Pas deklarimit të beftë të Ministres së Arsimit se Sali Berisha ka kontribuar për demokracinë. Çfarë fshihet pas kësaj deklarate? Një mungesë dhimbjeje për të vrarët e “Gërdecit” apo “21 janarit”? Harresë për korrupsionin galopant të qeverive të Berishës aq vrasës të demokracinë? Apo një tjetër kompromis “historik”?
Filozofi gjerman Fojerbah thoshte se ndryshe mendohet në një kasolle ndryshe mendohet në një pallat. Një thënie që ka gjetur provën e saj më të fundit edhe te Lindita Nikolla, ministre e arsimit, që sapo ka deklaruar publikisht se Sali Berisha ka kontribuar për demokracinë në Shqipëri(!). A do ta kishte bërë një deklarim të tillë Nikolla jo shumë, por më pak se dy vjet më parë, kur ende gjendej në “kasollen” e opozitës dhe jo në pallatin e pushtetit? Fakti është se nuk e ka bërë. Madje mund të ketë thënë gjëra shumë të rënda kundër Berishës, berishizmit dhe klanit të tij. Ama, e thotë sot, gjë që përbën një provë se pushteti ta ndryshon mendjen dhe mjerisht, jo gjithmonë për mirë. Madje, më së shumti, jo për mirë. Por cilat mund të jenë shkaqet e thella që e bënë ministren Nikolla të lëshojë një “dekoratë” për autokratin duke lënë më gojë hapur, mund të themi pa frikë se gabojmë, mbi një milion votues që sapo e kundërvotuan për të dytën herë Berishën?
***
Mendojmë se një nga rrënjët e kësaj deklarate skandaloze duhet kërkuar në mungesën e dedikimit për të vërtetën dhe, për rrjedhojë, edhe për të drejtën. Sepse e vërteta e faktuar në këto 25 vjet tranzicion traumatik është se Berisha, që nuk ka pushuar për as edhe një sekondë së qenuri kryeaktor në politikë, jo vetëm nuk ka kontribuar as edhe një atom për demokracinë por, përkundrazi, ka qenë një pengesë këmbëngulëse, si një shkëmb që i ka bllokuar rrugën demokracisë shqiptare. Pa komunistin Berisha, që u faneps nga zyrat e Ramiz Alisë në protestat antikomuniste të studentëve, trajektorja e Shqipërisë drejt Europës do kish qenë shumë më e shkurtër dhe shumë me më pak dhimbje. Dhe kur them Berisha, nuk kam parasysh thjesht shtetasin Sali, por kultin e turpshëm, demode dhe antidemokratik të “liderit të pa zëvendësueshëm” Berisha.
***
Por harrimi i të vërtetave të mëdha, është premisë gabimesh të mëdha. Ndaj dukuria është mjaft shqetësuese kur bëhet fjalë për një ministre. Sepse dedikimi ndaj të vërtetës është dedikim ndaj të drejtës që nuk mund të mos jetë njëherazi edhe dedikim ndaj së mirës dhe kundër së keqes. Nga se ajo që e ndan të mirën nga e keqja, është e drejta. Dhe kur këto të dyja nuk janë të ndara qartë në kokën e një politikani, ai do të vuajë nga “sindroma e pulës” duke u hallakatur sa nga e mira e sa nga e keqja duke shkaktuar shumë dëme. Këta lloj politikanësh nuk kanë bindje afatgjata prandaj orientohen thjesht nga orekse të çastit që ju lindin bashkë me ardhjen në pushtet. Sepse bindja është karakteriale, një mendim i rrënjosur në shpirtin e njeriut (Fromm). Bindja është radikale dhe ushqimi i saj është e vërteta.
