E nderuar DITA. E keqja eshte se asnje nga keta hajdute nuk denohet. Këto ditë dikush u shpreh për zgjedhjet: “të fitojë më i forti!”. Nuk e kuptoj se c’do të thotë kjo? Të fitojë më i forti apo më i miri dhe më i ndershmi? Presidenti si garant i kushtetutës duhet të bëjë apel për qetësi, kulturë dhe ndershmëri në zgjedhje.
Dhe duhet të luftojë fort për të rregulluar situatën e rëndë në sistemin e drejtësisë. C’janë këto cështie që vazhdojnë tërkuzë dhe hiq e mos këput si “21 janari”, “Gërdeci”, “Basha”, “Fazllic” etj? Vono të vonohemi që t’i shpëtojmë ligjit dhe bën c’të duash në këtë vend?
Nuk ka gaj as ky Besjani, e as Meta. Fajin e ka Berisha qe per pushtetin e tij esht gati te toleroj jo vetem hajdutlleqet me nam te ketyre por edhe shume me teper se kaq.
Meqë eshte rasti une kam nje propozim konkret: Nisur nga fizionomia dhe menyra e reagimit te kryeministrit shto ketu edhe silazhin qe ai grin në copa të mëdha për lopet e fermës së tij, une jam i bindur qe ai sa here qe del ne publik dhe i duhet te mbaj ndonje ligjiratë, eshte i droguar.
Me situatat alarmante qe ky individ zakonisht krijon ne prag zgjedhjesh une do t’i beja thirrje ambasadave (se ata na kanë ngel për tu ankuar tani) qe te urdherojë test droge për Berishën dhe per te gjithë zv.ministrat e qeverisë që kane nisur fushaten elektorale.
Ky zoti Pesha erdhi ne Fier dhe nisi te bente fushate ne Dermenas per uje e drita. Të bësh akoma fushatë për “ujë e drita 24 orë” në mes të Europës, kjo është vetë një dëshmi se sa të paaftë kanë qenë këta 20 vjet, pikërisht këta që lypin sot sërish votat.
Por më shumë se kjo, mua më shqetëëson nëse këto zgjedhje do jenë të pranueshme nga të dyja palët. Më ndjeni, por nuk e përfytyroj dot një si Berisha të dalë e të thotë “humba”. E që të besosh se Berisha nuk vjedh votat është njësoj sikur të besosh se ujku nuk të ha.
Kam shpresë se do dalin në votime gjithë qytetarët indiferëntë. Ai 55 përqindsh pra që nuk voton kurrë se nuk ua shef dot bojën këtyre. Dhe ata mund ta përmbysin njëherë e mirë situatën e rëndë politike. Ata mund t’i thonë bandës që ka monopolizuar qeverisjen: shikoni se jeni një pakicë e nëmur. Ikni dhe merrni me vete dhe tere llumin politik që krijuat tere keto vite
Zoterinj! Une jam nga Vlora. Lexova tek ju një lajm për ndotjen e detit dhe dua të shtoj diçka: ajo që ndodhi është e rëndë, por Vlora eshte edhe pa atë ndiotje, shume e piset duke filluar qe nga zverneci deri ne uje te ftohte. Po rendis ato probleme qe ne ndeshim cdo dite ne Vlore:
1.Ne mes te qytetit digjen mbetjet urbane (une banoj ne lagjen 29 netori) dhe eren e keqe dhe tymin e ndjej ne ballkonin tim. Por pot ë dalësh në “ballkonin e Vlorës” në KUZUN BABA ne cdo ore te dites dhe sidomos ne mbremje ju do te merrnit pamje edhe më skandaloze të ndotjes së ajrit ne Vlorë.
2.Mbetjet urbane pastrohen shume keq,dhe akoma ne menyre primitive. Fshihen rruget e Vlore akoma me fshese, me dore,nuk hiqen plehrat ne menyre periodike.
3.Ujerat e zeza dedhen akoma ne det, sepse impianti i pastrimit nuk vihet ne pune.
4.Mbetjet e ngurta qe dalin nga katllavanet e Vlores hidhen ku te munden. Papergjeshmeri totale! Në vitin 1999 ne kohen e krizes kosovare fusha e aviacionit ne Vlore u pastrua dhe u sistemua nga misioni “ARCOBALENO” por menjehere pas largimit te ketij misioni fusha u shnderrua ne nje vend plehrash ku hedhin mbetjet e ngurta. Të tilla hidhen edhe sot qe flasim ne mes te pyllit te Vlores qe vjen duke tkurrur.
Nuk dua të dëmtoj imazhin e Vlorës (që mbetet perlë turistike pas tunelit ne Uje te Ftohte) por dua të tërheq vëmendjen e atyre që kanë në dorë vendim-marrjen për këto gjëra.
Jam një lexues i rregullt i gazetës DITA, e lexoj çdo ditë dhe e lexoj me deshirë. Kopertinat jane te vecanta, kane ate efektin uaaauu sa i shikon. Por une desha të shkruaj për lojën që bën Saliu me Mediun për problemin e Gërdecit. Ajo i ngjan tamam lojës që tregon për dy hajdutë të një fshati.
Dy veta ishin rritur bashkë dhe bënin paudhësira në fshat. Një ditë ata vendosin që të vjedhin vreshtin e bashkëfshatarit të tyre. Para se të bënin vjedhjen bëne një marveshje, e cila të dy i detyronte të hynin në vresht por me mënyra të ndryshme. I pari do të hynte dhe do të mbante në dore një shportë të madhe dhe tjetri (i dyti) do ti hipte të parit në shpinë dhe do të këpuste rrush që të mbushte shportën. Këtë punë e bënë shpesh. Vreshti po fironte cdo ditë. I zoti e kuptoi se po i vidhej vreshti dhe kërkoi nga bashkëfshatarët që të betoheshin me rradhë që nuk ishin ata hajdutët.
I gjithë fshati sipas zakonit shkoi për t’u betuar. Së bashku me ta edhe dy hajdutët. Ata ishin marrë vesh dhe do të betoheshin për të dalë të pafajshëm. I pari sipas marrveshjes që kishin bërë, u betua se nuk kishte këputur asnje fre rrushi, (e vërtetë sepse mbante shportën) kurse i dyti u betua se nuk kishte vënë këmbë në vresht (e vërtetë sepse mbahej në kurriz nga tjetri).
A nuk i ngjan kjo lojës që po bën Saliu me Mediun? I pari betohet se nuk ka ditur se ka një fshat që quhet Gërdec jo më se cfarë bëhej atje. Kurse i dyti thotë, unë e dija dhe e njihja Gërdecin por nuk kam bërë më shumë se sa udhëzoja të zbatohej ligji dhe vendimet e Qeverisë.
Saliu mendon se do tia hedh edhe kësaj here duke bërtitur e ulërirë. Por Gërdeci është një plagë prezente që nuk do harrohet kollaj. As 97 nuk është harruar, mos ushqeni iluzione. Ato që betohen cdo ditë në shtyp dhe që publikohen në media tregojnë se të dy kanë ngrënë në një çanak, dhe jo vetëm kaq por ata kanë bëre krim të rëndë , kanë marrë njëzetë e gjashtë jetë njerëzish të pafajshëm dhe kanë shkaktuar miliarda lekë dëme. I vetmi shpëtim i tyre është rrëfimi. Kjo do t’i lehtësonte sado pak familjet e viktimave dhe vetë viktimat do të preheshin të qeta. Kjo do të lehtësonte pak shpirtin e tyre mëkatar. Te tjerat janë brockulla në diell i themi ne këtej.