Prof. Dr. Kristo Frashëri
(1920 – 2016)
Sipas disa historianëve, me emërimin e Enver Hoxhës në Kongresin e Përmetit si kryetar i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e qeverisë së përkohshme, u legjitimua vendosja e regjimit komunist në Shqipëri. Ky përcaktim nuk është i saktë. Karakterin politik të një qeverie e përcakton programi politik i saj dhe jo përkatësia partiake e anëtarëve të qeverisë dhe as ajo e kryeministrit të saj. Në Kongresin e Përmetit nuk u trajtua vendosja e regjimit komunist në Shqipëri. Vendimet e Kongresit flasin për një regjim demokratik popullor.
Nuk duhet harruar se Enver Hoxha i Kongresit të Përmetit nuk ishte Enver Hoxha i Kongreseve të Partisë së Punës. Kur u mblodh Kongresi i Përmetit, ai nuk njihej si burrë shteti. Emri i tij ishte shpallur një vit më parë në Labinot si komisar politik i Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ai nuk kishte në biografinë e vet paudhësi, me të cilat e mbushi më vonë CV-në e vet. Ta stigmatizosh Enver Hoxhën e vitit 1944, siç veprojnë disa gazetarë të ditëve tona, me tiparet që ai krijoi në vitet e regjimit komunist, është logjikë antihistorike. Megjithatë, në Kongresin e Përmetit mund të vihen re edhe të meta. Për shembull, vendimi për të ndaluar hyrjen e Zogut në Shqipëri për shkak të politikës së tij të Paraluftës ndaj Italisë nuk qëndron, përderisa pas 7 prillit 1939 zogistët u pranuan nga komunistët si aleatë në Konferencën e Pezës.
E metë tjetër e Kongresit të Përmetit ishte se në atë Kuvend nuk pati opozitë. Mungesa e opozitës nuk ishte përgjegjësi e Partisë Komuniste, mbasi nuk i takonte asaj të krijonte opozitë. Duke mos patur opozitë në Kongres, Partia Komuniste u bë më agresive ndaj kundërshtarëve të saj, ballistë e zogistë, të cilët me bashkëpunimin e tyre me okupatorin hitlerian dhe me administratën kuislinge, e përjashtuan veten nga pjesëmarrja në Kongres. Partnerët jo komunistë që u zgjodhën në organet qendrore të Kongresit nuk krijuan partneritet të organizuar, por mbetën të hallakatur si individë të veçuar.
Mosorganizimi i tyre në një parti më vete, e cila pas Çlirimit do të luante rolin e një opozite ose mund ta vinte vetë PKSh-në në opozitë, e bëri Partinë Komuniste arrogante ndaj tyre. Ky është një gabim që bie mbi aleatët e Partisë Komuniste dhe jo mbi Partinë Komuniste.
Nëse ne analizojmë hollë-hollë kritikën që pseudohistorianët i drejtojnë programit që miratoi Kongresi i Përmetit, ne mund të nxjerrim me lehtësi konkluzionin se kritika e tyre shkon huq. Ajo nuk drejtohet kundër programit komunist, të cilin nuk e shtroi fare Kongresi i Përmetit, por kundër parimeve të demokracisë popullore, të cilën e miratuan të gjithë kongresistët.
Nuk mund të heshtim në këtë referat pa e prekur, natyrisht shkurt, çështjen e ngritur nga disa historianë, nëse në Shqipëri regjimi komunist i Pasluftës i ka rrënjët e veta historike në gjirin e Luftës Nacionalçlirimtare. Ne nuk e pranojmë këtë lidhje gjenetike midis regjimit komunist dhe Luftës Nacionalçlirimtare. Dëshmi kemi faktin se gjatë Luftës së Dytë Botërore luftëra nacionalçlirimtare u zhvilluan në të gjitha vendet e pushtuara të kontinentit. Në luftë kundër okupatorit të huaj morën pjesë, diku të bashkuar, diku të veçuar, të gjithë faktorët patriotikë, të djathtë dhe të majtë. Por, në Shqipëri me qëndrimin që mbajtën gjatë operacionit të dimrit, Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit e përjashtuan veten e tyre nga pjesëmarrja në Kongresin e Përmetit. Edhe demokratët e krahut të majtë të cilët luftuan krahas komunistëve në gjirin e lëvizjes nacionalçlirimtare nuk janë pa përgjegjësi. Nuk duhet të harrojmë se shumica dërrmuese e partizanëve luftëtarë, po ashtu dhe shumica e komandantëve, me përjashtim të komisarëve politikë, nuk ishin anëtarë të Partisë Komuniste. Sipas të dhënave zyrtare të shpallura herë pas here kur u çlirua Shqipëria, Ushtria Nacionalçlirimtare kishte afërsisht shtatëdhjetë mijë luftëtarë dhe luftëtare, kurse Partia Komuniste, brenda dhe jashtë ushtrisë, dy mijë anëtarë. Kjo do të thotë se Ushtria Nacionalçlirimtare ishte potencialisht armatë e faktorit jo komunist që luftonte si aleate me Partinë Komuniste në lëvizjen nacionalçlirimtare.