***
Të ndalemi paksa te radikalizmi, për të cilin ka një perceptim të gabuar në opinionin shqiptar ku thuajse e barazojnë me ekstremizmin. Jo rastësisht, avoketërit e kultit të individit të Berishës, janë përpjekur t’i paraqesin kritikët e tij si radikalë, si ekstremistë, ti ridikulizojnë madje si të fiksuar pa të drejtë te një person si Berisha. Dhe qëndrime pajtuese si këto të Nikollës, janë një tjetër sfond “konstruktiviteti” që i nxjerr kritikët e Saliut, përfshi shefin e saj Edi Rama, si konfliktualë duke e shpërndarë fajësinë e konfliktualitetit të pafund që gjeneron berishizmi në tërë spektrin politik dhe duke e shndërruar kështu, në bashkëfajësi.
***
Por çdo të thotë të përpiqesh të merresh vesh me Berishën sikundër pamë të rreket Nikolla? Do të thotë, së pari, të mos kesh marrë vesh se Berisha ka për taktikë mosmarrëveshjen, se është nevoja për mbijetesë që e shtyn të kundërshtojë dhe jo injoranca. Shkurt Berisha, në rastin konkret, e kundërshtoi ligjin për arsimin jo se kishte disa paqartësi për të, që mund t’ja qartësonte vetëm Nikolla dora vetë, por sepse vetëm kundërshtimi i leverdis politikisht. Pra, kemi të bëjmë me një naivitet dhe dështim të ministres në rrafshin politik sepse Berisha nuk e votoi ligjin. Por kemi të bëjmë edhe një zgërlaqje në rrafshin etik po të mbajmë parasysh se Berisha nuk u frenua t’i përmendte ministres edhe diplomën e Universitetit “Kristal”. Të merresh vesh me Berishën, së dyti, do të thotë t’i bëhesh pengesë radikalizmit, të mirës që tenton ta shkulë të keqen me rrënjë që ajo të mos mbijë (apo rilindë) më. Sepse sikundër konstatonte me shumë mprehtësi Hana Arendt, vetëm e mira është radikale. E keqja nuk mund të jetë radikale. E keqja është ekstreme. Prandaj që të kesh sukses kundër të keqes nuk ka rrugë tjetër veçse të jesh radikal pra, të synosh jo kompromisin apo trukimin e së keqes (sikundër po bën ministrja Nikolla) por ç’rrënjosjen e saj. Dhe është vështirë të kuptosh se si kjo ministre flet për kontributet e Berishës për demokracinë kur vetë i sapo aprovuari ligj për arsimin, kërkon të ç’rrënjosë një të keqe rrënuese, një epidemi korrupsioni dhe orgjie rahatllëku që ka mbjellë qeverisja berishiste në universitetet shqiptare!
***
Kundër të keqes duhet të jesh radikal si kundër një kanceri. Ndryshe nuk ka shpëtim nga ajo! Nëse e keqja nuk shkulet me rrënjë ajo do të rilindë prapë edhe më e fuqishme, më desktruktive. Nuk u ngopëm së provuari dhe vuajturi?! Ra e keqja bashkë me piramidat në vitin e mbrapshtë ‘97 por u ringrit kundër shtetit si puç i armatosur në shtator 1998. Ra përsëri pas kësaj por u ringrit edhe më rrezikshëm në 2005. Gati u varros në “Gërdec”, por e toleruar, u ringrit përsëri përgjakshëm në 21 janar. Ra në 23 dhe 21 qershor, por përsëri tenton të ringrihet si protestë, madje edhe kundër ligjit për arsimin e lartë. Ku e gjen gjithë këtë forcë e keqja berishiste? Jo vetëm te kulti stalinist e Berishës, (i vetmi i mbetur nga koha e rënies së murit të Berlinit) por edhe te tradhëtimi i të vërtetës dhe të drejtës nga kundërshtarët e tij. Asnjëherë e drejta nuk ka arritur t’i ndëshkojë krimet e qeverisjeve berishiste në këto dekada dhe prandaj, kjo e keqe është ringritur më e fortë, si Feniksi, mbi hirin e tragjedive dhe katastrofave që vetë ka shkaktuar. Ka marrë forcë nga krimet e vjetra dhe të pandëshkuara për krime të reja.
