Disa vite më parë e vërteta e madhe e trafikut të karburanteve me Jugosllavinë në mesin e viteve ’90 u pranua nga goja e dy arkitektëve të saj kryesorë Bullatoviç e Berisha.
Shqipëria ishte pjesë e kontrabandës së naftës me Malin e Zi dhe Serbinë, në një moment që ky territor ndodhej nën embargon e Kombeve të Bashkuara. E thënë ndryshe, në momentin kur ajo çka kishte mbetur nga Jugosllavia e Titos, kishte nisur të shpërbëhej duke lënë pas konflikte të përgjakshme etnike.
Për shumë motive ende të vlefshme, kjo histori e errët që implikon hapur shtetin shqiptar të kohës, ka një peshë jo të vogël në zhvillimet shqiptare, brenda dhe jashtë Ballkanit.
Në zhurmën mediatike që pasoi dëshmia e Bullatoviç, disa elemente megjithatë u lanë disi në hije. Fjala është për sfondin që ka shoqëruar, para dhe pas, vizitën e papritur-surprizë të presidentit malazez në Tiranë, e para në 44 vjet marrëdhënie problematike mes vendit tonë dhe Jugosllavisë.
Ardhja në Tiranë e numrit dy të federatës mëngjesin e 15 shtatorit 1993, pa asnjë lajmërim e përgatitje paraprake, mban e gjitha erë. Ndoshta pikërisht era naftë më shumë se gjithçka tjetër.
Nëse do të analizohej shkurtimisht sfondi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fillimin e viteve ’90, do të shihet se heqja e autonomisë për Kosovën dhe forcimi i dorës së hekurt të Beogradit ndaj shqiptarëve në Jugosllavi i kishin përkeqësuar dukshëm marrëdhëniet ndërshtetërore në këtë periudhë.
Tingëllon së paku e çuditshme dhe e pabazuar në realitetin në fjalë ardhja e një zyrtari kaq të lartë të Millosheviçit në Tiranë, ndërkohë që ky i fundit i kishte deklaruar prej kohësh serbëve në Fushë Kosovë që “të mos kenë më frikë”. Një deklaratë lufte, që shënoi preludin e tragjedisë kosovare.
Sot ne e dimë se mekanizmi i bllokuar për rreth gjysmë shekulli u “vajis” dhe u vu në lëvizje nga nafta që rrodhi lumë drejt tokës jugosllave. Bullatoviç shkeli në Tiranë, sepse donte naftën tonë.
Që Shqipëria të gjente partnerë në trafiqe të paligjshme tek ata që po përgatiteshin t’i vinin zjarrin Ballkanit, kjo është një lojë e dyshimtë, e rrezikshme e pse jo dhe e pandershme. Kontrabanda “patriotike” e Shqipërisë drejt territorit jugosllav që pretendon zoti Berisha, “për të ndihmuar kosovarët”, është një histori e stisur keq, që vështirë të bindë ndonjë banor të Kosovës që i kujton ato kohë të vështira represioni etnik dhe krizë ekonomike.
Ardhja e Bullatoviç në Tiranë dhe ajo çka pasoi këtë vizitë (tashmë e pranuar zyrtarisht), zbulojnë qoftë edhe pjesërisht një dinamikë të panjohur të marrëdhënieve të Berishës me Jugosllavinë e Millosheviçit. Megjithatë, shumëçka mbi lidhjet e përfolura Berisha-Beograd mbetet ende në hije.
Një video kuptimplote pas një interviste në Dita
DITA botoi në shkurt 2013 një intervistë me ish-ambasadorin shqiptar në OKB në kohën e thyerjes së embar9gos së naftës ndaj Serbisë.
Pas këtij botimi lexuesit tanë në Kosovë na dërguan një video. Videoja në fjalë është një intervistë televizive e Momir Bullatoviç ku ai tregon se si ka folur me Sali Berishën për lejimin e kontrabandës.