Por demokratët e majtë merrnin pjesë në radhët e lëvizjes nacionalçlirimtare si elektronë të lirë, në aleancë me komunistët, të cilët ishin të organizuar në një parti militante të stilit bolshevik. Pra, ndonëse në radhët e anëtarëve të frontit gëzonin epërsi numerike, ata ndodheshin në minoritet organizativ përballë Partisë Komuniste. Duket, se personalitetet jo komunistë të këtij rreshtimi, si Omer Nishani apo Myslym Peza, Shefqet Beja apo Riza Dani, Kostandin Boshnjaku apo Kol Kuqali, Dali Ndreu apo Ali Seferi, të cilët gëzonin integritet politik si faktorë jo komunistë, nuk e ndjenin nevojën për një parti më vete, për arsye se programin e tyre demokratik të majtë e mishëronte vetë Fronti Nacionalçlirimtar. Kjo ishte me siguri një verbëri politike, të cilën kur ata e kuptuan dëmin, u ndodhën përpara skuadrës së pushkatimit.
*****
Kundërshtarët e PKSh-së e stigmatizojnë LANÇ-in se ajo nuk ishte një luftë patriotike, por luftë civile midis dy rreshtimeve politike antagoniste shqiptare. Ne kemi mësuar nga historia e përgjithshme se me luftë civile nënkuptohet lufta midis dy rreshtimeve politike të një vendi të lirë, ku secila palë lufton për të siguruar pushtetin politik. Lufta midis rreshtimeve politike për çështjen e pushtetit nuk mund të zhvillohet në kushtet kur vendi është nën zgjedhën e huaj, pasi në këtë rast pushtetin e ka në dorë okupatori i huaj. Si rrjedhim, nuk mund të kemi luftë civile në Shqipëri për sa kohë që ajo ishte e pushtuar nga ushtritë naziste gjermane. Në histori ka ndodhur jo rrallë që në një luftë civile kanë ndërhyrë edhe forca ushtarake të jashtme.
Por ato kanë ndërhyrë për të siguruar nën diktimin e interesave të tyre, fitoren e njërës ose të tjetrës palë, por jo për të vendosur autoritetin e tyre pushtetor. Kështu ndodhi për shembull me ndërhyrjen e ushtrive anglo-amerikane në luftën civile në Greqi, e cila u zhvillua më 1946, kur ushtritë hitleriane ishin larguar nga toka greke.
Në Shqipëri, gjatë operacionit hitlerian të dimrit 1943-1944 nuk qenë hitlerianët gjermanë që ndihmuan forcat balliste të merrnin pushtetin politik, por qenë forcat balliste ato që u shërbyen si udhërrëfyesa divizioneve hitleriane. Vetëkuptohet se në një kohë kur bota mbarë luftonte kundër agresorëve hitlerianë, rreshtimi i ballistëve krahas hitlerianëve i shndërronte ata në faktorë kolaboracionistë. Për këtë arsye, ne nuk mund të pajtohemi me historianin amerikan Bernd Fischer, i cili ballafaqimin e armatosur midis partizanëve dhe ballistëve që ndodhi gjatë operacionit të dimrit, e cilëson luftë civile.
Ne pranojmë arsyetimin që sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit Cordell Hull, quante më 6 tetor 1944 luftë civile vetëm përleshjen e armatosur që parashihej se mund të ndodhte në Shqipëri, midis partizanëve dhe kundërshtarëve të tyre zogistë pas largimit të ushtrive hitleriane nga vendi. Nëse miratojmë tezën e historianit amerikan Bernd Fischer, del se edhe lufta që zhvillonin partizanët kundër milicisë fashiste të Mustafa Krujës ishte një luftë civile.
Është e qartë se cilësimi i Luftës Nacionalçlirimtare si luftë civile bën pjesë në përpjekjet për të shpëtuar Ballin Kombëtar nga turpi i bashkëpunimit me hitlerianët. Për këtë qëllim, ballistët shfrytëzojnë edhe biografinë e kryetarit të tyre, Mithat Frashëri. Ne, e çmojmë kontributin që ai ka dhënë në të kaluarën si nacionalist, si demokrat dhe si antizogist.
Por ato nuk mund ta mbulojnë qëndrimin e lëkundur që ai mbajti gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dëmet që i shkaktoi të ardhmes së Shqipërisë si arkitekti i platformës balliste.
Ne marrim si shembull qëndrimin që mbajti opinioni publik frëng në sintoni me legjislacionin e Francës kundrejt mareshallit Philippe Petain. Mareshalli frëng ishte shpallur Hero i Verdunit për kontributin që dha gjatë Luftës së Parë Botërore në mbrojtjen e Francës kundër invazorëve gjermanë. Përkundrazi, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai e mbuloi veten me turp për kapitullimin e tij para invazorëve hitlerianë dhe për bashkëpunimin e tij me Hitlerin, si kryetar i Francës së Vichy-së. Dihet se për këtë qëndrim pas luftës ai u dënua me pushkatim për tradhti të lartë ndaj atdheut, dënim i cili për shkak të moshës 90 e ca vjeçare, u shndërrua në burgim të përjetshëm.