***
Vetëm drejtësia i jep fund me rrënjë, radikalisht, të keqes që po e mundon prej vitesh Shqipërinë. Por e keqja berishiste i ka marrë masat me kohë duke e vrarë drejtësinë. Kush vret drejtësinë është një e keqe sepse vret të mirën. Nga që drejtësia dhe e mira shkrihen në një. Aq sa në gjuhën angleze “e drejtë” përdoret edhe si “e mirë” (right). Dhe pikërisht në momentin kur ka shpresa se e drejta (the right) do të mund të “rilindë” duke u ngritur, më në fund, kundër krimeve dhe koprrupsionit spektakolar të berishizmit, ministrja Nikolla na thotë se Berisha “is right”!!!
***
Deklarata e ministres Nikolla nuk mund të mos i ketë rrënjët edhe në mungesën e empatisë (dhimbjes si për vete) për të gjithë ata që kanë vuajtur pasojat e krimeve dhe korrupsionit berishist. Që nga të vrarët e vitit të mbrapshtë ’97, në Gërdec dhe së fundi në 21 janar. Të thuash se Berisha ka kontribute për demokracinë, është të shkelësh mbi gjakun ende të freskët të të rënëve në 21 janar, në një protestë që pa dyshim, i shërbeu ministres në fjalë që të vijë në pushtet. Dhe që është votuar jo që të shpërndajë lavdërime për liderin politik të këtij krimi historik, por për të rivendosur drejtësinë për krimin e 21 janarit, drejtësi që ai e ka penguar me të gjitha mjetet që nga shantazhimet, dhunimin e ligjit e deri te falsifikimet e fshirjet e gjurmëve. Pra, me të tjera krime.
***
Deklarata e Nikollës për kontribute (mirë që nuk tha edhe “të shquara”) të Berishës për demokracinë, duhet t’i ketë rrënjët edhe në leximin e gabuar të fitores së 21 qershorit. Ndoshta Nikolla ka iluzionin se aleanca qeverisëse u rivotua përsëri me mbi 1 milion vota për reformat, vërtet të nevojshme për rilindjen e shtetit por që, si antipopuliste (jo antipopullore si rëndom thuhet e shkruhet) dhe të shoqëruara me jo pak dhimbje për një pjesë të popullsisë, nuk para gjejnë shumë mbështetje. Por si shpjegohet që qeveria Rama u votua me gjithë demonizimin (si po bëjnë edhe me ligjin për arsimin) që i bënë reformave Berisha dhe berishkat? Dëshirë për vetësakrifikim i shumicës së shqiptarëve sipas motos së dikurshme komuniste, e interesit të përgjithshëm mbi atë personal?! Aspak! Mahnitje, deri në adhurim, nga performanca eklatante e ministrave si Nikolli? Apo nga kostumet dhe vila e saj? Nuk mund ta besojmë. Atëherë çfarë? Asgjë tjetër veç frikës për rikthimit në pushtet të të keqes berishiste, veç instiktit popullor se Shqipëria nuk do të mund të avancojë në rrugën e ndërtimit të shtetit (dizavantazhi historik dhe fatal i saj në raport edhe me fqinjët) nëse nuk mposhtet radikalisht e keqja kronike. Pra, Nikolla është votuar kundër asaj të keqeje, mishërimin kultmbajtës të të cilës, Berishën, e shpall mendjelehtësisht si kontributor për demokracinë! A nuk është kjo të dalësh kundër verdikit të elektoratit? Duke lavdëruar Berishën si demokrat, ministria ka bërë atë që politikisht është kulmi i budallallepsjes, të godasë me sëpatë degën (arsyen) që e mban në pushtet.
***
Por ç’mund të fshihet tjetër, hipotetikisht, pas lëvdatave të ministres së arsimit për Berishën? Në rrafshin politik , nëse do pranoheshin, ato nuk mund të mos ishin një premisë për riorientim politik. Sepse nëse Berisha qënka demokrat, nëse ai kontribuoka për demokracinë, përse të mos gjesh konsensus me të. A nuk po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët një gjë të tillë? Madje përse edhe të mos bësh, duke zbatuar shashkën e përçarjes së koalicionit qeveritar të sapo hedhur nga Berisha me gojën e Fatmir Mediut, bashkëqeverisje me të?! Ku po shkojmë? Do kemi një rilindje të shtetit apo të antishtetit? Duket se po hyjmë në një terren të rrëshqitshëm si ai i prillit 2008 kur u ndryshua Kushtetuta. Ndaj një gjë i duhet kujtuar Nikollës dhe të tjerëve që të pa dedikuar për të vërtetën dhe drejtësinë, të dehur nga lartësia e pushtetit, kanë nisur t’i thurin elozhe një të keqeje, nevoja për çrrënjosjen e së cilës, e ndjerë qoftë edhe instinktivisht nga shumica e shqiptarëve, i solli në pushtet. Prandaj, Nikollës dhe të tjerëve si ajo, i duhet kujtuar se Berisha, sikundër është stërprovuar në këto 25 vjet, nuk bën kurrë marrëveshje që nuk janë në favor të gjakimit të tij patologjik: Sundimit! Prandaj edhe i duhet rikujtuar edhe thënia brilante e Zogajt (që vet Preçi e harron sa herë bëhet me Berishën) që: Pazaret e prapaskenave me Berishën, janë fatale për ata që i bëjnë! Mjerisht, jo vetëm për ata, – shtojmë ne.
********
FOTO: Faqja zyrtare e Rilindjes e përcjell foton e ministres me Berishën me diçiturën: Fantastike Lindita
NGA ARABA FENICE TEK KOMUNIZMI,
me sa i shihen rrenjet batheve, nuk ke kuptuar as edhe nje “tub” nga skandali i Nikolles dhe jo vetem asaj. Me qe i paske lodhur librat duke i shfletuar nga Fojerbahu deri tek “araba fenice” , eshte mire ti hedhesh nje sy edhe historise se komunizmit teorik se ai i realizuar qendron vetem ne mendjelehtesine tende qe rimerr hov here pas here, siç eshte edhe ky shkrim aluçinant hamendesishe per nje fshat qe duket e nuk do kallauz.
Eshte shume me e thjeshte arsyeja perse nje mediokre si Lindita Nikolli u ul prane poltrones se nje krimineli antishqiptar qe i nxori ujin e zi ketij vendi e ketij populli. E verteta te ben te lire – thoshte nje mik piktor i skizofrenit te Kryeministrise, ai qe shkaktoi 60 milion te vrare e degdisi ne sketerre popuj e rraca te tera, se ne fund te fundit fashinohej si piktor vetem nga syte e kalter e floket e verdhe, te tjeret i shpuri ne furrat krematore te Aushvicit e gjetke.
Ti permendesh nje ministre te arsimit dipllomen e nje universiteti sharlatanesh, qe u be gazi i botes ku duam te aderojme, e le pa gjume, i prish planet e saj dhe te idiotit qe i rri ne krah per te ardhmen bythembushur e xhepat plot, ne djall te vejne ata qe e votuan, e rendesishme eshte ruajtja e statuquo-se me “criminal – pax”-in e bere edhe me djallin.
Njeriu i ndyre qe drejtoi me gjak e plumba kete vend per gati dy dekada, ashtu si edhe pasardhesi i tij edhe me psikopat e i lodhur nga trute, nuk u “faneps” ne zyrat e tradhetarit Ramiz Alia, ai ishte i perzgjedhur shume me pare viteve tetedhjete, nga serbo-malazezet, per te zhdukur rracen e shqiptareve, me mjerim te imponuar, me zvogelim te territorit, me rrjepje per se gjalli e siç ishte rasti i “Shtepise se Verdhe” edhe per se vdekuri.
