23 vjeçari, baba dhe gjysh brenda një jave

Ornela

Ndonjëherë jetë reale mund të kalojë fiction-in me histori si ajo e Tommy Connolly, një student australian, të cilit një mesazh në Facebook i ndryshoi jetën sa hap e mbyll sytë.

Connolly, 23 vjeç, ishte një student i mirë, që dilte me miqtë, punonte gjatë pasdites dhe kur nuk ishte në mësim stërvitej për t’u bërë një atlet profesionist.

Një ditë papritur jeta e tij ndryshoi dhe tani ka përgjegjësinë e të pasurit të një vajze dhe një nipi njëkohësisht.

Gjithçka filloi kur mori një mesazh në Facebook nga një kushërira e tij 17 vjeçare.

Ajo po kalonte një periudhë të vështirë, kishte luftuar kundër varësive, kishte lënë shkollën, ishte shtatzënë dhe tani gjendej në mes të katër rrugëve.

E dëshpëruar, ajo i kërkoi ndihmë kushëririt të saj Tommy, i cili nuk e mendoi dy herë.

Connolly priti në shtëpi kushërirën e tij dhe e adoptoi legalisht duke u bërë kështu “babai” i saj ligjor.

Një javë më vonë vajza lindi një djalë që u bë nipi automatikisht nipi i Tommy-t.

Historia e tij ka prekur shumë njerëz dhe ka arritur të mbledhë më shumë se 40 mijë dollarë brenda 18 ditëve për të përballuar shpenzimet.

 

Tommy-Connolly3

Share This Article
5 Comments
  • Sa perralle e bukur kjo.Nje jave per te adoptuar nje 17 vjecare???Per nje jave nuk te lene as te marresh nje qen te braktisur.

  • Cfar djall legjislacioni paska Australia ?! E gjithe bota lejon adoptimin ne nje personi tjeter,me kushte te caktuara,nje nga te cilet eshte diferenca ne moshe ; adoptuesi duhet te jete jo me pak se 18 vjet me i madh,se sa i adoptuari,ne menyre qe te ndertojne raporte normale prind-femije midis tyre,perndryshe,priten….,te pa pritura ne mashtrim te ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *