Një rrjet i trafikut të drogës u shkatërrua nga policia greke. Lënda narkotike shkonte nga Shqipëria.
Të paktën 9 anëtarë përfunduan në pranga, midis të cilëve pesë ishin shqiptarë nga mosha 23 deri në 30 vjeç, ndërsa 4 të tjerët grekë. Policia sekuestroi hashash, kokainë, automjete dhe para.
Operacioni u zhvillua në Athinë. Kreu i organizatës ishte një 23 vjeçar shqiptar. Droga që trafikohej nga Shqipëria shpërndahej në zona të ndryshme të Athinës.
Më konkretisht, policia ka sekuestruar rreth 20 kilogramë hashash të papërpunuar, 461 gram hashash të përpunuar, 152 gram kokainë, 10 fidanë kanabisi, 27.415 Euro, dy makina, një motor, pistoletë të mbushur me 8 fishekë, 18 celularë dhe 5 peshore elektronike. Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë i ditur nga policia e vendit fqinj. /Dita/
