. Zemëratën që vlon kemi në dorë ta zbusim me votën tonë. Asgjë e mirë nuk i vjen Shqipërisë nga shpërthimi i zemëratës popullore, edhe pse populli do t’u bënte banditëve që vjedhin zgjedhjet atë që nuk ua ka bërë deri tani drejtësia e munguar.
Me një qeverisje tjetër do të ketë më shumë paqe sociale, më pak zhurmë dhe ngatërresa e përçarje, më shumë qytetari dhe më pak dhunë, verbale apo fizike. Shkurt, do të ketë më shumë normalitet. Një votë e jotja më shumë sot do të jetë një mundësi më e vogël për falsifikime nga Ai që gjithë jetën e tij politike e ka false. Prandaj, mos nguro, por shko tek qendra e votimit dhe jepi një mësim të mirë të keqes që kërkon të përjetësohet.
Viktor Malaj

jooooooo eshte pake do pak me lart nga gjoksi ME LAK
Mos harroni ta shkarkoni mire ujim,se me plehra bllokohet tualeti!!!
Nje diciture dinjitose per kete njeri.Por hiqini jelekun antiplumb se mos bllokoje tubacionet.
hahahahaha ku te ka shku menja mor burre. i pa pame ky koment.
Fantastike per kte muttttttttttttttttttt qe qelbi gjith shqiperine
Falenderime te medha per kete shkrim te madh.
Do votojme dhe nuk do ti leme hajdutet e rinj si Meta te na vjedhin prape, mjaft vuajtem dhe na vodhen per 55 vjet ne socializem derisa skishte me ushqim ne dyqane.
saliu,argita,liria,xeni,basha,zhozi,duhen rjepur te gjalle me gjithe familjet e tyre pa patur pike meshire.kane 23vjet qe ja bene jeten malore atij populli,oggi e cominciato inizio della fine per loro.
“MOS U GEZO O I GEZUAR,MOS U IDHNO O I IDHNUAR”, “BISHTI QENIT DO JETE.
“kAP NJENIN SHKAPETE ME TJETRIN”.
“ALI HOXHA , HOXH ALIJA”