23-vjeçarja e shtypur nga treni në Gjermani përcillet për në banesën e fundit

anazapta

Familjarët dhe të afërmit kanë përcjellë dje për në banesën e fundit Elandën.

23-vjeçjarja e cila qëndronte prej tre muajsh në Gjermani u përplas nga treni bë Frankfurt bashkë me të fejuarin e saj.

Saimir Gjokpali mbeti i plagosur rëndë ndërsa, Elanda Haziraj mbeti e vdekur në vend.

Për kthimin e trupit të saj në atdhe janë angazhuar shumë kuksianë që jetojnë prej vitesh në Gjermani.

Elanda ishte vajza më e madhe e familjes së Ramiz Hazirajt në lagjen nr.6 të qytetit të Kukësit. Familja Haziraj kishte 4 vajza dhe një djalë.

Të afërm të familjes, të cilët u bënë pjesë e kortezhit të përmortshëm, tregojnë se Elanda bashkë me të fejuarin nga Elbasani, pasi nuk po gjenin dot punë vendosën të ikën në Gjermani për të kërkuar azil.

Share This Article
2 Comments
  • Te pakten ta kishin varros ne Gjermani, Ku kishte andrrat

    Ska per te gjet rahat ne Albanistan!
    Inshalla a Mir me Zotin.

  • të të shtypë makina nuk është ndonjë fatkeqësi e papritur, por të të shtypë treni është të vësh kujën. Nga cili shekull kishin ardhur këta fatkeqë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *