Portalet online te mediave nderkombetare qe kane faqe ne gjuhen shqipe e vene theksin ne raportimet e ketij mengjesi te procesi i ngadaltei numerimit.
“Numërimi i votave po ecën ngadalë në Shqipëri. Ndër shkaqet kryesore të vonesave mbi katër orë të fillimit të numërimit njoftohet se është ardhja me vonesë e grupeve të numërimit, dhe akreditimi i tyre nga KQZ. Kutitë kanë ardhur shumë shpejt nga qendrat e votimit në komisionet zonale dhe nga ora 20, numëruesit u bënë gati pas 4 ose 5 orësh vonesa boshe madje deri nga ora 3 e mëngjesit. Një pjesë e antarëve numërues janë ndryshuar dhe është dashur një kohë që numëruesit e rinj të trajnohen më mirë dhe të marrin certifikatat e përfaqësimit – shkruan VOA (Zeri i Amerikes)
Kurse Deutsche Welle ne shqip shkruan: “Zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan të dielën në Shqipëri nuk i shpëtuan modelit të shpalljes së fitores nga të dyja palët, pa pritur certifikimn e tyre nga institucionet përkatëse. Në prag të mbylljes së qendrave të votimit, dy liderët politik konkurrues: kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama, dolën në konferenca shtypi dhe shpallën fitoren në zgjedhje. Të dyja palët deklaruan, se mbështeten në të dhënat paraprake që disponojnë”.
Ambasadoret e huaj akredituar ne Shqiperi e kane ndjekur se bashku deri vone dje ne mbremje procesin nga nje holl hoteli ne Tirane. Ne nje njoftim te zyres se OSBE ne Tirane thuhet: “Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, ftoi sot në mbrëmje ambasadorët e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në Shqipëri si dhe ndërkombëtarë të tjerë, për të shkëmbyer mendime lidhur me procesin zgjedhor. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it Conny Mccormack, kryetari i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së Roberto Battelli, ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ettore Sequi” (foto)

nderkombetaret jane te shqetesuar sepse ne shqiperi procesi i numerimit zgjat me muaj te tere,
dhe kjo e veshtireson gjendjen + manipulimet qe mund te bej saliu jane nje shkak tjeter, sepse
ndalimi i numerimit nuk eshte gje e mire,..
E rendesishme eshte qe te kete qetesi,..
Eshte dita ku vendoset qeveria e ardhshme qe eshte padiskutim shume e rendesishme ne histrrine e ketij vendi qe sot me shume se kurre ka nevoje per nje ndryshim radikal ne qeverisje dhe ne drejtimin e nje shteti ligjor dhe pavarsine e tre pushteteve.
saliu nuk mund te na i vjedhe votat ne tavoline kete here,teknikat e tij te manipulimit kane deshtuar bashke me te
dje populli vulosi rilindjen e tij dhe te shqiperise,dje populli i dha jete ndryshimit te madh te vendit,i dha fund rruges se rrenimit dhe i dha jete rilindjes
Shqiptaret I kane syte nga keto zgjedhje, varet e ardhmja e tyre, nderkombetaret po ashtu, sepse varet integrimi I Shqiperise nga standarti I ketyre zgjedhjeve. Prandaj te gjithe jemi alert, sot me shume se kurre se duhet te shpetojme te ardhmen dhe tani e gjithe vemendja eshte tek procesi I numerimit. Rilindja ka filluar.
Atyre te PD u eshte bere surrati mavi nga humbja e zgjedhjeve, akoma nuk e kane pranuar realitetin, por heret a vone, nuk do t’I shmanget dot gjykimit te dyte, te drejtesise tashme, se populli Sovran dha verdiktin qe keta qeveritare duhet te dalin perpara drejtesise.
Numerimi do te vonohet, per te mbajtur peng shqiptaret sic ka ndodhur gjithmone, por asgje nuk e ndryshon dot me rezultatin e fitores historike te se majtes, te popullit shqiptar mbi pushtetin, thjesht sa te pranojne realitetin e humbjes keta pd-istet.