Po e botojmë tekstin e letrës në redaksi në formën që na ka ardhur, bashkë me linkun ku mund të shikohet videoja në fjalë në Youtube:
“… Ja dialogu (minuta e 8.26 ne video):
Momir Bullatviq: Une shkoj ne Shqiperi dhe e lus Berishen ti mshel syte, te fillohet shferci (kontrabanda) te thej/shkel sanksionet nderkombëtare, te perfitojnë njerëzit para. Dhe e beme sistemin ne te cilin te gjitha kane funksionu ashtu. Por shteti ka pas perfitime/te hyra te medha nga krejt kjo. Dhe keto perfitime / te hyra jane evidentu. Une i kom ne arshiven time-dokumentacionin tim… Pra shteti ka pas perfitime/te hyra te medha…
Gazetari: Po ju a po kuptoni qka po flisni? Kjo eshte sikur t’i thoni nji njeriu: S’ka problem konsumo heroinë disa vite dhe mandej pa problem do ta lesh/shkeputesh nga perdorimi… A e ndien ti veten pergjegjes? E me siguri qe e ndieni veten pergjegjes kur thoni se keni kontrabanduar/bere shferc dhe kete e keni ngritur ne nivel te punes shtetërore?!
A e ndini veten pergjegjes per vendosjen e nji situate joligjore, per krijimin e atij kapitali te piste fillestar i cili edhe sot po e mban rob Malin e Zi? Ky kapital i piste, dhe shumica po thone, se plotsisht i ka bere te pakuptueshme vlerat e sistemit shoqeror malazez…”
https://www.youtube.com/watch?v=XjyS3lNE2wY
Kujtimet e Bullatoviç: Isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën….
Në librin me kujtime “Rregullat e heshtjes” (Pravila Cutanja, orgj) autori Momir Bullatovic shkruan ndër të tjera:
“….. Unë kisha nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet “perdja e hekurt”, e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepej mundësia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri – tjetrin.
I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gjë më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër – të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkufitare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, d.m.th. derivatet aq të nevojshme për ne.
“Zoti President, a kërkoni Ju që Shqipëria të shkeli sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?” më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.
“Zoti na ruajtë,- u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron p.sh. ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështirë që ta llogarisësh atë, nëqoftëse nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër”.
E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin…. Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëhershme ekonomike në Shqipëri, nga pikëpamja jonë, ishte krejtësisht… shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, (mbështetja e pushtetit të presidentit Berisha), jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra.
Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyrë legale ose në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t’i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di. Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën….
Berisha: Jam i sinqertë, nuk ka patur marrëveshje…
Në 30 nëntor 2006 pasi kishte mohuar vazhdimisht më parë përfshirjen, Berisha ndryshon qëndrim dhe bën deklaratën e mëposhtme:
“Nëse i riktheheni viteve ’92-’96 do të gjeni në mënyrë të përsëritur deklaratat e mia ku unë nuk jam dakort me embargon e vendosur… Këtë e kam shprehur publikisht dhe nuk e kam fshehur. Unë nuk isha dakort, sepse Serbia furnizohej anije pas anijeje nga Danubi dhe, ndërsa këto vende i linte në acar, në Beograd nuk mungonte asgjë. Kjo ishte e vërteta e qendrimit tim. Këtë qendrim unë e kam shprehur publikisht dhe për një qendrim, që unë e kam shprehur publikisht në atë kohë, unë kam qenë i sinqertë. Nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje, por një qendrim i qartë i imi për këtë. Jam përpjekur të ndihmoj këto dy vende, por sa kanë përfituar ato nuk ishte puna ime, sepse nuk e kontrolloja unë territorin e tyre”.
Botuar në DITA
me trego se me ke rrin te tregoj se kush jam serbi me serbin rrugaq rrugaq
Per t’u sherbyer vrasesve te shqiptareve, kompanise se kontrabandes se naftes ia vune emrin “shqiponja” ne vend qe t’i vihej “korbi” sepse te liqte gjithmone shtriqen kur i perdorin duke i shperdoruar simbolet kombetare.Ne krye te kesaj kompanie vepronte nje kontrabandist qe kishte mesuar t’i bente punet e pista nen bluzen e bardhe, qe ishte nxire dhe qe bere e zeze si nafta.Ashtu siç kishte sajuar avionet me florinj fshihte motobarkat e liqenit dhe furgonet me parà.E folura e tij thuthuqe dhe te bertiturat qyrravitese te patetizmit demokratik te shefit te tij villnin parate e gjakut te atyre qe flijoheshin per atedhene.”Deheroizmi” i tyre u perqesh nga nje presh i tokes se perbaltur dhe keta sojlinj vijne verdalle si Don Kishoti me Sançon me doren ne prapanice nga kujtimi i hidhur i atij preshi.
qka po pret prokurorija…me ket video dhe me kete prov ..lirisht mund te ngris kallxim penal kunder Berishes per thyerjen e sanksioneve nderkombrate………askush nuk mund te jete mbi ligjin…askush