Pra, kontributi i tij patriotik nuk e pengoi opinionin publik frëng ta dënonte mareshallin Petain si tradhtar, ashtu si dënimi i tij si kolaboracionist nuk ndikoi te opinioni publik që t’ia hiqte atij titullin e heroit të Francës.
*****
Këtu lind pyetja: si shpjegohet që PKSh-ja, një organizatë politike pa biografi patriotike, tre vjet pasi u themelua, mori në dorë pushtetin politik, kurse faktorët nacionalistë demokratë me tradita politike pësuan disfatë?
Historia e njerëzimit ka prova jo të pakta, të cilat tregojnë se komponenti me peshë në fitoren e një lufte është kauza e drejtë e luftës. Nuk ka dyshim se kauza që frymëzoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare – çlirimi i Shqipërisë dhe rimëkëmbja e pavarësisë së saj – ishte e shenjtë. Edhe ambienti historik ndërkombëtar në të cilin ajo u zhvillua, rreshtimi i saj në kampin antifashist anglo-sovjeto-amerikan – ishte i shëndoshë.
Meqenëse në Shqipëri nuk pati asnjë ndërhyrje ushtarake nga jashtë, as britanike, as amerikane, as sovjetike, nga ky fakt shpjegimi duhet kërkuar te faktorët e brendshëm. Shpjegimin më bindës duhet ta kërkojmë te qëndrimi thellësisht i gabuar që mbajtën faktorët e djathtë shqiptarë. Në vend që të luftonin kundër okupatorit të huaj hitlerian, ballistët dhe legalistët bashkëpunuan – të parët me okupatorin gjermano-hitlerian, të dytët me qeveritarët kuislingë kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Me këtë qëndrim të gabuar politik, ata i dhanë dorë lëvizjes nacionalçlirimtare dhe PKSh-së, të siguronin monopolin e fitores së luftës patriotike dhe, si rrjedhim, të vendosnin pa vështrirësi regjimin komunist në vend.
Dihet se në fillim të Luftës Nacionalçlirimtare, simpatitë e opinionit publik shqiptar anonin në favor të faktorëve demokratë, të cilët konsideroheshin si pasardhës të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të lëvizjes demokratike parlamentare të Paraluftës. Askush nuk e parashikonte se komunistët shqiptarë, të cilët para luftës nuk ushtronin ndonjë ndikim në jetën politike të vendit, ta përmbysnin brenda dy-tre vjetëve bë favor të tyre barometrin e simpatisë popullore.
Vijmë kështu te pyetja: çfarë ndodhi që u përmbys barometri politik i opinionit publik brenda dy-tre vjetëve? Shpjegimin e jep i njëjti faktor si për fitimtarët ashtu dhe për humbësit – qëndrimin ndaj detyrës themelore që shtrohej para vendit. Devotshmëria me të cilën faktorët e majtë luftuan për zbatimin e kësaj detyre solli rritjen e simpatisë ndaj tyre të opinionit të vendit. Përkundrazi, largimi i partive të djathta nga detyra patriotike solli shpërbërjen e tyre si faktorë politikë. Nëse partitë e djathta po të kishin luftuar si homologët e tyre europianë kundër okupatorëve nazifashistë, nuk do ta linin Partinë Komuniste të monopolizonte fitoren e luftës në duart e saj.
Në optikën e këtij procesi, mund të thuhet pa mëdyshje se përgjegjësia e vendosjes së diktaturës puniste, e cila e telendisi popullin shqiptar për 40 vjet, bie pjesërisht mbi Ballin Kombëtar dhe mbi Lëvizjen e Legalitetit.
*****
Nuk dëshirojmë të merremi me prirjen që kanë disa fragmente të kufizuara të opinionit publik shqiptar, për ta mohuar vlerën e Luftës Nacionalçlirimtare, mbasi kjo prirje është thellësisht absurde. Të mohosh Luftën Nacionalçlirimtare do të thotë të mohosh kontributin që ajo dha për rivendosjen e Pavarësisë Kombëtare; do të thotë të mohosh atë kapital të çmuar politik që shërbeu për ta shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi i saj territorial; do të thotë të mohosh gjakun e atyre mijëra dëshmorëve që ranë në luftë kundër okupatorëve të huaj; do të thotë t’i konsiderosh pa vlerë burgimet, internimet, torturat që pësuan patriotët shqiptarë të bindjeve të ndryshme politike nga okupatorët e huaj fashistë dhe nazistë; do të thotë të mohosh ndihmën pa shpërblim që dhanë qytetarët dhe fshatarët, për ushqimin dhe strehimin e reparteve partizane.
Orvatjet që po dëgjojmë për ta shkëputur Luftën Nacionalçlirimtare nga udhëheqësit e saj, janë antihistorike. Kundërshtarët e LANÇ-it nuk duan të dëgjojnë emrin e Enver Hoxhës. Kjo për arsye të gabimeve që ai kreu me diktaturën komuniste të Pasluftës. Nuk duhet harruar se LANÇ-i nuk qe një fenomen as spontan, as anonim. Ajo qe një ndërmarrje madhështore, të cilën e projektuan, e organizuan dhe e udhëhoqën deri në fitore grupe njerëzore me identitet të përcaktuar politik. Të vlerësosh veprën dhe të injorosh arkitektët, kur ata dihen, është dobësi.
Një popull që pati trimërinë të luftonte pesë vjet me radhë kundër agresorëve fashistë, të armatosur deri në dhëmbë, nuk ka përse të ketë frikë nga emrat e disa njerëzve që nuk jetojnë më dhe që nuk kanë mundësi ta risjellin diktaturën e tyre puniste, tashmë të varrosur. Jezu Krishti në kohën e vet nuk e donte Jul Qezarin. Megjithatë, ai i porosiste besnikët e vet: Jepini Qezarit atë që i takon Qezarit.
Për kontributin që Enver Hoxha dha gjatë luftës, historianët nuk duhet ta gjykojnë atë nëpërmjet prapësive që ai kreu pas luftës, si diktator i regjimit 40-vjeçar komunist. Ashtu si për mareshallin Petain, veprimet e tij duhet të gjykohen pasi të vëmë në veprim peshoren historike. Veprimet e mbrapshta të kryera në një epokë nuk duhet të mbulojnë veprimet e mbara që një personalitet realizoi në një epokë tjetër. Vetëm pasi t’i japim Qezarit të drejtën që i takon, mund ta kritikojmë atë si të duam dhe sa të duam. Në kohët moderne nuk ka luftë me udhëheqës anonimë. Udhëheqësit kanë emër dhe mbiemër. Pasi të mbarojmë punën e Luftës Nacionalçlirimtare, ejani ta analizojmë bashkërisht veprimtarinë e Enver Hoxhës gjatë regjimit komunist.
Nuk ka pra arsye përse gabimet që kreu E. Hoxha pas luftës gjatë regjimit komunist të na pengojnë që të vlerësojmë kontributin që ai dha si një nga udhëheqësit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Megjithatë, në veprimtarinë që zhvilloi Enver Hoxha gjatë Luftës Nacionalçlirimtare nuk mungojnë gabimet. Një nga gabimet e tij madhore është që ai lejoi të thurej për të aureola e organizatorit dhe udhëheqësit të Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo pa dyshim është një legjendë e nxitur prej tij në kundërshtim edhe me parimet e marksizëm-leninizmit, i cili e mohon rolin vendimtar të individit në histori. Enver Hoxha nuk e themeloi Partinë Komuniste. Projekti i Luftës Nacionalçlirimtare nuk ishte vepër e tij. As sukseset e Luftës Nacionalçlirimtare nuk kishin për autor Enver Hoxhën. Ajo u udhëhoq nga një ekip patriotësh, në të cilin bënin pjesë edhe militantët e dënuar me vdekje më vonë nga Enver Hoxha, si armiq të diktaturës puniste. Në të vërtetë, Lufta Nacionalçlirimtare ishte vepër e shtresave të gjera të popullsisë shqiptare, e dashurisë së tyre për lirinë e atdheut, e gadishmërisë së tyre për të dhënë jetën në dobi të çlirimit të vendit dhe për të rimëkëmbur pavarësinë e Shqipërisë. Atë e organizoi Partia Komuniste Shqiptare e veshur jo me kominoshet e proletariat ndërkombëtar, por me fustanellën e lëvizjes patriotike shqiptare.
Enver Hoxha u shpall Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Kongresin e Përmetit, kur opinioni nuk kishte dijeni për aftësitë ushtarake të tij, i cili nuk kishte shërbyer asnjë ditë si ushtarak. Sigurisht që ai nuk është pa merita, por jo në atë masë sa është brohoritur për 40 vjet me radhë. Merita e tij qëndron te roli që ai luajti së bashku me militantët komunistë dhe me ushtarakët patriotë në veprën e Partisë Komuniste si organizatore e Luftës Nacionalçlirimtare. Sigurisht që edhe prirja që vihet re për ta fshirë emrin e tij nga historia e Luftës Nacionalçlirimtare është e tepruar.
Në mbyllje po i përgjigjemi pyetjes se çfarë vendi zë në historinë e Shqipërisë Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Sipas vlerësimit të historisë botërore, rezultati më i lartë që çdo popull ka arritur gjatë historisë është krijimi i shtetit kombëtar të pavarur. Meqenëse pavarësinë Shqipëria e humbi më 7 prill 1939, si detyrë parësore për mbarë shqiptarët u shtrua përsëri rimëkëmbja e pavarësisë kombëtare të humbur. Pikërisht kjo ishte detyra parësore e Luftës Nacionalçlirimtare.
Orvatjet që ndërmerren për të mbivlerësuar vendosjen e regjimeve të brendshme, përmbi pavarësinë kombëtare, janë thellësisht të gabuara. Regjimet politike venë e vijnë. Ato fitohen me revolucione të brendshme apo me zgjedhje parlamentare. Por, pa pavarësinë kombëtare ato nuk mund të realizohen.
Përfundimisht mund të thuhet se për hir të kontributit që Lufta Nacionalçlirimtare dha, ajo zë pa pikë dyshimi vendin e dytë pas Kuvendit historik të Vlorës më 28 Nëntor 1912.
*****
I ndjeri Kristo Frashëri e ka botuar këtë punim në DITA në dy numra në datat 29 dhe 30 nëntor 2014. I plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

analize shkencore e nje historiani te shquar e patriot, nje pene e arte qe ka nevoje ky popull ta degjoj e lexoj .Uroj qe te kete jete sa me te gjate qe pena e tij te shkruaj jeten e shqiptareve ne driten e parime dhe ligjeve te historiogarfise shkencore.
She kur nuk kishte guxim per te thene te verteten e plote Kristo Frasheri,merret me mend cfare corbe bejne te tjeret!
Lexoni cfare thote Frasheri:
-“Nuk ka pra arsye përse gabimet që kreu E. Hoxha pas luftës gjatë regjimit komunist të na pengojnë që të vlerësojmë kontributin që ai dha si një nga udhëheqësit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Megjithatë, në veprimtarinë që zhvilloi Enver Hoxha gjatë Luftës Nacionalçlirimtare nuk mungojnë gabimet!”
Po he,more,i ndjeri K.Frasheri,megjithese do ta thuash te verteten por nuk e thua dot!
Po pse nuk ia jep CEZARIT,pra ENVER HOXHES, ate qe i takon?
Nuk e krijoi Enver Hoxha PLSH,as LANC-in etj,thote historiani!
Po as vete Enveri nuk e ka pretenduar kurre ate gje!~
Po ju qe nuk keni lene gje pa thene per retushimet qe Enveri i beri historise,pse beni te njejten RETUSHIM KRIMINAL ndaj vepres se tij monumentale?
Atehere kush e krijoi PKSH,LANC-in ,sipas jush?
Apo e krijuan ballistet e zogistet!
Hyyyy,pusht historianesh,qe nuk mbrojne historine,por rrogen mujore!
Per fatosat e partise: Partine sllavokomuniste ne Shqiperi e ngjizen jugosllavet per ta bere zagar te tyre kunder kombit shqiptar. I pashkolli Enver ishte nje kukel e jugosllaveve, ruseve dhe anglezeve.
Giza ( ke dash mme thane gjiza), jini vu ne gare , kush te haje me shume mut !
Sklleverit muzhike te enverit e dine me mire historine sesa vete historiani. Ptuuuu krimba te gjizes nuk ju ndahet shpirti nga baba enveri
kesaje i thone te beshe histori dhe ne gjuhe serioze dhe shkencore dhe kete e tregone dhe vete moshe e zotit kristo qe tregone se eshte i perkushtruar mepasijone ne prefesionin e tija pasi ne kete moshe nuke pretendone te kete nonje ofiqe nga nonje pushtetar krenohemi qe kemi akoma gjadhe akademike historian te niveleve te tilla kaqe te larta si kristio frasheri dhe shikoni ku me pelqen me shume kur thote se e kemi mesuar gabime se enveri qe komandanti i vetem dhe i shquare i ushtrise nacionale clirimtare kur ai skishte bere asnje dite ne ushtri kjo eshte e vertet por kishte aftsi ne udheheqjen politike te luftes i lumte prefesorite ka bere nje analiz te sakte te ngjarjeve i uroje jete te gjate URUME
Shume thjeshte e shume bindes profesori i nderuar.Analize shkencore e nje historiani te madh dhe bashkohor te historise me se 70 vjecare te Shqiperise.Pyetja qe shtrohet ne kete analize eshte:A do te kete me Shqiperia shkencetare te ketij kalibri,kur profesori te largohet nga kjo bote?Eh!
Po aman more mos flisni keshtu. Nuk thuhet drishkurtesi. Driteshkurter. thjesht
Rrespekt z .Kristo Frasheri
eshte menyra e te parit te gjerave ,qe cojn nee suksese
sieedhe qenia qytetare ,aryetimi i ftohte llogjika etj
qe largojne tymin mbi Historine Shqiptare .
Pse paska pasur edhe te meta Kongresi Permatit?
Ashtu si eshte retushuar fotografia lart,edhe historiani komunist Kristo Frasheri kerkon te retushoje faqen e zeze te banditeve partizane qe me forcen e armeve vete shkruan e vete vulosen ,pa pyetur popullin e te gjitha krahinave te Shqiperise.PA ZGJEDHJE TE LIRA..
bene fakt te kryer me forcen e armeve pushtetin qe instaluan Jugosllavet me kelyshte e tyre te shitur.
Kongresi i Permetit eshte faqja e zeze e historine shqiptare,sepse hoqi edhe ate maske antifashiste,patriotike dhe e vuri vendin nen cizmen e terroristeve komuniste serbo-malazes.
U hoq si komandant i pergjithshem i ushtrise oficeri i Zogut Spiro Mojsiu dhe u emerua sejmeni jugosllav enver hoxha.U formua me ngut qeveria dhe kryetar i qeverise u emerua i besuari i jugosllaveve enver hoxha.
Amerikes Kongresi i Permetit i tha:Kalova Lumin,te dhjefsha kalin. U hodhen poshte te gjitha marreveshjet e paraluftes te shtetit shqiptar me Ameriken.
Prandaj vendimet e ketij kongresi famekeq terrorist dhe antikombetar nuk u njohen nga aleatet anglo-amerikane dhe Juinta ushtarake e dale nga kongresi nuk u ftua ne San Francisko.
“demo”,
Meso pak histori dhe etike para se te shkruash, mos fole kodra pas bregut:
Partizanet ishin bijte dhe bijat me te denje te popullit, patriote qe luftuan kunder nazifashisteve, derdhen gjak dhe ata e cliruan Shqiperine; i dhane nderin e humbur dhe risollen pamvaresine e shitur nga ish mbreti Zog. Ushtria partizane kishte brigada,djem e vajza, qe nga Tropoja deri ne Konispol, pra ne gjithe Shqiperine dmth perfaqesonin gjithe popullin.
Perkundrazi kuislinget (ballistet zogistet e soji ityre) ishin bashkepunetore (zagare gjahu) te pushtuseve per interesat dhe xhepat e tyre dhe iken nga syte kembet bashke me ta, ndaj populli nuk i mbeshteti dhe i urreu gjate luftes. A di ti demo ndonje brigade balliste apo zogiste qe luftoi me gjermanet apo ndonje lapidar te “heronjve balliste” gjate luftes?
Komunistet ishin idealiste dhe kudo ne Europe (France, Gjermani, Itali) ishin te paret qe luftuan fashizmin dhe udhehoqen deri ne triumfin e luftes se dyte boterore me 9 Maj 1945.
Spiro Moisiu ishte shef i shtabit te UANC (dmth personi me i larte ushtarak) deri ne mbarim te luftes dhe nuk u eleminua ne Kongresi i Permetit. Po keshtu ishin ne poste drejtuse nacionaliste patriote si Myslim Peza, Haxhi Lleshi Omer Nishani etj, te cilet nuk ishin komuniste.
Natyrisht nuk mund te vinte ne kete Kongres “legalisti” Abas Kupi qe diten hiqej patriot dhe naten bente plane me kuislinget dhe nazistet si te vinte ne pushtet. Po te ishte aq trim soji i abazeve pse nuk ndenjen te luftonin e te mernin pushtetin por iken si minjte naten?
Vlerat e Kristo Frasherit janë të mëdha si historian, por jo si politikan, mbeti deri në fund pjesëtar i “Grupit të të Rinjëve”, që kishte për kryetar Anastas Lulon.
Fix , sh dakort.
Nuk e dija ku e kishte burimin mangesia e analizes politike te historianit.
Po te kesh qene idhtar I grupit te te rinjve, shpjegon gjithshka.
Kjo shpjegon qarte analizen e gabuar qe Kristin Frasheri I ben 40 viteve te punes dhe ndertimit te nje Shqiperie ndryshe, te forte dhe te respektuar ne bote, nga populli shqiptar, I drejtuar nga heroi I punes e I luftes, Enver Hoxha.
Shqiperia, nga nje shprehje gjeografike, qe Europa e dinte ne goje atehere kur I shqyente ndonje cope per te qetesuar fqinjet e saj, u kthye ne nje vend, fale Enve Hoxhes, qe e detyronte boten te degjonte zerin e saj, dhe askush nuk guxonte me te bente pazare me trojet e saj
Demo je mut dhe mut do te mgelesh
Vertetes,i analize e drejte.Sorry ,nuk ishte nje lufte civile.
Kongresi i Përmetit ishte dhe mbetet HISTORIK!
Faleminderit gazeta DITA* këto të vërteta të Pr .Atdhetar,të ndierit -Kristo Frashëri,-sjellë. (Fatkeqësi që kemi pena sie *demo* bajati… ) Lavdi Lufes N. Çl. me kreatyrë Kongrsin e Përemetit, vendimet e Beratit,sa përfundimtaren legjitimitetit e Republikës Populorë me 1946. mes Kuvëndit shqiptar. Lavdi Luftës N.Çl. me 28 mijë Dëshmorët e atdhetut.
*Pasuesi veteran*84 vjeçar!
Guri Naimit D.(Dh Xhoga)
Për Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, sigurisht që është historik si ngjarje
Pseudo historian, nuk shkruan se ishte kongresi i Miladin Popoviç dhe Dushan Mugoshës.
Të mohosh Luftën Nacionalçlirimtare do të thotë të mohosh kontributin që ajo dha për rivendosjen e Pavarësisë Kombëtare; do të thotë të mohosh atë kapital të çmuar politik që shërbeu për ta shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi i saj territorial; do të thotë të mohosh gjakun e atyre mijëra dëshmorëve që ranë në luftë kundër okupatorëve të huaj; do të thotë t’i konsiderosh pa vlerë burgimet, internimet, torturat që pësuan patriotët shqiptarë të bindjeve të ndryshme politike nga okupatorët e huaj fashistë dhe nazistë; do të thotë të mohosh ndihmën pa shpërblim që dhanë qytetarët dhe fshatarët, për ushqimin dhe strehimin e reparteve partizane.
Kongresi i Permetit ne 24 maj 1944 per nga prezenca e perfaqesuesve dhe tagri i perfaqesimit ngjason me Asamblene kuislinge te 12 prillit 1939.
Kuvendi i Vlores me 28 nentor 1912 kishte pjesemarrje me Mandat Perfaqesimi nga Keshillat Bashkiake te gjithe qyteteve dhe keto keshilla ishin zgjedhur nga populli.
Kongresi i Durresit ne 25 dhjetor 1918 po keshtu pjesemarresit ishin me mandat perfaqesimi.
Kongresi i Lushnjes me 21 janar 1920 perseri te gjith me mandate perfaqesimi. Vendimet e tyre nuk u vune ne diskutim asnjehere.
Me pushtimin e Shqiperise me 7 prill 1939 nje numer perkrahesish te pushtuesve me 12 prill 1939 u mblodhen ne Asamble dhe pa asnje mandat e pa asnje tager perfaqesimi vendosen qe Shqiperia te bashkohet me Italine. Kurora Mbreterore te shkoje tek Mbreti i Italise dhe shume tjera ku data 28 nentor nuk ishte me Dita e Pavaresise por Dita e Flamurit.
Me kapitullim te Italise u krijua nje Komitet Organizator qe njoftoi gjithe qytetet e Shqiperise qe te rimblidhen Keshillat Bashkiake te perpara 7 prillit 1939 qe ishin suprimuar nga pushtuesit dhe te dergohen Delegate ne Kuvendin Kombetar ne 18 tetor 1943. Keto delegate me mandat dhe tager perfaqesimi hudhen poshte te gjithe vendimet qe ishin marre nga 7 prilli 1939 e gjer me 9 shtator 1943. Pra anolluan bashkimin me Italine dhe rishpallen Pavaresine e Shqiperise duke rikthyer Statutin e vitit 1928 ku ne vend te Mbretit u vendos Regjenca 4 persona.
Kongresi i Permetit per nga perfaqesimi e tagri i ngjason 12 prillit 39. Pikerisht per te legjitimuar kete proces ne Asamblene me 11 janar 1946 u pranuan si realitet vendimet e tetorit 1943, pra rishpallja e pavaresise etj. U futen ne kushtetute sa ishte e mundur vendimet e KOngresit te Permetit dhe pas kesaj Kongresi ngeli vetem Perkujtimor. Kemi Kushtetuten e 1946, 1950, dhe 1976. Kjo kushtetute ne total u hudh poshte ne 1991 nga maxhoranca socialiste dhe opozita PD. Tani se cfare perfaqeson sot Kongresi i Permetit mvaret si e shikon ,cili e shikon dhe ne funksion te cfare politike e vendos…..tung se shkoi gjate
“Nuk qenë pak, por rreth pesëmijë gra dhe vajza luftëtare. Nuk kishte parë asnjëherë historia shqiptare formacione ushtarake të udhëhiqeshin nga gra si komandante dhe ca më pak si komisare politike” …thote i mjeri Kristo …..
po ato gra qe kane luftuar kunder romakve e turqve e sllaveve cfare ishin more i mejri Kristo …TRANSVESTIT ????????
jam kurioz te di disa emra te ketyre 50.000vajzave qe kane qene komandante ne NACL-ne.mbase historia na I ka fshehur.
Ti Dhimiter ne 44 ke qene 6 vjec.
Dy te mesme i more naten kur ishe ushtar ne Lushnje ne 59.As Universitet ke mbaruar ti,as veteran ke qene.
Prit sa te vije ngordhja se per tu plakur te gjithe do plaken.Pleqeria nuk eshte merite.
Sikur ta kishe bere nje trimeri ,te ishe arratisur me ambasadat ne Kanada,hallal do ta beja ate pension kapitalist qe merr qyl.
*demo* që më vjen keq për emrtimin që mban,se je vetëm një *kërriç*, sa keq më vjen që të kam patur pranë..(në je Ay…) kush të njeh të ta thotë kush je… Me mua mos u merr se të merr lumi… Keq më vjen që të kam pasur koleg,(në je AY..mos qofsh,),,familie nderuar…).Të nderuar dashamirës,jepjani përgjigje këtij *demo-s* për personin tim….Unë Dhimitër Xhoga jam e, krenar ndihem… ai *demo* të dalë açik e ta vlerësojnë lexuesit….
Epo mos e kruaj .Komento artikullin e mos e kruaj me mua,se ka muaj qe nuk te jam pergjigjur.
*demo*të erdha sot tek *Tajvani*…mos të takoheshim…jo për t,u *kruajtur*,po biseduar… si *opozitarë po vëllezër.*..
Dh Xh… Guri Naimit D.
Tek Taivani rri Intelektuali me Uran Kostrecin,,Mua me gjen tek lokal Zagoria,ku pi raki me qofte Arben Duka.
