Z.Ahmet Halili ka dërguar këtë letër dje në DITA, të cilën ne po e botojmë të plotë pa i lëvizur presjen. Është interesant fakti që letra nuk erdhi siç pritej ditën e botimit, por vetëm dje pasdite disa orë pasi në Prezë ka ndodhur një ngjarje e rëndë: është tentuar të digjet brenda në shtëpi familja e z.Lavdi Kajmakut, kreu i PS-së së zonës.
E para
Vetë z.Kajmaku ka akuzuar për këtë ngjarje kreun e komunës, njëherazi, kreun e PD-së lokale, letërshkruesin e sipërcituar Halili. Akuza mbështetet në info të zonës dhe është përforcuar nga deputeti Artan Gaci. Ne do ta lemë me pikëpyetje këtë akuzë, derisa policia dhe hetimi të thotë të vetën, më pas do ti rikthehemi, me të dhëna të cilat sot po rezervohemi t’i botojmë.
E dyta
Nëse z.Halili apo njerëzit e tij janë burimi i dokumentacionit të botuar në DITA, kjo është një çështje tjetër e lidhur me kodin e gazetarit dhe etikën profesionale, ndaj përgjigja e saj nuk do jepet sot. Por kemi këtu një ndalesë shumë të rëndësishme: Referuar dëshmisë së z.Kajmaku, del se agresorët e kanë sulmuar familjen e tij si burim informacioni, jo si aktivist politik. Ky segment i ngjarjes duhet analizuar seriozisht nga kolegët tanë gazetarë, vecanërisht ata që përfaqësojnë komunitetin e medias. Jo për ne të DITA-s sot, por për veten e tyre nesër.
E treta
Akti i djeshëm në Prezë ka ardhur pas një serie kërcënimesh që kanë mbërritur në redaksi nëpërmjet faqes tonë online, disa prej të cilave janë identifikuar si IP. Kërcënimet i pasoi akti i djeshëm. Edhe gjatë reagimeve të djeshme online për ngjarjen, ka reagime të tipit “kështu e pësojnë ata që flasin” etj. Nëse hetuesit i ndihmojnë këto të dhëna ato gjenden në panelin tonë online.
E katërta
Vijmë tek letra e z.Halili.
I nderuar! Ajo që kemi botuar ne dhe ajo për të cilën përgjigjesh ti janë dy gjëra të ndryshme. Interpretimet që ke shtuar në letër janë të tuat dhe ne po ti botojmë ashtu siç i ke shkruar. Por “propagandisti që nuk denjon të verifikojë të dhënat” i ka verifikuar të dhënat. “Dhe “të dhënat” janë dy dokumentat e botuar. Janë realë, as ju nuk i mohoni, dhe nuk keni si ti mohoni. Pjesa tjeter ne letren tuaj jane datat e lëvizjes (që nuk përbëjnë domosdoshmërisht provë mohuese për veprën e kryer), justifikimi që nxirrni për mos kthimin tuaj kurrë në SHBA (pak i besueshëm) dhe puna juaj në Rinas (është nxjerrë nga kallzimi i bërë për ju). Por eshte e vertete qe “Rakipi” siç e quani ju, mund te bente shume me teper dhe këtu do ndalemi pak, “Ahmet”. Ti je personi i fundit që mund të pretendosh të vërtetën në këtë histori sepse je i akuzuari. Si fillim autoritetet duhet te nxjerrnin dokumentin e përgjigjes së pretendimeve të ngritura në kallzimin për ju. Meqë autoritetet shqiptare janë “kampion transparence” po i presim ta sjellin. Pa falsifikuar, sic bëjnë zakonisht. Nëse e keni ju, silleni t’ua botojmë. Por më parë do bëjmë disa krahasime. Dhe do ta perballim me deshmite nga SHBA. Kaq për letrën. Ju thoni qe ju gjykon votuesi, pavaresisht se c’kini bere dhe ftoni edhe lexuesit tane te distancohen. Do ta bejne me siguri. Por pas asaj që ndodhi dje, lexuesit (se paku, ata) tani kane nevojë edhe për një përgjigje tjetër që është goxha më e rëndësishme. A keni lidhje me zjarrvënien dje në Prezë sic ju akuzojne viktimat?

Populli eshte lodhur e raskapitur nga politika ne Shqiperi. Tentativa per zjarrvenie to liderit te PS-se se Prezes eshte njelloj si taktika e Hitlerit qe i vuri vete zjarrin “Rajshtagut” dhe akuzoj kundershtaret.
Une e njoh personalisht Ahmet Halilin dhe ka me qindra ne Shqiperi qe me njohin mua. Une banoj aktualishte ne USA ne qytetin ku ka pase banuar Ahmet Halili (Woodstock Illinois USA).
Ahmet Halili ne Amerike ka ndihmuar emigrantet e rinje shqipetare me dite, jave e muaj duke i mbajtur ne banesen e tije, ushqyer dhe duke i trajnuar me makinat dhe me cfardo ndihme te nevojshme qe emigrantet e rinje kane patur. Ato qe botohen per Ahmet Halilin ne USA, e kane burimin nga njerez egoiste, xheloz dhe te deshtuar. Nese Ahmet Halili ishte i perfshire ne cfare njerezit e rruges thone, Amerikanet do ta kishin gjetur e marre me kohe o budallenje. Eshte fakt qe Ahmet Halili vjen nga nje familje fisnike Preziane dhe vete si person ka deshiren te ndihmoje njerezit ne nevoje.
Te lumte goja
Ne radhe te pare po ju drejtoj nje pyetje ? A ka patur realisht zjarr ne Preze ne diten e djeshme ????
Se dyti, a keni nje baze apo prova te verteta mbi ate çka keni publikuar ne kete foto??
Se treti , para se te beni akuza te tilla, pse nuk keni kontaktuar drejtperdrejt z. Ahmet Halili per kete çeshtje??
Se katerti , A do te publikoni dicka me vlere ne faqet tuaja per publikun??
Se pesti, a mundeni te vini ne Preze dhe te pyesni publikun per Z.Ahmet Halili dhe per investimet dhe punen e tij ne kete vend??
Se fundmi, A besoni me te vertete se z.Ahmet Halili do te fitoje bindshem 80 % + ne Preze???
Do vleresohej shume serioziteti juaj nese e publikoni kete koment. Mjaft me genjeshtra !!!!
Z.Kajmaku eshte pa shkolle mesa di une,kur e paska bere shkollen ai qe qenka bere politikan.
Dhe sa vjec eshte ai per politike?
Ai merret me kontrabande ,ta kane bere grupi jot o Lad.
Pastaj biznesi nuk eshte i Ladit,eshte i Gimit (xhaxhait te Ladit)
Ahmet Halili s’ka pse te shpjegoje asgje,se s’ka bere asgje.
Ti i pari Qe ke hap komentet, pse genjen, Ne mos je i afermi i tij sic ndoshta je nje Person i vetem Qe me Del si preza, njeher si Izabel, Por asnjehere sme dole si katunar.
Halili Jot ka nje kallzim penal Dhe kete ti Do ta shohesh Shume shpejt Se Dhe Armir Rrapi erdhi Ne Shqiperi Dhe u be Sekretär i Ilir Floririr Ne minstrine e jashtme edhe Ai Po keto pretendonte Por erdhi koha Qe u gjykua Dhe Se ndali dot saliu ekstradimin e tij Se SHBA nuk e dhjet as Berishen e as Meten.
A eshte e vertete Qe bashke me dhenderin tjeter te Isait, ky Halili i kan zon pritte cunit te Sinonit Dhe si cubat e Saliut Qe te vrasin Mbas kraheve Se skane bythe te dalin drejt si burrat, e rrafen cunin e Sinonit Dhe e lane te vdekur Ne rruge te mbulum me gjak.
A esht e vertete Se ky cub, kur e pa Se gjont e prezes kishin per ta Ca Ne dysh, u detyru Dhe shkoi kerkoi falje ke Sinoni.
Pranda o legen, ti Mund ta mbrosh, Por duhet ta dish Se nje njeri Qe sic thua ti o burre i mire, si bo kto gjona Dhe mos na cani trapin per investime Se saliu vertet jep pare per zagaret e vet ashtu sic eshte mrena ksaj ndihje Dhe Fiqiriu i Vores, Por kur te behen investigimet Mbas rrezimit te qenit Qe ju mban me buke saliu, Do te dali Se shumica e pareve per Prezen, kane shkuar tjterkund.
Na cate trapin me katunare.
Si lejon kjo faqe komente te tilla kur vetem shkelet e drejta e fakteve, pse vetem mbroni liderine PS-se dhe nuk publikoni te gjiteh komentet q
e para e punes ju qe komentoni shkruani emret e vertete po te jeni burra, se me emra fallco mbrojme nje pale e akuzojme nje pale tjeter sa here te duam dhe si te duam. Ku e gjen ate siguri ti preza, isabel apo kushdo qofsh qe te akuzosh Z.Kajmaku, dhe kur thua qe a ka patur zjarr, ate e pa e gjithe shqiperia, prandaj mos u mundo kot, se kjo qe po thua eshte dicka qe e shikon e bufi ne mes te dites.
Eshte e qarte se AHMET HALILI i ka vene dje zjarrin shtepise dhe biznesin e Z.KAJMAKU dhe sot i ka djegur makinat dhe ka shti me bresheri automatiku ne drejtim te shtepise TIJ.
Kjo vertetohet se pikrisht i ndodhi kjo kur i doli emri si KRIMINEL dhe PEDOFIL ne gazeten “DITA. Pse nuk ja dogji me perpara ? Pse K/ministri yne i nderuar por i DHIER nuk e dorzoi kur kerkohej nga dretesia Amerikane ??? AHMET HALILI si kriminel duhet te arrestohet.
Une quhem Isabel dhe jam nje nene pensioniste .,Preza eshte njeri tjeter qe se njoh fare…
To hahaha,ti prap pa kuptim fare flet,shkon nga nje muhabet ne tjetrin.histori pa lidhje.ben kercenime, ofendime dhe perulje njerezve .shume I paedukuar qenke,
I bej kerkese gazetes te mos publikoje me komente te -ha ha ha – sepse komentet e tij jane shume ofenduese dhe kercenuese.Fjale te pista dhe fjale pa lidhje.Ai po i perul te gjithe Prezen.
ne radhe te pare PREZA eshte shpallur ved turistik nga vete shteti perkete deri me sot jane bere shume gjera e per kete falenderojme kryetarin e Prezes zotin Ahmet halili djali i Nurdin Halilit qe ka qene nje puntore I madh edhe Meti eshte shembull i babes se tij punon perpiqet me bo sa me mire gjerat per Fshataret se ja din hallet . E pastaj nuk eshte aq e lehte te drejtush nje Preze me mbi 10.000 banore asnjehere si behet mire njeresve .te themi ato qe jane kush eshte gjak ftohte e kush gomar ma jeta vazhdon e pa gjykuar duhet me pare gjithmone perpara .fjalte e shumta jane fukarallek .E pershendes Ahmet Halilin per cdo gje qe ka bere per Prezen PAQE PAQE PAQE …PER KETE KEMI NEVOJE SOT.