Historia e dipllomave eshte shnderruar ne “tendinen e Akilit” per gjithe keta matrapaze dipllomash qe u dhame voten te na drejtojne. Mjafton tu hedhesh nje sy gjithandej CV-ve fallco qe trumbetojne si arixhinjte ne festen e hapjes se kapshticave te qymyrit pas djegjes se ngadalte, edhe te duash te qeshesh nuk arrin dot. Gangsteri Tahiri, pasi e bytheshqelmuan qe ne semestrin e pare ne Firence, u dipllomua nen Tarabosh me korrespondence nga Tirona, Mrika e Ushtrise te fuste friken me CV-ne e para berjes ministre, ç’te thush per Erjonken nga Qelbesira, qe nuk arriti dot te dipllomohej se faqet e librave i perdori si kaushe per te shitur fiqte kakareçe, pa le pastaj Hariton, kushuriren e brezit te shtat’te te Kalifit te Surrelit, preu fibrat optike per te mos u pergjuar….
Ke degjuar ndonjehere per “performancen” e mijera studenteve shqiptare qe me sakrificat e panumusta te prinderve, tentojne te dipllomohen ne Universitetet Italiane? E di sa eshte numuri i te rregjistruarve, sa arrijne te kalojne testin e hyrjes dhe imatrikulohen dhe sa arijne te dipllomohen? Se per njohjen e dipllomes me dhenjen e provimeve shteterore ne keto dy dekada numurohen me gishta. E di qe vetem ne Rome, nga mijera studente te juridikut, jane vetem dy qe ushtrojne se fundmi profesionin, nuk flas per veterinerin-jurist me abilitim shume interesant, Agaçin e Ramizit te Myzeqese qe jep keshilla duke i kercenuar italianet se pas 50 viteve do ti shnderroje te gjithe ne musulmane.
Ulja koke me koke e Nikolles me Qelbesiren e Viçidolit, ishte per ti spjeguar atij se riforma ne arsim, zbaton pike per pike planin e tij shtazor te edhe degradimit kulturor te shqipareve, pa lene menjane borxhin stratosferik me te cilin po fundosin te ardhmen e ketij vendi, duke subvencionuar henriçilet e pleherishteve te ballaknit e me tej.
Pa u thelluar ne idete e Fojerbahut, apo te Bannu-ve egjyptiane te shnderruara ne Fenice nga greket e gjakut tend, te kritikosh Nikollen per te patur ndonje reflektim dobiprures ne interesin e shqiptareve, eshte si ti kerkosh Taulant Balles te mbaje qafen drejt, pa ju nenshtruar nje operacioni delikat e te rrezikshem kirurgjikal, per t’ja drejtuar ate me forcen e bisturive, çekiçeve e bullonave pjastra shtrengues.
Berishizmi si politike dhe ideologji , por dhe si praktike antishqiptare , jo vetem nuk do te zhduket , por edhe pasi populli e shqelmoi ai po RILIND !
Eshte Berisha Junior , i quajturi Edvin Ramiz Fatos Rama , qe pas ferrit qe kaloi Berisha dhe Berishizmi prej popullit shqiptar , po e rilind Berishen bashke me Berishizmin !
Keta tartufe antishqiptare , nuk do te ngopen kurre se beri pune te zeza ne kurriz te shqiptareve dhe Shqiperise !
Keta duhen cuar se bashku ne Ferr dhe nuk duhet lene te dalin me prej andej ! Vetem atehere mund te behet fjale per “shprese” ne kete vend !
Berishovici, e keqja, më e madhe, që ka pas Shqipëria, gjatë këtyre 24vjeteve, tranzicion.