VETEM NJI ENVER HOXHEka pase PREJ FILLIMIT E DERI NE FUND.
Te tjerat jane PALLAVRA.
Ju lutem shume gazeta DITA edhe te gjithe mediave te tjera ne Shqiperi ! Ju bej thirrje te shkruani e te denonconi pasigurine e frikshme ne rruget e Shqiperise, te pakten ju gazeta DITA qe gezoni respektim tim ! Albaket kane pushtuar rruget e territorin e Shqiperise me makinat e tyre , ecin si egersira duke rrezikuar jeten e gjithe qytetarve apo autombilisteve te tjere per dite ! Boll me hipokrizi ! Ju jetoni ne kete vend dhe kafshet i shihni per dite ! Qe ta lidh me temen, duhet nje Enver qe te vendos rregull ..boll me propagande boshe e kesaj qeverie dhe opozite qe bejne sikur nuk shikojne keta vrases me makina !! Duam shtet , duam rregull, duam ligj ne rruge !!
Respekte per figuren e Kristo Frasherit, nje nga historianet me te spikatur dhe i pavarur nga politika por jo plotesisht.
Ve re se thenia qe Enver Hoxha u kthye ne nje terrorist “ i institucionalizuar “ pas lufte nuk eshte e vertete. Gjate luftes akte terroriste jana te shumta, gje per te cilen vet Enver Hoxha i pranon ne konferencen e Beratit. Po permend vetem vrasjet mbas kraheve te organizuare me ndihmen e Hysni Kapos ne zonen e Vlores dhe pikerisht ndaj cetes te drejtuar nga Sadik Premte. U vra Xhemil Cakerri, Neki Ymeri, Fejzo Gjomemo dhe me pas Anastas Lulo. Ka dhe shume fakte tjera qe tregojne kete te vertete.
Kur bjen nata lehin qente
Ftojne ujqerit tendajn dhent
Historiani i madh Kristo Frasheri do te mbetet i pazevendesueshem per shume dekada ne historiaografine demokratike shqiptare.
Si nje date në historine 109 vjecare te Shqiperise qysh nga koha e Pavaresise, 24 maji eshte nje date historike. Ama JO si nje date qe ka nje domethenie per të miren e Shqiperise dhe te popullit shqiptar, siç eshte psh Kongresi i Lushnjes,
Kristo Frasheri si ish komunist me Grupin e te Rinjve, ku perfshiheshin Anastas Lulo, dhe Sadik Premte, dhe te dy si bashkekryetare te atij grupimi ishin pjesmarres ne themelimin e PKSH, dhe kur Anastasin e vrane me plumb pas kohke duke pire uje dhe Sadikun ne pamundesi per ta ekzekutuar i ngrysi ditet ne ekzil ne France, si historian nuk ka folur kurre. Dhe kete e ka bere edhe per shume ngjarje te tjera te historise, kur gjerat i ka thene siç thuhet rendom, me gjysem zeri?! Ka qenë i frikesuar dhe mire ka bere se te pakten ka shpetuar koken.
Tani sa i perket ngjarjes ne fjale po te ishte aq historike, “Kongresi I Permetit, me shume vendime” siç e ka kenduar rapsodi, sot ne demokraci, do te perkujtohej nga shteti dhe politika shqiptare dhe nga diaspora po ashtu. Por jo, vetem heshtje varri!
E bera tani ne darke kete koment mbasi konsultaova gjithe shtypin në gjithe spektin e tij, gjithe programet informative te pasdites dhe mbremjes në të gjitha TV kombertare dhe lokale, por asgje. Perseri heshtje varri! Atehere perse dhe per ke eshte kjo date historike. Per popullin shqiptar jo e jo, por as dhe per qeverine socialiste dhe Partrine Socialiste, qe historikisht, te pakten si trashegimi njerezore, eshte pjese e asaj partie, qe ka pjese te historise se vet ate ngjarje dhe qe e sundoi kete vend nga 24 maji 1944 deri ne 12 dhjetor 1990, kohe kur nga zori lejoj pluralizmin pra si me thene dorezoi pushtetin e saj politik.
Pra 24 maji thjesht ne historine e Shqiperise do te mbetet nje date dhe aq. Nuk ka me asnje gjurme ne kujtim dhe vlersim te saj. Dhe kuptohet pse.
Cfare me ben pershtypje mua eshte se ky historiani po jua ve fajin krahut opozitar qe paskan qene te dobet te ndalin instalimin e komunizmit ne vend. Po komunistat nuk paskan faj me Edverin ne krye qe e instaluan ate gjeme.
E njejta gje ndodh sot. Rama ka me se 9 vite ne pushtet dhe populli eshte trushpelar qe ta gjej fajin tek opozita. Ujku po ben kerdin keta thone jo po hija keshtu e hija ashtu.
Kurre nuk ka faj opozita sado e dobet dhe e keqe qofte, fajin e ka pas dhe ka gjithmone pushteti qe atehere ishte Enveri, dhe sot eshte Edveri.