E prekur nga kanceri në tru, u operua teksa i binte violinës, duke shënuar kështu operacionin e parë të kësaj natyre në Itali.
Ndërhyrjes së pazakontë ju nënshtrua një vajzë 23-vjeçare e cila u operua në Taranto, në spitalin e ‘SS. Annunziata’.
Metoda e ndërhyrjes me pajisjet e fundit mjekësore, synon që paralelisht me me ndërhyrjen të shihet reagimi i trurit, në mënyrë qe të mos ketë dëmtime pas saj.
Kështu vajza për thuajse pesë orë me radhë i ra violinës, në mënyrë që ekipi i mjekëve, të drejtuar nga Giovanni Battista Costella dhe Nicola Zelletta, dhe me anestezistin Angelo Ciccarese, të shihnin në kohë reale se çfarë ndodhte.
“Duket e pabesueshme, por bisedonim me pacienten në mënyrë që ta qetësonim dhe të monitoronim situatën me më shumë kujdes. Kjo lloj ndërhyrje rekomandohet, kur situata është kritike dhe rrezikohen pasoja të rënda. Fatmirësisht çdo gjë shkoi me sukses”, tha mjeku Costella.
e.t./dita

Shikoni fillmin Gey’s Anatomy ate e keni rastin ne fjale,prej shume vitesh me pare.